Orikuminews

Marianxhela Rodakaj, vogelushja 5 vjece nga Dukati ka nevojë për mbeshtetjen e banorëve për të realizuar ëndrrën e saj!

Marianxhela Rodakaj eshte nje vogelushe pese vjecare nga Dukati.

Ajo ka hyre ne nje konkurs me synimin per te fituar vendin e pare ne kete konkurs dhe per tu perzgjedhur gjithashtu  si vajza e cila do jete pjese e nje reklame.

Fttojme gjithe banoret e krahines dhe ndjekesit e orikuminews te klikojne te lidhja e vogelueshes dhe te pelqejne (LIKE) foton e saj si dhe te bejne nje koment per Marianxhelen bukuroshe.

Klikoni te lidhja me poshte :

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=203379623601682&id=164286477510997

 

Marianxhela Rodakaj, vogelushja 5 vjece nga Dukati ka nevojë për mbeshtetjen e banorëve për të realizuar ëndrrën e saj! Read More »

Dukatasja zbulon pse dhurohet trëndafili ! Shfletime të një ditari.

Nga Zhaneta Fisti

Shfletime te njej ditari !

Më pëlqen të ndaj me ju të dashur lexues, të njohim së bashku pak nga legjendat e vendeve fqinje. Uroj lexim të këndshëm për të gjithë ju !

Ndodhesha në punë në një resorant në periferi të Venecjes: “Il Pendolo”, një resorant tradicjonal Venecjan i njohur për mënyrën e ngrënies shum të kuruar dhe biollogjike; për polentën, fetën e kalit e të demit.

Në mbasditen e 25 prillit 2017 në përfundim të punes, kur në lokal kishim ngelur pronari dhe ne punëtorët, prezantohet Gianni me trëndafila të porsaçelur në dorë dhe dhuron nga një të gjitha ne.
E falenderova për xhesitin.
Njëra nga guzhinjeret më të vjetra të resorantit i thote:
– Është legjenda!
Ketu un u bëra kurjoze te dija për ç’farë legjende bëhej fjalë.
Duke u informuar mësova një histori dashurie të dy të rinjve.

Tankredi dhe Vullkania.
(Tancredi e Vulcana)
Siç i quan legjenda.

Jetonte në Venecja nje vajze qe e quanin Maria.
Bukuria e saj ishte mah-nitëse. Mendohej se ishte e gdhendur gjith ajo bukuri.Për këtë arsye e ashtu quanin Vullkana.Flokët e saj ngjyrë gruri dhe dy sy të shkruar që shkëlqenin e lëshonin rreze drite.

Prejardhja e saj ishte nga një familie shum e pasur “Doge” që në gjuhën Italjane do të thot :- Madheri.
Familje fisnike por dhe shum pjesëmarrëse në rreth të hapur.Syt e saj shikonin vetëm për të dashurin e saj.

Tankredi ishte një djal shum i bukur dhe me veti të përsosura,por kjo nuk do të thoshte që ishte i përshtatshëm për vajzën e familjes së lartë Republikane të Venecjes.Të dy të dashuruarit duheshin marrëzisht, por dinin fort mirë që familja e Maries nuk do pranonte të lidhte gjakun me një shërbëtor dhe pa pronësi, ndaj vajza e dashuruar mendon si të bëj të dashurin e saj të pranohet nga familja si në zemrën e saj!

Një ditë ka një ide të shkëlqyer.Mendon ta nis Tankredin për ndjekjen e Karlo Manjo(Carlo Magno) Mbreti Francez dhe jo thjesht një ushtar,por një kalorës.
Flet me dashurin dhe i thotë :
– Njoh vlerat e tua dhe duke ndjekur këtë rrugë jam e sigurt që do kthehesh fitimtar.
Do gjesh kështu pëlqimin dhe kënaqësin e babait tim. Sa për mua i dashuri im,
nuk mund të bëj tjetër që të pres kthimin tënd.

Tankredi niset për luftë i armatosur, por më shumë me ndjenjën. Nami i madh për veprën heroike mori dhen shum shpejt. Vajza e bukur priste cdo dit. Kalonin ditët, javët dhe Maries nuk i arrijti asnjë lajm. Por një ditë arrijn kalorësat Francezë të udhëhequr nga Orlando.Të gjithë njerzit dolën e i prisnin kureshtar.
Kërkuan Marien (Vullkana).

Orlando drejtohet vajzës me një gonxhe trëndafili dhe i thot :
– Jam këtu të flas për heroizmin që ka treguar Tankredi.Ka luftuar trimërisht në shum beteja, por në një u plagos për vdekje dhe ra mbi një trëndafil. Duke dhënë jetën mori këtë gonxhe e ngjeu në gjakun e tij dhe mu lut t’jua sjell amanetin e tij të fundit. Vajza mori gonxhen dhe nuk foli. U tërhoq e ngurtësuar në dhimjen e saj të rëndë. Asnjë nuk foli.

Por kuptohej që nuk mund të jetonte gjatë nga kjo humbje e madhe.Të nesërmen e gjetën të vdekur në krevatin e saj me gonxhen e trëndafilit mbi krahëror.
Kështu që dhe sot e kësaj dite është në tradit nga breza tashmë në datën 25 prill festa tradicjonale e Italise, e festa e Padronit Shën Marko te Venecjes ,gonxhja e porsaçelur e kuqe që vazhdon të dhurohet nga të dashurit vajzave të fejuara për të hapur jetës dhe diellit.

Simbol në shenjë të dashuris së pa shteruar.Një ndjenjë o emocjon që nuk njeh mosh o stinë.Dhe në festa të tjera grave Venecjane ju pëlqejnë këto dhurata: në pashkë preferojn dy shishe vere Cipro dhe një kulaç me vaj.Vera eshte nje pije e veçatë dhe shum e shijëshme. Burime historike tregojnë se lashtësia e përdorimit të saj vjen nga viti 735 para Krishtit.
Në Krishtlindje preferojne Mostarda dhe Mandorlato, që të dya ëmbëlsira e traditë e Venecjes.
Ndërsa në festën e Shën Martinit të fejuarit jan të detyruar të dhurojn gështënjat.
Këto që midis të fejuarve nuk mund të dhurohen jan:
-librat dhe figurat e shenjta bien dimbje.
-gëshërët bien thash e theme.
-krehri sepse e perdorin shtrigat
-gjilpëra sepse shpon e bie vuajtje.

Zhaneta Fisti

Dukatasja zbulon pse dhurohet trëndafili ! Shfletime të një ditari. Read More »

Më vdiq një mik nga Dukati-Dedikim rrenqethës për Mitat Aliçkaj nga gjirokastriti Sotir Kosta.

Nga Sotir Kosta, Gjirokaster. 

Elegji për Mitat Aliçkaj.

Mora lot nga ato të nënës,
mora gjak nga ato lule,
mos bëj këngë më tha hëna,
por një Elegji për kuje..

Më vdiq një mik nga Dukati,
ishte mik e goxha mik,
derdhi lot i gjithë fshati,
maja e Bredhit u trondit.

Nuk vajta për ta përcjellë
se ish` haber i vonuar,
ai qe nga goxha derë,
plot respekt për ta nderuar..

Vlora pse preu zhurmën ?
Dukati pse u trondit ?
S`ka burrë të mbajë dhimbjen,
lotët u burojnë nga sytë..

Mitat Aliçkaj me derte,
me atë zë si bilbili,
na krijove halle,derte,
na djeg zemra flakë pylli..

Një atak goditi zemrën,
papritur e pabesuar,
dhimbja zgjoi dhe nënë Beharen,
që është në varr mbuluar..

Thëllëzat,zogjtë e sorkadhet
u mblodhën e qanin tok,
nuk vjen më Mitat Aliçkaj,
Një burrë i zgjedhur në shok…

Iku burri gojë ëmbël
fjalë mjaltë e zemër bardhë,
prandaj na piku në zëmër
helm që s`na ka për të dalë..

Mitat Aliçkaj vdekje e rëndë,
nuset hoqnë vellot e bardha,
ndaluan dasmat me këngë
qanin dhe trimat me palla..

Edhe bletët në koshere
në punë nuk vajtën dot,
kishin zi jo ditë pranvere,
i mbushën hojet me lotë.

Shqiponjat lart në Dukat,
ulën krahët e ndaluan,
si gratë kur ulen në shesh,
me ligje labe vajtuan..

U godit sofër e madhe
që rrinte gjithmonë plot,
nuk mbahen lotët e grave,
burrat s`e durojnë dot..

U hap lajmi në Dukat,
një heshtje si heshtje varri,
Xheni dhe Maja e prenë fjalën,
kur u than se u vdiq vëllai..

o Vëllai ynë i dashur,
o zambak përmbi lëndinë,
të të puthë Nexhmia ballin,
motër Drita të të puthë synë..

O zemra me helm nga brënda
motër Aishea si ta durojë ?
se shëron as vaji,as kënga,
s
ka doktor që ta mjekojë..

U mbush varri me kurora
arkivoli plot dafina,
të përcollën nga Greqia,
me vaj e psherëtima.

Ta qëndisën emrin shokët
me gjak zëmre,jo me bojë,
gërmat ti bënë të arta,
si dekorata heroi..

O ti vesa që veson barin,
bjerë,e bjerë për çdo natë,
ta bësh më të butë barin
që ti duket si krevat..

Hapu varr mos e mbaj brënda
të dalë të gëzojë jetën,
e kërkon dhe Leonora,
mbeti me fëmijët vetëm..

Neve kurrë sdo ta harrojmë,
do ta përballojnë gjëmën,
Mitatin do ta kujtojmë,
do t
i këndojmë dhe këngën..

Çaje varrin ti moj këngë
fluturo si asnjë herë,
ngrihe Mitatin në këmbë,
që ta shohim dhe njëherë..

S`do harrohet Mitat Aliçkaj,
djal puntor i respektuar,
me respekt do ta kujtojmë,
zemërbardhë e burrë i zgjuar..

Me lotë të vajzës Amanda,
me ata lotë të përvëluar,
unë shkruajta fjalët e zemrës,
Të mbetet i pa harruar…

Më vdiq një mik nga Dukati-Dedikim rrenqethës për Mitat Aliçkaj nga gjirokastriti Sotir Kosta. Read More »

Major Laçe Hila nga Dukati, Zv/Komandanti i Qendrës së Zhytjes Shqiptare dhe një nga…

Laçe Hila me origjine nga Dukati eshte Zevendes Komandant i Qendres se Zhytjes Shqiptare. Ai eshte nje nga zhytsat me te pregatitur ne Shqiperi. 

“Qendra a Zhytjes ka si mision krijimin ruajtjen dhe pergatitjen e zhytesave per kryerjen e operacioneve nenujore. Per realizimin e ketij misioni kemi disa detyra sic jane detyra per kerkim shpetimin per  emergjencave civile, detyra per asgjesimin e municioneve luftarake ne det si dhe trajnimin dhe kualifikimin e zhytsave ne rang kombetar” – deklaron Laçe Hila .

Per me teper ndiqni videon :

 

Major Laçe Hila nga Dukati, Zv/Komandanti i Qendrës së Zhytjes Shqiptare dhe një nga… Read More »

Kurrë nuk u lodha shumë – Nga Aishe Musta Alickaj (Poetët e krahinës)

Nga Aishe Musta Alickaj

NE VATH TIM NUK BIEN PRETE ( BISHAT)

Dhe ne driten e cirakut
Te pishes, e te bicakut
Dhe kur drita mu nderrua
Me elektrik e pirua
Kurre nuk u lodha shume
Te shkoj parate ne shtrunge
E bej lehte kete pune
Ato s’me duane shume
Jane ne meri me mua
Jane nga ato dhite xanxare
Te zotin se duane fare
Me largohen porsi era
Neper ca vathe te tjera
Keshtu naten jam i qete
Me ze gjumi si sheleg
Ne vath tim
Nuk bien prete.

Kurrë nuk u lodha shumë – Nga Aishe Musta Alickaj (Poetët e krahinës) Read More »

Berisha: Rama tentoi të shesë Adriatik Llallën si “peshk të madh”. Ja prapaskenat

sh-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24 se “peshku i madh” që i kërkon Europa, Ramës është ish-ministri i tij i Brendshëm Saimir Tahiri, për lidhjet me trafikantët e drogës, siç tha Berisha. Sipas tij, kryeministri Rama u përpoq, që ta zëvendësojë “kokën” e Tahirit me atë të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

“Përpjekja për të zëvendësuar Adriatik Llallën me Saimir Tahirin ishte përpjekje për t’ju hedhur hi syve. Për t’ju thënë që ja, këtë kemi peshkun e madh. Prit tani, përsëri tek njëanësia e drejtësisë. Pasi u bë kryeprokuror dhe kryegjykatës Rama mendoi se do të gjejë një tjetër për të zëvendësuar Tahirin, por këtë gjetjen nuk e hëngrën, nuk e pranuan. Adriatik Llalla mund të ketë të meta dhe problemet e veta, le ta gjykojë ligji por deri sot është prokurori që ka hequr më shumë imunitet dhe ka çuar në qeli edhe deputetë”,- tha Berisha, siç raporton “BalkanWeb”.

Berisha: Rama tentoi të shesë Adriatik Llallën si “peshk të madh”. Ja prapaskenat Read More »

“Çmenden” bukuroshet nga Tragjasi. Dashuria për fshatin nuk ka kufi.

Dashuria per vendlindjen nuk ka kufi. Kete e deshmojne edhe disa vajza me origjine nga Tragjasi te cilat kane veshur bluza me mbishkrimin “Tragjasi”. Foto eshte shkrepur ne Prato, Itali dhe bukuroshet simpatike duken shume te lumtura dhe krenare per fshatin e origjines.

“Nuk jam fizikisht ,por mendja dhe zemra kane ngelur ne fshatin tim te bukur me ata njerez te mbrekullushem” – shkruan njera prej tyre.

“Çmenden” bukuroshet nga Tragjasi. Dashuria për fshatin nuk ka kufi. Read More »

Maya publikon videoklipin e xhiruar në Dukat – “O vëlla se na helmove”!

Kengetarja e mirenjohur nga Dukati Maya Alicka ka publikuar videoklipin e ri te titulluar “Vellait tim”. Kenga me e re e Mayes nis me zerin e vellait te saj i cili u nda nga jeta pak kohe me pare.

“Nuk ka qene e lehte per mua ta kendoja kaq shpejte kengen per Mitatin por per te ecur perpara duhej ta beja tani kete kenge elegji” – shkruan ajo ne statusin e saj ne facebook.

Statusi i plote i Mayes:

Te nderuar miq e dashamires,po ju drg klipin tim te ri -“Vellait tim”, E filloj kete klip me zerin e tij…
Nuk ka qene aspak e lehte per mua,t’a kendoja kaq shpejte kengen per Mitatin ,por per te hecur perpara,duhet t’a beja tani kete kenge-elegji.
Keshtu mendoj ,se nese ai me degjon,do ndihej mire…kaq mund te bej…
Kjo kenge eshte edhe pak ngushellim per te gjithe ata qe ju eshte lenduar zemra…..

Ndiqni videoklipin me poshte :

Maya publikon videoklipin e xhiruar në Dukat – “O vëlla se na helmove”! Read More »