Në pragfillimin e sezonit turistik veror deti bëhet prioriteti kryesor i turizmit të kësaj stine. Një nga destinacionet për pushime detare është dhe Gjiri i Gramës në Orikum. Saktësisht gjendet në rrëzën e shpatit perëndimor të malit Rrëza e Kanalit, në perëndim të qytezës së Orikumit në rrethin e Vlorës.
Gjiri detar futet deri disa qindra metra në tokë, ku formon një bregdet shkëmbor. Duhet të ketë edhe shpella nënujore. Peizazhi natyror është shumë tërheqës për çdo vizitor. Ky gjir është përdorur shumë për mbrojtjen e anijeve nga furtuna në det. Gjithashtu ai është përdorur gjatë në antikitet si gurore. Gurorja e Gramës është mjaft e njohur që në lashtësi.
Detarët që strehonin aty anijet, punëtorët që nxirrnin blloqe shkëmborë që përdoreshin për ndërtim në qytetet ilire e më gjerë kanë gdhendur aty emrat e shumë të dhëna të tjera. Ndaj dhe shpesh shpella që ndodhet aty emërtohet si shpella e shkrimeve. Arkeologët i kanë studiuar dhe kanë shkruar për këto dokumente historike të gdhendura në shkëmb.
Astronomët, të cilët janë vënë pas shenjave të jashtëtokësorëve, janë në kërkim të ndonjë planeti tjetër të banueshëm. Gjatë kërkimit të botës ku jetojnë jashtëtokësorët, astronomët kanë kërkuar ndonjë planet, që është i ngjashëm me tokën, mirëpo ata tash pretendojnë të gjejnë ndonjë planet, që është edhe më i përshtatshëm për banim se Toka.
“Nga një numër i madh i planetëve të banueshëm, Toka mund të jetë në mesin e atyre që janë pak të banueshëm, edhe pse ky qëndrim mund të tingëllojë shumë i çuditshëm”, kanë shkruar astronomët, René Heller dhe John Armstrong, të cilët e kishin dhënë këtë ide. Një botë ‘shumë e banueshme’ me shumë gjasë duhet të jetë shumë më e madhe dhe me e vjetër se Toka, në atë planet duhet të ketë prani të gazrave dhe shenjave të tjera të jetës. Planetët, që janë më afër yjeve të tyre, mund të jenë shumë më të përshtatshëm, për jetesë sesa planetët që janë më larg yjeve të tyre, siç është rasti i planetit tonë.
Jam 16 vjeçe dhe jetoj në “Bathore”, Tiranë. Ju shkruaj dhe ju flas sot, të gjithëve ju, nëna, baballarë, motra, vëllezër, apo miq dhe mikesha të dikujt. Dua të rrëfej historinë time. Me shpresën se ju do ta lexoni deri në fund dhe me shpresën që në këtë botë të stërmadhe, diku, dikush, do të vejë dorën në zemër.
Gjithçka ndodhi pasditen e 25 shtatorit, të vitit 2004, para 12 vitesh, kur unë isha vetëm 4 vjeçe. Atë mbasdite po udhëtoja bashkë me babin, me motorrin e tij, drejt Tiranës, ku rrugës përplasemi me një kamion. Unë nuk e mbaj mend, por dikush më ka thënë se unë përfundova poshtë gomave të tij. Më thanë dhe se nga tronditja e madhe u shkëputa nga babai. Ndoshta krahët e mi akoma nuk ishin rritur mjaftueshëm sa ta përqafonin dhe të mbaheshin fort pas trupit të tij. Nuk e mbaj mend të gjithën, dhe jam e lumtur që nuk e mbaj mend. Ndoshta kjo është gjëja më e mirë nga e gjithë kjo. Menjëherë më dërguan në spitalin e Traumës, ku doktorët nuk dhanë shpresë nëse do ja dilja apo jo. Isha vetëm 4 vjeçe kur mu desh të luftoja me vdekjen! Nga ky aksident kisha pësuar shumë dëmtime. Por ajo më e rënda ishte dëmtimi i zorrës së trashë ( rektumit ).
Pas 1 muaj qëndrim në reanimacionin e “Spitalit Ushtarak”, më transferuan në spitalin “Nënë Tereza”, ku qëndrova dhe për rreth 3 muaj të tjerë. Po rritesha! Por, ndryshe nga moshatarët e mi, vjershat e para nuk i mësova dot nga edukatorja e kopështit, por nga familjarët që vinin të më vizitonin shpesh herë. Në gusht të vitit 2005 u nisa për në spitalin “Borgoroma” të Italisë, ndihmuar nga shoqata humanitare ” Betania “. Në Itali qëndrova 4 muaj. Bëra disa operacione, por pa arritur tek zgjidhja përfundimtare. Më pas u ktheva në Shqipëri. Pas gati një viti! Një vit larg shtëpisë. Fillova të rritesha, dhe të kuptoja çdo ditë e më shumë problemin tim. Fillova të kuptoja se ky problem shpesh mund të më prishte ditën, dhe herë-herë kam menduar se do të më prishë dhe jetën. E kam menduar netëve të gjata që pasonin pas debateve të mbrëmjeve në familje,
” Si do ja bëjmë me Eldën ” ?!
E gjithë kjo, ngaqë familja ime nuk arrin ta siguroj atë shifër që duhet për të bërë operacionin jashtë vendit. Është një shifër që i kalon 90 mijë €uro. Një shifër që e kam mallkuar për vite.
Pas këtij operacioni, unë mund të jem si gjithë të tjerët. Mund të jem dhe unë si ti! Si të gjithë!
Ne jemi një familje prej 5 anëtarësh. Dhe i vetmi person që punon është mamaja, me një rrogë modeste prej 220 mijë lekësh të vjetra.
Të ardhurat në familjen time nuk janë premtuese për ti shkuar deri në fund muajit, dhe në këto kushte nuk mund të flitet për një operacion jashtë vendit.
Ndaj, unë, sot, vendosa ta ndaj me ju problemin tim. Unë dhe familja ime nuk mund t’ja dalim të vetëm. Por nëse bëhemi të gjithë, unë mund t’ja dal. Unë jam rritur, dhe po pëpiqem t’ja dal në mënyrën dhe mundësinë time. Studioj në shkollën e mesme profesionale në qytetin e Kamzës, dega ” Shërbim Social Shëndetësor ” , viti i parë, dhe jam me rezultate shumë të mira, çfarë do të thotë që po përpiqem për ditë më të mira. Por e ardhmja ime është ende e largët. Dhe deri atëherë problemi im shëndetësor do të jetë përkeqësuar dita ditës. Dhe unë, nuk e di çfarë mund të ndodhë me mua.
Në fakt, nga e gjithë kjo kam mësuar se lufta me vdekjen, për mua paska qenë më e lehtë se lufta me jetën.
Ndaj, mora sot guximim t’ju shkruaj për t’ju kërkuar ndihmë.
Nëse e ndjeni të nevojshme, dhe nëse e ndjeni që mundeni, mund të kontribuoni në nr. tim të llogarisë.
Një shifër sado e vogël, për mua është një fije shpresë më shumë.
Unë pra jam Elda. Por mendoni se mund të isha vajza apo motra juaj!
Bashkë me historinë dua të bashkangjis fotot e diagnozës time për t’ua vërtetuar se gjithçka është e vërtetë.
Nr. tim të llogarisë. Dhe foton time. Për t’ju treguar se kush po ju flet, kush po ju kërkon ndihmë.
Faleminderit ju që më kuptuat dhe ju që s’më kuptuat. Faleminderit dhe ju që e lexuat këtë.
Faleminderit ju që do të kontribuoni, dhe ju që s’mundeni, sepse jeni si unë.
Thirrjes se orikuminews per te mbeshtetur ekipin e Orikut me donacion financiar sipas deshires dhe mundesise, i jane bashkuar disa banore te krahines brenda Shqiperise dhe jashte saj.
Sot sapo u njoftuam se nje cift nga zona jone kane dhuruar nje donacion prej 50 Euro per djemte e ekipit te Orikut me qellim per ti mbeshtetur qe ata te motivohen dhe te luajne forte per ta ngrit ekipin tone nje kategori me larte.
Cifti eshte Alfred Malaj dhe bashkeshortja e tij Rexhina Bozhani Malaj. Ata jetojne ne Itali ne qytetin e Ravenas.
Ata shprehen se ‘Ne jemi lindur dhe jemi rritur aty. Fredi ka luajtur me skuadren e Orikumit. E bejme me kenaqesi kete donacion dhe shpresojme ta shikojme ekipin nje kategori me larte’
Orikuminews falenderon nga zemra Alfredin dhe Rexhinen per sensibilizimin dhe donacionin e bere per ekipin tone te zemres.
[sgmb id=”1″]Sipas shume analisteve pritet qe kete sezon turistik Orikumi dhe Radhima te kenje nje shtim te ndjeshem te turisteve ne zone. Nje nga arsyet kryesore lidhet me perfundimin e Lungomares ne Vlore , perfundimin e rrugeve lidhese me Orikumin dhe lehtesimin e trafikut.
[sgmb id=”1″]Deputetja dhe nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska është njëra prej deputetëve që ka përjetuar tmerrin më të madh dhe dhunën nga huliganëtmaqedonas.
Pas kësaj ngjarje të shëmtua, ajo ka treguar tmerrin që ka përjetuar mbrëmë gjatë sulmit të huliganëve maqedonas.
“Huliganët ishin të përgatitur për të mbytur dhe vrarë, në listë kishin 7 deri në 8 deputet por fal Zotit ne shpëtuam”, është rëfyer Sheqerinska në televizonin 24 vesti, shkruan Tetova Sot.
Ajo gjithashtu ka treguar se e ka parë Ziadin Selën i mbuluar me gjak dhe i cili po luftonte për jetë, dhe sa ajo ka pasur dhimbje të mëdha në kokë, pas goditjeve të shumta nga protestuesit hooligan.
Ne daten 25 Prill 2017 Presidenti Bujar Nishani ka dekoruar pas vdekjes nje figure intelektuale te fshatit Tragjas !
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 25/04/2017, nr. 10202 Hysni Alimerkos (pas vdekjes) Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Për figurën e tij të shquar intelektuale dhe atdhetare, për kontributin e dhënë në dobi të kombit shqiptar dhe kulturës së tij, si dhe për dinjitetin dhe karakterin e treguar gjatë diktaturës komuniste”.