Loja vdekjeprurëse ‘Balena Blu’ solli një bilancit tragjik ku 130 të rinj kishin vrarë veten për shkak të kësaj loje. Krijuesi i kësaj loje u arrestua vitin e kaluar.
Philipp Budeikin dyshohej se kishte lidhje me vdekjen misterioze të 16 adoleshentëve në regjione të ndryshme të Rusisë. Ai cilësohej si truri i lojës.
Ai është dënuar vetëm me tri vite burg, pasi ka arritur tsa pranojë se ka nxitur shumë të rinj të vrasin veten.
Budeikin i tha policëve se ai po pastronte shoqërinë nga mbetjet biologjike (viktimat).
[sgmb id=”1″]Përgjegjësi i Parkut Arkeologjik të ORIKUT, Vlorë ka bere nje koment te hapur Kryeministrit Edi Rama ne facebookun e tij duke i kerkuar zgjidhje per aksesin e turisteve ne Parkun Oriku dhe Karaburun.
Mesazhi i plote :
Jam Përgjegjësi i Parkut Arkeologjik të ORIKUT, Vlorë. Për shkak të orarit të punës dhe ndodhies në Park, shqetësimin po ta drejtoj publikisht. Bëhet fjalë për vlerat e jashtëzakonshme, historike por edhe turistike, të këtij Parku por që për shkak të Marrëveshjes së MK dhe MB thuajse është i pa mundur për tu vizituar. Është nga asetet më të rëndësishme në fushën e Trashëgimisë Kulturore që ka Vlora. Përmes vizitës në P A ” Orik”, njëherësh, aksesohet edhe Riviera Shqiptare dhe kjo, me pak kujdes, kthehet në një mundësi zhvillimi jo vetëm për Orikumin por edhe për krejt rrethin e Vlorës. Përpjekjet e deri sotme të DRKK Vlorë nuk kanë mundur të dëgjohen. Vlerësimi Juaj me siguri do ta gjejë rrugën e aksesimit të Orikut, zoti Kryeministër ! Jo thjesht si aset historik e trashëgimie por, mbi të gjitha, edhe si një mundësi zhvillimi ekonomik…
Mjetet e IKMT së janë rikthyer në Orikum, këtë radhë në fokus të punës së tyre kanë qenë minimolet të cilat zgjaten përgjatë bregdetit të Radhimës deri në Orikum. Fadroma e IKMT së ka qenë në plazhin e Orikumit ku ka nisur prishjen e minimoleve të cilat prej vitesh janë vendosur në det duke ndarë dhe plazhet nga “pronarët” të cilët kanë dhe lokalet e tyre.
Sipas punonjësve të IKMT së jashtë kamerave janë shprehur se ky aksion do të vijojë përgjatë gjithë këtij plazhi dhe janë identifikuar 75 minimole të cilat shumë shpejt do të hiqen. Disa prej minimaleve, aktualisht dhe ku po punohej për heqjen e tij kanë bllokuar dhe qarkullimin e ujit të detit duke sjellë shumë mbeturina pasi uji nuk qarkullonte.
Pushuesit të cilët pushojnë në këto plazhe për kamerën tonë janë shprehur të kënaqur pasi sipas tyre është një punë shumë e mirë, pasi ky plazh, por dhe shumë plazhe të tjera në breg të detit janë kthyer në vende mbeturinash dhe uji nuk qarkullonte.
Para disa viteve zona e Radhimës dhe e Orikumit kanë pasur ujin e detit shumë të pastër janë shprehur pushuesit, por ndërtimet e paligjshme të këtyre minimoleve kanë bllokuar qarkullimin e ujit duke e kthyer në ujë të ndotur.
Aksioni i IKMT së do të vijojë edhe në ditën në vijim për pastrimin e kësaj zonë nga këto ndërtime pa leje.
Gjatë qëndrimit në Klinë përmes një bashkëbisedimi me Kryetarin e Komunës z. Sokol Bashota, në emër të DRKK Vlorë përcolla idenë se ka ardhur koha që P A i Orikut të shikohet si një destinacin vizitash edhe nga nxënësit e shkollave të Kosovës.
Ndërkohë që deri sot qindra e mijra nxënës vijnë në Vlorë me destinacion vetëm Muzeun e Pavarësisë, futja në programet e shkollave edhe vizita në Parkun e Orikut do të ishte një rast i mirë jo vetëm e thjesht për njohjen nga afër të një aseti Arkeologjik me vlera të mëdha nga historia e antikitetit por edhe si mundësi për tu njohur me resurset turistike e natyrore të bregdetit më të bukur shqiptar, siç është Riviera e anëdetit Vlorë-Orikum.
Kryetari Bashota edhe me ndjesinë e ” Qytetarit të Nderit të Vlorës” i dha përkrahje të menjëherëshme propozimit duke orientuar strukturat përkatëse pranë Komunës.
…Në takimin me Drejtorin e Drejtorisë Arsimore të Klinës z. Hajdin Morina folëm gjatë dhe konkretisht për modalitetet e realizimit të kësaj mundësie.
Drejtori Morina, një prej krijuesve të shquar klinas në fushën e poezisë, tregoi gadishmërinë e plotë që prej Shtatorit të nisë realizimi në praktikë e idesë së propozuar.
Sipas Morinës, fillimit të realizimit të vizitave në Orik do ti paraprijë një aktivitet i posaçëm me drejtorët e shkollave ku, së pari, ata vetë do të jenë nismëtarët e kësaj guide të re.
Dhe të mos harrojmë se vetëm në shkollat e mesme të Komunës së Klinës ka mbi 1800 nxënës ndërkohë që rreth 600 për çdo vit janë maturantë, këta të fundit targeti kryesor i guidave mësimore e turistike.
Më pas në të tjera Komuna e Drejtori arsimore…
Vlora një destinacion shumë plansh për vizitorë të të gjitha kategorive shoqërore; në turizëm, kulturë, histori, trashëgimi…
Nje grup parashutistash kane zgjedhur hapesirat e blerta te krahines tone per te ushtruar sportin e parashutizmit. Ata jane hedhur me parashut dhe jane duke u ulur ne nje fushe ne fshatin Tragjas.
Buron Kaceli piktori dhe mjeshtri i madh viziton shkollen e Orikumit.
Shkolla 9 vjecare “Balil Pelari” orikum kishte nderin dhe krenarine te priste sot nje vizitor te vecante Z. Buron Kaceli,artistin e madh,nje emer i njohur mes piktoreve te shquar.
Ka kryer studimet ne Liceun Artistik “Jordan Misja” dega pikture,Insitutin e Larte te Arteve Tirane.Z.Buron Kaceli ka qene restaurator ne Insitutin e Kultures,arsimtar,piktor,ilustrator ne Sh.B.L.SH,Drejtor i Kultures ne Bashkine Tirane,drejtues i ALBA FILM,Zv Drejtor i Galerise se Arteve Tirane.
jesemarres ne te gjitha ekspozitat kombetare brenda dhe jashte vendit.Ne Galerine Kombetare te Arteve,mes piktoreve te shquar ruhen 10 vepra te piktorit Buron Kaceli.
Shume vepra te tjera te tij ruhen ne koleksione private,brenda dhe jashte Shqiperise.Veprat e Buron Kacelit jane ekspozuar ne Paris,Milano,Stamboll,Beograd.
Buron Kaceli eshte i biri i Sadik Kacelit “PIKTOR I KOMBIT”.
rtisti i madh u prit ne nje ambjent te ngrohte,me nje program artistik te pergatitur nga mesuesja e arteve Klodiana Havari.
Per here te pare nxenesit e kesaj shkolle pane nga afer nje pune artistike te realizuar live nga nje piktor.
Jemi krenar dhe te privilegjuar qe per here te pare ne komunitetin tone piktori Buron Kaceli realizon portretin e nje nxeneseje te klases se tete Erinda Xhuveli,e veshur me motive dukatase
Eshte nje arritje e madhe kjo ne fushen e promovimit dhe transmetimit te vlerave dhe pasurive kulturore tek brezi i ri.
Me interes u ndoqen edhe pikturat e realizuara nga nxenes me aftesi ne fushen e piktures si Enia Dervishaliaj,Altea Berdo,Renato Dervishaliaj,Igli Brahimllari,Pereda Dervishaliaj, midis te cileve cmimin e pare sipas vleresimit te piktori e mori nxenesja e klases se katert Altea Berdo.
Ardhja e artistit te madh Buron Kaceli u mundesua nga bashkepunimi i Shkolles si Qender Komunitare me koordinatore mesuesen Almeta Shehaj me Unionin Ylliria Tirane,Shoqata “Shqiperia”Greqi me kryetar Z .Iririan Dhima,Shoqata “Shqiperia” Vlore me kryetar Edlira Kapllanaj si dhe ma drejtorine prane kesaj shkolle.