Orikuminews

Si u transferua Brigada e Nendeteseve nga Pashalimani ne Palermo ! Nga Avis Gjyshja

Palermo -Pasha Liman dhe ne nenujsit e asaj kohe.
………………………..
– “Pasha Liman, e diele ne dreke! Pas emisionit radiofonik, “Heroizmi i popullit tone ne shekuj”, duke ndenjur shtrire ne krevatet tona, Sh. me habiti me vetepergjigjen e pyetjes se tij. – E di cfare po mendoj? -me pyeti. – Sikur te plaste nje lufte tjeter…. Do kishim te pakten ca heroizma te reja..”
(Marre nga ditaret e mij te asaj kohe – Sh. shok i imi, oficer ne nendetese)
…………………………………………………………………………………………………………………………
Nga kurioziteti por dhe nga lidhjet personale me boten e nendeteseve, kam kerkuar e lexuar shume rreth Bazave Nentokesore te Marines neper bote. Ka shume pak material te publikuar per kete teme. Nje e famshme dhe shume e ngjajshme me Bazen e Palermos ne Shqiperi ishte Baza e Balaklavase ne Krime te Detit te Zi.
Per shume aresye sovjetiket, pavaresisht kostos se jashtezakoneshme, vendosen te ndertonin nje Baze te Nendheshme Nendetesesh, fare prane Sevastopolit, ne Balaklava te Krimese. Balaklavaja ishte nje qyteze e mbyllur ne fundin e nje gjiu te ngushte, shume te mbrojtur nga stuhite e natyres e syte e kurreshtareve dhe me e rendesishmja duket se plotesonte kushtet e mbrojtjes nga sulmet e berthamore aq afer te mundeshme gjate Luftes se Ftohte. Kjo zgjedhje per Floten Sovjetike te Detit te Zi ishte gati njelloj sikur ta kishte kete baze ne Detin Mesdhe i cili konsiderohej si teater shume strategjik i Luftes se Ftohte. Ne vitin 1953, Instituti i Projektimeve te Leningradit pergtatiti dhe coi para qeverise projektin e kesaj Baze Nentokesore . Vete Stalini personalisht u perkujdes deri ne detaje per kete projekt.
Realizimi i ketij projekti I mori Bashkimit Sovjetik te asaj kohe 8 vjet. Me 1961 Baza Nentokesore e Nendeteseve ne Balaklava u quajt e perfunduar. Emri i koduar i saj ishte”825 GTC”. Po ate vit, vete udheheqesi sovjetik I asaj kohe, Nikolay Khruschev vizitoi bazen ne fjale dhe ne mbarim te vizites, duke tundur duart, sic ishte ne tipin e tij, tha dicka qe nuk u harrua kurre. – Ai tha, se e gjitha kjo duhet t’ju jepej prodhueseve te veres per qilar!….Dhe ne fakt koha tregoi qe ruset do ta perdornin bazen e Balaklavase si nje baze ushtarake ne paqe por kurre per lufte…. Sot kjo Baze njihet si Muzeu Naval I Luftes se Ftohte!
…Shume larg nga Balaklava dhe nga Deti i Zi, ne nje tjeter vend mesdhetar, te tjere diktatore, ne nje lidhje te re “dashurie” me nje vend te madh e perseri aziatik, menduan e filluan te ndertonin nje tjeter Baze Ushtarako Detare Nentokesore. Kjo e kesaj radhe, ndryshe nga ajo e Balaklavase nuk ishte menduar per nendetese, por per Katera Silurues me Raketa. Dhe per kete pune qe zgjedhur Gjiu i Palermos ne jug te Shqiperise. Projekti i kesaj baze ishte nje bashkepunim kinezo-shqiptar, i papare e i padegjuar per vendet e Detit Mesdhe per nga kostua, volumi i punes qe do kryhej dhe fuqia ushtarake qe do instalohej ne te. …
Une kam shpenzuar disa vite si nenujes ne Bazen Nentokesore te Palermos.
Po cfare ishte ne te vertete Baza e Palermos?
Ne fakt asnjehere une nuk kam pare dokumenta zyrtare rreth megaprojektit te Palermos dhe megjithese kam ndenjur disa vjet atje me mungoi dhe deshira e eksplorimit te labirinteve te tij. As foto nuk ka shume dhe ish nenujsit duket sikur nuk kane kujtime te mira atje e vazhdojne te kujtojne Pasha Limanin si shtepi te pare e jo Palermon.
Ka shume shifra por ato vetem se do ta bejne me te trishtuar tregimin tim. Dija qe kishte shume ambjente te brendeshme si depo silurash, karburantesh, oficina riparimesh, salla dizel – gjeneratoresh, sisteme ajrimi, sisteme alarmi, sisteme zjarrefikese, sisteme komunikimi, zyra, vinca ure per te ngritur nga uji katerat qe nuk erdhen kurre e plot ambiente te tjera e pajisje teknike. Kishte dhe nje dalje te dyte nga veriu porta e te cilit ishte bllokuar nga prurjet shkembore te rrymave detare. Ne me te shumten e ambjenteve te brendeshme une nuk shkela kurre, tek ca se nuk me lehohej hyrja e tek ca te tjera se nuk kisha deshire.. Shume here e kishja pershkuar tunelin kryesor vajtje ardhje ne gjithe gjatesine e tij me qellimin aspak ushtarak apo eksplorues, thjesht per te dale ne krahun tjeter te malit e per te peshkuar ne ujrat me me shume peshk te atij krahu.
Mbas prishjes me kinezet projekti i Katerave me Raketa u be i pamundur duke provuar keshtu dhe njehere me shume, ne nje shkalle miliona here me te madhe vertetesine e proverbit se “Kali i huaj te le ne rruge”. M. Shehu, dyshi i diktatures, gjate nje vizite ne kete objekt, menjehere pas prishjes me kinezet tha se “partia po mendonte ta perdorte objektin per nendeteset”. Dhe keshtu bene! Dhjetra mijra ushtare xheniere, shumica bij te shtresave te persekutuara politiksht, germuan si skllever, nen uje e nen gure, prej mese 20 vjet ne shkembijte e Palermos. Sasira te medha fondesh u hodhen ne kete shpelle e cila ne mendjen time pervec panevojshmerise qe ne momentin e idese, devijimeve te projektit, e plot bemave te tjera ne fundin e viteve 80, e gjeti veten perfundimisht te paperdoreshme ….
Vajtja ime e pare atje ndodhi ne nje dite dimri te vitit 86, kur bashke me nje tjeter inxhinier nenujes, ishim urdherruar qe perdorur nje nga gjuajtesit detare te FLD, te benim disa matje te cilesive hidroakustike te gjiut te Palermos. Ishte nje dite vertet e keqe per te qene ne det;- nje dite gri, e ftohte me ere e lageshti te madhe, kur mua dhe shumicen e marinareve na kish zene deti e era e te vjellave te thartuara dukej sikur mbushte gjithe gjirin aspak mikprites te asaj dite te pare timen ne ate vend. Grija e kafte dhe e shpelare e brigjeve te lagura e te gurta te Palermos, ne ate dite te larget e te ftohte dimri, me la si pershtypje te pare nje ndjenje te thelle vetmie e trishtimi. Objektet tokesore te Bazes te futura neper gryka e rrekera plot ferra e gjemba, te gjitha te suvatuara keq me ate llacin rere trashe te atyre aneve, ushtaret-skllever rrobashqyer e te pluhurosur te xhenjos qe leviznin si te burgosurit ne xhirot e ajrimit e pak me poshte hyrja e betonte e bazes… Kishte vetem pak vende te gjelbra buze detit nga Baza e deri tek kalaja e Ali Pashes ne lindje dhe ca kaktuse gjembashume shkretetirash ne faqet lindore te gjiut per ti lene vendin me ne lartesi, drunjeve te vetmuar te valanidhit.
Si per ta bere edhe me te zymte kete situate po ato dite si nje lajm te ri, me kishin treguar dhe per nje vrases serial te kapur dhe te denuar me vdekje per nje seri vrasjesh horror midis ushtaresh te xhenjos.
E vetmja gje cuditerisht ndryshe qe vura re ne ate dite te pare por dhe ne ca vizita te mepastajme, ishte nje ushtar xhenjer me origjine nga Dukagjini, qe sa here ishte i lire, ulej gjithmone mbi nje gur te madh ne anen jugore te hyrjes se tunelit dhe kendonte kenget e vendit te tij…
Gjendja morale e nenujsave te asaj periudhe ishte tejet e rene. Duke qene vete nje nga ata e duke i njohur nga shume afer shoket e mij te nenujit, pa medyshje heronj te nje lloji te pashoq te fatit te tyre, nuk kam besuar kurre se ata ne shumicen e tyre mund te frymezoheshin e te shtyheshin te luftonin per motive ideologjike. Une e di qe ata si edhe une nuk ju besonin eproreve politike.
Ne ishim nje popull I tere i denuar me pune te detyruar. Para pak ditesh kur po lexoja nje artikull rreth vepres letrare te Visar Zhitit ne Itali pashe qe autori e quante poetin nje ish te denuar me pune te detyruar. Buzeqesha trishte me padijen e autorit. Poeti ishte i denuar me burg dhe i tere fisi e krushqia e tij bluhej nga mulliri i luftes se klasave, ndersa gjithe ne te tjeret nga frika e atij mulliri benim ate qe na urdheronin dhe jo ate qe donim. Keshtu ishte dhe puna jone e te qenit nenujsa!
Transferimin e Brigates se Nendeteseve nga Pasha Limani per ne Palermo besoj se te gjithe nenujsit e priten keq. E priten keq sepse ishte teknikisht dhe ushtarakisht i gabuar. Nenujsit per vete menyren e jetes se tyre ishin njerez te zgjuar e te lexuar dhe e dinin me mire se sa “te medhejte” e Tiranes se cfare ishte me mire per nendeteset. Pervec kesaj ne ishim mesuar me Pasha Limanin i cili na ishte bere gati si shtepia jone dhe ndjeheshim keq qe do ta linim. Gjiu I Vlores kishte qene nje laborator shume i mire stervitjeje per nenujsat, dhe popullsia per rreth kishte qene jashtezakonisht e dashur me ne. Uzina e Riparimit te Anijeve ishte afer per cdo problem teknik apo nevoje riparimi. Dhe tani me urdher nga lart duhej te iknim per fare! Ti linim te gjitha! Te linim me te mirat per te pasur me te keqiat. Baza e Palermos nuk kishte qene kurre e nuk do behej asnjehere e pershtateshme per Nendeteset. Dukej sikur po na conin atje qe te mos e linin bosh ate shpelle ku kishin harxhuar aq shume.
Te gjithe ishin te prekur e te pakenaqur nga kjo ikje.Trishtimi i ndarjes kish dite qe kish pllakosur ne Pasha Liman. ..Shikonim Zylon e klubit qe mezi i mbante lotet, kamarieret tona po ashtu, mbaj mend Kananin, shoferin legjendar te autobuzit te nenujsave, njeriu I forte qe i shkulte dhemballet e veta me daret e punes e qe i pire si gjithmone qendronte kembehapur ne sheshin para Komandes dhe zihej me vehten. Po ashtu punonjesit e KRAF qe nuk e fshihnin fare deshperimin e ndarjes. Besoja thellesisht qe kjo ishte vertet nje ndarje e keqe dhe dukej si goditja e fundit dhe e parikuperueshme kunder nendeteseve nga administrata e pa afte e militante e strukturave te shtetit te asaj kohe. Kane kaluar shume vite por edhe sot me behet sikur ne bankinen e Nendeteseve ne Pasha Liman, krahas njerezish te tjere qendronte i perlotur dhe shoku jone B.Sh. i cili kish kontribuar aq shume ne historine e teknikes se nendeteseve dhe se fundi ishte transferuar ne nje detyre tjeter. Ne e linim Pasha Limanin ndersa sirenat e trishtuara te percjelljes se Brigates se Nendeteseve , gjemonin gati deri ne Vlore ne ate mengjez te trishtuar per historine e kesaj Baze…
Ikem duke mbyllur keshtu realisht e perfundimisht historine e vertete te Nendeteseve ne Pasha Liman. Pak para ikjes tone shoku im, ish oficeri Sh. te cilit i takon fragmenti I ditarit ne krye te ketyre shenimeve, ishte denuar me 8 vjet burg per ulje te vigjilences ushtarake. Po ato dite kur ne kembezvarre po perpiqeshim te instaloheshim ne Palermo, roja i portes se tunelit, efektiv i Brigades se Nendeteseve zbrazi mbi xhenjerin dukagjinas qe kendonte tek porta e tunelit nje bresheri te tere plumbash. Akoma dhe sot e kesaj dite, si nje deshmi e absurdit qe nuk riparohet dot kurre, mbi betonin e Portes se Jugut jane gjurmet e atyre plumbave qe i moren jeten atij djali te gezuar
…………………………………………………….
… U desh shume kohe qe ne te gjenim njefare normaliteti ne bazen e Palermos, por kurre ate qe duhej.. Ngadale e ngadale filluam te ingranohemi ne jeten te njerezve te zgjuar e kulturuar te Bregut te Detit dhe te pakten une nje dite e ndjeva vehten nje nga ata. Sic e kam thene dhe kur kam shkruar per kengen “Vajze e valeve” “ une enderroja nje bote tjeter, enderroja lirine qe se kishim dhe keshtu shkoja buze detit e shtangesha ne enderren time. Shihja larg atje ku qiell e det beheshin nje, dhe me vehte thoja se atje eshte Amerika, enderra ime e lirise…
…. Punes ne Nendetese kisha filluar ti shmangesha por dhe eproret – shoke te mij -nuk kishin me qejf te kerkonin llogari… Shteti yne ishte vetemundur e veteshpartalluar ne menyren me te keqe te mundeshme duke ecur kunder ligjeve te natyres e te jetes..
Dhe njehere ishte per tu kujtuar thenia e fameshme e Nikolay Khruschev per Bazen e Balaklavase…Vlente njelloj dhe per Bazen e Palermos….!
…Une dhe shoket e mij vajtem djem te rinj e te bukur ne Flote dhe nje dekade e pak me vone po iknim te maturuar e te trishtuar e me bindjen e thelle se ai shtet i shpartalluar nga te gjitha anet duhej bere ndryshe. Une ishja nga te paret qe ika e te tjeret nje nga nje me prapa, por te gjithe te bindur se vendi yne kishte humbur shume vite, energji, rini e shpresa ne menyren me te keqe te mundeshme.. Iknim dhe linim pas historine e dhimbeshme te rinise tone, nje histori per fat te keq gjithmone te pergojuar nga politika e mentaliteti, nje histori qe per cdo komb tjeter do ishte histori krenarie…..

Nga Avis Gjysja

Si u transferua Brigada e Nendeteseve nga Pashalimani ne Palermo ! Nga Avis Gjyshja Read More »

Lista e spiuneve antidukatas ne qarkullim ! Deklarate e forte nga Kuvendi i Dukatit.

Nje liste ka dale ne qarkullim para nje muaji ne rrjetet sociale ne te cilen kane qene te listuar emrat e disa personave te etiketuar si spiuna. Para disa ditesh ka dale nje tjeter liste me disa emra te tjere te etiketuar si spiuna. Ne lidhje me kete ceshtje ka ardhe nje deklarate nga Kuvendi i Dukatit nepermjet faqes zyrtare ne facebook.

Statusi i plote i Kuvendit te dukatit

Ka dalë një listë spiunësh në qarkullim para 1 muaji. Lista ka emra qe thjesht kane firmosur por skane bere dëme, ka edhe emra spiunësh te vertete antidukatas e antishqiptare qe i kane sherbyer e vazhdojne t’i sherbejne atij rregjimi te shkuar dhe ketij rregjimi te sotem 27 vjecar. Krahina i ndan vete. Sot morem vesh qe keta spiunet e vertete kane pergatitur nje liste te re ku kane futur dhe emrat tane qe kemi qene kunder atij rregjimi dhe kunder rregjimit te sotem te mavropartive. Kete e kane bere qe te na barazojne me veten, por lista e tyre eshte e shtypur keto dite, ndersa ajo qe ka dale ne qarkullim para nje muaji eshte liste mbi 15 vjecare dhe kjo duket nga vjetersia e letres. Poshte spiunet! Poshte mavropartite dhe Byroja enveriste qe i ngriti. Vdekje armiqve te Dukatit dhe te Kombit Shqiptar!

Kuvendi i Dukatit

Lista e spiuneve antidukatas ne qarkullim ! Deklarate e forte nga Kuvendi i Dukatit. Read More »

Dukati:Fshati me histori dhe legjenda

Një nga zonat më të bukura në  rivierën e vendit tonë është padyshim edhe Dukati, i cili mban brenda vetes një shumësi rrethinash të vogla. Po si qëndron historia e këtij fshati që mban brenda vetes histori e legjenda të shumta.

Ka shumë historian e studiues që Dukatin e përshkruajnë si vendin ku kalonin vendin “Dukët” për shkak të bukurive natyrore. Po t’i referohemi fakteve që sjell profesor Eqerem Çabej të gjitha vendbanimet që kanë në emrin e tyre prapashtesën “at” kanë rrënjë qartazi, Ilire.

Ndoshta për këtë arsye, hapësira e madhe që përfshin fshati Dukat përmbledh edhe disa qytete antike, si për të treguar historinë fort të mistershme dhe mjaft të vjetër të këtij vendi.

Nëse përfshijmë banorët e Dukatit të vjetër atij të ri dhe Okrikumit, numri i banorëve mund të shkojë më shumë se 7 mijë banorë, ndërkohë që 3 a 4 mijë të tjerë janë shpërndarë në qytetet më të mëdha të vendit.

Ago Nezha, kryetari i shoqatës “Labëria” thotë se Dukati është një fshat, nëse mund ta konsiderojmë si të tillë, me përmasa të gjera gjeografike dhe është një fshat për ta pasur zili jo vetëm për gjerësinë gjeografike, po edhe për resurset që ka ai brenda vetes.

Dukati ka 260 kilometra katrorë sipërfaqe, që është 1/5 e rrethit të Vlorës dhe 1/100 e gjithë Shqipërisë.

Fshati fillon tek Kepi i gjuhës dhe në vijë lienare dhe bregdetare është 91 km që përshkon malet Akrokeraune, që sot banorët i quajnë “Malet e vetëtimës”, shkon në Llogara, zbret në Palasë dhe harkon në malet e tjera në Çikë, në Tërbaç, në Vranisht, zbret në Tragjas më e më pas në Rradhimë.

Pra është një amfiteatër natyror që përveç madhësisë ka edhe një diversitet natyror të admirushëm.

Gjurmët më të hershme në këtë krahinë, i gjejmë padyshim në qytetin e lashtë të Orikut. Ai përmendet në fundin e shekullit të VI si një koloni e krijuar edhe më parë nga Eubeasit.

Megjithatë siç në rastin e Dyrrahut apo Apollonisë edhe Oriku u vendos në një qendër të banuar më parë. Vendbanimi shtrihej në gjirin e Dukatit ku u krijua edhe laguna nën të cilën ndodhen edhe rrënojat e pjesës tjetër të qytetit.

Banori i Dukatit Sofo Kuteli thotë se Dukati është një trevë me shumë vendbanime të hershme. “Unë mund të numëroj 8-9 vendbanime, që po të bësh disa gërmime gjen vlera të mëdha. Brisani, Ravena, Kanali, Maruka, Gjyrati, Erihoi e disa të tjerë”.

Kanë qenë shumë kronikan që kanë kaluar në këto anë dhe Dukatin e kanë përshkruar me nota shumë romantike duke filluar që nga Evlia Çelebia, i cili në kujtimet e tija shkruan që “Kalova nëpër Dukat dhe Dukati kishte brenda vetes së tij 100 fshatra”.

Çelebia i përshkruan dukatasit si njerëz shumë të veçantë, me një trimëri të rrallë e që nuk e njihnin tërheqjen.

Legjendat anë të shumta në këto anë dhe një prej tyre është që në Malin e Vetëtimës ka lindur Zeusi dhe këtë e mbështesin edhe shumë studiues, e një prej tyre është edhe ai anglez, Hamond.

“Këto quhen ‘Malet e vetëtimës’, vetëtima ka zot Zeusin dhe kjo është shtëpia e Zeusit”, kështu shprehet një nga banorët.

Më vitin 48 pas Krishtit, në Palasë zbarkoi Jul Çezari për t’iu ngjitur Llogarasë e për të shkuar në atë vend që edhe sot quhet qafa e Qezarit. Pikërisht aty, Jul Cezari kërkoi ndihmë për të sulmuar dhe shpartalluar Pompeun.

Më 29 maj 1920 në Dukat u mbajt Kuvendi i Barçallasë që vendosi për të filluar luftën kundër pushtuesve italianë.

Thuhet se Emrin “Dukat” ky fshat e gëzon nga viti 220 para erës sonë. Aty është zbuluar një varrezë ilire e mijëvjeçarit III para Krishtit.

Sipas Mulla Isa Hasko, emri i këtij fshati duhet të ketë prejardhjen nga një monedhë e vjetër dhe me vlerë. Edhe Evilja Celebiu në librin “Shqipëria para dyqind vjetëve”, i përkthyer nga Sali Vuçiterni, hedh dritë mbi emrin e Dukatit.

Ndërsa Dukati i Ri ose siç quhet ndryshe Dukat-Fushë u ndërtua pas vitit 1945 në të zbritur të grykës së Shën Thanasit, në të majtë të lumit të Dukatit e të rrugës automobilistike Vlorë – Himarë, nën këmbët e maleve të vetëtimës ose siç quhet sot mali i Rimit.

Në Dukat ndodhet edhe Kulla e Dervish Aliut. Në afërsi të fshatit Dukat ndodhet një kompleks ndërtimor me vlera historike.

I ndërtuar në fillim të shek. XIX ky kompleks mban emrin e Dervish Aliut, personazh i njohur si organizator i revoltave fshtare kundër reformave të Tanzimatit në Shqipëri gjatë viteve 1847-1848. Banesa është ndërtuar në tokën e tij nga mjeshtrat vendas.

Ajo përfaqëson banesë të tipit Kullë me tipare mbrojtëse nga më të arrirat në të gjithë Shqipërinë e Jugut.

Si pjesë më të rëndësishme të këtij ndërtimi përmendim kullën e vrojtimit, kullën mbrojtëse, divani me kollona guri e harqe, shtëpinë e bukës, odën e miqve e banesa të tjera ndihmëse.

Në banesën e ngritur mbi një truall kulmor janë hapur frengji (vende ku gjuanin luftëtarët) nga ku kontrollohet i gjithë territori përreth.

Kjo e shndërron këtë ndërtim në një kështjellëz të fortifikuar.

Kompleksi është shpallur monument kulture në vitin 1979. Si të shkojmë tek Kullat e Dervish Aliut? Për të vizituar këtë monument kulture ndiqet rruga që të çon në qendër të Dukatit të Vjetër.

Pasi arrihet në qendër të fshatit merr rrugën që të çon në lagjen “Mazo”. Rruga që të çon deri në qendër të fshatit përshkruhet nga makina, më tej rreth 1 km ecet në këmbë.

 

Dukati:Fshati me histori dhe legjenda Read More »

Parku Arkeologjik Kombëtar I Orikumit

Parku Arkeologjik Kombëtar I Orikumit përmendet për herë të parë nga gjeografi dhe historiani grek Skylaksi, sh VI-V p.krishtit në vepren “Lundrimi”, qyteti i Orikut, port detar në Jon dhe Adriatik. Sipas legjendës, fisi pellazg i Eubeasve, pas shkatërrimit të Trojës, kthehen nga kanë ardhur në tokat ë të parëve dhe themelojnë qytetin e Orikut. Teatri Antik i Orikut ndertuar në shek III-II p.krishtit është identik me teatrin ë Trojës. Kapaciteti i Teatrit shkon nga 400-600 spektatorë. Është përdorur për mbledhje publike, për shfaqje të ndryshme dhe në epokën romake ( shek III-I p.krishtit) janë bërë dhe ndeshje me gladiatorë dhe kafshë të egra 40 metra në J.Perëndim të Teatrit, ndodhet Altari. Para se të fillonte një mbledhje ose ceremoni, shfaqje në Teatër bëhej theroria në zakonshme në Altar. Pastaj fillonte shfaqja Akropoli- Në faqen lindore të Akropolit zbresin dy palë shkallë të gdhendura në trupin shkëmbor të kodrës, me gjerësi 2.5 metra që kufizojnë ambjente godinash publike, të gdhendura thellë në gurë me dimensione të ndryshme. Pusi antik nr.1 është i gdhendur në trupin shkëmbor të Akropolit. Thellësia ë tij shkon 20-23 metra. Përdorej për ujë të pijshëm në raste kur ujësjellësi binte në dorë te armikut. Pusi antik nr.2 është më i ruajtur. Tullat e murit dhe të dyshemesë ruhen pjesërisht. Thellësia ë tij shkonte deri në 23 metra. Puset antik nr3 dhe 4 ndodhen e pjesën jugore dhe Jug-Perëndimore të Akropolit janë ruajtur me keq. Janë të mbushur me materiale inerte. Ka dhe dy ose tre te tillë të cilët poi kërkojmë. Tumat e Dukatit ndodhen 1 km në lindje të Dukatit të vjetër. Inventari i gjetur në to nga arkeologu Neritan Ceka në vitet 1970 i përket periudhës së bronxit të vonë dhe fillimit të hekurit. Shpella e Gramës ndodhet në bregun perëndmor të gadishullit të Karaburunit . Në të ruhen rreth 2000 mbishkrime të cilat datohen nga shek IV p.krishtit deri ne kohët ë reja. Grama është shfrutezuar si gurore për ndërtime publike. Shpella vetë ka ambiente të brendshme qe janë përdorur si objekte kulti.

Image result for foto parku arkeologjik orikumImage result for foto parku arkeologjik orikumImage result for foto parku arkeologjik orikum

Parku Arkeologjik Kombëtar I Orikumit Read More »

Zbulohet politikani shqiptar që ka 1 miliardë euro pasuri

Jeni i varfër por ëndërroni të bëheni me para, këtë mund ta bëni fare thjeshtë, sa hap e mbyll sytë. Sigurisht që kjo është vetëm një shaka, por kur shikon se si një nga personazhet e njohura në Kosovë e ka shpallur veten e tij miliarder, atëherë përse jo gjithkush prej nesh mund ta bëjë diçka të tillë.

Kryetari i Partisë së Fortë, Visar Arifaj, zyrtarisht është politikani më i pasur në Kosovë. Sipas formularëve të publikuar nga Agjencia Kundër Korrupsion, Arifaj ka pasuri prej mbi një miliard euro. Saktësisht: 1,000,189,088.02 euro.

Është piktura e bërë nga vetë ai në vitin 1995, të cilën, siç dihet, e ka prezantuar si punim që ka vlerën prej një miliard euro, dhe e cila e ka bërë liderin më të ri partiak në vend të jetë njëkohësisht edhe më i pasuri.

Banesa e tij e ka vlerën njëqindmijë euro; posedon pesëdhjetë për qind të aksioneve tek kompania “Trembelat” – rreth 180 mijë euro; si dhe i ka 500 euro të depozituara në bankë.

Ndërkaq, të hyra vjetore ai ka nëntëmijë euro nga kompania “Trembelat”, 1200 euro pagë vjetore nga Kuvendi komunal, si dhe 1344 euro pension vjetor.

Zbulohet politikani shqiptar që ka 1 miliardë euro pasuri Read More »

Tmerruese Këshilli i Europës: Ja pse i abortojnë fëmijët gratë në Shqipëri

Shifrat e abortit selektiv, me baze gjinine e femijes, ne Shqiperi kane rene ne syrin e Këshillit te Evropës i cili ka zbuluar së fundmi se aborti selektiv në bazë të gjinisë së fëmijës është duke u praktikuar gjerësisht në Shqipëri dhe rezultati është në rritje midis numrit të djemve dhe atij të vajzave.

Statistikat e fundit tregojnë se për çdo 100 vajza shqiptare lindin 112 djem. Në rritjen natyrore demografike, numri i vajzave e tejkalon numrin e djemve.

Këshilli i Evropës paralajmëron se përzgjedhja selektive e abortit ne baze te gjinise se femijes, nje fenomen i perhapur dikur kryesisht ne vendet aziatike, është bërë popullor sot në Evropë, veçanërisht në Shqipëri, Armeni, Azerbaixhan dhe Gjeorgji.

“Tradicionalisht familjet shqiptare kanë favorizuar djemtë ne krahasim me vajzat për dy arsye kryesore: trashëgimia e emrit të familjes dhe perspektiva e djemve që rriten për t’u bërë shtylla e shtepise per të siguruar bukën”, citohet një raport i vitit 2005 nga Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara (UNDP), raporton “lifesitenews.com”.

Aborti në Shqipëri u ligjërua në vitin 1995 pas rënies së qeverisë komuniste. Tani ai lejohet deri në javën e 12-të të shtatzënisë.

Ne shkrim citohet edhe gjinekologia Rubena Moisiu, e cila ka thene: “Nuk ka statistika të sakta, por bazuar në sondazhet tona të bëra në klinikën më të madhe gjinekologjike në vend, vetëm në vitin 2010 ishin 470 aborte, shkaqet kryesore të të cilave ishin arsyet ekonomike, deformimet dhe gjinia e fetusit”.

Tmerruese Këshilli i Europës: Ja pse i abortojnë fëmijët gratë në Shqipëri Read More »

Dalin dokumentat: Ja kandidati i KLP ish-spiun i Sigurimit të Shtetit, me pseudonimin TELEFONI

PD vë në dispozicion dokumentat për paligjshmërinë e kandidatëve të PS për KLGJ/KLP.

Sipas PD, foto Kozma Jano spiun 1 dhe 2 provojnë së kandidati për anëtar KLP ka qene bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Ne vetëdeklarimin per lidhje me ish sigurimn, ka deklaruar “jo”.

-Është rekrutuar kur ka punuar në Portin e Durrësit në vitin 1977 ga operativi Sefer Alikaj. Ka pasur qëllim agjenturën brenda policisë. Është bashkëpunëtor (informator) i Sigurimit. Katela model 2 e tregon këtë.

-Po ashtu, me vendimin nr.13, datë 19.4.1996 (nr.10 i vendimit), komisioni “Mezini”, i ka ndaluar kandidimin në emër të subjektit politik Partia e Unitetit Kombëtar (vendimi bashkëlidhur)

Foto Kozma Jano komunist fakton kandidimin ne 2011 per partine Komuniste ne Lushnjë.

KOZMA_JANO_KOMUNIST_copy.jpg

KOZMA_JANO_SPIUN_1_copy_copy_copy_copy.jpg

KOZMA_JANO_SPIUN_2_copy_copy.jpg

Altin Hazizaj i denuar eshte dokumenti i  Prokurorisë së Përgjithshme, që provon se kanddiati per KLGJ/KLP eshte denuar dy herë.

ALTIN_HAZIZAJ_I_DENUAR-3_copy_copy.jpgALTIN_HAZIZAJ_I_DENUAR-2_copy_copy_copy.jpgALTIN_HAZIZAJ_I_DENUAR-1_copy_copy.jpg

ALTIN_HAZIZAJ_I_DENUAR-1_copy.jpgALTIN_HAZIZAJ_I_DENUAR-3_copy.jpgALTIN_HAZIZAJ_I_DENUAR-2_copy.jpg

 

ALTIN_HAZIZAJ_I_DENUAR-2.jpgALTIN_HAZIZAJ_I_DENUAR-1.jpgALTIN_HAZIZAJ_I_DENUAR-3.jpg

1.      Vërtetimi nga Drejtoria e Tatimeve se kandidati Sokol Lamaj rezulton me gjoba për mospagesën e kontributeve të Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetëspre 20 mijë lekë.

tatimettt_copy.png

2.      Deklarimi I ONM se Andi Muratej dhe Alfred Ballaj duhet të skualifikohehsin nga Parlamenti për mospërmbushjen e kritereve dhe mungesën e integritetit të lartë moral që duhet të ketë një anëtar I KLP.

 

3.      Deklarimi I ONM që vë në dukje angazhimin shumë të lartë politik të Ilir Pandës.  ​

Dalin dokumentat: Ja kandidati i KLP ish-spiun i Sigurimit të Shtetit, me pseudonimin TELEFONI Read More »

Rrëfehet 117 vjeçarja: Jetova gjatë se nuk kisha burrë të më nervozojë

Italiania Emma Morano ishte njeriu i fundit që përjetoi shekullin e 20-të nga dita e parë deri në ditën e fundit dhe madje edhe më shumë. Sekreti i një jete të shëndetshme ishte – siç tha vetë ajo – jeta pa shqetësim nga burrat.

Ajo jetoi 117 vjet, mbijetoi dy luftëra botërore. Emma Morano jetoi nga 1899 deri më 2017, shumica e kohës në Verbania, jo larg nga Milano. Pra, nëse dikush e di se si të qëndrojë i aftë dhe me të vërtetë të plaket, kjo është ajo. Megjithatë, cila është sekreti i saj?

Deri kohët e fundit, gruaja më e vjetër në botë ka qenë çelësi i jetës së saj të gjatë dhe të shëndetshme. Në vitet e fundit, Emma Morano nuk kishte një trup të përshtatshëm për të jetuar, kështu që ajo nuk e la apartamentin e saj. Megjithatë, ajo nuk ishte e vetme – kishte një kujdestar pleqsh, dhe një mbesë që kishte marrëdhënie shumë të mira me të.

Në mënyrë që prindërit e saj dhe shtatë vëllezërit dhe motrat të mbijetojnë krizën pas luftës, ajo filloi të punojë kur ishte 14-vjeçe. Babai i saj u verbua gjatë Luftës së Parë Botërore dhe nuk mund të kujdeset për familjen.

Ndërsa ishte e re, u dashurua me një të ri që shkoi në luftë dhe kurrë nuk u kthye. Siç kërkohej nga shoqëria, Emma Morano duhej të martohej, prandaj i gjetën një burrë tjetër – ai nuk i pëlqente. Ishte i dhunshëm. Pas vdekjes së foshnjës së saj, ajo nuk mund të jetonte me një njeri të dhunshëm dhe e braktisi atë.

Ndarja zyrtare në Italinë Konservatore Katolike në vitet 30 të shekullit të 20-të nuk ishte e mundur, por Emma Morano ishte ende e divorcuar nga burri i saj. Dhe jetoi vetëm dhe e lumtur deri në fund të jetës.

Rrëfehet 117 vjeçarja: Jetova gjatë se nuk kisha burrë të më nervozojë Read More »