Orikuminews

Rikthehet energjia në Orikum. Banorët të ndarë, ja komentet në facebook. Mustafa Vangjeli sqaron…!

Per shkak te kohes shume te keqe dhe kryesisht juges se forte karakteristike ne krahinen e dukatit jane shkaktuar disa difekte ne rrjetin elektrik duke bere qe Orikumi dhe fshtrat Dukat, Tragjas e Radhime te vuajne mungesen e energjise elektrike gjate dy diteve te fundit.

Punonjesit e elektrikut kane qendruar ne gatishmeri dhe menjehere pas permiresimit te kohes dhe nderprerjes se eres se fuqishme kane nderhyre duke bere riparimin e difekteve dhe rikthimin e energjise elektrike ne zone.

Banoret kane qene te ndare lidhur me kete mungese te energjise, disa kane reaguar te irrituar per shkak se ky nuk eshte rasti i vetem qe zona jone vuan mungesen e energjise elektrike dhe kane sulmuar OSHEN dhe institucionet qeveritare per kete problem. Por ka patur edhe nga ata qe i kane dal ne krah punonjesve te elektrikut duke i mirekuptuar dhe mbeshtetur per reagimin e menjehershem dhe punen e bere per rikthimin e energjise ne zone.

Ja si shprehet nje prej banoreve te Orikumit :

Mustafa Vangjeli : Gjith ato gjera te mira qe na lene te paret tan edhe jugen e kemi trashegimi.Dita e djesheme ka bere qe era te vershoj shume forte ne kete gruk ku ne banojme .Elekricistat me te cilet biseduam dhe pim nga nje kahe rrinin ne gadishmeri qe kur juga te pushonte te nderhynin ne difekte.Ndonese dhe ne ore te vona dhe riparimet u bene .Dritat erdhen.

Komente ne facebook nga banoret e krahines.

Rikthehet energjia në Orikum. Banorët të ndarë, ja komentet në facebook. Mustafa Vangjeli sqaron…! Read More »

Sot ne oren 14:00 Delvina – Oriku. Ja bilanci i ndeshjeve nga Olsen Llambro. Fitore Oriku

Sot ne oren 14:00 luhet ndeshja Delvina-Oriku
Ndeshjen e gjykon arbitri Blerim Ziri(Fushekruje, Arbiter i Superiores)

Elbasani vazhdon te kryesoje renditjen me 43 pike i ndjekur nga Oriku ne vendin e dyte me 41 pike.

Ky eshte Bilanci ndermjet Orikut dhe Delvines

16-4 Golavarazhi
Orikumi 3 fitore
Delvina 1 fitore
Barazime 3

 

 

 

Sot ne oren 14:00 Delvina – Oriku. Ja bilanci i ndeshjeve nga Olsen Llambro. Fitore Oriku Read More »

Misteret e Orikumit – Shfaqet dokumentari i rralle ne perfundim te kerkimeve dy vjecare arkeologjike.

Dokumentari i regjisorit Julien Pfyffer mbi Orikumin dhe misteret e tij, do të shfaqet këtë të hënë tek Akademia e Filmit “Marubi”.

Ky film do të transmetohet në kuadër të Pranverës së Frankofonisë 2018, e cila starton ciklin “Cinema des Pays Francophones”.

“Misteret e Orikumit” ndjek eksplorimin e bregdetit të Shqipërisë nga ekipi i Fondacionit Octupus, i cili zbuloi ekzistencën e një qyteti antik të harruar. Marrja e këtij porti romak nga Jules Cesar gjatë luftës civile, ka qenë një ngjarje kyçe që ka kontribuar në ardhjen e tij në pushtet absolut.

Publikuar në vitin 2015, ekipi i filmit ndoqi arkeologët e Universitetit të Gjenevës dhe të Institutit Shqiptar që kryen kërkime në këtë vend unik midis viteve 2012 dhe 2013.

Mos e humbisni, më 19 mars, ora 19:00-20:30.

 

https://youtu.be/pRCXwlY-5oQ

Misteret e Orikumit – Shfaqet dokumentari i rralle ne perfundim te kerkimeve dy vjecare arkeologjike. Read More »

Shoqata “Tragjasi” zgjedh kryetarin, sekretarin dhe keshillin e ri.(Emrat). Sekretari i ri deklaron …!

Shoqata Tragjasi ka bere zgjedhjet e saj duke zgjedhur kryetarin, sekretarin dhe keshillin e ri te Shoqates. Ne perfundim te procesit eshte zgjedhur kryetar i ri i shoqates Zoti Zace Sejdi, Sekretar Zoti Maksim Ramohitaj. Keshilli perbehet nga 11 anetare te cilet jane : 

1- Zace Sejdi (Kryetar)
2- Ylli Malaj (Sekretar)
3- Maksim Ramohito
4- Hodo Kabello
5- Kapo Gjomemo
6- Vladimir Gaba
7- Xhafer Laba
8- Skender Lacaj
9- Feim Alisinani
10-Viron Avduli
11- Hebert Alemi

Sekretari i ri Zoti Maksim Ramohitoj ka deklaruar se -“ne vazhdimesi te veprimtarise se shoqates do bejme te gjitha perpjekjet tona me mirekuptim dhe ne interes te te gjithe Tragjasasve kudo jane te bejme me te miren e mundshme per Tragjasin tone te dashur”.

Ky eshte statusi ne faqen ne facebook te shoqates Tragjasi.

Behen zgjedhjet e reja te shoqates tragjasi, ju urojme suksese drejtuesve te rinj. Njohja e kultures, historise dhe traditave me te mira te ketij fshati legjendar, shpresojme te jene pjese misionit ne vazhdim. Regjistrimi dhe botimi ne nje liber i gjithe pjestareve te komunitetit tone kudo qe ndodhen, shpresoj te jete nje nga objektivat e aferta te shoqates, nje inisative e jona e cila nuk u arrit, kjo besoj se bashku me historikun plotesojne mesemiri tabllone e plote te historise se fshatit. Pune te mbare organeve te reja.

 

 

Kryetari i Shoqates Tragjasi Zace Sejdi

 

Sekretari i ri i Shoqates Tragjasi Zoti Maksim Ramohitoj

Shoqata “Tragjasi” zgjedh kryetarin, sekretarin dhe keshillin e ri.(Emrat). Sekretari i ri deklaron …! Read More »

Njoftim: Hapen 10 vende te lira pune ne Tragjas. Ja pozicionet qe kerkohen.

Njoftimi nga Grand Hotel Tragjasi:

Te dashur miq ! Si pasoje e ristrukturimit te stafit per sezonin e ri turistik 2018 hoteli yne kerkon te punesoje staf te kualifikuar ne pozicionet :
Recepsionist/e hoteli
Kamarier me kohe te plote
Nd/ kamarier
Kamarier per evente te muzikes live me kohe te pjesshme
Kamarier per dasma me kohe te pjesshme
PR
Sanitare
Ndihmes/ kuzhinier .
Kushtet dhe pagesat te kenaqshme. Per me shume informacion kontaktoni ne adresat e hotelit ne fb Hotel Tragjasi ose Grand Hotel Tragjasi !
Ju faleminderit .

 

Për çdo njoftim, problem, ankesë apo sugjerim ne orikuminews kontaktoni ne :

E-mail : [email protected]

Facebook : https://www.facebook.com/Orikuminews/

Facebook: https://www.facebook.com/krahina.orikum

Njoftim: Hapen 10 vende te lira pune ne Tragjas. Ja pozicionet qe kerkohen. Read More »

E papritur : Gdhendi në dru ‘Kullën e Dervish Aliut’ – Lufter Havari falënderon Mjeshtrin…!

Ky me poshte eshte statusi ne profilin  ne facebook te mjeshtrit Perikli Çuni i cili ka gdhendur ne dru Kullen e Dervish Aliut. Puna fantastike e mjeshtrit duararte eshte nje perjetesim ne nje format artistik i kulles se famshme te Dervish Aliut.

DUKAT….2018. P. Çuni
Kulla e Dervish Aliut .
Ne afersi te fshatit Dukat ndodhet nje kompleks ndertimor me vlera historike ,ndertuar ne fillim te shek. XIX .
Dervish Aliu ka qene organizator I revoltave fshatare kunder reformave te Tanzimatit ne Shqiperi gjat viteve 1847-1848.
Ky ansambel kullash eshte ndertuar ne tokat e tij,nga mjeshtra te ardhur nga Janina dhe perfaqeson Banese te tipit kulle me tipare mbrojtese nga me te arrirat ne Shqiperine e jugut.
Kompleksi eshte shpallur Monument kulture ne vitin 1979.
(Falnderoj mikun tim Lufter Havari, i dukatas me vlere, per ndricimin e vlerave te ketij kompleksi te jashtezakonshem drejt te cilit jane mberthyer habitshem syte e kalimtareve !)

 

Nga ana tjeter Lufter Havari eshte suprizuar shume nga realizimi i ketij punimi dhe ka falenderuar mjeshtrin me kete status:

Nje suprize, nga shoku im i gjimnazit, PERIKLI ÇUNI, nga Fieri. …
KULLA_E_DERVISH_ALIUT, NE DUKAT ESHTE GDHENDUR NE DRU ,NGA MJESHTER I GDHENDJES PERIKLI.
Jo per te promovuar, as per te bere oponence, se kete e ka bere vete puna e DUAR ARTIT ku e ka bere DRURIN TE FLASE!
Por nje FALENDERIM, ja dedikoj Perikliut per perjetsimin ne nje tjeter format artistik, te kulles se fameshme DERVISH ALIUT.
FALEMINDERIT EDHE NE EMER TE BASHKEKRAHINOREVE TE MI, PER KONTRIBUTIN E VYER QE KE DHENE , PER PERJETSIMIN E FIGURES SE PATRIOTIT, DERVISH ALIUT!
FALEMINDERIT PERIKLI ÇUNI!

E papritur : Gdhendi në dru ‘Kullën e Dervish Aliut’ – Lufter Havari falënderon Mjeshtrin…! Read More »

Njoftim: Ndahet nga jeta banorja e Tragjasit.

Dy dite me pare eshte ndare nga jeta banorja e fshatit Tragjas Sade Murat Xhuveli (Lagji).

Sadeja ishte bashkeshortja e Tafil Lagjit. Ajo ishte nena e pese femijeve, nje djali dhe kater vajzave.

Sadeja rridhte nga nje familje e rregullt dhe me tradita. Ajo ka punuar gjithe jeten e saj ne kooperativen bujqesore Dukat-Tragjas. Eshte e datelindjes 15.08.1944. 

Percjellja per ne banesen e fundit u be ne varrezat e Tragjasit ne daten 14/03/2018 ora 12.00.

Redaksia e orikuminews i shpreh ngushellime te sinqerta familjes dhe te afermve.

Njoftim: Ndahet nga jeta banorja e Tragjasit. Read More »