Orikuminews

Gazetaret “e vogla” te gjesteve te medha! – Nga Lirim Nezha

Nga Lirim Nezha.

Gazetaret “e vogla” te gjesteve te medha!

Besoj ju kujtohet se si ne dalje te parlamentit,diten qe u kerkua leja per arrestimin e Sajmir Tahirit,nje gazetare e re e terrenit,nje vajze e guximshme e quajtur Esiona Konomi,pas lumit te fyerjeve qe adresoi per gazetaret Kryeministri Edi Ramai i heq mikrofonin ketij te fundit duke ju drejtuar perafersisht me keto fjale:
-Faleminderit,nuk duam me fyerje te tjera!

Nje tjeter gazetare sot e vuri me shpatulla pas murit kryeministrin dhe e detyroi te braktise konferencen per shtyp.

Ishte Ambrozia Meta,nje vajze e re ,e pregatitur dhe e pa intimiduar prej statujes gjigande te kryeministrit .Ajo i beri kryeministrit pyetjen asgjesuese qe e nervozoi deri ne ikje.

-Si ndiheni kur dy personat që i keni besuar ministrinë më të rëndësishme, i pari është në arrest shtëpie për trafik droge dhe i dyti akuzohet se ka mbrojtur të vëllanë. A nuk ka në PS përfaqësues që nuk kanë kushërinj ose vëllezër që merren me trafik droge që mund ta drejtonin këtë ministri?

E pra,jane keto pyetje dhe gjeste te guximshem te cilat as nuk guxojne t’i bejne moderatoret e studiove televizive kur e kane perballe kryeministrin e kur detyrohen te zhgrryhen bashke me te ne llucen e fyerjeve pafund .Sepse Rama ka luksin t’i quaje kazan e te rrije 24 ore ne 24 ne kazan per ta perdorur ate si nje mekanizem lavazhi per trurin e shqiptareve duke treguar qartazi qe ai eshte pagatori i tyre!

Gazetaret “e vogla” te gjesteve te medha! – Nga Lirim Nezha Read More »

Qendra Shëndetësore Orikum në terren, vaksinon fëmijët rom dhe egjiptianë !

Personlei mjekesor i Qendres Shendetesore Orikum ka dale ne terren diten Marte dhe ka bere identifikimim dhe vaksinimin e femijeve te komunitetit Rom dhe Egjiptiane te pavaksinuar me pare.

Ndaj ketij komuniteti Qendra Shendetesore Orikum ka ofruar kujdes shendetesor.

Ky eshte postimi i Qendres Shendetesore Orikum ne faqen perkatese ne facebook :

Një ditë pune në terren për identifikimin, vaksinimin e femijeve Rom dhe Egjiptjan të pa vaksinuar dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor ndaj tyre.

Qendra Shëndetësore Orikum në terren, vaksinon fëmijët rom dhe egjiptianë ! Read More »

Ndahet nga jeta “Xha Abili”. Ngushellime familjarëve dhe të afërmve !

Me hidherim te thelle ju njoftojme ndarjen nga jeta te Abil Xhebroj nga Dukati i Vlores.

I njohur nga te gjithe si “Xha Abili”, ai ishte burre tradite dhe nje njeri i respektuar dhe i nderuar i krahines tone.

Per detajet e ceremonise se percjelljes do ju informojme ne vazhdim !

Redaksia e orikuminews i shpreh ngushellime te sinqerta familjes dhe te afermve.

 

Ndahet nga jeta “Xha Abili”. Ngushellime familjarëve dhe të afërmve ! Read More »

Dalin në botim shkrimet e Xhelo Petoshatit – Misionet Anglo- Amerikane në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore (Pjesa e parë)

Nga Xhelo Petoshati

Misioni anglo-amerikan, anëtarët dhe veprimtaria në zonën e Gjirit të Dukatit gjatë Luftës së Dytë Botërore

Gjatë Luftës së Dytë Botërore në zonën e Karaburunit dhe konkretisht në Gjongjilekë, më pas në Gramë u vendos dhe vazhdoi aktivitetin e tij një mision anglo-amerikan, i cili përfshinte tre grupe zbulimi M16, SOE dhe OSS. Të tria këto organizata ushtarake të zbulimit, ndonëse ishin të vendosura së bashku në një shpellë për shkak të vështirësive të furnizimit me materiale për luftë dhe jetesë, secila prej tyre kishte detyrat e saj të veçanta. Ky mision, mbante lidhje të vazhdueshme me Komandën Aleate të Mesdheut, me qendër në Kajro të Egjiptit dhe më pas në Bari të Italisë. Në krye të zyrës së misionit shqiptar të OSS ishte civili Harry Fultz, me emrin e koduar “Gates” ose “Plaku”. Ai konsiderohej si ekspert për Shqipërinë, sepse prej vitit 1922 deri në vitin 1933 kishte punuar në Tiranë me detyrën e drejtorit të Shkollës Teknike Amerikane. Harry Fultz u rekrutua nga OSS në fillim të vitit 1943. Ardhja e personelit të këtij misioni është bërë me intervale kohore të ndryshme, me grupe të vogla prej dy deri tre vetash duke lëvizur natën nëpërmjet detit me anije peshkimi ose barka të pajisura me motor. Kjo mënyrë lëvizjeje bëhej me qëllim për t’iu shmangur zbulimit të anijeve apo avionëve të forcave gjermane. Orientimi për të zbritur në breg është bërë me anën e elektrikut të dorës ose me ndezjen e zjarrit nga pritësit.

Misioni i parë anglez që u vendos në Karaburun, erdhi nga Korça në muajin shtator të vitit 1943. Ky mision kryesohej nga majori Gerry Field dhe së bashku me të ishte edhe rreshteri Gimmi Cran me detyrën e operatorit si dhe Sendi Glin (Sandy Glen) një komandant i forcave detare M16. Grupi u strehua në Gjongjilekë, në një shpellë të thellë, rrafsh me detin, e cila ishte e maskuar mjaft mirë dhe shumë e vështirë për tu gjetur. Kësaj shpelle anglezët do ti vinin emrin e koduar Sea View (Syri i Detit) që për lehtësi në versionin shqip do të quhej Panorama. Në përbërje të këtij grupi do të përfshihej si përkthyes dhe koordinator dukatasi Xhelil Çeloaliaj, i cili do të merrej dhe me sigurimin e misionit me roje nga banorët e Dukatit. Majori Gerry Field gjatë kohës së qëndrimit në krye të këtij misioni bëri disa takime me përfaqësuesit e krahinës së Dukatit për problemet e bashkëpunimit midis tyre gjatë luftës. Mori pjesë gjithashtu në çarmatosjen e garnizonit të ushtrisë italiane në Qafën e Përrallit më 11 shtator të vitit 1943. Majori do të largohej nga Panorama në fund të muajit dhjetor të vitit 1943 sepse u plagos me dinamit gjatë gjuajtjes së peshkut. Misioni i dytë i aleatëve zbriti në Panorama më 18 nëntor 1943. Ky grup kryesohej nga Dejl Mekadu ( Dale McAdoo), me emrin e koduar Tanku, i cili do të konsiderohej si misioni i parë i shërbimit sekret amerikan. Bashkë me të ishte edhe amerikani tjetër Don Orhard, i cili kryente detyrën e radio-operatorit. Që të dy këta shoqëroheshin nga një shqiptar nga Tirana, Ismail Karapici si udhërrëfyes dhe përkthyes i disa gjuhëve të huaja. Ky i fundit kishte qenë i burgosur në Itali me jetë burg për shkak të një komploti që kishte pasur si synim vrasjen e diktatorit Benito Mussolini. Pas disa viteve burg, në moshën dyzet vjeçare u lirua nga forcat aleate duke iu bashkuar vullnetarisht këtij misioni. Dejl Mekadu dhe Ismail Karapici u lidhën ngushtë me njëri-tjetrin duke krijuar një sistem efektiv zbulimi.

Misioni i tretë i aleatëve do të vinte në Panorama në fund të muajit dhjetor të vitit 1943. Ky grup kryesohej nga majori Antoni Kueil (Anthony Quayle), i cili ishte një aktor i shquar britanik. Këtu ai zëvendësoi majorin tjetër Gerry Field. Në të njëjtën anije që solli atë ishte dhe serbo-amerikani Nik Kukiç, i njohur me pseudonimin “Galba”, i cili në Panorama do të kryente detyrën e radio-operatorit, madje dhe me fotografimin e gjithçkaje, si dhe me rekrutimin e agjentëve për llogari të shërbimit amerikan. Majori anglez Antoni Kueil gjatë gjithë kohës së qëndrimit të tij në Panorama nuk do të kishte marrëdhënie të mira me të, por në përgjithësi marrëdhëniet e anglezëve me amerikanët gjatë gjithë kohës së luftës në Shqipëri kanë qenë idhnake. Këto dobësi të këtyre aleatëve, Enver Hoxha i shfrytëzonte me mjeshtëri për interesa të veta, duke e shtyrë njërin grup kundrejt tjetrit. Ai deri diku i toleronte amerikanët, ndërsa anglezët i urrente.

Mbas pak kohësh majori Antoni Kueil u detyrua të zhvendoste bazën në një vend tjetër për shkak të hapësirës dhe të sigurisë dhe një nga këto vende që atij iu gjet nga Xhelil Çeloaliaj ishte Gjiri i Gramës, një gji, i cili ishte i mbrojtur mjaft mirë. Hyrja në këtë gji ishte tre herë më e madhe se në shpellë, ndërsa thellësia e detit ishte gjer në breg. Kjo lehtësonte shumë shkarkimin dhe ngarkimin e anijeve me ushqime dhe municion, si dhe hipjen e njerëzve në to. Kjo lëvizje e detyroi atë edhe për shkak të shtimit të numrit të ushtarëve italianë të mbetur mbas kapitullimit fashist, të cilët ishin të detyruar që me ndihmën e aleatëve të ktheheshin në vendin e tyre. Me këta ushtarë ishte dhe gjenerali Adolfo Infante, ish komandant i divizionit “Pinerelli”. Majori Antoni Kueil në punën e tij do të ndihmohej mjaft nga një njeri me aftësi të mëdha intelektuale siç ishte Xhelil Çeloaliaj dhe me ndihmën e tij do të merrte një takim me kryepleqësinë dhe me intelektualët e paktë që kishte në atë kohë në krahinën e Dukatit, pa ndihmën e të cilëve nuk do të mund të kryente detyrat në këtë vend të vështirë dhe të panjohur për të.

Ai do të merrte takime me udhëheqës kryesorë të Brigadës V Sulmuese më se dy herë në fshatin Brataj dhe Gumenicë nga ku do të dëgjonte mendimet dhe kërkesat e tyre ndaj aleatëve. Po ashtu ai do të shkonte edhe në fshatin Vuno. Ishte pikërisht Antoni Kueil që më 25 mars 1944 do të takonte personalisht avokatin Skënder Muço me kërkesën e këtij të fundit. Por problemet që ngriti avokati nuk përputheshin plotësisht me detyrat që i ishin ngarkuar majorit për luftën kundër pushtuesit gjerman. Avokati ishte për një luftë me sa më pak gjakderdhje dhe prishje prone të shqiptarëve, ndërsa aleatët nuk e kishin parasysh këtë gjë. Këtu dua të qëndroj pak te figura e Xhelil Çeloaliaj, një njeri human i shkallës së lartë, patriot shqiptar, pro luftës së aleatëve dhe në shërbim të tyre dhe të saj. Ai i ndihmoi anglo-amerikanët në mënyra të shumta në të gjitha drejtimet duke iu afruar atyre jo vetëm shtëpinë për strehë e ushqim pa asnjë shpërblim, por ai vuri në lëvizje gjithë njerëzit e tij dhe njohjet familjare në shërbim të tyre duke rrezikuar shumë. Ai mblidhte dhe përzgjidhte të gjitha informacionet për zonën e Vlorës, etj. Të gjithë këtë kontribut për aleatët, siç shkruante edhe Fultz, “ai e ka dhënë pa pritur që të shpërblehej as nga ne dhe as nga anglezët.” Por i gjithë ky kontribut i tij nuk u shpërblye nga asnjëra anë sepse ai u vra nga një dorë kriminale antishqiptare në Itali, në Romë fill mbas luftës.

Misioni i katërt do të zbarkonte në Panorama më 20 mars të vitit 1944 me një anije që drejtohej nga një kapiten serb. Ky mision udhëhiqej nga togeri 26 vjeçar Xhejm Hadsën (James Hudson) me emrin e koduar “Bill”. Në këtë mision ai shoqërohej nga togeri shqiptaro-amerikan Tom Stefan me emrin e koduar “Art” dhe nënoficeri shqiptaro-amerikan (minoritar grek) Kosta Ruci. Detyra e Tom Stefanit ishte që pasi të mbërrinte në Panorama, të largohej prej andej dhe të lidhej me Enver Hoxhën, që në atë kohë ndodhej me shtabin e tij në fshatin Odriçan.
Objektivat e misioneve aleate

Vendosja e misioneve të aleatëve në këtë zonë strategjike jo vetëm në rajonin e Adriatikut, por edhe në Mesdhe kishte marrë përsipër të realizonte këto objektiva kryesore:
Së pari, të arrihej nxitja e forcave partizane që me anën e sulmeve të vazhdueshme të bënin të mundur gozhdimin e forcave gjermane, që ishin dislokuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në tërë rajonin e Ballkanit. Pra, në këtë mënyrë, forcave armike nuk do tu jepej mundësia që të shkonin si përforcim i trupave të tyre që në atë kohë ishin duke luftuar me forcat aleate në jug të Italisë.
Së dyti, duke mbajtur këto forca të armikut nën zjarrin e vazhdueshëm të luftëtarëve partizanë aleatëve do tu lihej shteg i hapur në mundësinë e ndonjë zbarkimi që ata mund të ndërmerrnin në rast nevoje në brigjet shqiptare, por edhe në rajonin e Ballkanit.

Së treti, t’u krijohej gjithashtu mundësia forcave aleate për të shpëtuar pilotët e avionëve të tyre, në rast se ata do të hidheshin me parashutë për shkak të dëmtimeve që atyre mund t’u ndodhnin gjatë sulmeve dhe bombardimeve që kryenin gjatë vajtjes dhe kthimit nga zonat naftëmbajtëse të Rumanisë dhe të gjithë zonën e Ballkanit. Një rast i tillë konkret në Shqipëri ishte shpëtimi i 26 infermiereve amerikane dhe ekuipazhi prej katër vetësh, avioni i të cilëve për shkak të një defekti teknik, më 8 nëntor 1943 u detyrua të ulej në afërsi të Belshit të Elbasanit. Pas tre muaj peripecish duke lëvizur dhe strehuar në Berat e gjetkë, u bë e mundur që me anën e këtij misioni nëpërmjet Dukatit të kalonin në Gjirin e Gramës dhe, prej andej me anë të anijeve në Bari të Italisë. Edhe këtu një ndihmë të jashtëzakonshme ka dhënë Xhelil Çeloaliaj, i cili personelin e avionit e strehoi në shtëpinë e tij.

Së katërti, ky mision kishte si detyrë tjetër kryesore që të ndihmonte dhe përkrahte të gjitha ato forca, të cilat ishin të gatshme që të luftonin fashistët italianë dhe nazistët gjermanë pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme politike. Në këtë rast ndihma iu dha forcave partizane sepse ato ishin të angazhuara për një luftë të tillë dhe propaganda për ndryshime shoqërore ishte më e madhe nga ana e partisë komuniste që ndihmohej nga emisarët jugosllavë.

Dalin në botim shkrimet e Xhelo Petoshatit – Misionet Anglo- Amerikane në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore (Pjesa e parë) Read More »

Opinion nga Edlira Gjoni – Të jesh LGBT është zgjedhje por të jesh viktimë bulizmi në shkollë është fatkeqësi dy herë !

Nga Edlira Gjoni !

Shqipëria mund të ketë sa? 20, 30, 200 njerëz me prirje seksuale ndryshe nga masa? Dakord! Është jeta e tyre. Trupi i tyre. Zgjedhja e tyre. Si e tillë, ngelet ta respektojmë. Madje pak më shumë: ta respektojmë aq sa të mos merremi fare me punët e tyre private. Cënim është!

Por, Shqipëria ka mbi 20 mijë fëmijë në mbarë vendin që janë viktimë e përbuzjes, ngacmimit, bulizmit. Shahen, tregohen me gisht, përjashtohen, mënjanohen, abuzohen, kanë frikë të shkojnë në shkollë, aq i madh është bërë lëmshi psikologjik që vuajnë se përbuzen prej shokëve pse janë nga fshati, pse nuk kanë smart phone, pse flasin dialekt tjetër, pse nuk zenë dot të dashur, pse nuk ia hedhin dot zyshës, pse e kanë çantën të përdorur!

Po! Bulizmi në shkollat tona po rritet frikshëm. Edhe abuzimi seksual ndaj vajzave në shkolla. Rastet që dalin në media nuk janë as maja e ajsbergut, se si mësuesit abuzojnë aq rëndë me nxënëset, sa psikologjia e tyre dëmtohet përjetë.

Dhe në gjithë këtë trishtim, ne duhet të marrim biçikleta e flamuj vetëm për 10 a 200 veta që bëjnë zgjedhjet e tyre në jetë?

Të jesh LGBT është zgjedhje. Por të jesh viktimë bulizmi në shkollë është fatkeqësi dy herë: 1) Sepse viktima nuk e zgjedh me dëshirë abuzimin. 2) Sepse ne, shoqëria, media, donatorët, përfaqësuesit e huaj e neglizhojmë dhe bëjmë klasifikime: një abuzim është më i rëndë se tjetri, se kështu dua unë! Të tjerët, kush po pyet?!

Unë jam pro lirisë së zgjedhjeve të çdo individi dhe respektoj të drejtat e çdo gjallese, por nuk e fal dot zgjedhjen e detyrimin e përsëritur për të bërë propagandë favorizuese. Për 200 veta duhet të bëjmë zhurmë, të mbështesim e të heshtim, kurse për 20 mijë a më shumë fëmijë që vuajnë përbuzjen e përditshme, bulizmin e abuzimin, nuk ka gjë. S’ka biçikleta, emisione, foto me kryeministrin, projekte nga çdo donator, maratona, ligjërime publike apo kushte europiane.

E dini c’ju bëjmë me këtë zgjedhe favorizuese vajzave të vogla? I vrasim! Çdo ditë nga pak! Le t’i ngacmojë mësuesi. Le t’i përbuzë klasa. Le të jetë terror psikologjik për mendjen e vogël abuzimi e bulizmi. Nuk kemi kurrë kohë të merremi me to, sepse skena është për një grup vetëm: LGBT

Nëse të drejtat janë të njëjta për të gjithë, atëherë shkeljen e parë e bëjnë të gjithë ata që medojnë se komuniteti LGBT në Shqipëri është më i rëndësishëm për t’u mbrojtur e mbështetur sesa 20 mijë fëmijët që ndrydhen nga bulizmi.

Mos diferenconi! E mbi të gjitha, jo me imponim!

Opinion nga Edlira Gjoni – Të jesh LGBT është zgjedhje por të jesh viktimë bulizmi në shkollë është fatkeqësi dy herë ! Read More »

Përfundon protesta në Orikum, bllokohet pak minuta Ura e Izvorit. Thirrja për Dritan Lelin “Zgjohu nga gjumi”. Nga Lirim Nezha

Nga Lirim Nezha:

Sot, qytetaret e Orikumit ,Dukatit,Radhimes dhe Tragjasit, e gjithe Njesia Administrative Orikum, protestuan duke blokuar uren e Izvorit per disa minuta.

Kerkesat e tyre te ligjshme derivonin nga papergjegjshmeria e pushtetit qendror dhe atij lokal, per te degjuar hallet e tyre.Protesta paqesore dhe kishte per qellim te sensibilizoi opinionin, te zgjoje nga gjumi kryetarin e bashkise Dritan Leli dhe t’i kujtoje se Orikumi eshte pjese e Bashkise Vlore dhe si i tille duhet te trajtohet edhe me investime.

T’i kujtoje Qeverise gjithashtu se nuk mund te vish sa here te duash dhe te besh propagande nese nuk ke bere asgje per kete komunitet.

Ishte nje proteste me kerkesa shume te thjeshta:
Vemendje per Orikumin,uje,drita,infrastrukture.Nuk mund te jetohet e aq me pak te presesh turiste pa elementet bazike qe do t’u mundesonin atyre nje qendrim te kendshem ne Orikum.

Permes ketij postimi deshiroj te falenderoj te gjithe banoret qe j’u pergjigjen thirrjes per reagim si dhe strukturat e Partise Demokratike te Vlores per mbeshtetjen.

Falenderoj deputeten e PD-se Nada Mecorrapaj per prezencen e saj.
Falenderoj gjithashtu edhe policine e shtetit per qendrimin dinjitoz dhe korrekt ne mbarevajtjen e protestes.

Përfundon protesta në Orikum, bllokohet pak minuta Ura e Izvorit. Thirrja për Dritan Lelin “Zgjohu nga gjumi”. Nga Lirim Nezha Read More »

Ja si nisi dita në shkollën 9-vjeçare Dukat Fshat me rastin e Ditës Botërore të aktivitetit fizik! I pranishëm këngetari Fatosh Likoj!

10 Maji, Dita Botërore e aktivitetit fizik “Bëhu aktiv-Mbro shëndetin tënd” nisi me informimin e fëmijëve të shkollës 9-vjeçare Dukat Fshat.

10 Maj  -Kjo ditё njihet si dita me moton “ Bёhu Aktiv – Mbro Shёndetin tёnd”.

Dita e Botërore e Promovimit tё Aktivitetit Fizik i referohet aktivitetit fizik tё moderuar deri nё intensiv tё çfarёdo lloji, qё çdo njeri mund ta realizojё kudo me qёllim pёrmirёsimin e shёndetit.

Sic e shihni ne foto ne kete aktivitet ka qene i pranishem edhe kengetari i mirenjohur i kenges polifonike Fatosh Likoj.

 

Një nga faktorët kryesorë të rrezikut për vdekshmërinë në mbarë botën është aktiviteti fizik i pamjaftueshëm.  Aktiviteti fizik i pamjaftueshëm shton rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet jo të transmetueshme siç janë sëmundjet kardiovaskulare, kanceri dhe diabeti. Po ashtu aktiviteti fizik kontribuon në parandalimin e sëmundjeve jo të transmetueshme.

Globalisht, 1 në 4 të rritur nuk është aktiv sa duhet.

Më shumë se 80% e adoleshentëve në botë nuk janë fizikisht aktivë sa duhet.

Shtetet anëtare të OBSH-së kanë rënë dakord të zvogëlojnë aktivitetin fizik të pamjaftueshëm me 10% deri në vitin 2025.

Sipas OBSH-së, aktivitet fizik quhet çdo lëvizje trupore e prodhuar nga muskujt që kërkon shpenzime të energjisë, përfshirë këtu aktivitetet e ndërmarra gjatë punës, lojës, kryerjes së punëve shtëpiake, udhëtimit dhe angazhimit në aktivitete krijuese.

ipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) fëmijët dhe adoleshentët e moshës 5 – 17 vjeç duhet të kryejnë të paktën 60 minuta aktivitet fizik të moderuar në intensiv në ditë, të përfshihen në aktivitete që forcojnë muskujt dhe kockat, të paktën 3 herë në javë, të rriturit e moshës 18 -64 vjeç duhet të bëjnë të paktën 150 minuta aktivitet fizik me intensitet të moderuar gjatë gjithë javës. Ndërsa të rriturit e moshës 65 vjeç e lart duhet të kryejnë të paktën 150 minuta aktivitet fizik me intensitet të moderuar gjatë gjithë javës.

Për të patur më shumë përfitime në shëndet, të moshuarit duhet të rrisin aktivitetin fizik me intensitet të moderuar në 300 minuta në javë.

Të moshuarit me lëvizshmëri të ulët duhet të kryejnë aktivitet fizik 3 ose më shumë ditë të javës për të rritur ekuilibrin dhe për të parandaluar rrëzimet.

Intensiteti i formave të ndryshme të aktivitetit fizik ndryshon në varësi të njerëzve. Për të qenë i dobishëm për shëndetin, të gjitha aktivitetet duhet të kryhen në periudha kohore të paktën prej10 minutash.

Aktiviteti fizik i rregullt përmirëson gjendjen e muskujve dhe frymëmarrjen, përmirëson dhe forcon eshtrat, zvogëlon rrezikun e hipertensionit, të sëmundjeve koronare të zemrës, diabetin, disa lloje kanceri (duke përfshirë kancerin e gjirit dhe kancerin e zorrës së trashë) dhe depresionin.

Aktiviteti fizik i pamjaftueshëm është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për vdekshmërinë globale. /e.malaj/ /a.g/

Ja si nisi dita në shkollën 9-vjeçare Dukat Fshat me rastin e Ditës Botërore të aktivitetit fizik! I pranishëm këngetari Fatosh Likoj! Read More »

Super-projekti i rrugës Orikum-Himarë. Publikohet video-projekti 3D !

Video projekti i rruges dhe tunelit Orikum – Himare :

Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, ka prezantuar projektin për ndërtimin e rurgës Orikum-Himarë. Siç mund ta shihni dhe në video, është një super-projekt për këtë rrugë mjaft të rëndësishme, që lidh një sërë zonash në jug. Gjithashtu, ministri Gjiknuri foli dhe për Aeroportin e Vlorës, duke premtuar se brenda disa muajsh do të nisë ndërtimi i këtij aeroporti.

Gjiknuri i bëri këto deklarata gjatë turit për llogaridhënien publike të qeverisë në Bashkinë Vlorë, ku zhvilloi dëgjesa publike së bashku me ministrin e Turizmit, Blendi Klosi.

Gjatë takimit me qytetarë në Teatrin Petro Marko, ministri Gjiknuri u ndal te projektet në infrastrukturë, ndërsa prezantoi edhe planin për ndërtimin e rrugës së re Orikum-Himarë si pjesë e paketës “1 miliard për rindërtim”.

“Vlora ka perspektivë zhvillimi nëse ka investime të këtij karakteri që unë po ju them. Ne jemi duke punuar për ti dhënë zgjidhje përfundimtare edhe problemit të mbetjeve në Vlorë, një investim që do të fillojë shumë shpejt nga qeveria shqiptare. Gjithashtu, bashkia ka sjellë një projekt për trajtimin e ujërave të zeza. Shumë shpejt do të lidhet kontrata për lotin e dytë të rrugës së Lumit të Vlorës dhe do pasohet me kontratën e tretë për të lidhur Selenicën me pjesën Levan-Tepelenë por dhe Qeparoin me pjesën e Kuçit”, u shpreh Gjiknuri.

Ministri i Turizmit Blendi Klosi u shpreh optimist që këtë sezon turistik Vlora do të mirëpresë më shumë vizitorë.

“Ajo që kemi bërë gjatë gjithë këtyre kohëve është përgatitja për sezonin turistik. Janë disa arritje në këtë fushë dhe pot ë krahasohet me numrin e turistëve gjithnjë e më tepër shtohet numri. Sot në darkë mbërrin charteri i parë nga Finlanda. Është një arritje në fushën e turizmit në Shqipëri, janë 30 mijë turistë që vijnë për herë të parë në Shqipëri. Duhet që këtë vit sezoni turistik të jetë i mirëmenaxhuar”, nënvizoi Klosi.

Ndërkaq, në takimin me banorë të Novoselës, ministri Gjiknuri foli edhe për aeroportin e Vlorës si një vepër e cila do të nxisë ekonominë dhe punësimin në zonë.

“Po avancojmë edhe me Aeroportin e Vlorës që siç ju e dini do të ndërtohet në Akërni. Shpresoj që për disa muaj ne ta përfundojmë edhe kontratën dhe pastaj ne të fillojmë procesin e lejeve dhe ndërtimin e aeroportit. Ky investim do të sjellë shumë zhvillim dhe jo vetëm punësim për njerëzit këtu pasi do të ketë shumë shërbime. Do të ketë edhe një rrugë të re që të ketë një lidhje më të mirë të aeroportit me autostradën”, u shpreh Gjiknuri.

Në Njësinë Administrative të Orikumit, Gjiknuri ju përgjigj interesimit të qytetarëve për çështjet që kishin të bënin me investimet në energjetike dhe në infrastrukturë.

“Mbaruam linjën 110 kilovolt, mbaruam dhe nënstacionin. Po shikojmë për disa fonde edhe nga OSHEE që brenda një viti ky problem të zgjidhet për gjithë zonën tuaj. Siç zgjidhëm atë të madhen ku janë 3 milion euro të investuara, po bëjmë edhe një projekt për pjesën e Shëtitores, pra pjesa e Radhimës përfshirë dhe rrugën e re drejt Llogarasë”, theksoi Gjiknuri.

Super-projekti i rrugës Orikum-Himarë. Publikohet video-projekti 3D ! Read More »