Orikuminews

Manasterliu-Vasilit: Vizitohu për haluçinacionet! Reagon Vasili: Mace budallaqe, mjaullite fort nga dhimbja

Kreu i Grupit Parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, prej disa ditësh ka ngritur alarmin për Ethet e Nilit, një virus mjaft i rrezikshëm ku në vendet fqinje ka marrë dhe jetë njerëzish.

E pikërisht thirrjet e Vasilit për këtë sëmundje, kanë sjell debat të ashpër mes tij dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta manasterliu.

Ka qenë vetë ministrja e cila duke dashur të qetësojë situatën ka sulmuar Vasilin, duke i kërkuar atij që të trajtohet pasi vuan nga halucinacionet.

“Si qytetar, ish- ministri Vasili do të ketë të gjithë vëmendjen e shërbimit publik shëndetësor nëse do të vendosë të trajtohet për haluçinacionet e tij” shprehet ministrja Ogerta Manastirliu.

Por menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar ashpër Vasili, i cili shkruan se në këtë rast ministrja e ka më mirë të heshtë se sa herë flet, vetëm budallallëqe thotë.

Ja postimi i Vasilit:

“Macet budallaqe te shendetesise ne qeveri mjaulliten prap, kafshuan bishtin dhe lepine veten. Ua kam thene, qe sa here heshtin jane me rehat, sepse sa here mjaullijnë budallalleku ju merr dhene.

Kete here do tua kene zene bishtin me dere ne kryeministri ndaj dhe mjaulliten me fort, sigurisht e kane nga dhimbja….”

© SYRI.net

Manasterliu-Vasilit: Vizitohu për haluçinacionet! Reagon Vasili: Mace budallaqe, mjaullite fort nga dhimbja Read More »

Ja kur do të hapet llogaria off shore e Edi Ramës…?

Nga Kastriot Islami

Në shtator të vitit 2015 rrodhi në media një dokument i brendshëm i OSBE ku bëhej fjalë për pasuritë e paligjshme e të fshehta të një numri politikanësh shqiptarë. Ky dokument bëri një bujë shumë të madhe dhe shume nga mediat shqiptare e botuan përveç atyre pranë Ramës.
Në këtë dokument “sekret” ndër të tjera shkruhej edhe për Edi Ramën:
Edi Rama(PS): Kryetar i PS, Kryetar i Bashkisë së Tiranës 2000-2-11 dhe tani kryeministër. Është folur shumë në lidhje me dyshimet për përfitimin e një tarife për lejet e ndërtimit, me rreth 1—20 % të vlerës së ndërtesave. Shumë i kujdesshëm për të vepruar nëpërmjet personave të tretë, ai ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në korrupsion apo krime. Pasuria e tij përflitet të jetë rreth 200 milionë euro, të investuara në kompani “offshore” përmes vëllait të tij. Olsit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës….
Ky ishte rasti i parë që zyra e Prezencës së OSBE në Tiranë “hartonte” një të dhënë të tillë për një kryeministër në detyrë. Për më tepër nga media u tha se Rama ishte tronditur nga ky lajm befasues dhe që nga segmente të zyrës së tij e të qeverisë së tij ishte bërë presion ndaj ambasadorit të Prezencës së OSBE.

Por asnjëherë Rama nuk doli publikisht të mohonte apo përgënjeshtronte këtë lajm. Nga media është thënë po ashtu se ky përfundim ishte përgatitur dhe filtruar nga përfaqësues të ambasadave të rëndësishme në Tiranë dhe nuk ishte thjesht një “thashethem” i qarqeve shqiptare. Lajmi dukej i besueshëm dhe të gjithë prisnin që të pasohej nga detaje të tjera.
Vetëm dy vjet pas ardhjes në pushtet Rama arriti përmes “miqve” të tij në disa kryeqytete të rëndësishme ta “mbulonte” këtë lajm me terr.
Botimi i këtij lajmi koincidoi edhe me fillimin e reformës në drejtësi për të cilën Ramën këshilltarët i kishin sugjeruar të ishte shumë i kujdesshëm se ajo do të mund të vepronte edhe kundër tij sic kishte ndodhur edhe në vende të tjera. Por Rama nuk duhet ta kundërshtonte këtë reformë dhe ky “mesazh” mesa duket jepej për këtë qëllim. Por Rama do të duhej të shfaqej gjatë të gjithë kohës në mbështetje të reformës dhe ndërkohë do të mbështetej që ai të vendoste nën kontroll drejtësinë e reformuar.
Këto veprime janë zbuluar më vonë nga hetimet e organizatës amerikane Judicial Watch që deklaronte se “paratë e taksapaguesve amerikanë janë shfrytëzuar për të ndihmuar të majtën shqiptare të vijë në pushtet dhe Edi Ramën të vendosë nën kontroll drejtësinë…”.

Tani reforma në drejtësi ka ngecur dhe Rama nuk ka më atë mbështetje që kishte më parë në qendrat e vendimmarrjes globale, aq më tepër që Rama ishte ai që e kishte sulmuar kandidatin për president të SHBA, Donald Trump, si “turpin e njerëzimit” duke i bërë ndërkohë thirrje qytetarëve amerikanë, si asnjëherë tjetër, të mos votonin për Trump gjë që përbënte ndërhyrjen e paprecedentë në zgjedhjet e një shteti partner nga një qeveri e korruptuar dhe e inkriminuar.
Mesa duket janë pjekur kushtet që të hetohet për këtë lajm të zyrës së Prezencës së OSBE në Tiranë. Dhe nuk do të jetë aspak cudi që ky veprim të filloi të vihet në lëvizje këtë vjeshtë.
Në Tiranë flitet se “vetingu” i politikanëve të Tiranës do të nise nga hapja e llogarive të tyre offshore dhe zbulimi i lidhjeve të tyre me kriminelë të rrezikshëm, të cilët janë të regjistruara.
Me shumë gjasa kjo lëvizje për shkatërrimin e lidhjeve të qverisë dhe parlamentit me korrupsionin, krimin dhe pastrimin e parave të nis në javët e para të shtatorit.
Syri.net/ 20 gusht 2018

Ja kur do të hapet llogaria off shore e Edi Ramës…? Read More »

Skandali me drejtësinë e re, burri i Komisioneres se Vettingut tek organizata terroriste “Hakmarrja për Drejtësi”

A. Ramosaço, bashkëshorti i Komisioneres së Vetingut, V. Sanxhaktari, rezulton në listën me 30 persona, të arrestuar si pjesë e organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”, e drejtuar nga Orik e Leart Shyti dhe Altin Arapi.
Grupi u arrestua në vitin 1996, si persona të dyshuar për kryerjen e një serie aktesh kriminale, përfshirë edhe sulmin terrorist mbi ish-supermarketin “VEFA”. Grupi “Hakmarrja për Drejtësi” kaloi në një kalvar të gjatë gjyqësor, i cili zgjati për rreth 15 vjet dhe shumë prej akuzave ndaj tyre nuk arritën të provoheshin.
Gjithësesi, disa prej anëtarëve të saj janë akuzuar edhe për vepra kriminale, të kryera në periudhën 2002-2005, ku më e rënda ishte vrasja e shoferit të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku.
Nga hetimet, sipas raportimeve të asaj kohe, A. Ramosaço dyshohet se ka pasur një rol ndihmësi për drejtuesit e organizatës në kryerjen e krimeve.
Arten Ramosaço është martuar me V. Sanxhaktarin dhe lidhja e tyre është kurorëzuar me lindjen e një vajze në vitin 2004. Pas martese, Arteni rezulton se ka ndryshuar mbiemrin nga Ramosaço në atë të bashkëshortes, pra Sanxhaktari. “Boldneës.al” ka

kryer verifikimet në regjistrin themeltar të Gjendjes Civile, në të cilin gjendet i pasqyruar ky ndryshim.
Nuk është e qartë se përse ai ka zgjedhur këtë formë. Sipas kërkimeve, rezulton që në trungun familjar Ramosaço vetëm Arteni ka ndryshuar mbiemrin, ndërsa të tjerët vijojnë të kenë atë që kanë trashëguar nga pasardhësit e tyre.
Arteni ka mbajtur mbiemrin Sanxhaktari deri sa është divorvuar nga bashkëshortja e tij. Më tej, siç rezulton nga dokumentat zyrtare, ai është kthyer tek mbiemri para martese, Ramosaço.
Fakti që Arten Ramosaço i “Hakmarrjes..” është i njëjti person me Arten Sanxhaktari, babain e vajzës së komisioneres së Vetingut, u publikua pasditen e së Enjtes nga ish-kryeministri Sali Berisha, në rrjetin social Facebook.
Zbulimi i këtij detaji të rëndë vë në pikëpyetje të madhe filtrimin e emrave të përzgjedhur nga maxhoranca socialiste për të qenë pjesë e trupave që po realizojnë procesin e Vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët.
Deri më tani, disa gjyqtarë janë shkarkuar nga detyra, pasi KPK “zbuloi” se ata shoqëroheshin me nipa apo familjarë të tyre, të akuzuar për ndonjë cigare hashash apo vepra të tjera të lehta penale.
Ky standart duket se nuk respektohet për anëtarët e Komisionit të Vetingut, të cilët, si në rastin konkret, kanë persona shumë të afërt, të dyshuar si të përfshirë në organizata kriminale, me prirje terroriste.

RD

Skandali me drejtësinë e re, burri i Komisioneres se Vettingut tek organizata terroriste “Hakmarrja për Drejtësi” Read More »

Balla në hetim ndërkombëtar për drogën? U përgjua në numrin e Begos 06820491***, si i jepte tenderat

Balla ka rënë në rrjetën e përgjimeve përmes të dënuarit në Itali me 21 vite burg, Edmond Bego. Përmes këtyre përgjimeve dalin qartë edhe tenderat që Balla i jepte si sekser Begos.
Nënkryetari i Grupit Paralmentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat ditën e sotme ka thënë se heshtja nuk e shpëton dot Taulant Ballën.
Në deklaratën e tij, Alibeaj ka akuzuar Ballën për një lidhje me të shumëkërkuarin i cili ra në pranga pak ditë më parë në Igumenicë, Edmond Bego.
Nënkryetari i PD-së tha se Balla duhet të tregojë se sa herë ka komunikuar me Edmond Begën në numrin e telefonit 0682049189 dhe a është sekser për miliona euro punë publike të marra nga kompania e ndërtimit të narkotrafikantit biznesmen.
Më tutje Alibeaj ka deklaruar se ashtu si Balla edhe kryeministri i vendit, Edi Rama ka preferuar të heshtë në këtë lidhje të poltikës me krimin e cila duket qartazi në sytë e shqiptarëve.
Deklarata e plotë
“Qeveria në pakt me krimin, parlamenti i varur nga krimi, policia e drejtuar nga krimi dhe prokuroria nën urdhrat e krimit po heshtin për t’i dhënë kohë numrit dy të Partisë Socialiste, që të mbulojë me harresë akuzat publike për lidhjet e tij me trafikantin e rrezikshëm ndërkombëtar të drogës, Mond Bega.
Në vend që policia t’u thotë shqiptarëve pse autoritetet greke kanë arrestuar dhe kanë vendosur të mbajnë në burg narkotrafikantin me lidhje politike, policia hesht.
Në vend që prokuroria të nisë menjeherë hetimet për të zbardhur arsyet e mosveprimit të Policisë së Shtetit ndaj trafikantit të shndërruar në biznesmen të fuqishëm ndërtimi, prokuroria hesht.

Ne vend që Edi Rama t’i kërkojë Taulant Ballës të sqarojë pozicionin e tij, Edi Rama hesht.
Në vend që Taulant Balla t’u përgjigjet pyetjeve, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, hesht, me shpresën se gjithçka do të harrohet.
Taulant Balla dhe padroni i tij, Edi Rama, e kanë gabim.
Shqiptarët dhe partnerët tanë janë bindur se Shqipëria është kthyer në parajsën e krimit të organizuar, për shkak të lidhjeve direkte me drejtuesit më të lartë të pushtetit.
Duke përfaqësuar pjesën më të mirë dhe më të madhe të shoqërisë që nuk pranon të qeveriset nga krimi, Partia Demokratike nuk do të heqë dorë nga misioni i saj për të shkëputur krimin nga politika.
Policia e Shtetit dhe prokuroria duhet t’u thonë shqiptarëve:
Si është e mundur që një trafikant ndërkombëtar droge, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane arrestohet nga Policia greke, por jo nga Policia shqiptare?
Çfarë e pengon prokurorinë të zbatojë ligji Antimafia për sekuestrimin e pasurisë dhe bisneseve të trafikantit ndërkombëtar të drogës Mond Bego?
Ndërsa Taulant Ballën nuk e ndihmon dot fshehja pas mashtrimeve të trasha të zëdhënësit të krimit në Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, i cili tha dje se trafikanti i drogës ishte liruar menjëherë nga drejtësia greke.
Taulant Balla duhet t’u shpjegojë shqiptarëve:
Çfarë e lidh me trafikantin e drogës, të shndërruar në biznesmen të fuqishëm këto dy vitet e fundit?
Sa herë ka komunikuar me Edmond Begën në numrin e telefonit 0682049189?
A është Taulant Balla sekser për miliona euro punë publike të marra nga kompania e ndërtimit të narkotrafikantit biznesmen?Këtyre pyetjeve Taulant Balla nuk u shpëton dot. Drejtësia vonon, por nuk harron!”
RD

Balla në hetim ndërkombëtar për drogën? U përgjua në numrin e Begos 06820491***, si i jepte tenderat Read More »

Kthehej nga pushimet në Korfuz, arrestohet në Igumenicë i shumëkërkuari shqiptar në Itali

Shërbimet e policisë greke të Igumenicës, në bashkëpunim me sektorin e kontrollit te pasaportave të Sajadhes, kanë arrestuar sot të shumëkërkuarin shqiptar Edmond Bego, 48-vjec. Bego po kthehej nga pushimet në Korfuz dhe përmes Igumenicës do të kalonte për në Shqipëri.

Mësohet se Bego kishte ndërruar emrin në pasaportë në Mond Bega dhe me këtë emër kishte kaluar nga Shqipëria në Korfuz.

 

Kthehej nga pushimet në Korfuz, arrestohet në Igumenicë i shumëkërkuari shqiptar në Itali Read More »

Pas dëbimit shqiptari rikthehet në Itali, arrestohet dhe ‘postohet’ përsëri për në Shqipëri

Një shqiptar 34-vjeçar, me dokumente të parregullta i njohur për policinë italiane për krime të ndryshme, u arrestua më 11 gusht. Akuza ndaj tij, ishte “hyrje e paligjshme në vend, si pasojë e dëbimit gjyqësor”.

Shqiptari aktualisht jetonte në Ravenna, dhe u pikas në Viale dei Pini Zadina, pasi ishte në shënjestër të shërbimit të emigracionit të paligjshëm.

Hetimet provuan se ai ishte kthyer në mënyrë klandestine në territorin italian, pasi atij i ishte refuzuar hyrja dhe qëndrimi në Itali, për një periudhë 5-vjeçare. Ky vendim ishte marrë  nga Gjykata e Forlì-t në 21 dhjetor 2015. Dënimi i dëbimit, kishte zëvendësuar dënimin me një vit burg për krim të ngjashëm (ri-hyrje klandestine në territorin kombëtar) të kryer më parë.

Gjykatësi Lisena (prokurori publik Lucia Spirito) e ridënoi atë me burgim prej tetë muaj burgim, të cilin e zëvendësoi me dëbim. Masa u krye të martën e kaluar, kur u mor nga personeli ushtarak në kufirin ajror të Bolonjës, ku ai u hip në një aeroplan për në Shqipëri. Përgatiti, SYRI.net

Pas dëbimit shqiptari rikthehet në Itali, arrestohet dhe ‘postohet’ përsëri për në Shqipëri Read More »

Rama jetë prej sheiku me familjen, nga Jala jashtë Shqipërisë me çarter privat për drekë

Herën e fundit kryeministri Edi Rama e shfaqi vetveten duke rruar kokën te një berber adoleshent 15 vjeçar, i cili punonte gjatë pushimeve verore. Me anë të kësaj propagande tashmë të dalë boje, ai kërkonte tu thoshte shqiptarëve se punë ka sa të duash, por nuk ka “profesionistë”. Në fakt një kryeministër i përgjegjshëm duhej ti jepte përgjigje pyetjeve të shumë komentuesve poshtë postimit të tij: Çfarë e detyron një minoren, që të mos gëzojë pushimet e verës si gjithë bashkëmoshatarët e tij në Europë përpara se të kthehet në shkollë, por detyrohet të punojë?!
Përgjigjja është e thjeshtë; berberi i vogël i Ramës dhe qindra-mijë të tjerë të rinj apo në moshë madhore dhe familjet e tyre, nuk përballojnë dot një jetë normale.
Gjithashtu në të njëjtin hark kohor u publikua, edhe një raport i “Programit të Kombeve të Bashkuara për Shqipërinë”, sipas të cilit qeveria shqiptare në mënyrë sistematike, çdo vit shkurton fondet e dedikuara për shtresat e varfra.
Tani pas 6 vitesh në qeveri, Edi Rama dhe ministrat e tij, më në fund e kanë hequr edhe atë “cipë socialisti” që përfaqëson shtresat e varfra dhe të mesme të cilën mbanin në fillimet e tyre kur erdhën në pushtet dhe kanë dalë fare hapur me arrogancë e karshillëk, duke ekspozuar pasuritë dhe jetën prej sheiku.
Ndërkohë që të gjitha institucionet ndërkombëtare financiare, po flasin për një “bombë sociale” të gatuar me shpejtësi në Shqipëri (Kur të shpërthejë nuk dihet, se çfarë do të lërë pas!), si pasojë e polarizimit ekstrem të një pakice super të pasur që vërtitet rreth kryeministrit me shumicën tjetër të popullsisë, që jeton në kufijtë ekstrem të mbijetesës, familja Rama është lodhur nga “maskimi” dhe çdo ditë e më shumë, po shfaq hapur mënyrën luksoze të jetës që bëjnë.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit në rrjetet sociale, qytetarët u çorën maskën, kur me prova filmike e fotografike, kryeministri i vendit më të varfër në Europë, shfaqet çdo ditë duke lëvizur me një helikopter të Gardës së Republikës, i cili ulet e ngrihet në oborrin e vilës qeveritare ku ai po bën pushime të gjata në Dhërmi.
Po ashtu edhe pse i dogjën dhe tentoi fillimisht ti përgënjeshtronte, u përhapen me shpejtësi pamjet kur ai dhe bashkëshortja e tij, sa herë që lëvizin jashtë vendit njësoj si miliarderët e kësaj bote; preferojnë vetë me avion çarter, privat.
Pra kryeministri i një vendi që përpëlitet në varfëri dhe si zgjidhje populli i tij gjen vetëm emigrimin, sa herë lëviz brenda vendit për dreka e darka në periudhën e pushimeve përdor helikopterët e shtetit dhe kur i mërzitet Shqipëria ai dhe bashkëshortja “shalojë” çarterin privat që kërkon “qimet e kokës” për tu ngritur në ajër.
Është i njëjti kryeministër që “qaravitet” e thotë se shteti që ai drejton nuk ka 30 milion euro për të ndërtuar një Teatër Kombëtar të ri dinjitoz dhe nga ana tjetër, vetëm në 7 muajt e parë të këtij viti shpenzon 40 milion euro për zyrat e tij dhe të ministrave “mamuthë të korrupsionit” që ka rreth vetes.
Është i njëjti, Edi Ramë, që “ankohet” se nuk ka para për të bërë në 6 vite, 20 kilometrat e mbetura të aksit Levan-Fier apo atë copë autostradë që ka mbetur, Tiranë-Elbasan, në të cilat torturohem mijëra qytetarë çdo ditë, kurse vetë për një drekë vërdallë vilës në Dhërmi, i hipën helikopterit të shtetit. /Syri.net/

 

Rama jetë prej sheiku me familjen, nga Jala jashtë Shqipërisë me çarter privat për drekë Read More »

Mbërrin në Qendrën Shëndetësore Orikum pajisja dhuratë! Doktor Enriku suprizon me veprimin e tij!

Sot u dorezua ne Qendren shendetsore ne Orikum nje defibrilar i blere me ane te contributit te nje shoqate ne Tavarnelle val di pesa, ne Itali dhe nje pjese e kontributit te ngelur nga transportimi i Ambulances Nentorin e kaluar .

Per kete kontribut i cili nuk eshte i pari nga kjo shoqate, Drejtori i Qendres Shendet Shendetesore Orikum i ka dhene certifikate mirenjohje Zonjes Emiljana Shaho (Sulejmani) e cila eshte nje nga nismetaret dhe kontributoret me te medha te ketyre donacioneve per Qendren Shendetesore Orikum. 

Drejtori i Qendres Shendetesore Orikum ka shprehur falenderimet e tij ne kete menyre: “Në emër të stafit të Qëndrës Shëndetësore Orikum, në emër të banorëve të zonës Orikum Vlorë dhe më gjerë, si edhe në emër të të gjithë atyre që marrin shërbim shëndetësor pranë qëndrës tonë :Ju shprehim nga zemra falenderimin tonë !Misericordia di Tavernelle, Lions Club Barberino Montelibertas, nën kujdesin e veçantë të znj. Emiljana Shaho.

 

Ja si shprehet Emiljana Shaho me nje status ne facebook:

Shume here duhet shume pak nga te gjithe per te bere shume por qe u duhet te gjitheve !
Sot u dorezua ne Qendren shendetsore ne Orikum nje defibrilar i blere me ane te contributit te nje shoqate ketu ne Tavarnelle val di pesa dhe nje pjese e kontributit te ngelur nga transportimi i Ambulances nentorin e kaluar . Falenderoj shume te gjithe kush kontribuoi e kush jo dhe ju uroj pune te mbare te gjithe personelit te kesaj qendre .

Mbërrin në Qendrën Shëndetësore Orikum pajisja dhuratë! Doktor Enriku suprizon me veprimin e tij! Read More »