Orikuminews

6 Prill 1939, si u dha kushtrim ne Radhime dhe gjithe burrat e fshatit u mblodhen ne Dukat te Hani i Abaz Geges dhe . . . !

LUFTA E DYTË BOTËRORE
RADHIMA, TOTALISHT ME LËVIZJEN ANTIFASHISTE
6 Prill 1939!
Kushtrim në Radhimë! Pothuajse të gjithë burrat e fshatit drejt Fushë
Dukatit; tek hani i Abaz Gegës. Për pak kohë numri arriti mbi 400 vetë nga
krahina jonë. Të shqetësuar kërkonin armë përpara komandës së
xhandarmërisë. Fjalët qarkullonin se mbreti kishte ikur nga Shqipëria;
italianët përsëri në Vlorë, prapë l uftë…
7 Prill 1939! Në Radhimë një zhurmë mbytëse po dëgjohej, e cila sa vinte e
shtohej. Kur dita zbardhi ushtarët italianë kishin zbarkuar në Skelë e në plazh
të Vjetër. Pa mbushur 20 vjet, përsëri ata në Vlorë. Por do ta mbrojmë
qytetin, s’ka vend për të huajt këtu!…
Ne Radhime plot fshatarë dolën në hundë të Erizit, nga ku dukej gjithçka
si në pëllëmbë të dorës; të tjerë që me natë, ishin nisur në këmbë drejt
Vlorës. Edhe rrugës takuan plot krahinorë; në Skelë, plazh te vjeter; të tjerë
burra nga kazaja dhe qyteti i prisnin, ndermjet te cileve me a rme ne dore
edhe Beqir Shuaipi. Poor, pothuajse asgjë. Në heshtje ata panë mjetet e
motorizuara se si mbushën skelën; avionët që nxinin mbi kokë, etj. Nuk
kishin ç’të bënin; disa pushkë ne Skele, ne plazh te vjeter e pastaj ne pritje te
nje urdheri tjeter ne Qafe te Topit dhe asgjë më tepër. Mbreti ishte larguar;
populli i pa armatosur… Ata kokë ulur shtërngonin grushtat, shanin nëpër
dhëmbë e asgjë më tepër…*
Pushtuesit zaptuan gjithçka, morën kontrollin kudo. Jua lamë vetë… Në
Çipe, Ramec, Moçale, Jonufër, Ravenë, Llogora, etj reparte ushtarake.

Në rrëzë të Ramecit dhe në rreth të Mullirit, dy depo municioni, ndër më të
mëdhatë në Shqipëri. E kudo kontroll, ndalim kalimi, mungesë lirije, mungesë
frymëmarrje. Mbas pushtimit të Shqipërisë, nëpërmjet tokës tonë, Italia
su lmoi Greqinë fqinje. Gjatë kësaj kohe më 1940 në Radhimë erdhi vetë kreu
i fa shizmit italian Benitto Mussolini për të vizituar të pla gosurit, të cilët
përkohësisht ishin dislokuar në Virua. Këtë luftë italianët e humbën si rezultat
i rez istencës heroike të popullit grek, të mbështetur edhe nga aleatët. Për t’u
përmendur është ngjarja e ndodhur me 14 Mars 1941, kur anija spitaliere
italiane e quajtur “PO”, qëndronte në spirancë përballë brigjeve të Radhimës.
Këtë datë në mbasdite në pritje për të tërhequr të pla gosurit që vinin nga
fronti grek ajo u su lmua nga avionë bom bardues anglezë, duke u fundosur
afërsisht një milje nga bregu. Nga 597 persona (të plagosur, ekuipazh dhe
personel që ndodheshin në bord) u mb ytën 23, ndër të cilët edhe tre
infermiere. Të tjerët dolën me not dhe me mjete shpëtimi në vendin e quajtur
Çipe, ku një ndër tá ishte edhe vajza e Mussolinit, Edda Ciano, që shërbente
si infermiere në këtë anije.*

Nga Neki Lameborshi

6 Prill 1939, si u dha kushtrim ne Radhime dhe gjithe burrat e fshatit u mblodhen ne Dukat te Hani i Abaz Geges dhe . . . ! Read More »

Sekretet qe fshihen pas ‘Fshatit Turistik Llogora’ !

Të shkosh në plazhet e gjirit të Vlorës nga Uji i ftohtë e deri në Orikum dhe të mos lësh një pjesë nga koha jote për në Llogara, mos thuaj  që isha në Vlorë. Një vakt në Llogara, mëngjes apo drekë, është një kënaqësi mbresëlënëse. Ushqimet blegtorale bio këtu janë fantastike, ose, ndoshta  kështu të duket mes freskisë së pishave, që nga mishi i pjekur në hell, nga djathi, gjiza, salca e lëkurës e deri te arapashi, gatim tradicional i zonës me të përbrendshmet e qengjit, miell  misri dhe gjalpë.

Kënaqësia tjetër më e madhe, është rruga që mbi Dukat e deri në qafë sipër, ku duket Riviera, fshatrat e Himarës, Korfuzi dhe brigjet e Jonit.

E shijon këtë mrekulli me makinë, natyrisht duke ecur ngadalë, por edhe duke zbritur here pas here nga makina për të marrë një dorë çaj apo rigon mali, apo për të soditur pishat, që për shkak të erës, i ngjajnë një flamuri të shpalosur, dhe bash për këtë ato quhen pisha flamur.

Në qoftë se je i ngeshëm dhe kurioz mund të hysh thellë në pyll dhe të relaksohesh me pamjet e mrekullueshme dhe bimësinë që gjen atje.

Llogaraja është shfrytëzuar si vend pushimi që në periudhën komuniste. Këtu ishin ndërtuar kampe pushimi për punonjësit dhe për fëmijët.

Tani aty është krijuar një fshat i bukur turistik me hotele, motele, restorante dhe mjedise argëtuese çlodhëse dhe argëtuese. Vegjetacioni i dendur dhe klima e freskët në verë dhe e ashpër në dimër, me mundësi shfrytëzimi për lojëra dimërore, shto këtu edhe rrugën që shkon nga Tirana për në Sarandë e bëjnë këtë vend nga më të vizitueshmit në Shqipëri.

Fshati turistik

 Fshati Turistik Llogora ndodhet në zemër të Parkut Kombëtar Llogora. Ajo ka një sipërfaqe prej 1.2 ha. Në brendësi të saj ndodhen 16 vila druri, hotel 4 katësh me pishinë të brendshme, Beer Club, Tavernë, Restorant, Bar, fushë basketbolli, sallë konferencash dhe dy salla të vogla të cilat mund të përdoren për festa të vogla familjare ose mbledhje.

Në stinën e verës kur temperaturat janë të larta në qytetet e tjera të Shqipërisë, në Llogora temperatura gjatë ditës është 10 gradë Celcius më e ulët, ndërsa gjatë natës arrin 10-12 gradë Celcius. Kjo ju jep një freski gjatë gjithë ditës dhe një gjumë te ëmbël gjatë natës. Ndërsa në periudhën e dimrit Fshati Turistik Llogora mbulohet nga dëbora. Në brendësi të territorit shëtisin të lirë drerë dhe sorkadhe të cilët i bëjnë pushimet në këtë vend akoma më magjike.

Në raste festash, Fshati Turistik Llogora organizon mbrëmje argëtuese me muzike live, darka speciale dhe surpriza te tjera.

Fshati Turistik Llogora ofron mundësi argëtimi për të gjitha moshat, duke filluar që nga pishina, që ndodhet në brendësi të hotelit dhe është funksionale gjatë gjithë vitit, një fushe basketbolli, bilardo, ping-pong, table-soccer, mjetet e nevojshme për trecking (ecje në mal) etj.

Gjithashtu, sipas dëshirës, në dispozicionin të turistëve ka udhërrëfyes që shoqërojnë në zonat më të bukura të parkut kombëtar Llogora si: Pllaja e Jul Cezarit, Pisha Flamur, shpella të zonës, në Dukat etj.

Në Fshatin Turistik Llogora ndodhen tri salla konferencash me kapacitete përkatësisht 160, 30 dhe 20 persona, të cilat mund të përdoren për konferenca, seminare, trajnime, mbledhje biznesi, etj. Këto salla janë të pajisura me të gjitha sistemet bashkëkohore audio dhe vizive.

Llogara-Dukat, Orikum-Karaburun: një zonë, dy ekosisteme

Një nga qendrat më të mëdha në këtë zonë ka qenë dhe është Orikumi, që shtrihet në bregun jugperëndimor të Gjirit me të njëjtin emër, në këmbët e gadishullit të Karaburunit. Qendra arkeologjike ndodhet në një kodër të ulët shkëmbore gëlqerore në fundin e një skele druri që ndan një lagunë të vogël nga gjiri (Pasha-Liman). Një kanal, tani i shndërruar në një kënetë lidhte lagunën me detin. Orikumi ka qenë qytet antik i disa periudhave, që nga ato greke, romake dhe deri në mesjetën e hershme. Sot ai është kthyer në një qytet modern, që merr më shumë rëndësi dhe gjallëri në nerv me vërshimin e turistëve të shumtë vendës dhe të huaj. Orikumi ka akoma mundësi dhe resurse të tjera turistike të pashfrytëzuara. Ende një pjesë e tij, më e bukura, mbahet nga repartet ushtarake në një vijë të gjatë bregdetare.

Por Orikumin nuk duhet ta marrësh të shkëputur nga e gjithë zona për rreth që fillon nga Lugina e Llogarasë deri në Pashaliman (tek Gjiri i Bristanit) duke u kufizuar me Gadishullin e Karaburunit, me luginën e Llogarasë dhe Dukatit fushë duke përfunduar me lagunën e Orikumit. E vendosur midis Parkut Kombëtar Llogara dhe Rezervatit Natyror të Menaxhuar Karaburun kjo zonë shërben si një urë lidhëse midis dy ekosistemeve natyrore, dhe është pjesë e pandarë natyrale e tyre.

Çuditë natyrore të portës së Rivierës Shqiptare

Parku Kombëtar i Llogarasë gjendet në juglindje të qytetit të Orikumit dhe 37 km larg qytetit të Vlorës. Ai përmbledh një sipërfaqe prej 1,010 ha. Ajri i freskët e i shëndetshëm, pamja e mrekullueshme e drurëve halorë,fshati turistik dhe ujët e ftohtë që burojnë nga brendësia e maleve i japin këtij parku vlera turistike e kombëtare. Nga të huaj e vendas cilësohet si një nga vendet më të bukura të Rivierës Shqiptare. Parku i Llogarasë përbëhet nga dru halore, pisha e zezë, bredhi, lisi, mëllenja e butë e robulli. Ështe shpallur monument natyror dhe kulturor në vitin 1966, po në atë vit ka marrë dhe statusin e parkut kombëtar. Prej disa vitesh në park funksionojnë një sërë objektesh turistike si hotele të vegjël, restorante, bare të hapura në natyre, etj., të cilët kënaqin kërkesat e turistëve dhe udhëtarëve.

Sekretet qe fshihen pas ‘Fshatit Turistik Llogora’ ! Read More »

Tri gjëra që nuk duhet të lësh pa parë dhe pa shijuar në Llogara-Orikum !

Tri gjëra që nuk duhet të lësh pa parë dhe pa shijuar në Llogara

Pisha flamur

col3Te kilometri 31 i rrugës Sarandë-Vlorë, në dalje të Parkut, në të djathtë të rrugës kryesore, ndodhet Pisha Flamur, që është shpallur Monument Natyre dhe që është lehtësisht e dallueshme.

Ajo ndodhet në lartësinë 910 m mbi nivelin e detit, ka një moshë mbi 100 vjeçare dhe  mbart vlera unikale, si vepër artistike e erërave të Jugut. Pisha i përket llojit Pinus nigera. Ka formën e flamurit si rezultat i veprimit të erërave të forta të juglindjes. Është e gjatë 20 m, ka perimetër 3.30 m, diametri maksimal 75 cm, ka moshë rreth 100 vjeçare. Ky monument ka vlera shkencore, biologjike, estetike dhe turistike. Disa degë po thahen nga faktorët natyrorë.

Pisha flamur vazhdimisht ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve vendas e të huaj dhe është botuar në guida të ndryshme turistike dhe botime shkencore. Natyrisht këtu nuk mund të rrish pa bërë një foto, me të cilën mund t’u mburresh miqve në Facebook, duke u thënë: “A e shihni ku kam qenë unë”?!

Për të vajtur tek ky monument merret rruga automobilistike Vlorë – Dukat – Llogora deri pra se të dalësh në Qafën e Llogorasë, në të djathtë të rrugës, pasi keni kaluar fshatin turistik. Por edhe po nuk patë Pishën Flamur të evidentuar si të tillë, në Llogara ka plot pisha të tilla, që për shkak të erërave, në një anë janë të zhveshura dhe në anën tjetër kanë  plotë degë, si një flamur i shpalosur.

Kullat e Dervish Aliut në Dukat

Kullat e Dervish Aliut ndodhen në afërsi të fshatit Dukat i Vjetër, 4 km nga rruga nacionale Vlorë-Sarandë. I ndërtuar në fillim të shek. XIX ky kompleks mban emrin e Dervish Aliut, personazh i njohur si organizator i revoltave fshatare kundër reformave të Tanzimatit në Shqipëri gjatë viteve 1847-1848. Banesa është e tipit Kullë, që i ngjan një keshtjellëze të fortifikuar.

Kullat e Dervish Aliut u ndërtua në vitin 1828 nga specialistë janinas, për të siguruar mbrojtjen e fshatit, si dhe për të shërbyer si strehim në kohë të vështira sulmesh a luftërash.

Tri kullat e Dervish Aliut kanë rreth 40 frëngji dhe prej andej mund të luftonin mbi 200 luftëtarë.

Në dhjetor 1977 Kullat e Dervish Aliut u shpallën shtëpi-muze dhe u  morën nën kujdes nga Instituti i Monumenteve të Kulturës. Edhe sot ato gëzojnë statusin e Monumentit të Kulturës, por  fatkeqësisht, me gjithë rikonstruksioneve që i janë bërë, po shkojnë drejt degradimit.

Për të vizituar këtë monument kulture ndiqet rruga që të çon në qendër të Dukatit të Vjetër. Pasi arrihet në qendër të fshatit merr rrugën që të çon në lagjen “Mazo”. Rruga që të çon deri në qendër të fshatit përshkohet nga makina, më tej rreth 1 km ecet në këmbë.

Sipas dëshirave dhe shijeve këtu gjen të gjitha llojet e kuzhinave, që nga ato evropiane, por edhe të krahinave të tjera shqiptare. Por ajo që është e veçantë në artin kulinar të restoranteve të Llogarasë, është kuzhina tradicionale labe, mishi i pjekur në hell, kukurecët, arapashi dhe kosi me arra.

Të shkosh në Llogara dhe të thuash nuk kam ngrënë arapash, më mirë mos trego se ke qenë atje. Arapashi është specialiteti më tipik i kuzhinës së staneve të Labërisë. Bëhet në formë qulli me miell misri, gjalpë dhe të brendshmet e kecit dhe të qengjit. Se çfarë shije dhe sa i këndshëm është, nuk përshkruhet dot. Po të doni, shkoni dhe e shijoni!

Një nga qendrat më të mëdha në këtë zonë ka qenë dhe është Orikumi, që shtrihet në bregun jugperëndimor të Gjirit me të njëjtin emër, në këmbët e gadishullit të Karaburunit. Qendra arkeologjike ndodhet në një kodër të ulët shkëmbore gëlqerore në fundin e një skele druri që ndan një lagunë të vogël nga gjiri (Pasha-Liman). Një kanal, tani i shndërruar në një kënetë lidhte lagunën me detin. Orikumi ka qenë qytet antik i disa periudhave, që nga ato greke, romake dhe deri në mesjetën e hershme. Sot ai është kthyer në një qytet modern, që merr më shumë rëndësi dhe gjallëri në nerv me vërshimin e turistëve të shumtë vendës dhe të huaj. Orikumi ka akoma mundësi dhe resurse të tjera turistike të pashfrytëzuara. Ende një pjesë e tij, më e bukura, mbahet nga repartet ushtarake në një vijë të gjatë bregdetare.

Por Orikumin nuk duhet ta marrësh të shkëputur nga e gjithë zona për rreth që fillon nga Lugina e Llogarasë deri në Pashaliman (tek Gjiri i Bristanit) duke u kufizuar me Gadishullin e Karaburunit, me luginën e Llogarasë dhe Dukatit fushë duke përfunduar me lagunën e Orikumit. E vendosur midis Parkut Kombëtar Llogara dhe Rezervatit Natyror t ë Menaxhuar Karaburun kjo zonë shërben si një urë lidhëse midis dy ekosistemeve natyrore, dhe është pjesë e pandarë natyrale e tyre.

Tri gjëra që nuk duhet të lësh pa parë dhe pa shijuar në Llogara-Orikum ! Read More »

Ja kush jane kufitje zyrtare te Njesie Administrative Orikum ! 

Ja kush jane kufitje zyrtare te Njesie Administrative Orikum ! 

Njesia Administrative Orikum ka nje shtrirje gjeografike me kufij nga Perroi i Vrizit ne fshatin Radhime ku kufizohet me fshatin Kanine (Komuna Qender) deri ne piken 868 m kufizohet me fshatin Lapardha, Mazhar,Gumenice .

Vazhdon drejt ne Majen e Vejave 1182m ku kufizohet me fshatrat Lapardha dhe Gjorm (Komuna Kote) maja e Sqillovikut 1485.6 m deri ne majen e Stogoit 1825 m ku kufizohet me fshatin Gjorm,Lepenice Brataj dhe nga ketu deri ne majen e Paliskes 1701,7 m ,Maja e Bockes 1756 m, deri ne majen e Qores 2018,2m kufizohet me fshatin Terbac.

Nga Gropat e Qores zbret ne drejtim te Qafes se Dhiaporit deri ne rrugen automobilistike Vlore-Himare ku kufizohet me fshatin Palase dhe zbret deri ne detin Jon(kufizohet me fshatin Dhermi). Kufiri nga ketu perfshin gjithe vijen bregdetare Grame-Kepi i Gjuhzes , Pashaliman (Gjiri i Dukatit) dhe mbyllet ne grykederdhjen e perroit te Vrizit (Radhime).

Marre nga faqja zyrtare e Bashkise Orikum .

Ja kush jane kufitje zyrtare te Njesie Administrative Orikum !  Read More »

Shoqata Tragjasi nis kerkesen drejtuar Edi Rames – ‘Kerkojme qe Tragjasi … ‘! Zbardhet letra e plote

Pas projektit të Rilindjes Urbane në mandatin e parë qeverisës, në të dytin ‘Rama 2’ është fokusuar të fshatrat, pra Rilindja Rurale.  Kryeministri pas mbledhjes ditën e parë në Lezhë ka dalë në një konferencë për media ku ka treguar mes të tjerash edhe vendimin për fshatrat.

Kryeministri eshte shprehur se “Një tjetër vendim i rëndësishëm është përcaktimi i një liste, pas një procesi relativisht të gjatë bashkëbisedimi me të gjithë kryetarët e bashkive në rang territori, të 100 fshatrave në territorin e Republikës së Shqipërisë, ku ne do të stimulojmë zhvillimin e integruar rural, për të krijuar modelin e ri të këtij zhvillimi që do të shtrihet edhe në pjesën tjetër të hapësirës rurale.Ky model ka të bëjë me infrastrukturën, ka të bëjë me diversifikimin e ekonomisë, me zhvillimin e kapitalit social, me ndërhyrjet në dobi të trashëgimisë kulturore e me radhë” deklaroi ai,

Rilindja rurale me 100 fshatrat e parë ishte njëri nga vendimet që mori qeveria sot në Lezhë, ndërsa në ditët në vijim do të prezantohet edhe plani për agro-turizmin.

Shoqata atdhetare kulturore Tragjasi i ka derguar nje kerkese zyrtare Kryeministrit Edi Rama me subjekt ‘ Kerkese per perfshirjen e Tragjasit ne 100 fshatrat me status te vecante’.

Ne kerkesen e saj shoqata Tragjasi shtron argumentat e saj perse Tragjasi duhet perzgjedhur ne 100 fshatrat me status te vecante :

1- Tragjasi mund te behet qender historike natyrore

2- Ne burimet e Izvorit te behet nje park rajonal turistik

3-Mund te behen kooperime familjesh bujqesore dhe shtimi i fermave organike ne bujqesi dhe pemtari.

4- Ka kushte te favorshme per zhvillimin e agroturizmit

5-Zhvillimi i blektorise dhe industrise se perpunimit te produkteve

6-Mundesi e mire per ndertimin e vilave dhe fshatrave turistike

7-Kerkohet shtrimi i rrugeve brenda fshatit

Shoqata Tragjasi nis kerkesen drejtuar Edi Rames – ‘Kerkojme qe Tragjasi … ‘! Zbardhet letra e plote Read More »

Radhime-Nga e ka marre fjalen ‘Rameci’ ! Kuptimi i plote i fjales. Nga Neki Lameborshi

Rameci eshte nje pllajë e pjerrët, që përfundon me shkëmbinj të thepisur në Kanulin e bukur në
buzë të detit. Në gjuhën bullgare, ramec do të thotë shpinë, formë të cilën ka
ky vend.

Ndofta qysh në mijë vjeçarin e I-rë, banorët e kanë quajtur shpinë,
kurriz e me ardhjen e pushtuesve, ju fol me të njëjtin emër, por tashmë
bullgarisht…

Gjatë Luftës së I-rë e të II-të Botërore në Ramec ka qenë e
dislokuar një bateri artilerie e pushtuesve. Përmendet në histori si
vendndodhja e depove të municionit nga më të mëdhatë në jug të
Shqipërisë, të cilat u hodhën pjesërisht në erë nga çetat vullnetare Radhimë
e Tragjas dhe plotësisht nga çeta“Plakë”, e ndihmuar edhe nga një grup
çobanësh radhimjotë.

Gjatë këtij aksioni është vrarë Mustafa Bello nga fshati
Vajzë, partizan i çetës “ Plakë”, sot dëshmor i Atdheut

Radhime-Nga e ka marre fjalen ‘Rameci’ ! Kuptimi i plote i fjales. Nga Neki Lameborshi Read More »

Pershendetje Gjergj krye trim i pare. Te perulem tyja qe sot jam shqiptar ! Nga Andrea Vangjeli (Poetet e krahines)

Nga Andrea Vangjeli

Pèrshèndetje Gjergji
Krye trim i par
Tè pèrulem tyja
Qè sot jam Shqiptar

Pèrshèndetje Gjergji
O Gjergj Skènderbeu
Tè pèrulem tyja
Qè sot èsht Atdheu

Tè ofrojè ofiqe
Sulltan i Turqis
Po ti kurr s”ja ktheve
Shpinèn Shqipèris

Pèrshéndetje Gjergji
O Gjergj Kastrioti
Ti nè jet do mbetesh
Simbol patrioti

Pèrshéndetje Gjergji
O trimi mbi kal
Ti pèr 30 vjet
Turkut bère ball

Pèrkrenarja shpata
Sa hije tè kishin
Sa tè shinin turqit
Ju a ngjethje mishin

Pèrshèndetje Gjergji
Mburoj pèr Evropèn
Ata qè sot neve
Po naj bèjn gropèn

Po fama e trimit
Nuk humb me kollaj
Pjedestali yt
Nè çdo cep tè saj

O biri i Krujès
Dhèndèr nè Kanin
Ti je prijsi parè
Pèr gjithè Shqipèrin

Pershendetje Gjergj krye trim i pare. Te perulem tyja qe sot jam shqiptar ! Nga Andrea Vangjeli (Poetet e krahines) Read More »

Nenat tona, krenaria jone – Nga Zhaneta Braho (Poetet e krahines)

Nenat Tona sqime
Shamiun ne koke
Gjithnje te kerrusura
Gjithnje koke poshte!

Eh mor brezi i pare
Sa shume keni vuar
Dhe pse jemi mire
Per ju_ nje sy lotuar

Drute sillje nga mali
Me sepate i prisje
me stiven ne shpine
Dhe drugen e tridhje

Rruges e djersitur
Hecje e lloisje
E leshoje barren
hyje vrap ..ne dere

Tenxherene ne zjarre
Oxhaku i cjerre
Mblidhje nje dore lakra
Ne bacen e mbjelle

Si fluture è lehte
Me è shpejte se era
E beje byrekun
Kundermon nga era

Ishe dere è madhe
Me shoke e me miq
Ne fund te ODES..
te mbylleshin syte!!

Keni hequr shume
Ju te shtrenjtat Nena
Mbrapa na la turku
Sistemi ..i .bè..te tera

Goja juaj mjalte
si nektar” i bletes
iket e s’ i pate
ndryshimet e jetes

Ah sikur te shihje
arritjet e tera
Niper edhe mbesa
Si drita e hena

Ju SKishit diploma
As shkolle te larte
Por ju ishet_. Dija
Nenat mendje arte

Rritete nga nje tufe
Kush pese, e kush gjashte
Krenaria jone
O Zonjat…gojemjalte

Nenat tona, krenaria jone – Nga Zhaneta Braho (Poetet e krahines) Read More »