[sgmb id=”1″]Nje djale me origjine nga Dukati por me banim ne Dures eshte ndare nga jeta para pak ditesh. Ai eshte Besard Berti Bozhanaj. Kjo familje eshte me origjine nga Dukati por jane larguar para shume kohesh dhe jetojne ne Durres. Shkak eshte bere nje aksident fatal me pasoje vdekjen. Ceremonia e perjelljes eshte bere sot ne daten 9 Maj 2017 ne Durres.
Policia ka arrestuar në flagrancë, shtetasin: – Harilla Balli, 53 vjeç, banues në fshatin Zvërnec, Vlorë. Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Harilla Balli, pasi ky shtetas për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së vëllait të tij shtetases Dh.B., 56 vjeçe, e cila për pasojë të dëmtimeve të marra ndodhet në Spitalin Rajonal të Vlorës. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Dhunë në familje”, neni 130/a/, i Kodit Penal. Vlorë Policia ka arrestuar shtetasin e shpallur në kërkim: – Taulant Memsullaj, 21 vjeç, banues në fshatin Bashaj, Vlorë. Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e tij pasi ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, neni 182/2 i Kodit Penal. Vepër penale për të cilën i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.
[sgmb id=”1″]Një komentues nga zona jone ka shkruar nje koment në faqen e kryeministri shqiptar, Edi Rama në “Facebook” duke i thene se nje shtet i forte nuk duhet te kete frike nga pese plehera por Kryeministri Edi Rama i eshte pergjigjur se Shteti nuk eshte pune trimerie ne keto raste, po pergjegjshmerie per njerezit dhe vendin!
Dita e Deshmoreve te atdheut eshte perkujtuar sot ne fshatin Dukat, Tragjas dhe ne Orikum. Edmond Leka,deputeti i majte, Valter Hasani,Kryetari i PS Njesia Administrative Orikum, Neki Haskocela Kryetari i Shoqates se Veteraneve Njesia Administrative Orikum, Godo Bega veteran lufte,Melaize Selamaj Administratorja e Njesise Bashkiake Orikum, Kujtim Leskaj Kryetari i Shoqates Se Veteraneve Orikum, u perkulen me mirenjohje, nderim dhe respekt si dhe vendosen kurora e buqeta me lule ne lapidarin e deshmorit te Atdheut Shyqyri Alimerko,i cili pikerisht ne kete vend shpertheu depot e armatimit te garnizonit italian,duke dhene keshtu jeten per lirine e vendit.
“Nuk do te rreshtemi kurre se ardhuri per te nderuar,respektuar dhe vleresuar 5 Majin,Diten e Deshmoreve,per te percjelle te brezi i ri vlerat me te mira te popullit shqiptar, sidomos patriotizmin. 5 Maji do te qendroje si nje yll i pashuar ne galaktiken e historise se lavdishme te popullit shqiptar. Historikisht patriotizmi eshte vleresuar si nje dekorate e larte nderi,lavdie dhe krenarie per vepra ne dobi te atdheut,lirise dhe pavaresise se tij” tha midis te tjerash Neki Haskocela Kryetari i Shoqates se Veteraneve Njesia Administrative Orikum.
Te pranishem ne kete ceremoni ishin mesues dhe nxenes te shkolles se mesme dhe 9 vjecare Orikum te cilet shprehen mirenjohjen dhe vleresimin e tyre permes kengeve dhe recitimeve patriotike qe kishin pregatitur.
Edhe ne Njesine Administrative Orikum , me rastin e Dites se Deshmoreve te Atdheut , u organizuan ceremoni- homazhet e rastit , per te nderuar dhe perkujtuar gjithe ata deshmore te zones , te cilet , kontriubuan duke dhene edhe jeten , per ta cliruar vendin nga pushtuesit .
Aktiviteti i organizua nga veteranet e zones, Njesia Administrative Orikum dhe Bashkia Vlore.
Nuk kane munguar ketu , prania Kryetares se Njesise Administrative Orikum, anetarit te Keshillit Bashkiak Zotit Selim Haskocela, deputeti i Vlores Z. Edmond Leka, Drejtori i hipotekes, drejtoret e shkollave, nxenesit e shkollave etj.. te cilet ne shenje homazhi dhe nderimi , kane vendosur kurora e buqeta me lule te fresketa ne lapidare, qe ne kete zone ruhen me shume fanatizem
Ajo qe bie ne sy eshte fakti qe ne Dukat pjesemarja ka qene me e madhe krahasuar me pjesemarrjen ne fshatin Tragjas !
Ja cfare shkruan ne rrjetin social nje banor i krahines :
SOTE NE 5 MAJ ,NE TRAGJAS ,PERKUJTOHET DITA E DESHMOREVE . QOFTE I PAHARRUAR KUJTIMI I TYRE ..ME BEN NJE GJE CUDI ,QE TE TE TRISHTON . ZONJA CURE ME TE TJERE LUFTUAN KUNDER OKUPATORIT QE ,TRAGJASI DHE GJITHE POPULLI SHQIPTAR TE JETONTE I LIRE NE TROJET E TYRE ….. CKA NDODHUR TE DASHUR MIQ . KA NGELE VETEM LAPIDARI DHE TRE PLEQ E DY FEMIJE . DUKET ABSURDE QE NE KUJTOJME ATA SE NA NDIHMUAM …… KU ESHTE POPULLI ,KU JANE FEMIJET ,KU JANE LULET .TE DASHUR MIQ SOTE SHQIPERIA VERTITET RRETH TIRANES .ATY JANE MBLEDHUR ATA QE PERZUNE POPULLIN, DHE NEPER FSHATERAT TANE KANE MBETUR VETEM LAPIDARET . ESHTE HIPOKRIZIA ME EMADHA .KA 5 MAJ PER CA DHE PER CA ,SDUHET TE KETE ASE LAPIDARE .KEJO SESHTE HISTORI REALE ESHTE HIPOKRIZI ,— NDOSHTA PO TE MOSE KISHIN LUFTUAR ATA HERONJ DHE ARMIQTE DO ISHEN BERE MIQ ….. DHE POPULLI DO ISHTE ATY NE TOKEN E VETE ME FEMIJE ,PRINDER E GJYSHER …. KUJTE I DUHET KEJO TOKE E BOSHATISUR ,QE 15-20 VJET .DO NGELET VETEM KUKUMIACKAT DHE TRIMAT E TIRANES QE BOSHATISEN SHQIPERINE …… RESPEKT TE RENEVE .
Gjon Misri është banori i parë i Tragjasit të ripopulluar. Ai ka jetuar në shpellën e Kavasanit. Kjo shpellë gjendet në brinjën e malit të Lungarës, afër kreshtës së lartë gati 2000 m në vijë ajrore dhe gati 1100 m mbi nivelin e detit, në verilindje të fshatit dhe në lindje të fshatit të ri.
Gjon Misri për të gjetur një strehë në vendet e ulëta, ku kishte dhe të dhëna se dikur kishin banuar të parët e tij, arriti pikërisht atje ku kishte dhe burime uji. Vendi ishte i pyllëzuar dhe kërkoi ku mund të gjente një strehë.
Duke prerë shkurre e ferra, afër burimit zbuloi murin e një shtëpie të parrenuar e të nxirë nga myshku i kohës. Si e zbuloi plotësisht, pa se ishte një shtëpi e gatshme, me mure guri, e paprishur dhe e mbyllur me një çelës, që ishte brejtur nga ndryshku.
Pasi hapi derën, gjeti një dhomë të errët që ishte 10-12 m e gjatë dhe 4 me 3 e gjerë, e shtruar me korosan (dysheme) prej llaçi gëlqereje. Nën dysheme ishin 2 bodrume (binca).
Në fund të dhomës ishte vatra e zjarrit. Çatia ishte e mbuluar me qeramidhe të mëdha. Dhoma kishte 2 penxhere (dritare).
[sgmb id=”1″]Rreth orës 19:20, në fshatin Kotë Vlorë, pranë vendit të quajtur “Pularia”, pas një konflikti fizik, ka mbetur i plagosur me mjet prerës shtetasi D.M., rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë ,duke marrë ndihmë mjekësore. Policia ka bërë të mundur shoqërimin e dy shtetasve si autorë të dyshuar pranë ambienteve të DVP Vlorë. Po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes