Orikuminews

Dedikim prekes i vajzes nga Dukati per babain e saj te ndare nga jeta 12 vite me pare !

Keto vargje prekese jane dedikimi i Marinela Velaj per babain e saj i cili eshte ndare nga jeta 12 vite me pare.

Dedikim nga Marinela Velaj

24 Shkurt mbeti ‘Molla e ndaluar’
ditëlindje pa protagonist
ah, sa shumë dhimbje ndiejnë zemrat tona,
ti përcjellim urimet përmes fotografisë.

Pas kaq shumë vitesh në mungesën tënde
sërish plot me lotë i kam sytë,
malli më ka pushtuar krejt,
në mendje dhe zemër të kam çdo ditë.

Ti dikur me shaka më ngacmoje
kur mi lexoje poezitë,
ku ta dija unë vallë se do vinte një ditë
e për mungesën tënde do të shkruaja pa fund!

Nuk di në linda vërtet poete,
a mos vallë dhimbja më bëri të tillë,
veç një gjë e di mirë:
– s’do doja kurrë ti përjetoja këto ditë!

Sot, pas 12 vitesh
do të doja që vargjet ti recitonim bashk,
e shpirti im të mos ndjente dhimbje,
kur të përcillja urimin për ditëlindje!

Çdo 24 Shkurt
më shton veç një brengë,
dëshirën e munguar,
ditëlindjen për të të uruar!

Do mbetesh gjithmonë heroi im,
Dashuria ime e parë,
Ai vend që bosh e le në timen zemër,
i tillë do mbetet sa të jem gjallë!

Urime ditëlindjen i dashur Baba!
– Sot është 60 – vjetori yt,
u bënë tashmë 12 vite
që ti përcilljell urimet përmes fotografisë!

Nuk di në Atje Lart festohet Ditëlindja,
nuk di në shpirtrat ekzistojnë vërtet,
por edhe në mund të jetë e vërtet,
çdo ditëlindje e jotja për mua do të jetë veç një peng!

Dedikim prekes i vajzes nga Dukati per babain e saj te ndare nga jeta 12 vite me pare ! Read More »

Rezultatet e zgjedhjeve të Bashkisë Orikum! Përballja Çapoj-Laba-Suloj! Si doli fitues Gëzim Çapoj?

Ne vitin 2011 u zhvilluan zgjedhjet vendore ku ne gare per te marre drejtimin e Bashkise Orikum u futen tre kandidate. Kandidati i propozuar nga e djathta Arben Suloj, kandidati i propozuar nga e majta Gezim Capoj dhe nje kandiat i pavarur Hasan Laba.

Zgjedhes me te drejte vote ne total per Bashkine Orikum ishin 8305 veta nga te cilet moren pjese ne votime vetem 3930 votuess.

Keto jane rezultatet zyrtare te votave dhe perqindjeve te fituara nga cdo kandidat ne perfundim te votimit.

Emri / Atesia/ Mbiemri/ Kualicioni/ Numri i votave/ Votat ne perqindje

1 ARBEN ALUSH SULOJ ALEANCA PER QYTETARIN 805 21.29 %
2 GËZIM ELMAS ÇAPOJ ALEANCA PER TE ARDHMEN 1,899 50.21 %
3 HASAN LULO LABA I PAVARUR 1,078   28.50

Subjekti

1 PARTIA DEMOKRACIA SOCIALE 191 4.90 % 1
2 PARTIA DEMOKRISTIANE E SHQIPERISË 127 3.26 % 1
3 PARTIA E UNITETIT KOMBËTAR 48 1.23 %
4 PARTIA G 99 26 0.67 %
5 PARTIA RRUGA E LIRISË 4 0.10 %
6 PARTIA SOCIALDEMOKRATE 54 1.39 %
7 PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË 1,148  29.47 % 6
8 PARTIA SOCIALISTE E VERTETE 91 237 6.08 % 1

 

9 ALEANCA DEMOKRATIKE 115 2.95 % 1
10 ALEANCA EUROPIANE EKOLOGJIKE 161 4.13 % 1
11 BASHKIMI LIBERAL DEMOKRAT 49 1.26 %
12 LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM 116 2.98 % 1
13 LIDHJA DEMOKRISTIANE SHQIPTARE 69 1.77 %
14 PARTIA AGRARE AMBJENTALISTE E SHQIPËRISË 64 1.64 %
15 PARTIA BALLI KOMBËTAR 120 3.08 % 1
16 PARTIA DEMOKRATIKE 847 21.75 % 4
17 PARTIA DREJTËSI INTEGRIM DHE UNITET 37 0.95 %
18 PARTIA LEVIZJA E LEGALITETIT 1 0.03 %
19 PARTIA REPUBLIKANE SHQIPTARE 106 2.72 %
Shuma Aleanca per Qytetarin: 1,685 43.26 %

 

20 LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR 172 4.42 %
Shuma Jashte Koalicionit: 172 4.42 %

Kanditate te propozuar nga zgjedhes
22 GËZIM SERRI HAMZOJ 123 3.16 %
21 LABË RUSTEM XHAKAJ 80 2.05 %

Lsita e keshilletareve te zgjedhur:

1ARIANZAMIRLIMAJMAleanca Demokratike
2BERDOJAHOBERDOMAleanca Europiane Ekologjike
3SHKËLQIMÇELOGJOKAMLëvizja Socialiste për Integrim
4SHKËLQIMSEZAIÇELOALIAJMPartia Balli Kombëtar
5PETRITSALIGJONAJMPartia Demokracia Sociale
6ARSENTAREBELAJMPartia Demokratike
7HAMZAISUFKUTELIMPartia Demokratike
8MUHEDINMALIQBEGOMPartia Demokratike
9SELAUDINQAZIMNELOJMPartia Demokratike
10NAKOSHABANMJALTAJMPartia Demokristiane e Shqiperisë
11AGIMOSMENALIÇKAJMPartia Socialiste e Shqipërisë
12AGIMSELAMBEGOTARAJMPartia Socialiste e Shqipërisë
13MEZINDINORAMOHITAJMPartia Socialiste e Shqipërisë
14MUHAREMALIJAZAJMPartia Socialiste e Shqipërisë
15NAJADAHAJDARHASANIFPartia Socialiste e Shqipërisë
16TEKISADIKXHEMALIMPartia Socialiste e Shqipërisë
17HYRJETSKENDOHAVARAJMPartia Socialiste e Vertete 91

 

Rezultatet e zgjedhjeve të Bashkisë Orikum! Përballja Çapoj-Laba-Suloj! Si doli fitues Gëzim Çapoj? Read More »

Njoftim-Krahina e Dukatit gdhihet e pikelluar! U prehsh në paqe profesor Elmaz Rodakaj.

 

Ndahet nga jeta në moshën 78 vjecare ish gazetari i gazetës DRITA,”heroi i penës”dhe profesori i njohur i të gjithë krahinës zoti ELMAZ PRËNJO RODAKAJ.

Profesor Elmazi ishte njeriu që i përkushtoi gjithë jetën,jo vetëm familjes së tij të madhe por edhe pikturës që kaq shumë e admironte.

 

Ai ishte nga njerzit e paket që ruajti dhe u kujdes me fanatizëm për vlerat e muzeut të Dervishaliut në Dukat të vjetër.

Përcjellja për në banesën e fundit bëhet sot në orën 11.00 ne Dukat-Fshat

Orikuminews i percjell ngushellimet me te sinqerta familjes dhe te afermve.

 

 

Njoftim-Krahina e Dukatit gdhihet e pikelluar! U prehsh në paqe profesor Elmaz Rodakaj. Read More »

‘Ngrihi more të Dukatë..’-Thirrja me vargje e banorit të irrituar për mohimin e të drejtës së pronës!

Nga Arsen Qato.

Parathenie nga autori :

Dua ta ndaj me ju nje frymezim qe me vjen kur degjoj te mohoet e drejta e prones ne pjesen me te madhe te fshatit Dukat.

Dukat, fshat me salltanete
për miqte edhe per vete

Gjithë kohërat ke luftuar,
me ata që të kanë lakmuar.

Perëndia të ka bere
gjysme misirit i tere,

Tokat e te pareve tane,
amanet i lare me gjak,
Te bukur e te stolisur
Te vdesesh per te eshte pak.

Ka ardhur edhe Qesari,
e ju ngjit Qafes perpjete,
Edhe shkoi neper fshat,
jo me lufte por me terbiet.

Ngrihi more te Dukatë,
se kini këtë goxha fshatë,
Se s’kane mbetur djepet thate,
te na zhvasin ata larte..

Arsen Qato

‘Ngrihi more të Dukatë..’-Thirrja me vargje e banorit të irrituar për mohimin e të drejtës së pronës! Read More »

Banori i Dukatit-‘Kam filmuar hajdutin me kamer.Ta hedh ne internet apo . . . ‘! (Letra ne orikuminews)

Problemi hyrjes ne banese dhe i vjedhjeve te shtepive eshte problem shqetesues edhe per krahinen tone. Jo pak raste raportohen here pas here ku vidhen shtepite ne fshatra te ndryshme te Njesise tone Administrative. Nje e-mail ka mberrit ne redaksine e orikuminews nga nje banor i fshatit Dukat fushe i cili pas disa vjedhjesh ka instaluar ne shtepine e tij sistem kamerash per kapjen e autoreve dhe me ne fund ai e identifikon ate.

Mesazhi i plote:

Mirembrema si je? Dua te me hedhesh kete problemin tim te orikuminews po pa e thene emrin tim. Une banoj ne fushedukat dhe me ka gjet belaja se me jan fut ne shtepi disa here dhe ma kane perlare me kane vjedh shume gjera cdo gje me ka grire ca i ka dash qejfi ma ka marre. E merrja me mend kush me vidhte se ne fshat dien hajdutet sdo shume mend qe ti gjesh po nuk kisha cte beja se nuk e akuzon dot tjetrin po spate fakte. E mire vrava mendjen dhe nje te ik e nje te pyet per te vene kamera ne vlor edhe vendosa dhe i bleva erdhen ata miqt e mi vune ne rregull, pagova leket edhe vetem prisja.

Do ti se ujku qimen e nderron po zakonin se harron erdhi miku e beri demin prape po ce do qe e kapi kamera kete here. Mora ne telefon ata miqt edhe ma nxorren ne kaset e njoh mire dhe e kam ne video hajdutin se duket nga koka te kembet kush eshte po ama nuk di car te beje tani tua nis juve ta hidhni ne internet e tja cjerr masken ta peshtyne te gjithe apo ti them te me ktheje te gjitha leket e gjerave qe me ka vjedh edhe mos ta hedh ne internet. Pyeti njeher car do thone njerzit edhe do e sho car te bej. Qofshi mire.

Banori i Dukatit-‘Kam filmuar hajdutin me kamer.Ta hedh ne internet apo . . . ‘! (Letra ne orikuminews) Read More »

Te kujtosh krahinën nuk është dobësi por dashuri! Nga Zhaneta Braho.

Nga Zhaneta Braho

Te kujtosh nuk eshte dobesi por dashuri

Nje glleqke uje desha
nga uji i krahines
Tek gufa e vjeter
ne rrjedhe te curiles

Mbi gjethe te pemes
O mbi rase guri
Malli me ka Marre
Se mposht dot as burri

Te pi uje direkt
Te mbush dhe bucjelen
T”i rrembej freskine
Te bukures pranveres

Madje Dhe ne bore
nuk me ndalej hapi
Me gjymin ne dore
Sekonde me behej sahati

Kthehesha kembe zbathur
Hunde e duar skuqur
Syte me shkelqenin
Se isha e lumtur

Kujtoj femirine
Rrugeve kur shkoja
Ne xhadene me gure
ne Orikum studioja

Rruga e Dukatit
Qe ish gure e zaje
E shkonim ne kembe
Ecnim si sorkadhe

Ktheheshim mbasdite
Ne drejtim te fshatit
uje pinim vijave
E shpejtonim hapin

Kujtoj fund Dhjetorin
me gezim e prisnim
Tre leke kartolinat
urimet i nisnim

Bredhin nga Qyrakalia
Prure… e Stolisnim!!!
Fillonin vizitat
shkonim dere me dere
Dikush nje harre
Dikush_ nje grushte sheqere

Kjo rini e bukur
Ska plakje e moshe
E kam ne valixhe
Ku jetoj ne bote
Asnje here s’jam vetem
Po me miq e shoke

Te kujtosh krahinën nuk është dobësi por dashuri! Nga Zhaneta Braho. Read More »

Oriku nis pergatitjet per ndeshjen e te Dieles kunder Skraparit! Kemi nje mungese por…! Nga Olsen Llambro.

Ekipi i Orikut po vazhdon seancat stervitore ne kuader te kampioantit te 58-te kombetar te Kategoris se Dyte teksa java e 15-te do te ule siparin me Skaraparin nje skuader e cila ne leter dhe ne pamje te pare eshte e lehte per tu mundur,por ne fakte ekipi eshte i plote dhe e ka vlersuar maksimalisht ndeshjen .

Ndeshja do te luhet ne Orikum diten e Diele ne daten 25 ora 14:00.

Per trajnerin Sakaj gjithca eshte ne rregull. I gjithe grupi eshte i plote dhe ne dispozicion te ndeshjes.E vetmja mungese eshte lojtari Geri Hoxhaj i cili ka plotesuar numrin kater te kartonave por megjithate nuk perben ndonje problem shqetesues per ekipin pasi ne organiken e ekipit Oriku ka lojtare qe do ta zvendesojne.

Ne ndeshjen e radhes kunder Skraparit kete jave rikthehet edhe Azizaj nje lojar i rendesishem per te gjitha repartet.

Ndeshjet e javes se 14-te

18-02-2018 14:00 Maliqi 0 – 3 KF Devolli
18-02-2018 14:00 SHS Permeti 0 – 4 FK Elbasani
18-02-2018 14:00 SHS Albpetrol 1 – 0 FC Gramozi
18-02-2018 14:00 KF Butrinti 1 – 2 Oriku
18-02-2018 14:00 FK Skrapari 2 – 1 FK Këlcyra
18-02-2018 14:00 FK Memaliaj 3 – 1 FK Tepelena
17-02-2018 14:00 KF Delvina 2 – 0 KF Domosdova

Ndeshja e javes se 15-te

25-02-2018 14:00 KF Devolli – SHS Permeti
25-02-2018 14:00 FK Tepelena – Maliqi
25-02-2018 14:00 Oriku – FK Skrapari
25-02-2018 14:00 FK Memaliaj – KF Delvina
25-02-2018 14:00 FK Elbasani – SHS Albpetrol
25-02-2018 14:00 FC Gramozi – KF Butrinti
25-02-2018 14:00 FK Këlcyra – KF Domosdova

 

Albpetroli eshte me pike te barabarta me Orikun (32 pike) pas fitores me kelcyren.

Oriku nis pergatitjet per ndeshjen e te Dieles kunder Skraparit! Kemi nje mungese por…! Nga Olsen Llambro. Read More »

Punishtja e qumeshtit ‘ATA’ ne Tragjas hap sezonin! (Mbeshtesim bizneset e zones)

Ne kuader te promovimit dhe mbeshtetjes se bizneseve te zones, orikuminews do publikoje here pas here per ndjekesit e saj njoftime duke reklamuar bizneset e ndryshme te zones e kryesisht bizneset e reja qe hapen ne zone.

Punishtja e qumeshtit ‘ATA’ ne Tragjas ka 10 vite qe ushtron aktivitetin e saj. Administratori dhe njekohesisht pronari i punishtes ka nje eksperience dymbedhjete vjecare ne Itali ne kete fushe e kryesisht ne perpunimin e djathrave te ndryshem si ‘mocarela stanchio’.

Kjo punishte grumbullon qumeshtin BIO nga blegtoret e fshatrave Tragjas, Dukat e Radhime. Produket e kesaj punishte jane shume cilesore dhe sigurta pasi qumeshti eshte BIO dhe ato perpunohen me nje sistem pajisjesh moderne dhe mbahen ne temperaturat e duhura.

Disa nga produktet jane :
Djath i bardhe dele
Djath kackavall dele

Transporti i gjithe produkteve behem me furgon frigorifer.

Per kete punishte sezoni konsideroet zyrtarisht ì hapur me tè gjitha nenproduktet e qumeshtit ofron 100% bio.Qumeshti cdo dite analizohet ,filtrohet ,kalon né procesin e pasterizimit me ane te kaldajave me avull per te patur produkte brenda cdo parametri e per tu konsideruar i sigurte.

Te gjithe banoret e krahines ftohen te provojne dhe te konsumojne produktet e kesaj punishte cilesore.

Numer kontakti : 0695253396

Për Çdo njoftim, problem, ankesë apo sugjerim kontaktoni orikuminews :

E-mail : [email protected]

Facebook : https://www.facebook.com/Orikuminews/

Facebook: https://www.facebook.com/krahina.orikum

Punishtja e qumeshtit ‘ATA’ ne Tragjas hap sezonin! (Mbeshtesim bizneset e zones) Read More »