Orikuminews

Okazion-Shes toke ne Orikum, anes rruges Orikum – Dukat.

Te gjithe te interesuarit per te bere njoftime shitje blerje, lajmerime ose publikime ne www.orikuminews.com mund te na kontaktojne ne adresat e meposhteme:

E-mail : [email protected]

Facebook : https://www.facebook.com/Orikuminews/

Facebook : https://www.facebook.com/krahina.orikum

NJOFTIM :

Shitet toke.Nje siprfaqe toke prej 2077m.

Nuk ka ndertime mbi toke.

Ndodhet prane rruges te orikumit qe iken ne drejtim te llogaras.

Cmimi : 60 Euro m2

Tel :  0699348972

Okazion-Shes toke ne Orikum, anes rruges Orikum – Dukat. Read More »

Okazion-Shitet toke ne Dukat Fushe, 1500 m2. Ja cmimi total ! (foto)

Te gjithe te interesuarit per te bere njoftime shitje blerje, lajmerime ose publikime ne www.orikuminews.com mund te na kontaktojne ne adresat e meposhteme:

E-mail : [email protected]

Facebook : https://www.facebook.com/Orikuminews/

Facebook : https://www.facebook.com/krahina.orikum

Njoftim per shitje toke :

Shes tok me ceftikat pronesie.1500 metra katrorr.
Toka ndodhet ne Dukat fush.
Per cdo informacjon na telefononi

0694844693

Okazion-Shitet toke ne Dukat Fushe, 1500 m2. Ja cmimi total ! (foto) Read More »

Djalit nga Orikumi i hodhen dinamit ne det. Prokuroria zvarrit ceshtjen, zgjohet kur i shkon STOP-i.

Ilia Hametaj tregon në emisionin “Stop” se më 24 Korrik 2017 ka qenë duke u zhytur në Orikum, ndërsa është lënduar nga një shpërthim me dinamit, nga një mjet lundrues që peshkonte.

Dy personat në gomone e kanë nxjerrë në breg dhe e kanë lënë aty pa ndihmë mjekësore. Të tjerë qytetarë të rastësishëm e kanë çuar Ilian në Qendrën Shëndetësore të Orikumit, ku ka marrë ndihmën e parë nga mjeku Enrik Haxhiraj, për vështirësi në frymëmarrje dhe hemoragji nga veshi.

Pas kësaj traume, Ilia ka bërë kallëzim në prokurorinë e Vlorës, duke pretenduar se i njeh autorët e shpërthimit me dinamit.

Por prej 7 muajsh prokuroria jo vetëm nuk ka bërë asnjë veprim, por as nuk ka dhënë informacion për rastin.

Emisionin “Stop” kërkoi shpjegim për këtë zvarritje të procesit, por prokurorja Eranda Lazaj nuk flet për çështjet në hetim.

Habia është se pas gjumit 7-mujor, zonja Lazaj u zgjua të nesërmen dhe thirri kallëzuesin për të identifikuar autorët e ngjarjes.

Në datë 24 Korrik unë kam qenë me djalin që nga ora 09:00 në zhytje. Djali rrinte lartë, unë isha zhytyr poshtë. Në momentin që kam qenë poshtë kam parë që erdhi një mjet dhe tentova të ngjitesha lartë. Dëgjova një zhurmë të vogël, ktheva kokën e pashë që ishte dinamit. Procesi i parë që bëra ishte të kthehesha dhe të mblidhesha.

Në atë moment pëlciti kapsolla aty, u mblodha dhe kapa fortë rogatorin. Pas asaj plasi komplet dinamiti. U paralizova, nuk pashë më asgjë! Tentova të ngrihesha, por nuk ngrihesha dot. Mezi kam hequr bomblën nga trupi, pastaj u ngrita lartë.

Pashë dy persona që ishin në gomone lart, njërin nga ata e njoha direkt. Ata ishin personat që hodhën dinamitin se aty nuk kishte njeri. Lart ishte djali im, po e shikoja se nuk dëgjoja nga veshi, po e shikoja që bënte me shenjë dhe bërtiste. Pashë dy personat, ia bëra me dorë, nuk veproi në moment, u hutuan.

Më hodhi dorën, më kapi në gomone, nuk ngrihesha dot se nuk kisha fuqi. Më kanë hedhur mbi gomone, më morën, më çuan në anë e më lanë atje. Vuri maskën për të mos e njohur, por unë e njihja edhe më përpara. Më lanë në zhavorr, kur djali po bërtiste.

Mezi kam hequr kostumin, jam ngjitur lartë dhe më kanë ndihmuar dy persona që kam ardhur në ambulancën e Orikumit.”

Gazetari i emisionit “Stop” komunikoi me Enrik Haxhirajn, mjeku që i dha ndihmën e parë Ilias, i cili tha se ky i fundit kishte mbërritur në ambulancën e Orikumit në gjendje të rëndë.

Personi është shtruar një herë tek ne. Ka qenë në gjendje koshiente, por kishte dhimbje dhe vështirësi të shumta në frymëmarrje. Gjendja ishte jo shumë e mirë, pasi nga njëri vesh kishte hemorragji. Kemi vepruar duke bërë ambulatorin për të lehtësuar frymëmarrjen dhe me ambulancë është transportuar për në Spitalin Rajonal të Vlorës”.

Denoncuesi rrëfen se e kallëzoi çështjen në prokurori dhe pas 3 muajsh u takua me personat që kanë hedhur dinamitin, por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Gazetari i emisionit “Stop” iu drejtua Prokurorisë së Vlorës për të komunikuar me prokuroren e çështjes.

Gazetari – Kërkojmë një çik këtë prokuroren Eranda Laze.

Roja i Prokurorisë – Ja, ta marr në telefon. Kush e kërkon?

Gazetari – Olsi Çala, “Stop”, Klan.

Roja i Prokurorisë – Se tha ”Për ça më do?” Të bëjë një shkresë ai se për ça më do dhe ta bjerë lart. Do bësh një shkresë me shkrim …

Gazetari – Për sa i shkon shkresa asaj? I shkon tani sa ta dorëzoj?

Roja i Prokurorisë – Do vejë … do ta çojmë, po. Ti do kërkosh të futesh si person?

Gazetari – Unë, si person.

Roja i Prokurorisë – Nuk jep intervista për çështje, që janë…është në hetim.

Gazetari – Çështja?

Roja i Prokurorisë – Po!

Gazetari – Po këtij zotërisë do i kthejë një përgjigje? Se i ka çuar një shkresë që në Dhjetor?

Roja i Prokurorisë – Është në hetim.

Ilia Hametaj tregon se pas interesimit të emisionit “Stop” pranë Prokurorisë Vlorë, e ka telefonuar prokurorja e çështjes, Eranda Laze dhe i ka thënë që të shkonte të nesërmen, pasi do të bëhej identifikimi i personave.

Pas ballafaqimit në prokurori, denoncuesi tregoi se çfarë kishte ndodhur.

Ilia Hametaj – Na morën në pyetje, vajta atje, u përgjigja, i thashë është filan person…

Gazetari – Prokurorja bëri ballafaqim midis teje dhe personit?

Ilia Hametaj- Po, bëri ballafaqim midis meje dhe personit. Më thërritën dhe djalin, njofën atë personin tjetër, se unë s’mund të fusja njeri tjetër për tjetër, që është ky apo s’është ky? I thashë, është ky! Edhe djali e identifikoi atë person direkt, tha djali: “Ky është filan person”, për të dytin.

Gazetari – Djali bëri ballafaqimin se ishte dëshmitar aty. Si është procedura? Do të vazhdojë hetimi?

Ilia Hametaj – Po, hetimi po vazhdon tani.

Pra, çuditërisht pas interesimit të emisionit “Stop”, prokurorja u kujtua të vijojë çështjen pas 7 muajsh që ishte lënë pezull./ tvklan. al

Djalit nga Orikumi i hodhen dinamit ne det. Prokuroria zvarrit ceshtjen, zgjohet kur i shkon STOP-i. Read More »

Permbledhje satirike nga Sinan Peculaj dhe Arben Rodakaj ! C’te kane bere o rrenjedale, qe je thartuar si dhalle !

Permbledhje satirike nga Sinan Peculaj dhe Arben Rodakaj !

Arben Rodakaj

Njezete e kater vjet kaluan
Ne bashki dukatas qendruan

Po skane bere asnje gje.
Per popullin qe ne pune i ve

Vetem per vete mendojne
Xhepin e tyre mos ta harxhojne

Se kane probleme shume
Pa nje gote s’vene ne pune

Po nuk pate dhe para
Ik e pirdhu maskara

Miq ata kane plot
Dhe per ty ska vend bosh

Mendohu shume here
Po trokite tek ajo dere

Sjam poet as shkrimtar
Hape lojen ti Sinan
Po do them dhe nje gje
Se gjumi mua sme ze

Ti leme te qet ,e rehat
Se nuk vene ne shtepi per dark

Se kane shume pune
Ne bashki do flene gjume

Se per njerzit po mendojne
Cfar tu marrin, ti gjunjzojne

Sinan Peculaj 

eeee more zoti arben
une i varfri c’te te them

ate pune e mori lumi
nga kashta po del tymi

kush punon nate e dite
per te ushqyer femijte

kush pret me duar ne xhep
mendon se leket vijne vete

se te gjithe jemi shqiptare
duam benz ,e vend te pare

sduam ,pune e lek me gjak
ata qe zgjodhem kane hak

se vete i kemi mesuar
ata kurre skane per te vuar

ua cojme leket ne shtepi
u djegshin e u befshin hi

po su zgjua ky milet
do na lene dhe pa brek

Arben Rodakaj 

Breket un do ua jap
Jo te miat por te tim at
Se eshte dhe ne pension
Mbajn dhe pordhet qe leshon

Por ka gjene e mire
Qe i ben per bashkine
Se ate meritojne
Dersa nendjen te ndryshojne

Sinan Peculaj

jo arben ,se jane te mire
ca do vene e sa do vine
po nje gje eshte e sakt
qe i kemi te dukat

jo ,gjaku nuk behet uje
nuk jane per te qare me kuje
me tragjas e me radhime
e kemi te mire bashkine

ky sistem ,eshte per te qare
qe vlore e ne tirane
se te gjithe duan te hane
vetem korrupsion i gjalle

c’te beje ,bashki e shkret
kur ,qeverria ,per ibret
se kete e kemi hall
ndryshim ,me dhembe e dhemballe

shqiperia ,eshte bere ndryshk
si lule vjeshte u vyshk
s’na ndihmon ,me as krishti
se u prish,peshku nga bishti

Arben Rodakaj 

te dukat jemi te gith…
se asnje nuk esht evgjit..
por evgjiter jane ata ….
qe bashkia brenda ka….
ne boll i respektuam…
ne karrige vet i cuam …
ne gjakun po hollojme..
qe ata ti respektojme…
gjaku i tyre eshte bere dhjam…
jo nga vlora e tiran…
por nga ato qe ben ata ..
kapin peshkun ne llogora

Sinan Peculaj

c’te kane bere o rrenjedale
qe je thartuar si dhalle
kush studion e eshte me shkolle
populli ne karrige i con

jane te gjalle,edhe gabojne
po me pushk sdo i qellojme
nqs se punojne me shpirt
ndonje gje do dale ne drit

sic ndodh neper bot
ca me mik e ca me force
kjo bot keshtu u ndertua
kush gezoi ,kush u hidhrua

te miren te gjithe e duam
jemi shqiptar ,sjemi te huaj
duam zonen ta shome lule
jo arishta me fasule

kush punon ,me djerse e gjak
kush mishit i ve kapak
kush te do te te shohi ne hell
kush ne lokal me nje gode ver

do besuar ,nganjehere
dhe pse m……..t i vjen ere
ca erdhen e ca vane
kur u ndane ,keto na rane

Permbledhje satirike nga Sinan Peculaj dhe Arben Rodakaj ! C’te kane bere o rrenjedale, qe je thartuar si dhalle ! Read More »

Lavdosh Ferruni shpall ‘Republiken e Dukatit’. Dukati me siperfaqe 313 km katror…!

Termi Republika e Dukatit u përdor në media duke marrë shkas nga ngjarja e disa vjetëve më parë (19 qershor 2010), kur banorët e Dukatit u mblodhën në Kuvendin e Dukatit dhe i kërkuan shtetit t’u njihte kufijtë e fshatit dhe t’u njihte de jure të drejtën e pronës mbi territorin e trashëguar prej shekujsh.

Kërkesat e tyre u shoqëruan edhe me përplasje të forta me organet shtetërore. Termi republikë u përdor në mënyrë alegorike, por po të rrish e të mendosh, një territor si krahina e Dukatit me një sipërfaqe prej 313 km2, sa 1/89, që këndon me krenari “Dukat gjysma e Misirit (Egjiptit)”, dhe që laget nga 2 dete, fat të cilin e kanë vetëm 54 fshatra në gjithë botën; që është zotërues i territorit të të vetmit gadishull të vendit; që me fqinjët ndahet në horizontin e maleve të lartë; një Dukat që ka dhe peshkun, edhe qengjin dhe 42.2% e gjithë specieve të floristikës shqiptare në territorin e vet; një Dukat që ka potencialin më të madh të turizmit elitar në vend dhe një Dukat me një histori jashtëzakonisht të pasur më shumë se 2000-vjeçare, në rrethana të caktuara mund të kishte qenë dhe republikë.

Në një shkrim të prof. Ago Nezhës, Dukatit i shkon bukur krahasimi me San Marinon. Fakt është që krahina e Dukatit ka qenë një entitet i madh, historikisht i vetëqeverisur nga pleqësia dhe nga komuna e Dukatit, ndaj do t’i shkonte më mirë të ishte bashki. Shqipëria ka 3000 fshatra. Është e sigurt se nuk ka një fshat tjetër në Shqipëri që të jetë vizituar apo kaluar mes përmes tij nga thuajse çdo shqiptar i rritur dhe nga përqindja absolutisht më e madhe e turistëve të huaj.

Një tjetër e veçantë kjo që nuk mund të neglizhohet. “Funksionalitetet” ekonomike, sociale, zhvillimore dhe kulturore, që janë parime baze të reformës territoriale dhe riorganizimit administrativ te vendit, në krahinën e Dukatit janë sot më të plota se në çdo kohë, po të kemi parasysh fuqinë e shtuar të industrisë së turizmit, që rritet me ritme të shpejta, e cila harmonizohet në mënyrë perfekte me sektorët tradicionalë të ekonomisë, kryesisht me sektorin blegtoral. Kështu, “zona funksionale” qëndron në parametrat më të mirë.

Frika e justifikuar e banorëve të krahinës së Dukatit është pikërisht se aneksimi i Bashkisë së Orikumit nga Bashkia e Vlorës, mund të shkatërrojë “zonën funksionale” në Bashkinë Orikum. Funksionalitetin e një zone, Orikumi e ka të plotë dhe në përmirësim. Edhe anën sociale, që gjithashtu në këtë territor vazhdon të jetë me tipare të qëndrueshme, falë dhe identiteti të spikatur.

Ky socializim dhe identitet ekzistues, bën që vendimmarrja në Bashkinë e Orikumit të karakterizohet nga një vetëkontroll i fortë. Në rastin e aneksimit nga Bashkia e Vlorës, humbet vetëkontrolli i komunitetit për shkak të minorancës në vendimmarrje. Nga ana tjetër, tërheqja e shkallës së lartë të funksionalitetit në krahinën e Dukatit do të joshë kontingjente spekulativë, që nuk kanë lidhje me krahinën, por që kanë lehtësi në vendimmarrje nga jashtë zonës funksionale, pra në Bashkinë e Vlorës.

Fakti që e gjithë krahina e Dukatit është një ekosistem i mbrojtur natyror e bën zhvendosjen e vendimmarrjes në ndikim negativ për komunitetin, që historikisht ka jetuar në këtë territor. Kujtojmë këtu, psh. vendimmarrjen për ndërtimin e parkut në kurorën e maleve të krahinës së Dukatit, e cila injoroi trashëgiminë shekullore mbi territorin e vendësve, gjë që çoi në një reagim, me të drejtë të ashpër.

Lavdosh Ferruni shpall ‘Republiken e Dukatit’. Dukati me siperfaqe 313 km katror…! Read More »

Si do zhvillohet Orikumi? Habit Profesor Aleko Miho me studimin e tij.

Turizmi që duam – mbresa nga Orikumi

Aleko Miho, biolog / Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës

Turizimi është një çështje tepër e përfolur në gjithë këtë periudhë tranzicioni, i quajtur shpesh si një nga shtyllat më të forta të ekonomisë, si shpresë për të nxjerrë vendin nga prapambetja e trashëguar. Natyrisht, në gjithë këto vite ky sektor ka pësuar ndryshime të dukshme në përmasa dhe infrastrukturë, më e theksuar kjo në zonën bregdetare, nga Velipoja në Ksamil. Kjo tregon qartë se turizmi veror bregdetar mbetet sundues.

Mendoj se turizmi historik-kulturor ka pësuar një farë rritje, aty këtu edhe turizmi fetar, kurse turizmi dimëror ende më pak, kjo për mungesë infrastrukture rrugore dhe shërbimesh në zonat tona malore, por edhe për mungesë tradite turistike në vend. Ky është një dallim thelbësor me turizmin në vendet e tjera të rajonit, në të cilat shërbimet janë pak a shumë më të balancuara gjatë vitit, më të larmishme, ku përveç drejtimeve të mësipërme përfshihet edhe turizmi rural, ai i peizazhit, agroturizmi, ekoturizmi etj.

Është e vërtetë se të huajt e pëlqejnë Shqipërinë, bukuritë tona natyrore, peizazhin, historinë, traditën, folklorin, përfshirë dhe kuzhinën, por kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të njohim të metat tona dhe të mos rreshtim përpjekjet që ato të ndreqen dhe vendosen në lartësinë e duhur. Pavarësisht nga arritjet, unë mendoj se mbetet ende për të bërë, për ta ngritur turizmin në nivelin që e kërkon koha.

Kjo varet nga zgjidhja e mangësive të trashëguara. Unë këtu do të trajtoj tri prej tyre, të cilat i konsideroj si themelore për jetën tonë në përgjithësi dhe për standardet e turizmit të qëndrueshëm në veçanti. Këto janë: uji i pijshëm, ujërat e zeza dhe cilësia e ushqimit. Si shembull do të marr Orikumin, ku shkoj vazhdimisht me pushime, edhe pse këto shqetësime nuk janë vetëm në Orikum, por kanë paralele të shtrira thuajse në gjithë vendin, përfshirë edhe Tiranën.

Orikumi dhe lidhjet e mia me të

Para viteve 1990-të Orikumi ishte një qytezë e vogël me përbërje kryesisht me ushtarakë të Bazës detare të Pashalimanit dhe me punonjës të Uzinës përkatëse. Ai u ngrit si qytet i ri në vitet 1950-të, në kohën e marrëdhënieve shqiptaro-ruse. Që nga ajo kohë zona zhvilloi edhe bujqësinë, kryesisht frutikulturën; shumë produkte të zonës shkonin edhe për eksport. Brezaret me agrume dhe ullinj nga Vlora në Orikum krijonin një peizazh rural bujqësor mahnitës, gërshetuar kjo edhe me detin blu poshtë tyre.

E them me bindje se vreshti në Radhimë mund të ketë qënë ndër më të mirët jo në Shqipëri, por në gjithë rajonin. Edhe para viteve 1990-të kishte një farë turizmi veror, por kuptohet në përmasa tepër modeste. Pas ndryshimit të sistemit, zona pësoi ndryshime rrënjësore, shoqëruar me dëmtime të rënda dhe braktisje të gjithë ndërmarrjeve, përfshirë këtu edhe në vetë Bazën ushtarake. Orikumi është një nga zonat tona bregdetare që pësoi emigrim në masë të madhe të gjithë fuqisë punëtore.

Si i tillë Orikumi vjen sot pas 25 vitesh tranzicion tepër i ndryshuar. Është shtuar shumë me ndërtime si vetë qyteti, dhe përgjatë gjithë bregdetit prej rreth 20 km deri në Vlorë, ku vështirë të gjësh sot një pëllëmbë të pa shfrytëzuar me hotele, restorante dhe shërbime të tjera; të gjitha këto janë në funksion të turizmit veror (kryesisht), dhe atij shëtitës/lëvizës, meqë shumë prej tyre gjenden në rrugën kombëtare që lidh me Rivierën jonike dhe më gjerë. Bujqësia është thuajse e braktisur, brezaret me agrume dhe ullinj, me fiq apo kumblla janë të lëna thuajse në mëshirë të fatit, pa asnjë kujdesje; ndoshta kjo për shkak të largimit të fuqisë punëtore, apo për shkak të përqendrimit të interesit vetëm tek turizmi veror; ndoshta prej shkatërrimit të sistemit të vaditjes, apo ndoshta se historikisht zona në përgjithësi nuk ka shumë traditë në bujqësi.

Blegtoria ka njëfarë rritje, ndoshta prej të traditës dhe nevojës për bulmet e konsum mishi, si do flasim më poshtë për ushqimin. Akuakultura ka pësuar rritje dhe bashkë me peshkimin mbeten, gjithashtu, drejtime të rëndësishme për ekonominë e zonës. Megjithatë, vendasit, Orikumi, por dhe Dukati, Tragjasi dhe Radhima, duhet të kuptojnë se kujdesi në bujqësi ka rëndësi si për sigurimin e produkteve për plotësimin e nevojave vetjake dhe për turistët; por është po aq e rëndësishme ripërtëritja e arkitekturës së peizazhit bujqësor, që zona të jetë sa më tërheqëse dhe çlodhëse për syrin.

Zona ka shumë natyrë, duke filluar nga deti blu me bregdet zallor të kombinuar me atë shkëmbor, me një kurorë kodrinore e malore përreth që lartësohet deri në mbi 2000 m në majën e Çikës; ka ujëra të ëmbla (burime dhe lumenj), të kripura (në detet Adriatik dhe Jon, gjire dhe det të hapur) dhe të njelmëta (lagunë, kënetë), ka gadishull dhe ishull. Kjo bën të ketë një florë dhe faunë të pasur, si nënujore dhe tokësore, me shumë lloje të rralla dhe të kërcënuara, por edhe me rëndësi ekonomike po qe se flasim për bimët aromatike-mjekësore apo për peshqit, dy sektorë këta të zhvilluar në zonë.

Kjo bën që një pjesë e mirë e hapësirës të jetë e mbrojtur, me dy parqe kombëtare, një tokësor, PK i Llogorasë (10.2 km2), dhe një detar, PKD i Karaburun-Sazanit (126 km2). Të dy këta parqe bashkohen nga rezerva natyrore e menaxhuar e Rrëzë-Karaburunit (200 km2); brenda gjithë zonës shtrihen shumë monumente natyrore (bio-, gjeo- dhe hidromonumente). Më shumë për këto vlera lexuesi i interesuar mund t’i gjejë në ekoguidën e botuar prej nesh në faqen e FShN, UT (http://www.fshn.edu.al/home/publikime-shkencore).

Por zona ka edhe shumë vlera arekologjike dhe historike, duke filluar nga rrënojat ende të pa zbuluara mirë të Orikut të lashtë (që datojnë deri në shekullin V p.e.s.), dhe ngjitur me të Baza detare që ka shërbyer si e tillë në gjithë qytetërimet, si në periudhën romake, atë osmane (emri sot Pashaliman), atë të Traktatit të Varshavës, të periudhës kineze, e deri sot në pëbërje të NATO-s. Në rrethina gjenden kisha të vjetra, kala dhe të tjera gjurmë të historisë së lashtë të një populli me tradita luftarake dhe atdhedashëse. Zona dallohet nga një folkor i pasur, me veshje, këngë dhe valle, si dhe nga një mikpritje e veçantë. Të gjitha këto janë pasuri për një turizëm të larmishëm dhe të shtrirë në të katër stinët.

Sipas INSTAT Orikumi ka rreth 11,000 banorë, por unë mendoj se ky numër është shumë më pak gjatë një pjese të mirë të vitit, pasi një pjesë e mirë e banorëve janë emigrantë në Itali, Greqi e gjetkë, ose me punë në Tiranë. Ky numër shumëfishohet në verë dhe – në mos qofsha i gabuar – ndoshta e gjithë zona shkon deri në 30,000 banorë. Shumica janë emigrantë vendas që kthehen në verë për të takuar të afërmit dhe për t’u çmallur me vendlindjen, pse jo edhe për të pushuar pas një viti me siguri të lodhshëm në kurbet; ndonjë nga të rinjtë përfiton nga rasti edhe për të vendosur kurorë; Orikumi në muajin gusht gëlon nga dasmat.

Natyrisht, një pjesë e çlodhjes së emigrantëve është edhe deti pranë. Ata kanë ndrequr shtëpitë e dikurshme duke i bërë ato të përshtatshme për pushimet e verës. Pjesa tjetër e pushuesve, jemi ne që punojmë në Tiranë ose gjetkë dhe mblidhemi në Orikum për pushime, në shtëpitë tona të trashëguara apo të blera rishtas. Pushues të tjerë janë shqiptarë vendas ose nga diaspora, por dhe të huaj që vijnë me qera në Orikum ose në hotelet e ndërtuara enkas përgjatë gjithë bregdetit deri në Vlorë (nga pak ditë deri në 2 javë). Këtë verë kam hasur targa makinash deri edhe nga Polonia dhe Lituania. Orikumi ka edhe një port të vogël jahtesh që sjell gjithashtu turistë vendas apo të huaj. I gjithë ky popullim në stinën e verës është ndoshta pasuria më e madhe ekonomike e kësaj zone.

Gjithë këto vlera të përmendura lart janë aty dhe janë të shfrytëzueshme, por deri sot vetëm pjesërisht, gjatë verës. Nga fundi i korrikut deri në mesin e gushtit, zona është plot jetë, ku është vështirë të lëvizësh me makinë, vështirë për parkim; po shkove me vonesë në plazh, vështirë të gjesh çadër, vështirë të gjesh vend për t’u ulur për të pirë një freskuese, të gjitha dyqanet janë plot me klientë, madje duhet të bësh radhë edhe për të blerë një misër të pjekur anës rrugës!

Pas kësaj periudhe, bashkë me dallëndyshet shtegtojnë edhe pushuesit, dhe rikthehet sërish qetësia për banorët vendas. Pas kësaj periudhe mund të parkosh dhe të ulesh ku të duash. Në 28 nëntor para dy vitesh, kemi darkuar me mish të pjekur, vetë i dytë bashkë me gruan, të vetëm nën një dritë qiriri, në një nga restorantet e Radhimës, shumë të zhurmshme në verë! Ishte shumë romantike, por dhe e trishtë njëkohësisht, po qe se kemi parasysh zhvillimin e qëndrueshëm të zonës!

Unë nuk jam lindur në Orikum, por me të më lidh një periudhë mbi 50 vjeçare. Aty kam mbaruar shkollën 8-vjeçare. Kam punuar si i ri gjatë verës, në praktikë apo në stazh thuajse në gjithë ndërmarrjet e dikurshme, NBU, NB Rinia, Bonifikim, Dolomit, deri dhe në Uzinën ushtarake. Trashëgova nga prindërit një apartament dhe për këtë nuk e kam zëvendësuar Orikumin për pushimet e verës me asnjë vend tjetër.

Mund të rrëfej për lexuesin se si flihet në Orikum nuk flihet gjetkë! Është kënaqësi të zgjohesh në mëngjes nga cicërimat e zhurmshme të dallëndysheve (Hirundo rustica) që në gjithë zonën janë të bollshme. Në Orikum njihem mirë me vendasit dhe ndihem si në vendlindje. Kjo është edhe shtysa për të shkruar këto komente menjëherë pas kthimit nga pushimet, me bindjen se Orikumi meriton më shumë vëmendje, dhe i ka të gjitha mundësitë të jetë një model i turizmit në Shqipëri, gjithëvjetor, në gjithë larminë turistike të mundshme.

 Uji është jetë!

Pa ujë nuk ka jetë! Ky është një postulat i dijes që ne ua mësojmë studentëve të biologjisë qysh herët. Në fiziologjinë bimore i kushtojmë ujit dhe regjimit ujor një kapitull të tërë. As që bëhet fjalë që uji për njeriun ka shumë rëndësi jetike! Kudo ku vendoset njeriu e para gjë që siguron është uji. Në vitet 1990-të, thuajse i gjithë vendi trashëgoi furnizim me ujë të pijshëm të ndërprerë. Nga ana tjetër, menjëherë filloi riparimi i banesave, duke filluar nga banja dhe këndi i gatimit.

Për të siguruar ujë 24 orë secili vendosi në tarracë një fuçi, pak a shumë të madhe, duke filluar nga 500 l e sipër. Me ujin e fuçisë, ne përdoruesit plotësojmë të gjitha nevojat për higjenën personale, larje dhëmbësh, fytyre dhe trupi, larje-shplarje rrobesh, të gjitha larje-shplarjet në këndin e kuzhinës; shumica edhe gatuajmë me atë ujë, dhe kush është ‘hollë’ nga ekonomia e përdor atë edhe për të pirë.

Për ta sjellë në trendin e kohës, këto fuçi u emërtuan depozita ose bolierë të huazuara nga italishtja. Unë këtu do të përdor termin shqip ‘fuçi’ për t’i dhënë më shumë theksin kësaj çështje, dhe kursyer ca gërma në shkrimin tim të gjatë. Një sistem të tillë furnizimi me fuçi bota e qytetëruar e ka braktisur me shekuj si të dëmshëm dhe shpërdorues. Atë e gjejmë sot vetëm në filma ku tregohen vendbanime të Perëndimit të Largët.

Kurse te ne, edhe sot e kësaj dite gjithë ndërtimet në vend bëjnë ç’është e mundur që të vendosin një sistem fuçish për të siguruar ujin, i cili vazhdon të vijë me ndërprerje, kjo duke filluar nga Tirana. Vetëm se në pallatet e reja ka një farë përmirësimi pasi sistemi është i përbashkët për secilin pallat, me një motopompë dhe një sistem fuçish të përbashkëta. Duket se vetëm qyteti i Korçës ka mundur të bëjë ndryshimin, duke siguruar ujë për 24 orë pa fuçi, falë kjo vullnetit të mirë dhe mbështetjes së qeverisjes vendore.

Fuçia me ujë, një herë e vendosur sipër në tarracën e pallatit, pak është më pas nën kujdesin e përdoruesit. Në ca raste fuçia mund të jetë e mbyllur automatikisht, por në shumë raste është jo e mbyllur hermetikisht, duke bërë të rrjedhë ujë mbi tarracë, herë në mënyrë të dukshme dhe herë jo; pra në këtë mënyrë të shpërdorojë ujë kur vjen nga rrjeti i ujësjellësit, por edhe duke u vetëndotur nga atmosfera përreth.

Për ata të kateve të fundit, fuçia në tarracë duhet të ketë një farë lartësie për të pasur presionin e duhur të shtyjë ujin e ngrohtë të fuçive ngrohëse të dusheve që secili prej nesh ka brenda në banjë; kjo bën që për këtë fuçitë në tarracë të vendosen disi më lart se të tjerat, duke krijuar një peizazh tepër të veçantë, origjinal, në tarracat e pallateve tona, edhe aspak tërheqës.

Në varësi të lartësisë, fuçia mund të mbushet vetë nga presioni i rrjetit; por, ka plot raste kur secili duhet të sigurojë një pompë personale për të shtyrë ujin nga poshtë deri në fuçinë e tij sipër në tarracë. Në rastin tonë në Orikum, për ne të katit të parë mundet që fuçia të vetëmbushet sot me presionin e rrjetit. Kurse ata të katit të dytë e më sipër kanë nevojë për ta shtyrë ujin nga rrjeti me ndihmën e një pompe të vogël. Në këtë mënyrë, çdo mëngjes apo pasdite kur vjen uji në Orikum, korit të cicërimave të dallëndysheve të palodhura që ushqejnë të vegjlit në pullazet e pallateve u shtohet edhe kori i çjerrë i motopompave; ka prej banorëve, që për të plotësuar nevojat me ujë gjatë periudhës së mbingarkuar të gushtit, pompat i vendosin në punë edhe kur nuk ka ujë në rrjet, për të thithur drejt fuçive të tyre edhe ato pak kullesa brenda rrjetit të përbashkët.

Edhe pse nuk jam i kësaj fushe, e shpjegova gjithë këtë ‘inxhinieri’ popullore hidroteknike që ne kemi vënë në zbatim, për të treguar se si është zgjidhur dhe mbahet në funksion sigurimi i pandërprerë i ujit të pijshëm në familjet shqiptare apo gjithë shërbimet e tjera. Aq shumë është harxhuar në gjithë vendin në këta vite tranzicion për fuçitë në tarracat e pallateve, pompat dhe gjithë shtojcat përkatëse të tyre, sa po t’i kishim mbledhur bashkë ato lekë do t’i kishim ndërtuar ujësjellësit disa herë në mbarë vendin.

Para viteve 1990-të në Orikum uji vinte tri herë në ditë me sasi relativisht të bollshme. Në atë periudhë as që bëhej fjalë për fuçi në tarracë, pasi nuk ishte e lejuar! Pas viteve 1990-të qyteti u zgjerua shumë me ndërtime, dhe nga sa duket ende është në fuqi sistemi i dikurshëm, vetëm se sjell ujë 2 herë në ditë dhe në një kohë më të kufizuar se dikur për shkak të zgjerimit të ndërtimeve. Sasia e ujit që konsumohet ende nuk matet dhe ende paguhet në mënyrë të përafërt për frymë. Kjo duket se nuk përbën problem për banorët vendas që në të shumtën e vitit nuk janë të shumtë në numër. Por kur konsumi shumëfishohet gjatë muajit gusht, çështja ‘ujë’ bëhet me të vërtetë shqetësim. Atë ditë që nuk na mbushet fuçia ne ndihemi të shqetësuar pasi nga kjo varet plotësimi i nevojave të ditës. Ky shqetësim bartet prej disa vitesh, dhe është gjithnjë në përkeqësim! Po aq shqetësim është edhe gjetja e gjuhës së përbashkët në pallatin ku jetoj në Tiranë në rastet kur ky sistem dëmtohet dhe duhet rregulluar!

E njëjta gjendje është thuajse në gjithë vendin, përfshirë dhe Tiranën. Por Tirana është qytet i madh, tepër i shtrirë, me ndërtime që nuk kanë të sosur edhe sot e kësaj dite, dhe zgjidhja kërkon jo vetëm vullnet të madh, por edhe shumë punë e shumë para. Kurse për Orikumin më thonë se ujësjellësi i ri, i filluar që në qeverinë Berisha, është ndërtuar pjesërisht, dhe është në pritje që investimi të vazhdojë deri në fund. Kujdes!

Kur sisteme të tilla lihen në mes, pa u vënë në punë, ato dëmtohen më shpejt (nga amortizimi, thonë specialistët)! Por, kjo do të thotë që ekzistojnë edhe sot mundësitë në Orikum që të paktën të shtojnë sasinë e ujit në periudhën e konsumit maksimal (gjatë muajit gusht) për të plotësuar më mirë nevojat po me këtë sistem, pavarësisht nga të metat që bart. Natyrisht, me vullnet të mirë dhe përpjekje, Orikumi i ka të gjitha mundësitë të ketë një Ujësjellës të rregullt, hermetik, me furnizim 24 orë, pa fuçi në tarracë.

 Pse sistemi me fuçi në tarracë duhet braktisur një orë e më parë?

Një herë të vendosura në tarracën e pallateve, fuçitë rrinë aty në diell e në shi, dhe ne kujtohemi për to vetëm kur ka ndonjë dëmtim të rëndë. Por krahas shpërdorimit të ujit, nga ana higjenike ky ujë nuk është në cilësinë e duhur. Cilësia brenda e fuçive, pastrimi dhe desinfektimi i tyre bëhet rrallë, ose thuajse asnjëherë. Në një sistem me ndërprerje të ujit me orë të tëra, nuk ka vetëm shpërdorime (rrjedhje jashtë) nga tubacione që mund të jenë të dëmtuara nën tokë; por kur uji mungon, brenda tubacioneve krijohet vakuum i thellë që tërheq brenda ujin nga toka në vatrat e shpuara.

Kur uji vjen sërish në rrjet, kjo ndotje, shpesh e pa dukshme, shkon dhe mblidhet menjëherë brenda fuçive në tarracë. Brenda tyre flora bakteriale ka të gjithë kohën e duhur për t’u shumuar. Këtë gjë e dinë edhe ndërmarrjet e ujësjellësave, dhe e kontrollojnë duke rregulluar sasinë e klorit në ujë. Natyrisht, ne jemi mësuar me këtë sistem, duket se edhe organizmi ynë është imunizuar si i thonë! Vajtëm shumë vjet që e kemi në përdorim, dhe duket se jemi të kënaqur që kemi ujë! Por nga përvoja me të huaj, apo me emigrantë shqiptarë, një nga shqetësimet e verës janë heqjet e barkut! Këtë specialistët e shëndetit publik duhet ta dinë më mirë. Por edhe më të dëmshme janë pasojat e heshtura nga mbetjet e lira të klorit në ujë, apo të ndotësve të tjerë të pa kontrolluar.

Mua më duket se edhe qeveritë vendore kanë rënë rehat me këtë sistem, për sa kohë nuk e shoh në përparsitë e premtimeve ‘lumë’ në fushatat zgjedhore. Megjithatë, dua t’i kujtoj politikës shqiptare dhe vendimmarrjes se në shoqërinë tonë të këtyre viteve janë shtuar shumë sëmundje të frikshme, si ato mendore, alergjitë, dhe të tjera kurrë të dëgjuara më parë, si autismi, alsajmeri etj. Të gjitha këto janë shqetësim i madh dhe barrë e rëndë për individin dhe gjithë shoqërinë. Ndoshta shkaqet janë nga më të ndryshmet, por uji mbetet gjithmonë i lidhur ngushtë me funksionin normal të organizmit tonë …

Këtë muaj Kryemistri Rama disa herë ka ndarë me miqtë në FB shkrime pozitive të gazetarëve të huaj për ‘parajsën turistike shqiptare’! Mirë bën që është krenar për këtë! Të gjithëve na bëhet shumë qejfi kur dëgjojmë fjalë të mira nga të huajt. Dhe është e vërtetë që të huajt kënaqen kur vijnë në Shqipëri, por me bukuritë, me pasurinë kulturore, historike, etnografike etj., por dhe me mikpritjen tonë! Por sikur gazetarit të huaj t’i thuash se ‘sallata që hëngërt në drekë ishte larë me ujë fuçie’, atij do t’i kalojë një drithërimë brenda vetes dhe me mendje do bëjë kryq; them ‘me mendje’ se të huajt tregohen shumë të kujdesshëm të mos lëndojnë mikpritjen që gjejnë mes nesh, të cilën rrallë e gjen gjetkë.

Ujërat e zeza në sipërfaqe nuk pajtohen me turizmin

Kur hyn në Orikum nga dritarja e hapur e makinës ndien një erë të lehtë të pakëndshme me VOC (volatile organic compounds – lëndë organike flutrore), nga e cila menjëherë kuptohet se diku pranë ujërat e zeza dalin në sipërfaqe; kjo erë e keqe të shoqëron gjithmonë gjatë qëndrimit në këtë qytet, madje gjatë natës depërton deri brenda shtëpive kur dritaret janë të hapura. Është po ajo erë e keqe të dashur miq që në Tiranë e ndiejmë sa herë kalojmë mbi Lanë. Kjo erë në Orikum shkaktohet ngaqë ujërat e zeza të qytetit mbeten ende të padisiplinuara. Si thamë më sipër, qyteti është shtuar shumë me ndërtime që vazhdojnë edhe sot; popullsia e qytetit shtohet dukshëm në periudhën e verës, shto këtu edhe temperaturat e larta të stinës, duke rënduar më tepër gjendjen.

Qysh në qeverinë Berisha filloi ndërtimi i kolektorëve për gjithë zonën, duke përfshirë edhe bregdetin e Radhimës. Madje ka përfunduar edhe Impianti i trajtimit. Por edhe ky sistem, ashtu si edhe ujësjellësi, nuk është vënë ende në punë. Kësisoj, ujërat e zeza mblidhen brenda qytetit në kolektorë nëntokësorë, ndoshta të rregullt, dhe në mungesë të një kolektori përfundimtar, ato shkarkohen dukshëm, apo në mënyrë të fshehur në një kanal kullues që ndan qytetin nga ish-këneta e dikurshme.

Ky është një kanal që ‘kullues’ ka vetëm emrin, sepse ka vite që është mbushur me bimësi, por dhe me inerte të tjera të hedhura pa kujdes nga banorët. Megjithatë, ujërat e shkarkuara fillojnë shpërbërjen e ngadaltë në të, vetëpastrohen deri duku nga bimësia, duke lëshuar gjithë erën e pakëndshme në atmosferë, dhe me hir apo pahir gjejnë rrugën për në detin pranë. Kjo bën që të ndikohet negativisht jo vetëm zona e banuar, por edhe uji i detit, me pasoja në cilësinë e përdorimit për larje. Qoftë nga studimet, por edhe me sy të lirë mund të pohoj se cilësia biologjike e ujërave bregdetare ka rënë gjatë kësaj periudhe; eutrofia e tyre është shtuar, ujërat nuk e kanë më atë kthjelltësinë e dikurshme, me pasoja kjo si në shëndetin e njeriut dhe të botës së gjallë nënujore.

Të gjitha së bashku bëjnë që Orikumi të humbasë shumë nga vlerat turistike të lartpërmendura. Po kjo gjendje duket se është edhe në shumë qytete të tjera të vendit. Lumenjtë e Tiranës dhe të Lanës janë kolektorë të hapur të ujërave të zeza, që rrjedhin të lirë në mes të ditës dhe nën hundën e vendimmarrjes në Kryeqytet. Vetëm në pak zona të vendit ka filluar që ujërat të mblidhen dhe përpunohen si në Pogradec, Durrës etj. Kjo është shumë e mundshme edhe për Orikumin, pasi sistemi i grumbullimit dhe Impianti përkatës janë gati. Qeveria vendore duhet të tregojë kujdes sepse qëndrimi jashtë shërbimit është më keq për një impiant! Gjithashtu, duhet pasur parasysh se është e lehtë të ndërtohen impiante të tilla përpunimi, por mirëmbajtja dhe përpunimi në vazhdimësi ka kosto, e cila duhet parashikuar dhe mbështetur gjithmonë.

 

Turizmi kalon nëpërmjet stomakut

Në zonë shumë hyrje të mobiluara mirë jepen me qera, po ashtu dhe shumë hotele ofrojnë dhoma të rehatshme. Janë ndërtuar shumë restorante dhe shërbime të tjera në funksion të pushuesve. Nuk mund të them se jam i pakënaquar nga gjithë ky progres; shërbimi është shumë i mirë, i pastër dhe i shijshëm; por gjithsesi unë mendoj se ende është larg asaj që kërkon turizmi i qëndrueshëm, i mbështetur në traditën, në larminë tonë ushqimore mjaft të pasur, por edhe me çmim sa më të arsyeshëm.

Konkretisht, menuja kryesore që ofrojnë shumë restorante jo vetëm në zonën e Orikumit, por thuajse në gjithë Rivierën jonike dhe më gjerë është: mish i pjekur (qengji apo keci), pulë, peshk, e shartuar kjo menu me receta te marra hua nga kuzhina italiane: rizoto, spageti deri te pica. Kuptohet se këto të fundit janë gatime ‘alla shqiptarçe’; ato janë të shijshme, por vështirë të jenë në nivelin e kuzhinës italiane.

Kjo listë gatimesh mua personalisht më shijon, por e parë lidhur me mundësinë dhe kërkesat e kohës sot, kjo menu është tepër e varfër. Në traditën tonë ne me të vërtetë na pëlqen të hamë mish apo pulë të pjekur, edhe peshk në zgarë, por këto me raste, në një fundjavë, në një festë familjare, në një takim me miqtë dhe në ngjarje të tjera të rëndësishme. Por të ulesh si pushues dhe të konsumosh përditë një ushqim të tillë është jo shumë e pranueshme.

Cila është arsyeja? Në listën e gatimeve thuajse të gjitha këto restorante kanë lënë jashtë gjithë zarzavatet tona: qepën, hudhrën, preshin, bamjen, patëllxhanin, kungullin, domaten, specin, spinaqin, fasulen, thjerrëzën, mashurkën, pataten dhe shumë erëza. Këto dhe vaji i ullirit janë ana e fortë e kuzhinës sonë, ashtu si për gjithë kuzhinën mesdhetare, kombinuar dhe me kuzhinën orientale; kjo kuzhinë është jo vetëm e thjeshtë, por edhe shumë e shëndetshme, të cilën na e kanë zili të gjithë. Ashtu si jemi të pasur me biodiversitet, me histori dhe kulturë, ne jemi të pasur edhe me kuzhinën tonë.

Kujt nuk do t’i pëlqente të gjente në restorant bashkë me mishin e pjekur edhe tasqebapin, çomlekun, byrekun apo lakrorin, musakanë, patëllxhanet, kungujt apo specat e mbushura të furrës, turlinë, eskallopin, frikasenë, pastiçon, rosnicat dhe tavën e kosit etj. etj. Me dhimbje konstatoj se shumë nga kuzhinierët e sotëm kanë harruar të gatuajnë gjellët tona tradicionale! Me bindje them se shumë nga ata nuk njohin se çfarë është taratori, qifqia, lakrori, shapkati apo qullashi, flia etj. Dua t’ju them këtyre kuzhinierëve të shkojnë për vizitë dhe të shohin menunë e restoranteve tek P. Lala në Konjat të Lushnjës, apo tek K. Plaku në Kala të Beratit. Respekte të gjithë këtyre kuzhinierëve që ruajnë dhe pasurojnë traditën!

Me këto komente nuk dua të lëndoj sedrën e shefave të këtyre restoranteve. E di që ndonjëri mund të thotë me krenari: – Ju më këshilloni që unë të kthej lokalin tim elitar në një gjelltore?! – Po mor zotëri, vetë fjala anglosaksone ‘restaurant’ në shqip do të thotë ‘gjelltore’. Dhe një ‘restaurant’ në Francë gatuan gjellë sipas traditës franceze, në Itali sipas traditës italiane, dhe në Shqipëri sipas traditës sonë shqiptare. Ju duhet të kuptoni se një pushues që vjen në zonë për 10 ditë, i duhet të konsumojë 10 x 3 = 30 vakte të paktën; nuk mund që këtë ta bëjë vetëm me mish, pulë të pjekur apo me peshk zgare. Një racion mish i pjekur shkon nga 300 deri në 500 gram. Kjo është shumë për dietën normale të një njeriu; 500 gram janë sasia e mishit që njeriu duhet të konsumojë për një javë. Normalisht vështirë që secili prej nesh të pranojë me kënaqësi të konsumojë mish të pjekur përditë gjatë pushimeve. Dieta e mbështetur vetëm në mish nuk është më e mira për shëndetin. Pastaj po të mendosh për dikë që ka dobësi për botën shtazore, sa keq ndihet kur sheh të varur gjithandej shkrimet: ‘Mish i pjekur në hell’, ‘Pulë në saç’, ‘Peshk në zgarë’, apo kur i sheh nga afër ato kafshë të masakruara.

Por krahas përmbajtjes, ka dhe një arsye madhore që e bën të vështirë ‘tretjen’ e kësaj menuje mbështetur te mishi i pjekur, dhe më shumë akoma tek peshku dhe frutat e detit; ajo është kostoja! Në fakt po u ule vetë i katërt në një lokal të tillë, të ikën 5000 lekshi duke ‘kërcyer’; kjo nuk është shumë për një turist, qoftë edhe për një emigrant vendas që vjen nga perëndimi; ajo mund t’u kushtojë atyre mesatarisht rreth 2-3 orë punë në pagën e tyre, kurse për ne ‘turistët’ vendas një e ngrënë e tillë mund të kërkojë nga 3 ditë dhe më shumë, pa folur më tej për pensionistët, studentë e të tjera shtresa të varfra të shoqërisë tonë. Për hir të së vërtetës, për ne ‘turistët’ vendas pushimet në Rivierën tonë, përfshirë dhe zonën e Orikumit janë të mrekullueshme në shumë aspekte, por edhe shumë ‘të kripura’ përsa i përket kostos.

Turizmi kërkon paketa joshëse fjetje-ushqim

Para disa vitesh, me kolegë të rinj të fakultetit ishim për një javë në një aktivitet në Cavtat, afër Dubrovnikut, Kroaci. Ishte muaji maj dhe hoteli ishte plot me turistë. Në hotel na vendosën një shirit në puls për të na njohur për tipin e dietës që kishim paguar dhe ishim të lirë në ushqim për të gjitha vaktet, përfshirë edhe konsumin tek bari (kafe, pije etj.), si dhe në gjithë veprimtaritë e ndryshme. Këtë e dinë shumë shqiptarë, dhe ka vite që janë të shumtë ata që zgjedhin të shkojnë në vendet fqinje për të kaluar pushimet.

Ka miq që më thonë se është shumë më mirë dhe më lirë në Korfuz se në Sarandë! Ka ardhur koha që edhe hotelet tona të mendojnë për paketa një- apo dy-javore, ku të parashikojnë jo vetëm mbulimin e hotelit, por gjithçka, me të ngrënë e të pirë, me çadrën në plazh, me parkimin, por dhe me vizitat në vendet arkeologjike, historike, vendet piktoreske, dhe ndonjë veprimtari tjetër çlodhëse. Të jesh pushues diku në bregdet sot është shumë stres, që nga blerjet, njohja me pazarin, njohja me këndin e gatimit, larje-shplarjet, po ashtu sorollatjet për vaktet në restorant etj. etj. Një paketë e plotë do rriste prurjet me pushues edhe në një periudhë kohe më të shtrirë të vitit, natyrisht kur ajo është joshëse nga përmbajtja , e organizuar mirë, dhe me çmim të arsyeshëm. Ndër të tjera, këtu ka shumë rëndësi ushqimi i mbështetur në kuzhinën tradicionale.

Po këto paketa duhen ofruar dhe nga familjet vendase që japin shtëpi me qera. Këto nuk janë të pakta sot në Orikum. Ka 5 vjet që në Orikum organizohet panairi për nxitjen e turizmit familjar, ku amvisat sjellin në të gatime tradicionale (https://www.youtube.com/watch?v=H6r2_IzkA7I); njëra gjellë është më e mirë se tjetra! Ja i bënë panairet, po pastaj? Njësia administrative e Orikumit duhet ta nxitë konkretisht turizmin familjar; gratë duhet të përveshin mëngët dhe të vendosin futën për të gatuar gjatë verës për pushuesit që i pranojnë me qera në shtëpitë e tyre. Pra këto familje duhet të ofrojnë paketa të plota fjetje-ushqim, mbështetur në po atë frymë të treguar në panair. Për vitin e gjashtë do t’u këshilloja organizatorëve t’i çojnë këto gra në ekskursion dhe të shohin atë që ofron D. Dragu në Lëpushë të Vermoshit, apo M. Marku në Theth, bashkë me familjet e tyre. Respekte, edhe këtyre dallëndysheve të turizmit familiar, të cilët bëjnë të mundur jo vetëm të flesh në bujtinat e tyre të rehatshme dhe mjaft të pastra, por dhe të gatuajnë sipas traditës, apo të shoqërojnë në ekskursion në zonë. Më besoni së në disa raste të tilla, bashkë me kolegë të tjerë vendas dhe të huaj na ka shijuar çdo gjë më shumë se mishi i pjekur në hell! Dhe e gjitha me një çmim shumë më të arsyeshëm se ato që ofrojnë sot banorët vendas, si dhe hotelet apo restorantet në bregdetin tonë!

 Këshillime për vendimmarrjen dhe pushtetin

Shkruajta gjatë vetëm sepse nuk kisha kohë për të shkruar shkurt, ka thënë një shkencëtar francez i shekullit XVII. Unë nuk pretendoj aspak të jem në lartësinë e Paskalit të dëgjuar, por i trajtova gjatë çështjet më sipër, pasi shkurt ato fshihen, nuk dalin qartë! E vërteta fshihet dhe ne vazhojmë të ecim me mangësitë tona duke i bartur ato heshtur në vite. Shpesh shoh të kujdesemi më shumë për ‘dekorin’ në jetën tonë dhe jo shumë të përballemi me nevojat tona jetike, siç është uji dhe ushqimi. Të kuptohemi, edhe ‘dekori’ ka rëndësinë e vet; kur është i bukur, ai është çlodhës dhe tërheqës edhe për turizmin. Por gjithmonë përparësi duhet të ketë zgjidhja e kërkesave të tilla jetike. Kjo kërkon më shumë vullnet, më shumë mirëkuptim mes palëve të interesuara, më shumë përpjekje fizike, dhe natyrisht më shumë mbështetje ekonomike. Orikumi i ka të gjitha mundësitë t’i përmbushë ato.

Si do zhvillohet Orikumi? Habit Profesor Aleko Miho me studimin e tij. Read More »

Publikohet poezia satirike qe tronditi Bashkine Orikum ne vitin 2012 !

Keto vargje satirike jane shkruar ne vitin 2012 ku pati nje interesim te madh nga banoret per te mesuar buxhetin e Bashkise Orikum dhe shperndarjen e tij sipas fshatrave, por interesimit per transparencen e buxhetit Bashkia e asaj kohe nuk ju pergjigj ne kohe. Pas shume kembenguljesh dhe reagimesh nga grupi ODTR dhe banoret e krahines me ne fund buxheti u be publik.

Satire…

Ky buxheti Bashkise sone !
Se cu be problem i madh !
Ca nuk duan qe ta thone !
Por ka cecua bicak !

Nje kerkese shume zyrtare
Shkon te kryetari madh
Atij nuk ja ndjeu fare !
Por ne nuk e lame me kaq!

Thame buxhetin ta kerkonim
Nga anetaret e keshillit
Plot mesazhe u dergonim
Por me kot i binim fyellit !

Ata sna e varen fare !
Nuk ja varen as banoreve
Nuk ishte kerkese e madhe !
Donim dicka njerezore !

Vetem nje na begenisi !
Berdo Jaho i keshillit !
As ai ne fakt sna zgjidhi
Por na tha, ‘I bini fyellit’

Qe te na thoshte buxhetin
Vinte kushte shume te forta
Une do jua them buxhetin !
Por me thoni kush eshte ‘KOKA’

Kjo merziti grupin tone !
Se ne kemi nje vendim !
Do punojme per kete zone !
Duke ngelur anonim !

Duke bere kete debat !
Ne bisede nderhyn nje djal !
I guximshem dhe i afte
Djale i shkathet si nje ngjal

Eshte djali i Kullure !
Djali kuvendit te madh !
Ai qe kurre nuk trembet
Djal i mire dhe shume i rrall

Kete her e kish gabim
Me popullin duhesh bashkuar
Dhe pse jemi anonim !
Vec qellimi do shikuar !

Interesi qe i madh !
E mesazhet po vershonin
Kerkesat shkonin me lart
Te Bashkia po qellonin !

Me sa duket kjo levizje
Se ce trembi kryetarin !
Ndaj ashtu neper ca dridhje
Zevendesin nxori te parin !

Pas kaq ditesh me perpjekje !
Dashamiri na nderon !
Buxhetin ne do ta shpallim
Deklaron ne murin tone !

Kjo ne na gezoi shume
Bashkine e falenderojme
Cdo gje do kish vajt per lume
Pa nenkryetarin tone !

Thone qe eshte njeri i mire
Keshtu duam qe ta kemi !
Keshtu duam gjithe Bashkine !
Bashke punet mire ti kemi !

Sot ne e kemi buxhetin !
Leket tona si jane ndare !
Ka qe nuk e prishin qejfin
Por ka dhe koke menjane

Dikush thote vetem Dukati
Nga buxheti perfiton
Radhima edhe Tragjasi
Pse nuk marrin asnje fond ?

Ka qe thone per Orikumin
Ata jane njerez te ardhur
Ka qe nuk e vrasin trurin
Ka edhe qe shajne Dukatin

Per ne nje gje ka rendesi !
Qe jemi te gjithe bashke
Po vazhduam si tani !
Do te ecim vetem lart !

Ne do qellojme cdo kend
Qe nuk ben gjera te mira
Cdo shoqat e cdo kuvend !
Komuna edhe Bashkira !

Do bertasim e do flasim !
Sa te degjoje njerezia !
Cdo te lige do ta zbapsim !
Deri sa te vije e mira !

Me ne nuk ka paqe kurre
Ne jemi krahina jone
Kemi dhene fjalen si burre
Kemi dhene besen tone !

Do sulmojme pa asnje spond
Ata qe na kane drejtuar
Sihat Fist e Sheme Kond
Dhe Beqirin e uruar !

Kanan Brahon gjithashtu
Edhe pse ka bere shume pune
Te gjitha do thuhen ketu
Kush je ti e kush jam une !

Gezimin e kontrollojme !
Ne cdo ore ne cdo moment
Ne kemi agjentet tane !
Kete e themi me gjithe ment !

Nga banoret e gjithe zones !
Kemi vetem nje kerkes
Ne jemi si puna prones !
Na mbroni me shume kujdes !

Kur ju kemi juve prane !
Dhe kemi shume mbeshtetje
Asgje dot nuk na ndal !
Cdo gje behet me e lehte !

Ndaj ju duam te bashkuar !
Qe te bejme gjera te mira
Vendin tone per ta ndihmuar !
Qofte dhe per vogelsira !

Kush me ne do te bashkohet !
Edhe na jep vleresim
Mjafton qe te betohet !
Dhe te beje nje pelqim (LIKE)

Por edhe ndonje koment
Ne na jep zemer shume
Kur ato jane me vend !
Na hyne shume ne pune !

:–)

Publikohet poezia satirike qe tronditi Bashkine Orikum ne vitin 2012 ! Read More »

Aleks Leka, dëshmori i Dukatit që rrahu dhe çarmatosi tre italianë ne Qafën e Gërxhinës ! (Historia e krahinës)

Aleks Leonidha Leka lindi ne Dukat ne nje familje me ndjenja atdhetare. Nuk mund te vazhdonte me tej shkollen vec fillores ne fshat. Kishte qejf te behej blektor e sidomos te vinte me dhi.
E priti me zemerim pushtimin fashist te 7 Prillit 1939. Kishte shume urrejtje per pushtuesit.

Aktivizohet ne ceten territorialete fshatit qysh me krijimin e saj me 1943. Duhej te largohej nga fshati sepse ndiqej ngaqe kishte rrahur e carmatosur tre italiane ne Qafen e Gerxhines sepse dhite e tij kishin pluhurosur zoterinjte pushtues.

U lidh me nje partizan nga Elbasani dhe kaloi ne Cermenikë e u rreshtua partizan ne brigaden e VI-te. Ne nje prleshje me nazistet gjermane ne Ohër te Maqedonisë vritet ne Qershor 1944.

Njoftimin e vrasjes me nje leter e dergon ne Dukat komandanti i Brigades se VI, Fehti Smokthina. Prinderit e Aleksit, xha Leonidha dhe nënë Mara edhe pse pleq qëndruan të fortë si gjithë prindërit e dëshmorëve të tjerë por u helmuan shumë për vrasjen e Aleksit.

Kur Aleksi doli partizan, e shoqja sapo kishte lindur një fëmijë dhe ia kishin vënë emrin Lefter. Me kujdesin e veçantë të gjyshërve dhe të xhaxhallarevë Lefteri u rrit, mbaroi edhe shkollën e mesme industriale pa shkëputje nga puna në degën mekanike.U martua, dhe bëri dy fëmije por aksidentalisht më 1981 u vra me eskavator dhe vdiq.

Aleks Leka u shpall dëshmor me vendimin nr 97 datë 22.09.1972.

Aleks Leka, dëshmori i Dukatit që rrahu dhe çarmatosi tre italianë ne Qafën e Gërxhinës ! (Historia e krahinës) Read More »