Orikuminews

A ksident i rëndë në Lushnje, humb jetën një person

Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari ka ndodhur këtë pasdite e djeshmne në Lushnjë.

Policia njofton se rreth orës 19:30, në aksin rrugor Lushnjë–Rrogozhinë, një 55 vjeçar duke drejtuar kamionin, ka aksidentuar një këmbësor rreth 70 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.

SHQIPERIA IME

A ksident i rëndë në Lushnje, humb jetën një person Read More »

Erdoganin e zë gjumi gjatë konferencës për shtyp

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, debatet për shëndetin e të cilit vazhdojnë dhe liderët e partive opozitare duan një raport se si ai mund të sundojë vendin, dremiti gjatë një konference të përbashkët shtypi me presidentin e Angolës Joao Manuel Gonçalves Lourenço gjatë turneut të tij në Afrikë. Por jo vetëm kaq pasi gjatë takimit Erdogan prek hundën disa herë para kamerave.
Diskutimet për shëndetin e Erdoganit vazhdojnë, pasi ai dridhet, dremit, ka vështirësi të lexojë tekstin që ka përpara dhe bën gjëra që nuk duhet t’i bëjë. Pretendimet për shëndetin e Erdoganit u shtuan pasi ai ra në gjumë në videon festive që ai shkrepi pas udhëtimit të tij në Qipro në korrik. Ndërsa pretendohej se kishte një spital të plotë për Erdoganin nën Pallat, Erdoganit iu desh ta linte vizitën përgjysmë për shkak të problemeve shëndetësore që kishte gjatë udhëtimit të tij të fundit në Kosovë./joq

Erdoganin e zë gjumi gjatë konferencës për shtyp Read More »

Vishet si “f antazmë” për të bërë shaka me fqinjët, v ritet 22-vjeçaja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Meksikë, ku një vajzë e re mes 22-vjeç u qëllua për vdekje për shkak se u vesh zi fantazmë dhe doli të ecte rrugës. Në fakt e gjitha ishte një shaka nga ana e saj, por që përfundimi ishte tragjik. Ajo doli duke ecur në rrugët e qytezës Naucalpan de Juarez, dhe po përpiqej të imitonte“Gruan që qan”, e njohur si “La Llorona” në vendet latine, duke u veshur me një fustan të bardhë dhe me vello.

Sipas legjendës, “Gruaja që qan” ecën nëpër rrugë për të vajtuar për fëmijët e saj të vdekur, të cilët i ka mbytur vetë për t’u hakmarrë ndaj burrit që e tradhtoi me një tjetër. Nga dëshmitë e banorëve, u mësua se e reja kishte dalë në rrugë dhe ishte dëgjuar duke ulëritur “oh fëmijët e mi”. Ajo u qëllua për vdekje nga një banor i cili ishte frikësuar nga ajo që kishte parë.
Amerika Latine njihet në fakt për legjenda dhe histori të tilla, ku konkretisht historia e “Gruas që qan” u tregohet fëmijëve me qëllim që të mos dalin natën jashtë në errësirë./joq

Vishet si “f antazmë” për të bërë shaka me fqinjët, v ritet 22-vjeçaja Read More »

Nëna e dy fëmijëve ushqen partnerin me qumësht gjiri, ja kush është arsyeja…

Një nënë e dy fëmijëve nga Anglia ka zbuluar se si ajo vendosi të merrte një shtesë bimore për të filluar laktacionin për të fejuarin e saj, të cilin ajo tani e ushqen me gji dy herë në javë. Lana Michaels, e cila është me origjinë nga Edinburgu, por tani jeton në Spanjë me partnerin e saj, Shawn, shpjegoi se si i kishte munguar ndjesia e ushqyerjes me gji dhe pasi kërkoi në internet, mësoi se mund të rikthehej sërish qumështi në gjinj me ndihmën e një suplementi bimor.

Sipas “The Sun”, ish-mësuesja thotë se ushqyerja me gji e partnerit të saj është shumë erotike. Ajo ka një djalë 11 vjeç dhe një vajzë 7 vjeç. Çifti shton se kjo është një ndër metodat më të shkëlqyera të joshjes para se të bëjnë seks. “I kam ushqyer fëmijët me gji dhe më ka marrë malli për atë ndjesi. Unë nuk dua të kem një fëmijë tjetër dhe fëmijët e mi janë shumë të rritur për t’u ushqyer tani, por më pëlqeu ideja e ushqyerjes me gji me Shawn”- shpjegoi ajo, duke folur për “The Sun”./joq

Nëna e dy fëmijëve ushqen partnerin me qumësht gjiri, ja kush është arsyeja… Read More »

Deputetja e Bashës: A kuzohet se ndryshoi emrin e babait t rafikant

Ditën e djeshme, Elda Hoti, deputetja e Bashës që hyri në Parlament pas lënies së mandatit të deputetit nga Mark Marku, është akuzuar se ka ndryshuar emrin e të atit në formularin e dekriminalizimit. Llesh Nikolli ishte ai që depozitoi një ankesë ndaj saj në KQZ. Rikujtojmë se Hoti hyri në parlament që me djegien e mandateve nga opozita dhe që atëherë mediat publikuan fakte se edhe bashkëshorti i saj ishte i përfshirë në trafikun e drogës.

“Ato që janë frikësuar nga emri dhe mbiemri im, ju them vazhdoni. Politika, duhet të pastrohet nga njërëz si ju, që i keni kthyer partitë dhe pozicionet në parti, si pronë private. Që sulmoni çdo të ri, që vendos të japë kontribut në politikë. Po unë do vazhdoj të jap kontributin tim, që politika të pastrohet nga “mola” si ju. Unë nuk kam ndryshuar kurrë gjeneralitete, as nuk kam fshehur, se nuk kam asgjë, për të fshehur,”shkruan Hoti ndër të tjera në një status në Facebook./joq

Deputetja e Bashës: A kuzohet se ndryshoi emrin e babait t rafikant Read More »

Shkencëtarët sjellin testin e ri. Ja çfarë zbulon brenda 5 minutash

Një test i bazuar në pështymë mund të zbulojë nëse dikush ka konsumuar marihuanë në 12 orët e fundit, dhe madje të sigurojë nivelet e përqendrimit të drogës, me rezultate në më pak se 5 minuta.

Testi i kanabisit me veprim të shpejtë është më pak invaziv dhe shumë më i shpejtë sesa testet e spektrometrisë masive të kromatografisë me gaz (GC-MS) që përdorin mostra gjaku ose urine dhe mund të duhen disa ditë për t’u lexuar.

Shkencëtarët, të udhëhequr nga Profesori i Asociuar Hako Li i Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Harvardit dhe Spitali i Përgjithshëm i Masaçusetsit, të cilët botuan studimin në revistën amerikane Science Translational Medicine, testuan testin në 43 përdorues të kanabisit.

Testi zbulon drejtpërdrejt në pështymën e përdoruesve substancën kryesore psikoaktive të kanabisit, tetrahidrokanabinolin (THC). Sipas studiuesve, nevojitet një test i saktë dhe i shpejtë i kanabisit, pasi ky i fundit po bëhet më i përhapur dhe ka gjasa që në shumë vende të lejohet për përdorim mjekësor.
(Balkanweb)

Shkencëtarët sjellin testin e ri. Ja çfarë zbulon brenda 5 minutash Read More »

Horoskopi sot datë 22 Tetor 2021

Dashi

Të qenit iniciatorë dhe entuziastë do të sjellë rezultate të favorshme dhe do të lehtësojë tensionet në familje. Marrëdhënia juaj në çift do të marrë një kthesë të papritur. Një udhëtim do t’ju falë pafund kënaqësi. Nëse jeni të martuar, sot do të dashuroheni përsëri me bashkëshortin/bashkëshorten tuaj.

Demi

Fillimi i ditës mund të jetë i mirë, por do të ketë shpenzime në mbrëmje, të cilat do t’ju shqetësojnë. Punoni në koordinim të ngushtë për të sjellë harmoni në shtëpinë tuaj. Jeta juaj romantike mund të jetë mjaft e ndërlikuar sot.

Binjakët

Mos u bëni të ashpër me veten për gabime të vogla. Do të prekeni nga dashuria e vëllait ose motrës. Shmangni humbjen e durimit për çështje të vogla, pasi kjo do të dëmtojë vetëm interesat tuaja.

Gaforrja

Nëse dëshironi të bëni një jetë të qetë dhe të mbani një standard të qëndrueshëm jetese, atëherë duhet të jeni të vëmendshëm në lidhje me financat tuaja. Një familjar i juaji do të irritohet shumë me veprimet tuaja të fundit sot. Shmangni veprimet që partneri/partnerja juaj mund ta konsiderojë të pakëndshëm.

Luani

Sjellja juaj do të vlerësohet. Personat që kanë marrë kredi, sot mund të kenë vështirësi për të kryer shlyerjen. Një vizitë nga një I afërm mund të pushtojë mbrëmjen tuaj. Do të jeni në humor të mirë, ndaj sigurohuni që të bëni plane të veçanta për ju dhe të dashurin/dashurën tuaj.

Virgjëresha

Ndihma e vëllait apo motrës do të çojë në përfitime monetare për ju, sot. Punët në shtëpi do të marrin shumë nga koha juaj. Mos lejoni që ndonjë zhgënjim në jetën tuaj të dashurisë t’ju dekurajojë.

Peshorja

Sot do të jeni plot energji, çfarëdo që të bëni, do të jeni në gjendje ta bëni në gjysmën e kohës që merrni zakonisht. Sot, mos jini dominues në qëndrimin tuaj me anëtarët e familjes. Punoni në bashkëpunim të ngushtë me ta për të pasur edhe më shumë përfitime. Ndryshimi i qëdrimit tuaj do t’u sjellë atyre shumë gëzim. Kujtimet romantike do të pushtojnë mendimet tuaja.

Akrepi

Dëgjimi i muzikës suaj të preferuar do t’ju ngrejë humorin dhe nivelin e energjisë. Përdorni atë që keni përpara se të nxitoni për të blerë diçka të re. Kjo do të jetë një ditë e mbarë për të filluar një sipërmarrje të re familjare.

Shigjetari

Shmangni përfshirjen në ndonjë marrëveshje të dyshimtë. I/e dashura juaj mund të presë që të bëni një përpjekje të veçantë për ta sot. Nëse ikni nga një situatë, ajo do t’ju ndjekë nga pas, ndaj përpiquni të përballeni me të.

Bricjapi

Jeta juaj në familje do të jetë e qetë dhe tërheqëse. Do të jetë një ditë emocionuese në marrëdhënien në çift. Planifikoni diçka të veçantë për mbrëmjen dhe përpiquni ta bëni atë sa më romantike të jetë e mundur.

Ujori

Kaloni pak kohë me miqtë e ngushtë në mënyrë që të relaksoheni. Do të jeni plot energji sot, kështu që organizoni një festë ose një takim shoqëror. Ditë e mbarë për finalizimin e një marrëveshje të rëndësishme biznesi.

Peshqit

Ditë e përsosur për të bërë diçka emocionuese dhe argëtuese me miqtë. Dashuria juaj do të jetë e palëkundur. Ata që kanë qenë shumë të zënë ditët e fundit, më në fund do të gëzojnë pak kohë të lirë.

Horoskopi sot datë 22 Tetor 2021 Read More »

Në përgjimet që çuan në p ranga efektivët e Korçës dhe Tiranës, del në skenë dhe emri i Ministrit të Mbrojtjes

Në njërin prej përgjimeve të kryera tek efektivët e Komisariatit të Korçës del në skenë edhe emri i Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Në përgjimin e datës 20 korrik 2021, Arjel Dervishi, një qytetar, flet me një tjetër person në telefon. Bashkëbiseduesi e pyet Dervishin nëse e kishte ndihmuar Niko Peleshi të kalonte postbllokun policor në Korçë, të ngritur për të respektuar orën policore.

Në përgjigjen që ai i jep deklaron se nuk e kishte ndihmuar Niko Peleshi por e shefi i Komisariatit të Korçës, Krenar Gjokutaj./shqiptarja

Në përgjimet që çuan në p ranga efektivët e Korçës dhe Tiranës, del në skenë dhe emri i Ministrit të Mbrojtjes Read More »