Orikuminews

Berisha Ramës: “Kape p eng një njeri”,mos luaj me fatet…

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka ndalur turin e tij të takimeve në qytetin bregdetar të Durrësit. ‘Foltorja për PD’ u zhvendos dje në orën 18:00 në qytetin bregdetar, ku shumë demokratë e kanë pritur Berishën në sallën e Pallatit të Kulturës, Aleksandër Moisiu.

Lideri historik i demokratëve nga foltorja ku të pranishëm ishin mbështetës të tij, paralajmëroi kryeministrin Edi Rama që mos të luaj me fatet e pluralizmit. Mes të tjerash ai theksoi se Basha është marrë peng nga kryeministri Rama.

“Të bëhemi ne shtojcë e Edi Ramës, e njeriut me rekorde më të z eza, i cili me mendësi atërore, mori përsipër duke marrë p eng kryetarin, t’i fusë th ikë pluralizmit në Shqipëri. Shqiptarët për pluralizmin kanë bërë sakrificë të jashtëzakonshme. Mijëra jetë të humbura, mijëra të tjerë në kampet e përqendrimit. Atëherë se çfarë je ti?! Shkuar Makbethit se merr peng një dhe kujton se do marrësh peng pluralizmi. Paralajmëroj Edi Ramën: mos luaj me fatet e pluralizmit, se do të presë fati i paraardhësve të tu. Rregullat janë rregulla. Kape p eng një njeri dhe kujton se do të shkelmosh mbi 620 mijë shqiptarë që votuan kundër teje, pa llogaritur dhjetra mijëra të tjerë që iu rrëmbeve votën. Ku të çon mushka?! Në greminë po shkon. Ne jemi gati. Para se të merremi me pengun, do merremi dhe me padronin e tij. Përgjegjësia do të jetë më e madhe për të, se ndaj kujtdo tjetër.

Ju ftoj ju të dashur miq, që të angazhohemi në një dialog me të gjithë demokratët, me të gjithë ata që kanë votuar për ne dhe të shpjegojmë se çfarë po bëjmë. Po kërkojmë që të dëgjohet zëri juaj. Më thoshte një studente dje; unë isha kandidate për Këshill Kombëtar. Unë mendoj se fitova, por nuk isha në listë. Shkova kërkova të drejtën time për të numëruar votat. Dhe më thanë; nuk ndodh ajo. Më thanë; ka përfunduar ky proces. Më tha; çfarë ti them unë Edi Ramës, kur kryetari im nuk më le që të numëroj votën. Do ta bëjmë këtë Kuvend për të sanksionuar norma dhe standarde për rolin tuaj. Duhet të jeni ju që do të zgjidhni me votën tuaj, këshilltarë, kryetar bashkie, deputetët tuaj. Këtë e kërkon maturia e demokracisë në 30 vite. Kjo është praktikë më e suksesshmja. Kuvendi që do të mbledhim do të sanksionojë se kurrë një kryetar nuk mund të grabis pushtetin e forumeve që keni votuar. Nëse ai e bën këtë, nuk është më kryetar. Do të mbledhim Kuvendin. Ne do të hartojmë platformën tonë, me të cilën do të pushtojmë mendjet dhe zemrat e shqiptarëve. Do të ecim të sigurt drejt fitores. U krijuam si opozitë me misionin historik për të përmbysur pushtetin. Ndërsa sot kërkojmë të përmbysim narkoshtetin. Çdo gjë do ta nisim nga vetja jonë, nga sanksionimin e vetes tonë. Ftoj delegatët e Kuvendit që të firmosin, pavarësisht se çfarë mendojnë, për njërin apo për tjetrin. Por të firmosin për të respektuar veten e tyre. Me këtë rast. Do bëj gjithçka që diaspora dhe emigracioni shqiptar të kenë hapësira që ato meritojnë që të kenë aksioner në zhvillimet në këtë vend. Diaspora në SHBA ka luajtur një rol të dorës së parë në problemet e lirisë së shqiptarëve. Në momentet kritike të Shqipërisë. Jam i vendosur që të bëhet gjithçka që ky rol të bëhet edhe më i madh. Për të përndjekurit politik jam i vetëdijshëm se fibra e tyre politike është atdhetare, e idealeve më të larta, njerëzore për të cilat PD ka nevojë jetike, si dhe shoqëria shqiptare.”, tha Berisha.

Ky është takimi i katërt që mban deputeti Berisha pas lëvizjes që ka nisur pas vendimit që kreu i PD-së, Lulzim Basha mori për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

PYETJE NGA SALLA
Pyetje: Unë si i ri jam rritur me frymën për ëndrrën amerikane. Ajo çka ndodhi në PD nuk ishte zgjedhje demokratike…
Ne kërkojmë rikthim të normave brenda PD.

Pyetje: Dua të di mendimin tuaj në lidhje me objektivin e votave që vuri PD për Durrësin dhe cili është mendimi juaj për portin e ri?
Unë nuk jam marrë me këto objektiva, pasi kam pasur objektiv fitoren. Durrësi do të jetë blu. Në historinë tonë kombëtare Durrësi ka qenë spiranca perëndimore e kombit shqiptar. Ka hedhur ganxhën e vetë drejt perëndimit. I tillë do të mbetet. Ne jemi vend anëtar i NATO-s. Portet dhe aeroportet e vendeve anëtare të NATO-s, janë vende strategjike. Do të duhet të merret pëlqimi nga NATO. Ndonëse do të ketë dh imbje, pengu i Edi Ramës dhe ai vetë, se i kanë aferat e përbashkëta, porti i Durrësit, do të ngelet porti i perëndimit. Thanë se për shqiptarët ‘dielli lind nga perëndimi’. Nuk duhet ta humbasim këtë orientim. Duhet punë. Çfarë po ndodh me ‘Ballkani i Hapur’?! Europa ka vendosur nismën e Berlinit. Nisma e Berlinit ruan vokacionin tonë perëndimor dhe i jep fund hegjemonisë serbe në rajon dhe i vendos vendet e rajonit si shtete të barabarta. Ky me një fanatizëm sllavi të verbër kalon nga Novi Sadi te Ballkani, që është hegjemoni serbe në rajon. Dje Reuters ka shkruar se po diskutohet që të hiqet prespektiva e anëtarësisë në BE vendeve të Ballkanit Perëndimor. Një vend i qeverisur nga udhëheqës lufte, siç është Vuçic, ç’mund të presim nga një njeri që bën aleancë me Edi Ramën që dërgon tanke në kufi me Kosovës. Tanket në kufi na i mbyllin duhet jo vetëm atij, por të gjithë rajonit. Pasi nuk mund të krijohen konflikte brenda hapësirës së tyre. Dje në zyrë një pensionit, më propozoi diçka që më preku shumë. Tha; hapni zyra që të na regjistroni se na përjashtuan nga partia.

Pyetje: A mund të na thoni diçka mbi armiqësinë e Soros ndaj Berishës?
Është parimore dhje asgjë personale. Ky zotëri, multimiliarder, sponsorizoi rrjetin e SOROS dhe e kthehu atë në monizmin që ishim diku. Në diktaturë kishim organizata të shoqërisë civile, ku unë isha një prej tyre. Ishte fiktive. Organizatat sot janë nën ombrellën e Edi Ramës. Ne kemi mbështetur reformën në drejtësi dhe kemi qenë përcaktues. Luftuam dhëmbë për dhëmbë. Ja ku është Oerd Bylykbashi me të tjerë. Ata futën ligje organike pa votat tona. Do ndalem vetëm për një rast të djeshëm. Në një kohë kur një narko-banditi shkrehte breshëri mbi oficerin e policisë, në Gjykatën e Lartë, 3 gjykatës të marrë p eng me dosjen e v ettingut, pasi janë të vetmit që iu është bërë vettingu dhe nuk janë publikuar. Pse mbahet peng vettingu i Sokol Sadushit, Ilir Pandës dhe i Pupës? Mbahet sekret pasi ata duhet të ikin nga detyra. Këta zotërinj dje, pasi më 19 korrik e zëvendësuan trupën gjykuese të Saje Habilit, trupa që do të gj ykonte Saimir Tahirin, njeriu që k anabizoi vendin nga jugu në veri, u zëvendësua papritur. Ça ndodhi dje në të njëjtën orë? Për të mos thënë në të njëjtën minutë! Ata jo vetëm që nuk e dënonin Samir Tahirin, por ia prishin procesin dhe e kthejnë dhe një herë që ta çojnë te gjykata e partisë. Me këtë reformë s’kam qenë dakord. Atë e kam d enoncuar në emër të interesave tua, skam pasur asgjë personale. Besoj se qytetarët shqiptarë duhet të gëzojnë një proces gj yqësor të ndershëm dhe të drejtë. Besoj se dosjet e pronave tuaja nuk duhet t’i shqyrtojë gruaja e ministrit të Brendshëm. Soros, lobimi i tij, fondacioni i tij, futi në axhendë shpërbërjen e Kosovës. Nuk mund të pajtohesha kurrë me të. kundërshtimi im ishte bërë prej vitesh së bashki me qeverinë amerikane, gjermane, angleze. Nisi lobimin ky dhe filluan gjërat. Kam kundërshtuar nismën e Novi Sadit. Kam kundërshtuar ‘Ballkanin e hapur’ se sjellin konflikte. Hegjemonia serbe nuk është e mirë se nuk prodhon stabilitet. Këto janë, asgjë personale.

Berisha Ramës: “Kape p eng një njeri”,mos luaj me fatet… Read More »

Ja sa lekë i jep qeveria familjes së efektivit Saimir Hoxha

Këshilli i Ministrave ka vendosur dhënien e një ndihme prej 50 milionë lekësh për familjen e efektivit të vrarë një ditë më parë në Lezhë, Saimir Hoxha. Për dhënien e kësaj ndihme ministri i Brendshëm ka propozuar ndryshimin e ligjit “Për buxhetin e viti 2021”.

Sipas vendimit i cili është miratuar sot nga qeveria, ndihma prej 5 milionë lekësh (të reja) do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

Dokumenti

Ditën e sotme ministri Çuçi bëri me dije se familja do të përfitojë një pension të rregullt së bashku me fëmijët. Ndërsa pas fillimit të universitetit ata do të përfitojnë 170% te pages se te atit.

(BalkanWeb)

Ja sa lekë i jep qeveria familjes së efektivit Saimir Hoxha Read More »

Vlorë/Lajmërim – Ndahet nga jeta në moshën 68 vjeçare V.Spiro! Ngushëllime familjes!

Me hidherim ju njoftojme ndarjen para kohe nga jeta te Vasillaq Spiro ne moshen 68 vjecare. Vasillaqi ishte banor i lagjes Bashkimi te Vlores.

Ceremonia e percjelljes per ne banesen e fundit u be diten e Merkure ne daten 29 Shtator 2021 ora 14:00 ne varrezat e Vlores.
I shprehim ngushellimet tona familjes dhe te afermve!

@Orikuminews

Vlorë/Lajmërim – Ndahet nga jeta në moshën 68 vjeçare V.Spiro! Ngushëllime familjes! Read More »

Del video kur nënkomisari Hoxha bie përtokë. Shihni momentin e vr asjes në Lezhë

Makina e policisë “Land Rover” ndalon e para, menjëherë një efektiv zbret në tokë dhe i bën shenjë për të ndaluar makinës ku ndodhej 21-vjeçari Aldi Rama dhe dy shokët e tij. Pluhur që ngrihet nga plumbat, njerëz që vrapojnë dhe një person që bie në tokë. Këto janë momentet e ngjarjes që tronditi mbarë vendin ditën e djeshme kur u ekzekutua 45-vjeçari Saimir Hoxha, oficer i krimeve në Policinë e Lezhës dhe pak orë pas ngjarjes vrasësi i tij qëlloi veten me plumb në kokë, për të ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Në videon e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për News24 dhe BalkanWeb zbardhet dinamika e plotë të v rasjes së nënkomisarit të policisë Saimir Hoxha në Ishull Lezhë.

Grupi i kontrollit përbehej nga tre punonjës policie dhe kryesohej nga shefi i Seksionit për Hetimin e K rimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë Leonard Palushi dhe specialisti i zonës Petrit Doda.

Punonjësit e Policisë kanë qenë me veshje civile dhe njëri prej tyre ishte me jelek fosforeshent me mbishkrimin Policia. Grupi i kontrollit ka konstatuar një miniparcelë me bimë narkotike, ku janë gjetur dhe asgjësuar me anë të dj egies, 62 bimë n arkotike, ku disa nga këto bimë janë s ekuestruar me cilësinë e provës materiale, me qëllim kryerjen e ekspertimeve të nevojshme.

Gjatë kthimit, në një distancë rreth 500 metra nga miniparcela ku u asgjësuan bimët narkotike, grupi i kontrollit është shkëmbyer me automjetin tip “Volkswagen” me targa AA984TL, në vendin e quajtur Vain, Ishull Lezhë. Ky automjet, pasi është shkëmbyer me automjetin që lëviznin punonjësit e policisë, pas disa minutash është kthyer dhe ka lëvizur në drejtim të qytetit të Lezhës, mbrapa automjetit të punonjësve të Policisë.

Grupi i kontrollit ka vendosur që ta ndalojë automjetin dhe të ushtrojë kontroll, në vendin e quajtur “Postblloku i Zonës së Mbrojtur Kune Vain”. Pasi iu është dhënë shenjë ndalimi, me qëllim verifikimin e tyre, automjeti është ndaluar dhe punonjësit e Policisë, pasi janë prezantuar si punonjës të Policisë së Shtetit, u kanë kërkuar personave që ndodheshin në automjet dokumentet e identifikimit dhe kanë ushtruar kontroll fizik tek shtetasit Armando Marku dhe Kristjan Sherri, të cilët kanë paraqitur dokumentet e identifikimit dhe i janë bindur kontrollit fizik të Policisë. Në momentin që nënkomisar Saimir Hoxha i ka kërkuar dokumentin e identifikimit, shtetasit që ndodhej në sedilen e pasme të automjet, ai është shprehur se “Unë nuk jam për tu kontrolluar…”, dhe ka nxjerrë a rmën e zjarrit p istoletë tip TT dhe e ka qëlluar me dy plumba oficerin e Policisë, duke e plagosur rëndë atë. Gjatë transportit për në spital, oficeri i Policisë ka gjetur v dekjen. A

utori i vr asjes së oficerit të Policisë ka mundur të kalojë në vendin e shoferit dhe është larguar me automjetin me të cilin udhëtonin këta persona. Oficerët e grupit të kontrollit kanë reaguar me a rmët e shërbimit kundër automjetit në largim, me qëllim neutralizimin e tij.
Nga ndjekja që i është bërë automjetit, autori tashmë i identifikuar si Aldi Rama, ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap, duke iu fshehur ndjekjes së mëtejshme të forcave të Policisë.

Menjëherë, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë, të Komisariatit të Policisë Lezhë, Kurbin dhe Mirditë janë marrë masa për kufizimin e zonës dhe ngritjen e pikave të kontrollit.

Në ndihmë të tyre janë dërguar me urgjencë forcat special Renea, Reparti i FNSH Shkodër dhe Reparti i FNSH Tiranë. Në drejtimin e këtyre forcave kanë qenë drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit.
Pas disa orë ndjekjeje të autorit, duke përdorur dronë, qentë e kërkimit, si dhe helikopterin, është bërë i mundur lokalizmi i vendit ku fshihej autori i dyshuar i ngjarjes dhe konkretisht në afërsi të argjinaturës në Lagunën e Vainit.

Forcat special Renea dhe FNSH kanë bërë rrethimin në një perimetër të gjerë të vendit, ku fshihej autori i dyshuar i ngjarjes dhe i kanë bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për rreth 45 minuta që autori të vetëdorëzohej. Shtetasi Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes për vetëdorëzim, por është vetë plagosur në kokë me a rmën tip TT, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ai u transportua në Spitalin e Lezhës dhe më pas në Spitalin e Traumës ku ndërroi jetë mëngjesin e sotëm
(Balkanweb)

 

Del video kur nënkomisari Hoxha bie përtokë. Shihni momentin e vr asjes në Lezhë Read More »

Lajmi i fundit/ 29-vjeçari merr p eng përgjegjësin e Zyrës Arsimore, ja arsyeja…

Një 29-vjeçar nga Bulqiza, ka mbajtur p eng për disa orë shtetasin K. K., 52 vjeç me detyrë përgjegjës i Zyrës Arsimore të Bulqizës.

Ky i fundit, ka bërë k allëzim p enal se 29-vjeçari e ka k anosur dhe e ka mbajtur në automjet pa dëshirën e tij, me qëllim që t’i rikthente familjarët në vendet e punës.

Njoftimi i Policisë:
Bulqizë

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u a rrestua në flagrancë shtetasi:

A. K., 29 vjeç, banues në Shupenzë, pasi shtetasi K. K., 52 vjeç, me detyrë përgjegjës i Zyrës Arsimore Bulqizë, ka bërë k allëzim se 29-vjeçari e ka k anosur dhe e ka mbajtur në automjet, pa dëshirën e tij, me qëllim që t’i rikthente familjarët e tij në vendet e punës.
(Balkanweb)

Lajmi i fundit/ 29-vjeçari merr p eng përgjegjësin e Zyrës Arsimore, ja arsyeja… Read More »

Kreu marrëdhënie s eksuale me një të mitur, a rrestohet 26-vjeçari dhe dy persona të tjerë

Policia e Korçës ka vendosur në p ranga 3 persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit zyrtar të uniformave blu, shtetasit K. N., 33 vjeç nga Pogradeci, gjatë kontrollit fizik, i janë gjetur dhe se kuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë n arkotike, të cilën po t entonte ta shiste.

Po ashtu, nga Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, është bërë i mundur a rrestimi i L. L., 31 vjeç pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të d ehur. Ndërkaq, në njoftim saktësohet, se është a rrestuar dhe një 26-vjeçar nga Korça, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 14 vjeçe.

Njoftimi i Policisë:

DVP Korçë

Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e K rimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë a rrestimin në flagrancë të shtetasit K. N., 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, iu gjet dhe s ekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël me lëndë të dyshuar n arkotike Ca nabis Sativa, të cilën po tentonte që t’a shiste.
———-
Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. L., 31 vjeç, banues në fshatin Bishnicë, Pogradec, pasi në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, ky shtetas u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Fiat”.
———–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë ar restimin në flagrancë për veprën penale “M arrëdhënie seksuale me të mitur” të shtetasit R. K., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie s eksuale me një 14-vjeçare.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Kreu marrëdhënie s eksuale me një të mitur, a rrestohet 26-vjeçari dhe dy persona të tjerë Read More »

Saimir Hoxha shpallet “Dëshmor i Atdheut”, Çuçi: Trajtim financiar për familjarët, ja çfarë do të përfitojnë fëmijët

Nënkomisari i Lezhës, Saimir Hoxha është shpallur “Dëshmor i Atdheut” me vendim qeverie. Çuçi tha se familjarët do të trajtohen menjëherë financiarisht nga shteti.

Ai garantoi se dy fëmijëve nuk do u mungojë asnjëherë ndihma nga shteti. Çuçi theksoi që deri 18 vjeç fëmijët e Hoxhës do të marrin trajtim, më pas nëse vijojnë shkollën e lartë do të marrin 170% të pagës së nënkomisarit.

Gjithashtu ai tha se për fëmijët është e garantuar trajtimi shëndetësor falas dhe benefitet e tjera.

‘’Siç e dini, dje humbi jetën në mënyër t ragjike në krye të detyrës nënkomisari Saimir Hoxha. Morëm vendimin ëpr shpalljen “Dëshmor i Atdheut” nënkomisar. Qeveria mori vendim për trajtimin e menjëhershëm financiar të familjarëve. Me marrjen e titullit, kur të hyjë në fuqi ligji i ri që miratuam në mbledhjen e parë të kësaj qeverie ato do të trajtohen, posaçërisht fëmijët si fëmijë në përkujdesje të Republikës. Kjo do të thotë se fëmijët do të marrin një trajtim deri në 18 vjeç dhe nëse vijojnë shkollën e lartë deri në 25 vjeç do të marrin pagë prej 170% të pagës së nënkomisarit. Jo vetëm kaq, do të marrë trajtim falas shëndetësor dhe benefitet si rezultat i statusit “Dëshmor i Atdheut” të babait të tyre. Sigurisht fëmijëve do u mungojë babai i tyre, por në asnjë moment gjatë gjithë jetës së tyre nuk do i mungojë përkujdesja nga shteti. ‘’- tha Çuçi.

(BalkanWeb)

Saimir Hoxha shpallet “Dëshmor i Atdheut”, Çuçi: Trajtim financiar për familjarët, ja çfarë do të përfitojnë fëmijët Read More »

V dekja e mësueses 47-vjeçare/ Reagon bashkëshorti i v iktimës:” V diq pak çaste pasi bëri një gjilpërë, duke folur për…

Spitali i Pogradecit ka reaguar pas v dekjes së mësueses 47-vjeçare mbrëmjen e kaluar në rrethana ende të paqartë. Shefi i Shërbimit Dr. Vasfi Topçiu i shprehu ngushëllimet familjes për humbjen, teksa deklaroi se urgjenca ka dhënë gjithë ndihmën e nevojshme.

Sa i përket shkakut të v dekjes ai tha se mbeten në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore.

“Shprehin ngushëllimet për familjarët në lidhje me ngjarjen e djeshme si mjekë dhe si bashkëqytetarë.
Mund t’iu them se shërbimi i urgjencës ka dhënë të gjithë ndihmën e nevojshme që në momentin e parë që pacientja është paraqitur në spital. Për detaje të tjera jemi duke pritur përgjigjen e ekspertizës mjeko-ligjore dhe nuk mund të japim asnjë informacion tjetër”, u shpreh dr. Topçiu.

Ndërkohë burime nga grupi hetimor thonë se v dekja ka ardhur si pasojë e a rrestit kardiak. Paraditen e sotme bashkëshorti i v iktimës deklaroi se gruaja e tij v diq pak çaste pasi bëri një gjilpërë duke folur për mjekim të pakujdesshëm.

(Balkanweb)

V dekja e mësueses 47-vjeçare/ Reagon bashkëshorti i v iktimës:” V diq pak çaste pasi bëri një gjilpërë, duke folur për… Read More »