Orikuminews

Oriku gati per ndeshjen me Butrintin-Olsen Llambro zbardh formacionin dhe detajet e fundit nga Saranda

Pak ore na ndajne nga ndeshja e radhes Butrinti – Oriku e cila luhet ne Sarande ne stadiumin Andon Lapa. Nga informacionet e derguara ne kohe reale nga Olsen Llambro ekipi i Orikut eshte duke drekuar. Ndeshja do te luhet ne oren 14:00 dhe gjyqtari i ndeshjes do jete Ervin Kotomelo (Tirane).

Kjo ndeshje eshte vlersua shume nga te dyja ekpet pasi fitoria e Orikut sot do te ndizte nje drite jeshile per ne kategorine e pare.Nese Oriku do te fitoje ne ndeshjen e sotme do te mberthente vendin e dyte ne renditje duke e garantuar ate.

Megjithate do te priten dhe rezultate e ndeshjeve te tjera si Permeti i parafundit ne klasifikim me 9 pike qe pret Elbasanin kryesues me 31 pike. Nga ana tjeter ne Alushe Noga, Alpetroki i vendit te trete me 27 Pike pret Gramozin e vendit te dhjete me 11 Pike.

Sa i perket statistikave qe na percjell Olsen Llambro duket se Kjo eshte ndeshja e kater qe luhet midis Orikut dhe Butrintit. Ne tre ndeshjet e meparshme rezultatet kane qene dy fitore per Butrintin dhe dhe nje fitore e ka rrembyer Oriku. Golavarazhi i deritanishem eshte 3 me 2 per Butrintin.

Formacioni per ndeshjen kunder Butrintit:

Ekipi i Orikut

Trajner Artan Sakaj
1-Muho (ne porte)
2-Hoxhaj
3-Hoxha
4-Metaj
5-Gjinaj
6-Livanaj
7-Nurce
8-Shehaj
9-Caushi
10-Dhrami
11-Kongjoni

Azizi ka plotesuar numrin e kartonave

Oriku gati per ndeshjen me Butrintin-Olsen Llambro zbardh formacionin dhe detajet e fundit nga Saranda Read More »

Fenomeni qe ndodh ne Orikum. Blejne apartamente dhe behen pronar por nuk . . . !

Nje fenomen qe ka ndikuar dhe ndikon negativisht ne buxhetin e bashkise ka ndodhe dhe ndoshta po vazhdon te ndodh ende ne Orikum. Ne vitin 2015 para se Bashkia Orikum te shkrihej dhe te kalonte nen vartesine e Bashkise Vlore eshte konstatuar se qytetare te ndryshem kane blere apartamente dhe jane bere pronare te tyre por ata nuk kane bere rregjistrimin ne gjendjen civile te Bashkise Orikum e per pasoje nuk kane kryer detyrimin per taksen e baneses per shkak se nuk eshte ditur adresa e tyre.

Kjo ka sjelle si rrjedhoje mos kryerjen e pagesave per taksen e baneses nga pronaret e apartamenteve dhe keto te ardhura te konsiderueshme kane munguar ne Bashkine e Orikumit te pakten para vitit 2015.

Kjo fenomen eshte konstatuar edhe nga Kontrolli i Larte i Shtetit i cili e ka permendur ne raportin e tij kete shkelje duke lene detyra per Bashkine e Orikumt. Kontrolli i Larte i Shtetit ka kerkuar nga Bashkia Orikum te të rakordojë me ZVRPP Vlorë për emrat e qytetarëve,adresat dhe sipërfaqen e banimit të secilit prej pronarëve të banesave, duke bërë edhe verifikimin përkatës.

Fenomeni qe ndodh ne Orikum. Blejne apartamente dhe behen pronar por nuk . . . ! Read More »

Del kaseta me kenget e Grupi te vjeter te Tragjasit. Kenge per luften, heronjte por edhe per Partine dhe Enverin.

Jane nxjerre nga arkiva kenget e Grupit te vjeter te Tragjasit dhe ato tashme mund te gjenden dhe te degjohen ne youtube. Gjithsej jane hedh ne nje kanal ne youtube 12 kenge labe te grupit te vjeter te ketij fshati. Tekstet e ketyre kengeve i kushtohen heronjve deshmoreve, luftes, fshatit por midis tyre gjenden edhe kenge qe i kendohen Partise dhe Enverit.

Kenget i gjeni me poshte:

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Del kaseta me kenget e Grupi te vjeter te Tragjasit. Kenge per luften, heronjte por edhe per Partine dhe Enverin. Read More »

Oriku zbret sot ne fushen e Butrintit per fitore ! A mund ta kape sot vendin e pare ne renditje Oriku ? Ja mundesite.

K.F. Oriku do zbrese sot ne fushe kunder K.F Butrintit ne shtepine e ketij te fundit. Keto jane ndeshjet e javes se 14 qe luhen ne Grupin B te Kategorise se Dyte ku Oriku renditet ne vendin e dyte me 29 pike pas Elbasanit i cili ka grumbulluar 31 pike.

Ndeshja luhet sot, te Dielen ne oren 14:00.

Elsbasani i cili mban vendin e pare ne grup do te luaje sot kunder kunder Permetit i cili ndodhet ne vendin e 12 ne renditje.
Nese Oriku fiton ne ndeshjen e radhes kunder Butrintit duke siguruar tre pikeshin dhe nese Elbasani nuk arrin te siguroje dot fitore ne ndeshjen e radhes kunder Permetit atehere Oriku ngjitet ne vendin e pare ne renditje duke kryesuar grupin.

Ndeshjet e radhes ne daten 18 Shkurt 2018 :

18-02-2018 14:00 Maliqi – KF Devolli
18-02-2018 14:00 KF Delvina – KF Domosdova
18-02-2018 14:00 SHS Permeti – FK Elbasani
18-02-2018 14:00 SHS Albpetrol – FC Gramozi
18-02-2018 14:00 KF Butrinti – Oriku
18-02-2018 14:00 FK Skrapari – FK Këlcyra
18-02-2018 14:00 FK Memaliaj – FK Tepelena

Renditja perfundimtare:

1 FK Elbasani           31
2 Oriku                 29
3 SHS Albpetrol       26
4 KF Butrinti          26
5 KF Devolli           25
6 KF Delvina            21
7 Maliqi               20
8 FK Këlcyra           16
9 FK Tepelena         16
10 KF Domosdova 13
11 FC Gramozi       11
12 SHS Permeti      9
13 FK Memaliaj      9
14 FK Skrapari        7

Rezultatet e ndeshjeve te dates 11 Shkurt 2018 :

11-02-2018 14:00 KF Butrinti       1 – 0 FK Këlcyra
11-02-2018 14:00 FK Tepelena    2 – 0 KF Delvina
11-02-2018 14:00 FK Skrapari     1 – 0 KF Domosdova
11-02-2018 14:00 SHS Permeti   0 – 2 FC Gramozi
11-02-2018 14:00 SHS Albpetrol 0 – 0 Oriku
11-02-2018 14:00 FK Memaliaj    0 – 1 KF Devolli
11-02-2018 14:00 Maliqi              2 – 3 FK Elbasani

Oriku zbret sot ne fushen e Butrintit per fitore ! A mund ta kape sot vendin e pare ne renditje Oriku ? Ja mundesite. Read More »

Hito Sulejman Kashuri – Biografia e dëshmorit të Dukatit!

Hito Sulejman Kashuri
(1926-1944)

Lindi ne Dukat me 1926 ne nje familje me ndjenja atdhetare. Gjyshin e tij Beqir Kashuri me shume bashkefshatare te tjere i mobilizoi turku dhe Beqiri u vr.a me 1913 ne malin e Nonit ne Greqi duke qene Komandant toge. 

Po keshtu babai i tij Sulejman Kashuri se bashku me bashkefshataret e tij e perkrahu luf ten Ant ifashiste Nacional Clirimtare dhe e ndihmoi. Hito Kashuri mori pjese si i ri ant ifashist bashke me shoket e tij ne disa aksione te rinise se fshatit Dukat.

Rreshtohet ne çetën pa rtizane territoriale të fshatit. Komanda e çetës e ngarkon Hiton, Dervish Borakun e Musa Xhelilin te vrojtojnë aktivitetin e misionit anglo-amerkian që ishte vendosur në bazën e Gramës në Karaburun duke parë dhe mundësite e marrjes së ar matimeve e veshëmbathjeve për çetën partizane.Këta ishin edhe me përfaqësues të çetës nacionaliste të Dukatit.

Hitua me shokët e tij morën 11 aut omatikë për çetën par tizane por njëri nga përfaqësuesit e çetës nacionale e v ret pabesisht Hiton më 09.07.2944 (K.Q).

Pas 20 ditësh zbulohet kr imi dhe kri mineli kapet dhe vr itet. Edhe në këtë rast kjo ishte pjesë e lojës që bëri pushtuesi naz ifashist për të ndezur lu ftën civile në Shqipëri.

Populli këndoi

Hito Kashuri lule
Dole partizan në çetë
More mun icion e a rmë
Ar miqtë ta kishin inanë
Të zunë pritë e të vranë

Eshtë shpallur dëshmorë me vendimin Nr 24. Datë 03.01.1979.

Hito Sulejman Kashuri – Biografia e dëshmorit të Dukatit! Read More »

Xha Nurua, 82 vjecari nga Tragjasi qe kendoi labce ne Vizionplus me Grupin e Tragjasit ! (Video+foto)

Grupi i Polifonik i Tragjasit ka qene i ftuar ne programin Ora 5 ne Vizion Plus para disa vitesh. Ne panelin e te ftuarve ishin te ftuar  Zoti Memush Xhuveli kengetar i grupit, Zoti Tonin Troqe krijuesi dhe presidenti i Shtepise se Polifonise si dhe Zoti Bajram Labi studiues i polifonise, muzikolog.

Pjese e grupit polifonik te Tragjasit ka qene edhe xha Nurua 82 vjecar i cili ishte hedhes i grupit. Edhe pse ne moshe te madhe Xha Nurua ka kenduar shume bukure e me padurim aq sa ne nje moment e ka nderprere moderatoren duke i thene ‘Do ja marrim kenges tani?’.

Sipas studiuesit Bajram Labi Xha Nurua eshte i vecante, eshte nje nga inspiruesit dhe hedhesit me te medhenje te polifonise labe.

Sipas Memush Xhuvelit Xha Nurua eshte nje nga trashegimtaret e polifonise ne Tragjas sepse ka qene nga te paret qe rreth viteve 50 ka krijuar grupin polifonik.

 

 

 

 

 

 

Teksti i kenges

Shyqo gjarperi me pika

I vetem i neneso

Nuk me harronete dita

I vetem i neneso

Per ne cete kur te nisa

I vetem i neneso

Po me arme cti ormisa

I vetem i neneso

Udhe e mbare o djale se ika

I vetem i neneso

 

Xha Nurua, 82 vjecari nga Tragjasi qe kendoi labce ne Vizionplus me Grupin e Tragjasit ! (Video+foto) Read More »

Rrethimi i vorrezave te fshatit Tragjas, zbardhen abuzimet. 1 milion leke dem ekonomik. Kontrolli i Larte i Shtetit kerkon denim me gjobe per kolaudatorin !

Kontrolli i Larte i Shtetit ne Raportin Përfundimtar te Auditimit qe ka të kryer në Bashkinë Orikum për periudhën e veprimtarisë 01.01.2013 deri më 30.12.2014 ka gjet disa shkelje dhe abuzime ne punimet e kryera per rrethimin e vorrezave te fshatit Tragjas.

Grupi i auditit ka konstatuar se ne rrethimin e vorrezave te fshatit Tragjas kane rezultuar punime të pakryera në vlerën gjithsej 1,002,870 lekë, që përbën nje dëm  te konsiderueshem ekonomik per buxhetin e Bashkise Orikum te atij viti.

Grupi i kontrollit i ka kerkuar Bashkise Orikum qe te ndjeke rrugen ligjore dhe te zbatoje procedurat e nevojshme administrative ne te gjitha shkallet e gjykimit duke kerkuar arketimin e vleres perj 1,002,870 lekë, nga
shoqëria ‘I..’, vlerë qe sipas grupit te auditimit eshte përfituar padrejtësisht, për punime të pa kryera në objektin “Rrethimi i varrezave Dukat Fshat dhe Tragjas’ – Orikum.

Gjithashtu Kontrolli i Larte i Shtetit ka kerkuar edhe denimin me gjobe per kolauditorin e punimeve E.V per shkak se sipas tyre punimet e ndërtimit nuk janë zbatuar në përputhje me kushtet teknike të projektimit e të zbatimit
dhe libreza e masave për përshkrimin e punimeve sipas grafikut dhe projekt zbatimit. Nuk jane pasqyruar me vërtetësi punimet e kryera për të përcaktuar saktë volumet e punimeve. Si rezultat i
situacionimit , me diferenca volumesh të pa kryera në vlerën 1,002,870 lekë, ka krijuar mundësinë
e përfitimit të pa drejtë nga operatori ekonomik ‘ I..’ sh.p.k.

Raporti i plote i Kontrollit te Larte te Shtetit: 

Gjetje nga auditimi: Në zbatimin e punimeve për objektin“Rrethimi i varrezave Dukat Fshat
dhe Tragjas” – Orikum, sipas kontatës të lidhur me datë 10.11.2014, ndërmjet Bashkisë Orikum
dhe shoqërisë “I…”, rezultuan punime të pakryera në vlerën gjithsej 1,002,870 lekë, që përbën
dëm ekonomik.
Bashkia Orikum të kërkojë në rrugë ligjore, duke ndjekur të gjitha procedurat e
nevojshme administrative dhe të gjitha shkallët e gjykimit, arkëtimin e vlerës 1,002,870 lekë, nga
shoqëria “I..”, vlerë e përfituar padrejtësisht, për punime të pa kryera në objektin “Rrethimi i
varrezave Dukat Fshat dhe Tragjas” – Orikum.

Te denohet me gjobe :

Kolaudator i punimeve për objektin“Rrethimi i varrezave Dukat Fshat dhe Tragjas” , për
shkak se:
-Punimet e ndërtimit nuk janë zbatuar në përputhje me kushtet teknike të projektimit e të zbatimit
dhe libreza e masave për përshkrimin e punimeve sipas grafikut dhe projekt zbatimit, nuk
pasqyron me vërtetësi punimet e kryera për të përcaktuar saktë volumet e punimeve. Si rezultat i
situacionimit , me diferenca volumesh të pa kryera në vlerën 1,002,870 lekë, ka krijuar mundësinë
e përfitimit të pa drejtë nga operatori ekonomik “ I..” sh.p.k.

orikuminews

Rrethimi i vorrezave te fshatit Tragjas, zbardhen abuzimet. 1 milion leke dem ekonomik. Kontrolli i Larte i Shtetit kerkon denim me gjobe per kolaudatorin ! Read More »

Tragjasi i vjeter do shpallet ‘Qender historike’ – Deklarata e papritur e Ministres se . . . !

Në ambientet e Muzeun Historik Kombëtar u mbajt aktiviteti në kuadër të promovimit të botimeve: • “Trashëgimi në rrënoja e fshatit të braktisur mesjetar të Tragjasit: Ruajtja dhe rivitalizimi i së harruarës”, me autor Florian Nepravishta, Ledita Mezini dhe Arta Dollani.

Libri paraqet punën e kryer në kuadër të kërkimit akademik të FAU, të zhvilluar me studentët e vitit të pestë (viti akademik 2015-2016), në bashkëpunim të ngushtë me IMK. • Revista periodike “Monumentet”, nr. 56, si dhe • “Analizë strukturore, Metoda Përforcuese dhe Teknika të Muraturave në Ndërtesat Historike” – botuar dhe realizuar nga IMK gjatë vitit 2017, bazuar në Kursin e Trajnimit me tematikë “Forcimi i Kapaciteteve në Fushën e Trashëgimisë Kulturore”.

Aktiviteti prezantoi rezultatet e një bashkëpunimi të ngushtë e të suksesshëm ndërmet Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës, për evidentimin, njohjen dhe realizimin e propozimeve konkrete për rijetëzimin e Fshatit rrënojë të Tragjasit të vjetër.

Diskutimet e zhvilluara ndërmjet panelit dhe grupeve të interesit, të pranishëm në këtë aktivitet, sollën në vëmendje edhe Draft Ligjin për Trashëgimi Kulturore, në të cilin, koncepti i “Rijetëzimit” trajtohet si pjesë mjaft e rëndësishme që lidhet me ruajtjen e ndërtimeve dhe siteve të trashëgimisë kulturore. Paneli i diskutimit përbëhej nga: znj. Mirela Kumbaro Furxhi – Ministre e Kulturës; znj. Arta Dollani – drejtoreshë e IMK-së; Prof. Dr. Florian Nepravishta – dekan i FAU-t pranë UPT-së; Dr. Ledita Mezini – pedagoge pranë FAU; Prof. Dr. Pirro Thomo – ekspert në fushën e trashëgimisë kulturore.

Fshati rrënojë i Tragjasit të Vjetër, sot një muze i hapur i lënë në harresë, vjen në vëmendjen e studentëve të Fakultetit të Arkitekturës, nëpërmjet ekspozitës me projekt propozimet e tyre, ku spikat një dimension i ri idesh për ruajtjen dhe rijetëzimin e këtij fshati.

Ne promovimin e librit per Tragjasin e Vjeter mori pjese dhe Ministrja e Kultures znj. Mirela Kumbaro e cila deklaroi: Jemi ne rrugen e shpalljes se Tragjasit te Vjeter “Qender Historike”.

Tragjasi i vjeter do shpallet ‘Qender historike’ – Deklarata e papritur e Ministres se . . . ! Read More »