Orikuminews

Mësuesi nga Dukati i “Harruari” i pa Harruar qe u martua me italianen nga Sardenja dhe vdiq ne Itali. Nga Vitri Zyka

Mësuesi nga Dukati
I “Harruari” i pa Harruar
Për këtë shkrim mora shkas nga një pyetje që më bëri një miku im mësues e drejtues i shkollës 9 Vjeçare Matogjin për shumë vite, Agim Ruka.

Ai, i interesuar për historikun e kësaj shkolle, më tha: -A ke dëgjuar për një mësues nga Dukati Sheme Goxho? -I thash që do interesohem . Të them të drejtën ata që pyeta nga Dukati, midis tyre edhe disa mësues, nuk e njihnin dhe nuk kishin dëgjuar.
Sheme Ahmet Goxho ka lindur në Dukat më 27 Janar 1913. I ati, Ahmet Goxho, kishe 6 Fëmijë, më një ekonomi të dobët. Ajo që e rëndojë më shumë ishte vdekja e gruas së tij.

Gruaja e vëllait, Venetikja, ndërhyri në familjen e Sharrajve në Vlorë për ta dërguar Shemen atje për punët e shtëpisë ku vazhdojë edhe shkollën fillore dhe më vonë Sharrajt i nxorën burs për të vazhduar më lartë.
Në përfundim të studimeve ai doli mesues. Fillimisht u emrua mësues në Matogjin.

Një ish nxënës i tij Velo Malaj, sot 84 vjeç tregon se kemi patur dy mësues nga Dukati, Avdul Haskon dhe Sheme Goxhon.
Sheme Goxho, thotë ai, ishte burr serjoz, tepër punëtor dhe i mbante afër nxënësit, kërkone prej tyre dhe prindërve të tyre sjelle dhe bukurshkrim, kuptohet pa diferencuar edhe lëndët e tjera.
Në përfundim të vitit shkollor 1939-1940 e trasferojnë në shkollën e Vranishtit, ku nuk qëndrojë shumë, sepse përsëri e lëvizin në Kurveleshin e Sipërm, në Gusmar.

Vite të vështira në jetën e tij, por vite kënaqësie në prefesionin e mësuesit.
Nuk vazhdojë shumë sepse Seksioni i Arsimit në Prefekturen e Vlorës e thirrën për ta dërguar në Itali për tu përgatitur si officer. Fillimisht ai nuk pranoi, por duke e paralajmëruar për pushim nga puna, i cili në atë kohë merrte 7 napolona flori, shkoi në Itali.
Pa shumë të dhëna për periudhën e luftës, në përfundim të Luftës së Dytë Botërore ai qëndroi në Sardenjë ku punoi si mësues.
Rreth moshës 35 vjeç u martua me një italiane nga Sardenja, ku lindi e rriti tre fëmijë një vajzë e dy djem, vajza Tereza ka përfunduar shkollën e lartë për gazetari, djali Feriku me arsim të mesëm mekanik në një qendër aviacioni, ndërsa djali i vogël Ahmeti ka përfunduar shkollën e lartë për ekonomi dhe i lauruar doktor i shkencave.

Sipas nipit të tij Xhumedi Goxho i cili e vizitoi në vitin 1994, ai ishte rënduar nga mosha, por dhe me një shëndet të dobët.
Xhumediu e ftoi të vinte në Dukat, por pyetjes që ai i bëri nipit të tij – A e ka marë seicili dheun e vet (pronën)? – Mori përgjigje negative.
Së bashku me lamtumirën, gruas dhe fëmijëve i dha lamtumirën edhe fshatit të tij Dukatit. Vdiq në vitin 1998.
I meriton këto rreshta për tu njohur edhe Sheme Goxho si vlerë e fshatit Dukat.

Vitri Zyka

Mësuesi nga Dukati i “Harruari” i pa Harruar qe u martua me italianen nga Sardenja dhe vdiq ne Itali. Nga Vitri Zyka Read More »

Hamit Selmani namlarte, burre i rralle ne Dukat. Nga Jeta Hamiti. (Poetet e krahines)

Hamit Selmani!

Hamit Selmani namlart,
burrë i rrall në fshatin Dukat.
Luftove me trimëri dhe besë,
atëherë kur s’kish më shpresë.

Kurrë nuk u dorëzove,
armikut përballë i dole,
s’njihje humbje doje fitore
dhe për të me gjakë luftove.

Luftove për një krahinë,
por nderove Shqipërinë.
Në Qafë të Llogorasë shkove,
sy patrembur nuk përtove,

me Grekun fort luftove
i përzure, i tmerrove.
Ti ishe burrë i fort,
për tët bir s’derdhe lot,

por hakun e more kokë për kokë.
S’u përkule, s’u rrëzove,
s’i njihje këto fjalë se ti ishe
nga ata burrat e rrallë
dhe armiku t’a kish sevdan.

Hamit Bej na nderove
me Plakun e Vlores sec bisedove,
një darkë bashkë kalove
për Shpalljen e Pavarsis bisedove,

fjala jote u dëgjua
nga c’do kush u respektua.
Për vete more lavdin,
ndërsa popullit i dhe lirin.

Hamit Selman more burrë
emri të është gdhëndur në gur
ndoshta meriton më shumë
dhe këtë s’ta them vetëm unë.

Nderove pasardhësit e tu,
i bëre të ndihen krenar
të mburren për ata që janë.

Dhe Shqipëria të lavdëron
se ti këtë e meriton.
Dukati burra ka shumë,
por emri yt ka shumë pesh
asnjëherë nuk do të vdes.

Veprat e tua nuk kanë të sosur
Dhe për këtë të falenderojmë,
famën tënde d’e zgjerojmë
dhe emrin tënd do ta ndricojmë.

Jeta Hamiti

Hamit Selmani namlarte, burre i rralle ne Dukat. Nga Jeta Hamiti. (Poetet e krahines) Read More »

Prof. Dr. Velesin Peculi – Kush ishte shkencetari nga Dukati qe u nda nga jeta ne menyre te parakoheshme !

Prof. Dr. Velesin Peculit ne vitin 2013 iu dha lamtumira e fundit nga familjarët, miqtë, shokët, bashkëpunëtorët dhe studentët e shumtë. Sëmundja e rëndë dhe e pa shërueshme, nuk e lejoi Profesorin dhe Shkencëtarin e nderuar të vazhdonte më tej punët dhe projektet e tij. Personalisht, edhe unë si student i tij, nëpërmjet këtij shkrimi shpreh dhimbjen për ndarjen nga jeta të Prof. Velesinit, humbje kjo jo vetëm për familjarët dhe miqtë e tij, por për të gjithë studentët e bashkëpunëtorët, shoqërinë, Universitetin Bujqësor të Tiranës, stafin Akademik dhe lobin e shkencëtarëve të kësaj fushe. Por, përmes këtij shkrimi, dëshiroj të përgëzoj, personelin dhe pa përjashtim gjithë pedagogët dhe profesorët e stafit Akademik në Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe në mënyrë të veçantë Rektorin e këtij Universiteti Z. Fatos Harizaj, të cilët nuk u kursyen e nuk u lodhën asnjë çast, për t’ju ndodhur pranë Profesorit, familjes së tij gjatë periudhës më të vështirë të jetës, e cila e çoi drejt kësaj dite lamtumire e ndarje fizike. Profesor Velesini, largohet fizikisht nga jeta, por është e pamundur të largohet për shekuj nga memoria e mijëra studentëve, pedagogëve dhe personelit të Universitetit Bujqësor. Në këtë institucion, në të cilin ai iu përkushtua për afro gjysmë shekulli, me vullnetin, këmbënguljen, energjinë dhe përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm, me kontributin dhe veprimtarinë e tij, të cilën e nisi në moshën më të bukur të jetës si student i këtij Universiteti dhe u nda nga ky Universitet, duke përshkuar gjithë trasenë e gjatë të këtij tempulli të madh shkencor në Shqipëri.

Ai, u largua nga kjo kala gjigande e fushës së shkencës të bujqësisë së vendit tonë, jo vetëm kur arriti në majat e drejtimit të tij, por atëherë kur dha më të mirën e mundshme, por jo maksimumin, pasi energjitë e tij për shkencë nuk shteronin kurrë. Ai do të vazhdojë të jetë në auditorët, leksionet e seminaret, në tryezat e debateve dhe mendimeve shkencore, kudo që do flitet dhe do diskutohet për shkencën në përgjithësi dhe atë të bujqësisë në veçanti…

Arsyeja e mbetjes në kujtesën e memorien e të gjithëve, është se, shkencëtari dhe profesori Velesin Peculi me punën e pa lodhur, si specialist e drejtues në fushën e bujqësisë dhe me përvojën si lektor, pedagog e profesor i kësaj fushe, që fal mendjes së tij brilante, ka lënë për shoqërinë dhe shkencën, një thesar të jashtëzakonshëm, me botime, tituj shkencorë, bibliografi, leksione e tekste mësimore, që kanë vlerën shekullore. Ai do të vazhdojë të jetë bashkudhëtar i rrugës, vizionit, objektivave, idealeve, synimit dhe qëllimit, që ka

Universiteti Bujqësor dhe shkenca e bujqësisë, pasi ai është dhe do të mbetet një nga dhjetëra e qindra udhërrëfyesit drejt majave të larta të kësaj fushe. Profesori si një njeri largpamës, do të vazhdojë të jetoj gjatë, me idetë, mendjen, produktet e tij shkencore dhe intelektuale. Jo vetëm imazhi, por edhe mendimi i tij prej gjeniu në fushën e bujqësisë, do të jetë pjesë e tryezave të debatit, të investigimit për njohjen e situatës, në të gjitha nivelet e instancat e pushtetit në vend, për vendimmarrjen në lidhje me përmirësimin, zgjidhjen e situatave, për përcaktimin e objektivave, për të sotmen dhe të nesërmen e veprimtarisë dhe ecurisë së fushës së bujqësisë…

Personalisht, dhe unë si gjithë shoqëria, nuk ndjehem thjeshtë keq se humbëm një shok, një mik, një të afërm e shumë të dashur, apo një qytetar të kësaj shoqërie, por se humbëm një njeri me shumë kontribute dhe vlera njerëzore, shoqërore dhe intelektuale… Humbëm një profesor të denjë e të nderuar, një shkencëtar me kulturë e dije të madhe në fushën e vet, i cili ishte në kulmin e prodhimtarisë intelektuale dhe shkencore. Në këtë periudhë tranzicioni të stërzgjatur e të vështirë për shoqërinë tonë, vazhdojmë të kemi humbje të shumta të burimeve e potencialeve njerëzore, kur nevoja për të tilla kapacitete dhe energji mendore e shkencore është e madhe. Humbje të tilla, në fushën e shkencës janë jo vetëm tregues, që flasin për shterim me hapa të shpejta të kësaj plejade, dhe argumente të rritjes së varfërisë intelektuale të vendit…

Arritjet e kësaj plejade, që po i humbasim nga pak çdo ditë, janë humbje e madhe për fushat e terrenet, ku ne mateshim dhe ndesheshim, përballeshim me botën e viheshim në ring njësoj, si të barabartë, sidomos në fushën e shkencës së bujqësisë… Humbje të personaliteteve, të përmasave dhe niveleve të tilla shkencore, janë një thirrje dhe alarm për pushtetarët dhe shtetarët e vendit tonë, ku pa ta, jo vetëm që s’mund të mburren, por as që mund të realizojnë premtimet dhe objektivat e tyre. Në kohën kur me dashje apo pa dashje, ne jemi pjesë e globalizmit, të vetmit që mund të bëhen indikatorë, promotorë dhe ambasadorë të njohjeve, afrimit, konkurrimit e përshtatjes me botën, janë këta njerëz, këto talente, që shpesh kujtohemi dhe na bie ndërmend për ta, kur nuk i kemi më, ose kur i kemi humbur përgjithmonë… Shtetarët dhe pushtetarët, nuk duhet të mjaftohen thjesht me një sms, me një buqetë lule, apo me një përqafim e ngushëllim të të afërmve në çastet e ndarjes nga jeta me ta, duke bërë hipokritin para opinionit shoqëror. Ata, duhen respektuar dhe vlerësuar jo vetëm në çastin e lamtumirës, por në kohën kur janë dhe kanë gjithë mundësinë e potencialin për të dhënë maksimumin e mendjes së tyre, pasi ata nuk dinë të zvarriten si kërmij nëpërmjet metodave, që as i njohin dhe i kanë pështirë ti ushtrojnë, apo të bëhen servilë e sahanlëpirës të tryezave mediokre të politikës e shtetarëve.

Mospërfillja nga pushteti në kohën e duhur, bën që këto potenciale të jenë pjesë e harresës, duke mbetur jashtë strukturave dhe autoriteteve, të cilat kanë në dorë fatet dhe ecurinë e vendit… Nevoja e domosdoshmëria për kapacitete të tilla, s’duhet të jetë vetëm kur ne mbetemi keq, kur na detyrojnë ndërkombëtarët apo kur na duhet të përgatisim premtimet populiste dhe fjalimet parlamentare e elektorale. Pa mendjen dhe kontributin e personaliteteve të shkencës, çdo politikan, zyrtar, drejtues nga më i thjeshti e deri tek presidenti i vendit, pavarësisht nga mënyra se si e merr dhe e mban karrigen, do të ishte thjesht një kukull ose një dordolec i radhës… Personalitete të tilla duhet të kujtohen, të vlerësohen edhe kur ndahen poste dhe torta pushtetesh, karrige dhe kolltuqe…

Por, është për të ardhur keq, që njerëz që i përkushtohen shkencës, mbajtësit e titujve e gradave shkencore, i gjen sot të poshtëruar, jo thjesht nga posti që mbajnë dhe detyra që bëjnë, si specialistë të thjeshtë, por kur shikon se drejtuesit e tyre janë jo vetë militantët partie, por të paaftë e servilë të pushtetit, përbuzës dhe mospërfillës të mendimit e ideve shkencore, me injorancën më bastarde të shekullit… Jo vetëm unë personalisht, por mbarë opinioni shoqëror, qytetar dhe ndërkombëtar, nuk dimë si ta përkthejmë, si ta quajmë e çfarë kuptimi ti japim: Luks, komoditet apo injorancë të shtetit dhe pushtetit, praktikës alla shqiptare të administratës së deritanishme, kur njerëzit me grada shkencore Dr…, Prof. Asc…, Prof…, janë o pa punë o thjesht inspektor e specialistë… Ndërsa, dyzina e fushës së injorancës, vetëm se dinë zakonin e vjetër shqiptar…, janë jo vetëm drejtues dhe komandues, por shpesh kanë frenat e drejtimit dhe menaxhimit dhe gjenden në të gjitha institucionet dhe nivelet e pushtetit të vendit tonë…

Kujtimi, respekti, vlerësimi për plejadën shkencore, është detyrimi ndaj veprës me vlera që na kanë lënë në fushën e arsimit, pasi situata në të cilën jemi lë shumë për të dëshiruar dhe për të ardhur keq. Sot, ndërsa ne kemi gjithë mundësinë dhe shansin të vendosnim ”tulla” të tjera në muret e kështjellës së arsimit të ndërtuar dje me shumë mund dhe sakrificë, ndodhemi para fakteve, që përveç humbjes së potencialeve të tilla, po përballemi edhe me vijat e kuqe të analfabetizmit, kurse për shkencë …??? Në këto kushte, përveç se duhet ti themi lamtumirë mikut, shokut, profesorit, shkencëtarit, qytetarit të mrekullueshëm Prof. Dr. Velesin Peculit, duhet të bëjmë dhe një premtim solemn të gjithë pa përjashtim, para tij dhe kësaj plejade që po shteron, për të bërë më të mirën për arsimin, shkencën dhe njerëzit e arsimit e të shkencës.

Nga Fejzo Subashi

Prof. Dr. Velesin Peculi – Kush ishte shkencetari nga Dukati qe u nda nga jeta ne menyre te parakoheshme ! Read More »

Lule Velesin Peculi, te shkruaj me germa ari – Nga Isa Haskoj. (Poetet e krahines)

Poezi nga Isa Haskoj kushtuar Dr Velesin Peculit.

.Intelekti……..

E mora karten e bardhe
E kemi dhe si detyre
Dora penen fort shtrengoi
Te shkruaj per Velesin.

Lule Velesin Peculi
Te shkruaj me germa ari
Puna mundi dot ste uli
Se nga guri je i pari

I mbuluar ne diploma
Punove bashk me te tiere
Zenua dhe Asan Alili
Mendia pen ngjyr trendafili

Miq dhe shok te kujtojn
Firma ne cdo flet defteri
Edhe ne nuk te harrojm
Velesin qytar nderi.

Shkruajtur nga Isa H Haskoj.

Lule Velesin Peculi, te shkruaj me germa ari – Nga Isa Haskoj. (Poetet e krahines) Read More »

Heroina e popullit Zonje Arif Çurre – Ja ku ra heroikisht trimeresha e Tragjasit !

Zonje Arif Çurre lindi në një familje të varfër fshatare, të thjeshtë dhe të ndershme. Vetëm me një punë përballonte e plotësonte nevojat e jetës në ato kohëra të vështira. Babai i Zonjës, Arif Çurre, si mjaft bashkëfshatarë të tij, mori rrugën e kurbetit dhe shkoi ne Sh.B.A. Punoi disa vjet atje, për të rregulluar sadopak ekonominë familjare, por ai vdiq dhe të pesë fëmijët e tij i la bonjakë.

I rriti plot vuajtje e mundime mëma e tyre, Salihe Çurre, një grua e zonja dhe punëtore, Zonja e vogël, jetime, donte të vazhdonte shkollën por nuk kishte mundësi ekonomike. Veç kësaj shkolla ishte larg nga banesa e familjes së saj. Ajo punonte së bashku me vëllezërit e motrën në bujqësi. Qysh e vogël shquhej për vullnet e këmbëngulje të madhe.

Ajo kishte shumë sedër, donte ta kryente çdo punë mirë dhe para kohe. Po rritej e pamshme me shtatin si selvi. Ishte e komunikueshme dhe e sinqertë. Kishte një dashuri të madhe për nënën e saj, që mundohej shumë në punët e bujqësisë. Vëllezërit dhe motrën e vetme i donte shumë. Për vëllain e vogël Mehmetin, kishte merak dhe dhembshuri.

Në urrejtjen e popullit e të rinisë kundër pushtuesve fashistë të vitit 1939 u përfshi edhe Zonja me dy vëllezërit e saj, Ismailin dhe Aliun. U fut në lëvizjen e rinisë komuniste në Tragjas dhe ishte mjaft aktive. Ishte ndër të parat që e kuptoi qëllimin e luftës së madhe antifashiste Nacional Çlirimtare për çlirimin e Shqipërisë.

Në vitin 1942 kur u krijuan njësitet e para në Tragjas, Zonja sëbashku me të vëllain, u futën dhe u armatosen. Në çdo aktivitet që ndërmerrej Zonja ishte ndër të parat që propagandonte luftën që po përgatitej për çlirimin e atdheut nga okupatorët fashistë.

Në vjeshtën e vitit 1943 Zonja doli vullnetare dhe shkoi në mal partizante dhe u rreshtua në një nga batalionet që do të formonte më vonë Brigadën e V-të. U vendos në Kompaninë e parë dhe u caktua mitraliere. Me atë mitroloz Zonja nuk u nda, deri sa më 22 korrik 1944 dha jetë për lirinë e Atdheut.

Ishte e zgjuar, fjalëpakë e gojë ëmbël. Trimëreshë midis trimave. U kalit në beteja e shtigje partizane. I donte partizanët si vëllezrit e saj dhe motrën e vetme Hyrinë.

Kudo ishte në ballë të aksioneve dhe shquhej për trimëri. Ajo nuk ishte vetën trime por edhe e gojës. U fliste shokëve partizanë për luftën Nacional Çlirimtare dhe për sakrificat e mëdha që bënte populli ynë. Operacioni armik i Dimrit 1943-1944 ishte i egër, si vetë dimri i atyre viteve. Zonjën nuk e thyente asgjë, ndaj nuk e theu as bora e tufani i Shkurtit të vitit 1944. Ishte në Qafën e Shëngjergjit, në Dukat, kur luftoi me vdekjen, për të shpetuar tre shokët partizanë : “Edhe pak tëm keqen motra” – u thoshte ajo Kujtimit, që ishte më i vogli, Azbiut e Lilos. Si shqiponjë i rrëmbente në krahët e saj dhe i çmonte më tej, duke u përfytur me vdekjen.

Ishte luftë e ashpër në Mat, në Qafën e Xibrës, ku ajo u vra.

 

Ne foto familja  e heroines se popullit zonja Çure, nena salihe dhe tre vllezerit e saj.

Heroina e popullit Zonje Arif Çurre – Ja ku ra heroikisht trimeresha e Tragjasit ! Read More »

Ja kur u hap shkolla 8-vjecare Orikum. Emrat e 4 mesuesve te pare. (Foto te rralla)

Ne orikuminews do keni mundesine te njiheni ne ditet ne vazhdim me pjese dhe materiale te pa publikuara me pare nga historiku i shkolles 8-vjecare Orikum ne te cilat do gjeni data, foto te ndryshme dhe emra mesuesish, drejtoresh e nxenesish.

Historia e shkolles 8-vjecare Orikum.

Si fillim ka egzistuar shkolla fillore në lagjen që quhej “Ferma Dukat”, ku mësues kanë qënë
-Bejko Selmani,
-Hysen Bari,
-Sali Troqe ,
-Xhafer Lameboshi

Më 1 shtator 1959 u hap shkolla 8 vjeçare Orikum, e cila ka qënë po kjo ndërtesë që është sot, me dy kate.Shkolla mori emrin “ Miqësia shqiptaro-sovjetike”Në katin e parë mësonin fëmijët shqiptarë; kurse në katin e dytë mësonin fëmijët rusë të familjeve të ushtarakëverusë që banonin në Orikum.

Në fillim u hap klasa e parë deri tek e pesta. Drejtori i parë ka qënë THANAS MAJI; kurse mësues ishin:
1) Guri Xhuveli
2) Aleksandra Kapexhiu (ruse)
3) Leka Tahiri
4) Osman Kapo etj.

Me pas shkollës ju shtua dhe një godinë tjetër 2 katëshe që deri në vitin 2005 ka qënë shkolla e mesme;kurse sot është cikli fillor i shkollë 9 vjeçare.

Foto e vitit 1957

 

Ja kur u hap shkolla 8-vjecare Orikum. Emrat e 4 mesuesve te pare. (Foto te rralla) Read More »

Çu takuan ball per ball, nje çoban nga Dukati dhe nje toge me ushtar. Nga Andrea Vangjeli.(Poetet e krahines)

Nè njè rrugè tè ngusht mali
Çu takuan ball pèr ball
Njè çoban nga Dukati
Dhe njè tog me ushtar

Çobani ruante kopen
Ulur nè rrènjè tè ullirit
Ndèrsa toga me ushtar
Ish nè ruajtje tè kufirit

U çua çeçua nè kèmb
Nè respekt tè uniformès
Ju tha fjalèn tungjatjeta
Ashtu siç i takon zonès

Dhe ushtarèt pèrshèndetèn
Njè pèr njè siç qenè nè list
Oficeri ju hoq vrejtjen
Se çobani ish ballist

U hutuan gjithè ushtarèt
Dhe dot nuk kthyen pèrgjigje
Po çobani mendje holl
U hodh qè tè mbyllte shtigje

Ju drejtua oficerit
Qè kapardisej mbi grada
Unè i tha se kam pèr turp
S”pranoj bojra si fasada

Ti o mik se di nga je
Po nga grada je me shkoll
Po kujdes nè kèto zona
Mbaje shtruar tirre holl

Se kètu o miku im
Unè jam zoti i konakut
Dhe kur miku s”di tè sillet
Se durojm po i vim hakut

Mos u mburr me pushk tè botès
Se unè tè mund me kèrrab
Se pèr mbi qylafin tim
Mba simbolin vetèm zhgab

Qè nga ko e Skènderbeut
Mba simbolin e flamurit
Dhe nè se njeh historin
Jemi zotèr tè haurit

Ti o birbo je skèllav
Dhe kètu nè malin tim
Dhe tè kesh ushtri me vete
Me mua mos u hiq trim

Ti mund tè mè arrestosh
Se ke shpur me ushtar
Po unè prap nuk do nènshtrohem
Jam Dukatas dhe krenar

Çu takuan ball per ball, nje çoban nga Dukati dhe nje toge me ushtar. Nga Andrea Vangjeli.(Poetet e krahines) Read More »

O Dukat gjysme e misirit, ti je monedhe e floririt. Nga Isa Haskoj. (Poetet e krahines)

Pse jam imezitur shum
Gjith naten ngela pa gjum
Engjelli qe me rri prane
Faqes loti dedhet lum.

Refreni
O dukat gjysm e misirit
Ti je monedh e floririt.

Diem dhe vajza neper bot
Shkojn dhe vin si dallandyshe
Mialtin mbledhin neper lule
Trndelin dhe mengjerishte

Refreni.
Dukat munedh e floririt
Diem dhe vajza te airit.

Kra hapur si gjimon
O kartolin e uruar
Ke pritur dhe ke percill
Ti je histori e shkruar.

Refreni.
O dukat monedh floriri
Ti je gur xgevairi.

Sup me sup diemte levend
Rende rend mban vallen vitua
Iso mban e gjith krahina
Ty te kendon fatosh Likua.

Refreni.
Dukat monedh e floririt
I therret nena te birit.

Nese do pelqehet le te kendohet
Shkruajtur nga Isa H Haskoj.

O Dukat gjysme e misirit, ti je monedhe e floririt. Nga Isa Haskoj. (Poetet e krahines) Read More »