[sgmb id=”1″]Nje lajm i shumepritur per banoret e zones konfirmohet sot ! Keshilli bashkiak vlore, sot miratoi 10% te buxhetitper perfundimin e ujsjellsit te zones.
Ky ka qene nje bashkefinancim i fondit shqiptar te zhvillimit. Pjesa per fshatin Tragjas ka te beje me shtrirjen e linjave ne cdo shtepi si dhe shtrirjen e degezimit per gjofrengun, deri ne xiogove.
U zhvillua në Bruksel më datat 25-27 prill Global Expo Seafood. Në këtë eveniment morën pjesë shumë vende të botës me shumëllojshmëri produktesh deti.
Shqipëria u përfaqësua në Expo Food me produktet e Almarina, kompanisë shqiptare të mbështetur fuqishëm nga gjigandi italian De Rossi.
Ministri Panariti, i pranishëm në Expo theksoi se ishte një moment shumë i mirë për t’i treguar botës vlerat dhe veçantinë e produkteve detare shqiptare. Ministri shtoi gjithashtu se një kompani e tillë, tashmë me përmasa ndërkombëtare e nderon Shqipërinë duke e prezantuar në tregun botëror. Sipas tij suksesi i kësaj kompanie, relativisht te re bën që vendi ynë të prezantohet disi ndryshe, duke bërë që kompani të shumta të lidhin kontrata të leverdishme me të.
Sheme Kondi, ideatori dhe drejtuesi i projektit madhështor të mbarështimit të peshkut pati rastin të prezantonte vetë kompaninë Almarina. Përveç faktit të prezantimit të produkteve shumë të mira të bregdetit të Vlorës, Almarina, është një dorë e fortë për zhvillimin ekonomik të zonës. Këtë vit personat e punësuar nga kjo kompani e kalojnë shifrën 50.
Ndërkohë Njazi Mustafa, bashkëortak në Almarina, pohoi se i është kushtuar rëndësia e duhur investimit, i cili ka sjellë efektin e duhur në zonën e Orikumit.
Niccola Rossi ka vënë re në ujrat e gjirit të Vlorës vendin ideal për të zhvilluar projektin gjigand të rritjes së koceve dhe levrekut. Në disa zona ka korrente të ujrave të ëmbla që vijnë nga thellësia, gjë kjo që e bën një vend perfekt për zhvillimin e faunës marine. Ushqimi i përdorur është ekskluzivisht italian, me një kontroll direkt në të gjitha fazat e prodhimit.
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, mblodhi sot konferencën e Kryetarëve pas thirrjes ultimative të Gramoz Ruçit për zgjedhjen e Presidentit të ri ditën e nesërme, ndryshe sipas tij, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve u vendos që Kuvendi do të mblidhet sërish nesër në orën 17:00, për raundin e katërt të Presidentit, pas djegies së tre raundeve.
“Nesër duhet të konsumojmë të dy raundet për zgjedhjen e presidenti të ri. Meta ka mbajtur një qëndrim neutral për këtë çështje”, mësohet të jetë shprehur Ruçi në mbledhje. Ndërkohë, gjatë 3 raundeve të para, maxhoranca nuk propozoi asnjë kandidat, ashtu sikur dhe sot
Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri në lagjen Arenes në Toulouse të Francës në natën mes së 25-26 prillit, raportojnë mediat franceze.
Shqiptari, 40-vjeç, u plagos rëndë dhe u dërgua në spital. Duke cituar burime zyrtare, mediat lokale raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është plagosur në kokë.
Ndërhyrja për shpëtimin e tij është kryer rreth orës 1:30 të mëngjesit të sotëm, në afërsi të stacionit të metrosë.
Duke cituar burime nga skuadrat e shpëtimit, mediat në Francë raportojnë se gjendja e të plagosurit është kritike për jetën. Autoritet franceze kanë nisur hetimet lidhur me ngjarjen
Flaka Olimpike eshte nje rit i lashte e cila nisi rrugetimin e saj ne tempullin e Heres ne Athine dhe sot mberriti edhe ne shkollen 9- vjecare “Balil Pelari “Orikum.
Nxenesit e kesaj shkolle si dhe ata te shkolles 9 vjecare Dukat performuan sot ne stadiumin e qytetit lojera te ndryshme duke shfaqur keshtu shpirtin e gares dhe perpkjekjes per arritjen e objektivave.interesi,kureshtja dhe entuziazmin e sotem e tregoi pjesemarrja e larte ne kete aktivitet nga nxenes,mesues dhe prinder.
Nxenesit e te dyja shkollave,veshur me fanella sportive gjate performances shfaqen shenja te larta qytetarie duke zbatuar me perpikmeri rregullat e lojes dhe duke respektuar njeri -tjetrin ne fushe.Vajza dhe djem te moshave te ndryshme luajten sot futboll ,volejboll dhe basketboll me shkathtesi dhe pasion duke shpalosur keshtu te gjitha aftesite qe ata kane.
Organizatore te ketij eventi ishin mesuesit e edukimit fizik: Ali Toqi,Bledar Bozhani dhe Aliko Curoj te cilet gjithmone kane terhequr vemendjen dhe interesin e nxenesve duke i bere ata pjesemarres ne evente te ndryshme sportive.
Sot në Parkun Arkeologjik të Orikut për vizitë një grup turistësh nga Austria.
Kur Agjensitë Turistike njohin dhe zbatojnë rregullat në fuqi për aksesimin e Monumenteve dhe Parqeve Arkeologjike gjithshka bëhet e mundshme dhe në kohë.
Kudo Monumentet e Kulturës,për nga rëndësia që kanë, shoqërohen me rregulla specifike si oraret, tarifat e biletave, hyrje-daljet etj.
Sot një ditë ndryshe në Orik, me vizitorë nga një prej kryeqendrave të kulturës europiane.
Nje dyqan i ri veshjesh ‘Linja Orikum’ eshte hapur pak dite me pare ne Orikum ! Dyqani ndodhet perballe Tolerances, ngjitur me Festim Zihniun. ne dyqan do gjeni veshje te ndryshme fantastike. Veshjet jane te prodhuara ne Turqi. Cmimet jane shume te arsyeshme dhe varjojne nga 700 – 2000 Leke.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë -Durrës, ku u vrarë Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dauti. Ndërkohë janë zbardhur detaje se si ka ndodhur ngjarja.
Ata janë ndjekur dhe janë qëlluar në makinën e tyre tip “Audi” . Mësohet se ish-shefi i krimit ekonomik në Tiranë Ervin Dalipaj prej kohësh në arrati, i akuzuar për rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut po lëvizte me një makinë “Audi” së bashku me mikun e tij Juxhin Dauti në momentin që një makinë e zezë i ka ndjekur nga pas.
Të dyja mjetet lëviznin me shpejtësi marramendëse në rrugën e vjetër Tiranë-Durrës, ndërsa atentatorët qëllonin me breshëri kallashnikovi në drejtim të Dalipajt e mikut të tij.
Në një moment, të dyja mjetet kanë qenë paralel dhe ecnin me shpejtësi. Në tentativë për tu shmangur “Audi” që drejtohej nga Dautaj ka përfunduar më shumë se 50 metra poshtë në autrostradë.
Në videon e siguriuar nga gezetari i “Panoramës”, shikohet se çfarë ka mbetur pas atentatit të sotëm