Orikuminews

Ndahet nga jeta aksidentalisht bashkekrahinori ! Ceremonia e percjelljes ne Dukat te Ri ! Ngushellime familjes

NJOFTIM:

NDAHET NGA JETA AKSIDETALISHT FATMIR HODO RRUCI . VARRIMI BEHET NE DUKAT TE RI VLORE NE OREN 11.00

LAMTUMIRE FATMIR, TE QOFTE DHEU I LEHTE DHE PUSHO NE PAQE PRANE PRINDEVE TE TU.

NGUSHELLIME FAMILJES DHE TE AFERMVE

 

 

Ndahet nga jeta aksidentalisht bashkekrahinori ! Ceremonia e percjelljes ne Dukat te Ri ! Ngushellime familjes Read More »

Njoftim: Do te hapesh biznes me plazh privat ne Orikum? Ja dokumentat qe duhet te dorezosh !

[sgmb id=”1″]NJOFTIM

Në zbatim të VKM-së Nr.369 datë 18.05.2016 Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, Ju njoftojmë se:
Ka filluar dorëzimi i dokumetacionit pranë Njësisë Administrative Orikum, për të marr në përdorim hapsirën publike të plazhit për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit.

Ju rikujtojm dhe njëherë se dokumentacionet që duhet të plotësoni janë si më poshtë:

1. Kërkesën e subjektit për marrjen në përdorim të hapsirës së plazhit për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit
2. Planin e biznesit për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit, duke përfshirë parashikimin e vlerës së investimit, të adhurave dhe shpenzimeve
3. Dokumentacion për të vërtetuar eksperiencën e mëparshme pozitive në ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit;
4. Ekstratin e regjistrimit nga orgnet përkatëse, nëse ka;
5. Vërtetimi nga institucionet përkatëse që nuk është në ndjekje penale si dhe nuk ka procese gjyqësore në lidhje me aktivitetin;
6. Vërtetim nga autoritet tatimore që subjekti ka shlyer të gjitha detyrimet tatimore;
7. Planvendosjen në shkallën 1:500 sipas hartës së Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Njoftim: Do te hapesh biznes me plazh privat ne Orikum? Ja dokumentat qe duhet te dorezosh ! Read More »

Suprizon shkolla ‘Balil Pelari’. Festime madheshtore me rastin e 1 Qershorit ! Nga Marjeta Xhemali

Kenge,vallezime dhe recitime te bukura.Keshtu nisi dita e enjte ne shkollen 9 vjecare “Balil Pelari”Orikum.

Sot festohet 1 Qershori Dita e Femijeve.

Ne Orikum ashtu si ne shume qytete ne Shqiperi,Kosove dhe mbare boten jane organizuar aktivitete te shumta festive kushtuar femijeve.

Nje program i larmishem festiv nen drejtimin e mesueses se arteve Klodiana Havari ishte kryefjala e dites se sotme ne kete shkolle.

Programi startoi me nje pershendetje per te gjithe femijet ne bote nga drejtori i kesaj shkolle Baki Mustafai i cili theksoi midis te tjerash edhe origjinen e kesaj feste,e cila eshte vendosur me 1 Qershor,sepse ne kete dite eshte mbajtur Konferenca Boterore e Mireqenies se Femijeve ne Gjeneve me 1925.
Me 1925 Konsulli i Pergjithshem kinez ne San Francisko mblodhi se bashku nje numer te konsiderueshem femijesh jetim te celebronin ne Festivalin e “Anijes se Dragoit”.

Pas kesaj pershendetjeje vazhdoi programi festiv i cili erdhi ne saje te punes se palodhur disa ditore dhe profesionale te mesueses se arteve Klodiana Havari si dhe femijeve te kesaj shkolle.

Nisur nga mundesite dhe prirjet vokale u dalluan per zerin e tyre te embel dhe melodioz nxeneset Jolanda Zoto, Melisa Hasani etj.

Nuk munguan as cicerimat e femijeve te klases se pare si Adion Hasko,Marta Peculi…te pergatitur nga mesuesja Najada Nuraj.

Por pervecse nje dite festive,1 Qershori eshte edhe nje dite sensibilizuese ku femijet e shkolles 9 vjecare “Balil Pelari”, me programin e tyre i thane sot STOP DHUNES NDAJ FEMIJEVE,STOP ANGAZHIMIT TE FEMIJEVE NE PUNE NE MOSHE TE MITUR,STOP TRAFIKIMIT TE FEMIJEVE.

 

 

 

 

Suprizon shkolla ‘Balil Pelari’. Festime madheshtore me rastin e 1 Qershorit ! Nga Marjeta Xhemali Read More »

Fshati turistik ne Tragjas – Nisin punimet me intensitet, dalin fotot e para !

Ne hyrje te fshatit Tragjas nje projekt gjigand ka filluar te zbatohet. Nga informacionet paraprake te mbledhura nga orikumines behet fjale per ndertimin e nje fshati turistik ne kete zone.

Mendohet qe ky resort i madh do kete shume efekte  pozitive ne drejtim te turizmit ne ate zone.

Fshati turistik ne Tragjas – Nisin punimet me intensitet, dalin fotot e para ! Read More »

Orikum: Pastruesja bie nga shkallët e hotelit, gjen vdekjen

Një grua e cila punonte në një hotel në Orikum të Vlorës ka humbur jetën pasi gjatë punës ka rënë nga shkallët e hotelit.

Gruaja me banim në qytetin e Vlorës, ishte 64 vjeç, me inicialet F.S. Sipas policisë ajo punonte si mirëmbajtëse në këtë hotel.

Ndërsa kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plotë të ngjarjes së rëndë që i mori jetën gruas.

Në Orikum, te një hotel është rrëzuar nga shkallët e hotelit dhe ka gjetur vdekjen shtetasja F.S, 64 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila punonte si mirëmbajtëse në këtë hotel. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Orikum: Pastruesja bie nga shkallët e hotelit, gjen vdekjen Read More »

C’farë nuk dini për kalanë e Gjon Bocarit në Tragjasin e Ri !

Kalaja e Gjon Boçarit sot ka një vlerë historike në funksion të turizmit. Ndodhet mbi një kodër të ulët që shtrihet në perëndim të fshatit Tragjas i Ri.

Kurtinat kanë një trashësi prej 1.80 m dhe po aq është edhe gjerësia e mureve të kullave. Gjithashtu e barabartë është edhe lartësia e tyre.

Lartësia e mureve, deri në shtegun e rojes arrin 4 m, ndërsa parapeti, i ruajtur vetëm si gjurmë kishte një gjerësi prej 0,54 m.

Në shtegun e rojes të çonin nga dy palë shkallë të ndërtuara brenda trashësisë së mureve veriperëndimore dhe juglindore, të cilat, si në kalanë e Peqinit janë vendosur në trajtën e shkronjës V. Kullat janë krejtësisht të hapura nga ana e brendshme e fortifikimit, duke qenë kështu më tepër një vazhdim i mureve rrethuese.

Muret e tyre, në pjesën e poshtme përshkohen nga frëngji për armë zjarri, të mbuluara me rrasa horizontale guri.

Me frëngji të tilla duhet të ketë qenë pajisur edhe parapeti i mureve dhe i kullave.

Ndërsa trashësia e plotë e kurtinave përshkohet vetëm prej dy frëngjish të vendosura në të dyja anët e portës. Sot, kuriozë të historisë dhe monumenteve të kulturës e vizitojnë atë për të mësuar më shumë rreth bëmave “mitike” të Gjon Boçarit.

C’farë nuk dini për kalanë e Gjon Bocarit në Tragjasin e Ri ! Read More »