Orikuminews

‘Vdiq Sheme Sadik Dukati’ – Vajtim i Prenjo Çelo Rodakut nga Dukati per patriotin e tij.

Kjo kenge popullore e laberise eshte sjelle per orikuminews nga Bedri Kabasha.

VDİQ SHEME SADİK DUKATİ

Ra termet e u tunde fshati
Ne Gjonbit u thye Rrapi
Vdiq Sheme Sadik Dukati

Sheme Sadik bukuria
Ti s’je per ligjet e mia
Po te te qaje Shqiperia

Te te qaje se punove
Per Shqipen qe na mesove
Se turqishten nuk e doje
Dolle komit e luftove

Kosove e Janine shkoje
Memedheun shum’ e doje
Dhe ne vjershat qe krijoje
Popullin e frymezoje

Kush ish patriot si ti ?
Komite qe me turqi
Dergjeshe per Shqiperi
Per flamurin kuqezi

Njezeten me Itali
Na organizove ti
S’te dil perpara njeri
Hidheshje permbi frengji

Dukat___Vlore

1) Vajtim i Prenjo Çelo Rodakut nga Dukati per patriotin dhe trimin e shquar ne lufte per liri, Sheme Sadik kondin nga Dukati !!

Kenge Popullore te Laberise
Bedri Kabasha
05.03.2018

‘Vdiq Sheme Sadik Dukati’ – Vajtim i Prenjo Çelo Rodakut nga Dukati per patriotin e tij. Read More »

Fshat i Dukate seç britnë – Nga Bedri Kabasha

Kjo kenge popullore e laberise eshte percjelle per orikuminews nga Bedri Kabasha.

MBET MEHMETİ NE JANİNE

Fshat’ i Dukate seç britne
Petoshat nje ulerimë
Qan Thelleza me Selvine
Mbet Mehmeti ne Janine
Bashke me te kusherine
Me Sinan Çorrok syzine
Vrane more shoke, vrane
Vrane Mehmet Çiço labne
U vra tek mbronte kalane
O Mehmet, kush t’u ndodh prane ?
Majkoja me Sinan Bratne
Te tre me Premte Dukane
Kishin shok dhe Mustafane
Sinan Çorrok stravastroi
Detit me gjemi veroi
Treqind talera harxhoi
Takemne ja mori jatroi
Edhe dot nuk e sheroi

Dukat, Vlore
1) Mehmet Çiço Labi nga Dukati i Vlore.
2) Mustafa Bitri nga Dukati.
3) Talera : nje lloi paraje,

Kenge Popullore te Laberise
Bedri Kabasha
05.03.2018

Fshat i Dukate seç britnë – Nga Bedri Kabasha Read More »

Promovohet libri ‘Historiku i shkollës së Tragjasit’.

“Historiku i shkolles se Tragjasit “ ky eshte libri i autorit Abaz Xhuveli , botim qe beri bashke mesimdhenes nder vite vecanerisht ne kete zone , kryetare shoqatash , personalitete e te ftuar te shumte, miq e familjare te autorit .

Promovimin e ketij libri interesant qe permban histori e fakte mbi shkollen e Tragjasit qysh nga krijimi I saj , tek arsimtaret e me tej , autori e sjell si nje dhurate ne kuader te 7 Marsit – Festes se Mesuesit.

Nen kujdesin e kreut te Shoqates “Tragjasi “dhe sekretarit te kesaj shoqate , biblioteka publike e qytetit u kthye ne nje ambjent te dashur ku pjesemarresit folen mbi kete veper , e i uruan autorit suksese te metejshme.

Gjashte plus nje vlora

 

Promovohet libri ‘Historiku i shkollës së Tragjasit’. Read More »

Orikum-Suprizojne piktoret e vegjel te shkolles ‘Balil Pelari’. Ja pikturat fantastike.

Orikuminews eshte i prirur te mbeshtese dhe promovoje gjithe talentet e krahines ne cdo lloj fushe.Per kete qellim redaksia jone fton gjithe mesuesit dhe nxenesit te promovojne krijimtarite e tyre ne kete portal elektronik. Kete here nga shkolla 9-vjecare ‘Balil Pelari’ Orikum na jane percjelle keto krijimtari nga talentet e vegjel te kesaj shkolle:

Nga Marjeta Xhemali dhe Klodiana Havari

Talentet ne pikture te nxenesve te shkolles 9 – vjecare “Balil Pelari”Orikum

Ky miniprojekt eshte iniciuar dhe per mjetet e tyre eshte  investuar  nga vete mesuesja e arteve Klodiana Havari

Emrat e nxenesve qe kane realizuar keto piktura kaq te bukura  jane

TEA BERDOJ
RENATO DERVISHALIAJ
ERKIDA PETOSHATI
VJOLA BITRAJ
KESJANA DOKO
SAMUEL MYFTARI
DEA DERVISHALIAJ

Orikum-Suprizojne piktoret e vegjel te shkolles ‘Balil Pelari’. Ja pikturat fantastike. Read More »

Orikum-Mark Frrokut do i sekustrohen pasurite dhe trojet ne Orikum! Ja kerkesa e prokurorit.

Dy vjet pasi shpalli sekuestrimin e disa pasurive të ish deputetit Mark Froku, gjykata është një hap larg kalimit të këtyre aseteve në favor të shtetit.

Prokuroria kërkon të konfiskohen nëntë pasuri të Mark Frrokut, që kapin vlerën e mbi 158 milionë lekë dhe që dyshohen se nuk justifikohen me të ardhurat e fituara në mënyrë të ligjshme.

Prokurori i dosjes, Klodian Braho i tha gjykatës se Mark Frroku është dënuar në Shqipëri për tre krime, atë të fshehjes së pasurisë, pastrim parash dhe ndërtim i paligjshëm.

Por shpjegon prokurori i dosjes, Mark Frroku është dënuar më herët nga drejtësia holandeze për çështje droge, i identifikuar me emrin tjetër Piro Sofrani.

Është kjo arsyeja që asetet e Frrokut dhe të afërmve të tij iu nënshtruan kontrollit sipas ligjit antimafia. Përmes shoqërive tregtare shpjegon akuza, i pandehuri ka mbuluar e fshehur paratë e fituara në rruge kriminale, shkruan TCH.

Nga viti 1991 deri më 2013 prokuroria vlerëson se Frroku dhe familjarët e tij kanë krijuar pasuri nga burime të ligjshme në vlerën e 55 milionë lekëve, ndërsa shuma prej 158 milionë lekë është e pajustifikuar.

Pasuritë për të cilat kërkohet konfiskimi janë truaj në Orikum, dyqane në Tiranë, apartamente dhe dyqane në Lezhë. Aktualisht ish deputeti po vuan dënimin me 6 vjet heqje lirie për tre vepra të kryera në Shqipëri.

Orikum-Mark Frrokut do i sekustrohen pasurite dhe trojet ne Orikum! Ja kerkesa e prokurorit. Read More »

Oriku nuk ndalet, shenohet goli i peste! Tifozet e Orikut komente urimi ne rrjete sociale ne mbeshtetje te ekipit !

Nga Olsen Llambro:

Ka nis pjesa e dyte e sfides Domosdova – Oriku e cila ne pjesen e pare eshte mbyllur me rezultatin 0-3 per Orikun. Pjesa e dyte ka nisur me presion nga lojtaret e Orikut ku jane shenuar dy gola te njepasnjeshem nga Dhrami dhe me pas nga Kongjoni duke e cuar rezultatin 0-5 per Orikumin.

Ne minuten e 7 te ndeshjes nepermjet Dhramit, Oriku ka kaluar ne avantazh 0-1. Ndersa ne minuten e 11 Oriku ka thelluar rezultatin 0-2 me golin e Ardi Qejvanit. Ne minuten e 26 Oriku ka thelluar perseri rezultatin me golin e Albano Caushajt.

Pjesa e pare :

Minuta e 7 Domosdova 0-1 Oriku.(Dhrami)
Minuta e 11 Domosdova 0-2 Oriku (Qejvani)
Minuta e 26 Domosdova 0-3 Oriku (Caushaj)

Pjesa e dyte :

Domosdova 0-4 (Dhrami)

Domosdova 0-5 (Kongjoni)

Fitorja e Orikut sot e ngre ne vendin e pare me 38 pike i vetem ne krye por nga ana tjeter do te presi deri neser per sfiden Butrinti -Elbasani e cila do luhet neser ne oren 14:00 ne Andon Lapa.

Bilanci ndeshjeve Oriku-Domosdova:
Ndeshje ne total te luajtura 5
4 Fitore Oriku
0 Fitore Domozdova
Barazime 1
Golavarazhi 15-3 per Orikun
Sezoni 2015-16
Java 5
Oriku 1-0 Domosdova
Java 16
Domosdova 1-1 Oriku

Sezoni 2016-17
Java 2
Domosdova 0-6 Oriku
JAVA 16
Oriku 5-1 Domosdova
Sezoni 17-18
Java 3
Oriku 2-1 Domosdova

Java 16

Domozdova-Oriku 03/03/2018( Neser)
Butrinti-Elbasani 04/03/2018
Alpetroli-Devolli
04/03/2018

Renditja
Pas javes
15
GRUPI B
1- Elbasani 37
2- Oriku 35
3- Albpetrol 32
4- Devolli 31
5- Butrinti 27
6- Delvina 25
7- Maliqi 23
8- Kelcyra 19
9- Tepelena 16
10- Domosdova 13
11- Memaliaj 13
12- Gramozi 12
13- Skrapari 10
14- Permeti 9

Oriku nuk ndalet, shenohet goli i peste! Tifozet e Orikut komente urimi ne rrjete sociale ne mbeshtetje te ekipit ! Read More »

Oriku shpartallon Domosdoven! Dy gola ne 11 minuta! Ja autori i golit te dyte ! Nga Oslen Llambro

Ka disa minuta qe ka nisur ndeshja Domosdova – Oriku. Ne minuten e 7 te ndeshjes nepermjet Dhramit, Oriku ka kaluar ne avantazh 0-1. Ndersa ne minuten e 11 Oriku ka thelluar rezultatin 0-2 me golin e Ardi Qejvanit.

Minuta e 7 Domosdova 0-1 Oriku.(Dhrami)
Minuta e 11 Domosdova 0-2 Oriku (Qejvani)

Nese Oriku arrin te sigurije sot nje fitore do te jete me 38 pike i vetem ne krye por nga ana tjeter do te presi deri neser per sfiden Butrinti -Elbasani e cila do luhet neser ne oren 14:00 ne Andon Lapa.

Por edhe nese oriku merr nje barazim sot do te jete serisht i dyti me cdo lloj rezultat te ndeshjes Alpetroli Devolli.

Bilanci ndeshjeve Oriku-Domosdova:
Ndeshje ne total te luajtura 5
4 Fitore Oriku
0 Fitore Domozdova
Barazime 1
Golavarazhi 15-3 per Orikun
Sezoni 2015-16
Java 5
Oriku 1-0 Domosdova
Java 16
Domosdova 1-1 Oriku

Sezoni 2016-17
Java 2
Domosdova 0-6 Oriku
JAVA 16
Oriku 5-1 Domosdova
Sezoni 17-18
Java 3
Oriku 2-1 Domosdova

Java 16

Domozdova-Oriku 03/03/2018( Neser)
Butrinti-Elbasani 04/03/2018
Alpetroli-Devolli
04/03/2018

Renditja
Pas javes
15
GRUPI B
1- Elbasani 37
2- Oriku 35
3- Albpetrol 32
4- Devolli 31
5- Butrinti 27
6- Delvina 25
7- Maliqi 23
8- Kelcyra 19
9- Tepelena 16
10- Domosdova 13
11- Memaliaj 13
12- Gramozi 12
13- Skrapari 10
14- Permeti 9

Oriku shpartallon Domosdoven! Dy gola ne 11 minuta! Ja autori i golit te dyte ! Nga Oslen Llambro Read More »

Minuta e 7′ Oriku shenon GOL. Ja autori i golit. (Nga Olsen Llambro)

Ka disa minuta qe ka nisur ndeshja Domosdova – Oriku. Ne minuten e 7 te ndeshjes nepermjet Dhramit, Oriku ka kaluar ne avantazh.

Minuta e 7 Domosdova 0-1 Oriku.

Nese Oriku arrin te sigurije sot nje fitore do te jete me 38 pike i vetem ne krye por nga ana tjeter do te presi deri neser per sfiden Butrinti -Elbasani e cila do luhet neser ne oren 14:00 ne Andon Lapa.

Por edhe nese oriku merr nje barazim sot do te jete serisht i dyti me cdo lloj rezultat te ndeshjes Alpetroli Devolli.

Minuta e 7′ Oriku shenon GOL. Ja autori i golit. (Nga Olsen Llambro) Read More »