Orikuminews

Kush ishte Hasani nga Radhima, burri i humorit dhe vjershetori popullor !

Duke ju referuar te thenave te bashkefshatareve ne shek. XIX-te ne Radhime ka jetuar Hasan Bonjaku, qe kishte kusheri te pare Jorgji Cacin nga Palasa, te cilet ishin te dy njerez te humorit, te gojes e vjershetore popullore. Nje here Jorgji vjen ne nje dasem ne Radhime tek i kusheriri i tij Hasani, ku gjate ceremonise ju desh te

perconte vallen duke kenduar:

Do ja them, do ja them,
Do ja them nja kater a pese…

Por pas rreshtave te pare ai u vonua, duke i dhene mundesine te kusheririt Hasanit t’i pergjigjet me satire si me poshte:

Thuaja a mos pac pjese,
Lanet qofsh me gjithe bese,
Pocar balte i halese,
Qe m’i hedh bythet si fjese…

Sipas tregimeve te pleqve dhe te spjegimit te djalit te Hasanit, Mehmet Hasan Bonjakut, thene Hasan Pulos kur ky i fundit ishte ne moshe fare te re, kjo vjershe shkaktoi ne dasem ilaritet dhe per nje kohe te gjate kujtohej.*
Megjithese kenga nuk ka vlera historike na jep te drejten te analizojme, se familja e Jorgji Cacit mund te kete qene banor i Radhimes dhe mund te kete ikur ne Palase; nuk perjashtohet mundesia qe edhe te paret e Hasan Bonjakut te jene shperngulur nga Palasa per ne Radhime. Ka mundesi qe ne te dy rastet shperngulja te jete bere ne gjysmen e dyte te shek. XVIII-te.

Nga ky ndryshim i vone i fese spjegohet fakti qe ne Radhime si ne shumicen e fshatrave te Laberise, besimi fetar islam nuk mundi te zere rrenje te thella. Lidhjet fisnore, ekonomike dhe armiku (pushtuesi) i perbashket kane bere qe marrdheniet me fshatrat fqinje te krishtere te ishin shume me te forta se ndryshimet ideologjiko-fetare, te cilat nga banoret konsideroheshin si siper-faqesore.

Historia e Radhimes

Kush ishte Hasani nga Radhima, burri i humorit dhe vjershetori popullor ! Read More »

Njihuni me dëshmorin e Dukatit që u push.katua në Qafën e Luadhit nga fash.istet !

Jazo Isa Hasko Aliaj

(1926 – 1943)

Lindi ne Dukat me 1926 ne nje familje me tradita atdhetare. Ishte i zgjuar dhe donte te shkollohej, por nuk kishte mundesi ekonomike. Mbaroi me rezultate te mira tri klase te shkolles fillore ne fshatin e lindjes. Mesues kishte Qazim Thanasin nga Tragjasi, i cili ndikoi ne formimin e tij. Edhe pse i vogel ai u brumos me ndjenja patriotike.

Ndikim te madh ne lidhjen e tij me levizjen Nacionalclirimtare paten edhe kusherinjte e tij si Petoshatajt e Dukatit, Hasan Mucua, i kunati i tij qe ishte nga te paret ne fshat i cili ishte perfshire ne ngjarjet e kohes. Ata bene qe Jazua te merrte pjese ne grupet edukative dhe ta urrente me gjithe shpirt fash izmin qe na kishte zaptuar vendin. Ai donte te dilte partizan.

Fashi.stet italiane ne fundin e veres 1943 po merrnin goditje te fuqishme nga forcat partizane dhe mbare populli yne qe ishte ngritur i gjithe ne luf.te per clirimin e vendit.

Fashi.zmi italian, nga humbjetqe po pesonte ishte bere si ajo bisha e eger qe kur plag.oset rende, ashtu sic eshte, gjithcka qe i del perpara e ha dhe e copeton.

Dhe ja, ajo dite e zeze e 5 Gushtit 1943 erdhi. Bisha fashi.ste terbuar nga humbjet, kapi ne befasi Jazon, te vellain Haxhiun, Gani Mihaj, Maliq e Qani Kullurin te cilet pasi i pushkatoi, i hodhi ne nje varr te perbashket ne Qafen e Luadhit.

Rapsodi popullor ligjeroi :

Une ne pellg me gjak u mbyta,

E pagoi nene Vita,

Me Jazon Zemer me cika.

U shpall deshmor me vendimin nr 95, date 07.06.1980

Njihuni me dëshmorin e Dukatit që u push.katua në Qafën e Luadhit nga fash.istet ! Read More »

Zbardhet lista me 10 ndjekësit me aktiv të orikuminews ! (Emrat)

Bazuar ne sistemin analitik te faqes ne facebook te portalit orikuminews, numri i ndjekesve te kesaj faqe eshte ne rritje te ndjeshme cdo dite. Nga ana tjeter sipas statistikave te nxjerra nga sistemi keta jane dhjete ndjekesit me aktiv te faqes te cilet kane komentuar dhe pelqyer me shume postimet dhe artikujt e portalit orikuminews.

Falenderojme perzemersisht :

1-Flora Braka
2-Zhaneta Fisti
3-Toku Gabaj
4-Kujtim Jaupi
5-Jorgo Lluci
6-Krimos Rama
7-Zhaneta Braho
8-Xhafer Brati
9-Ramen Bitraj
10-Fatbardha Shabanaj

Zbardhet lista me 10 ndjekësit me aktiv të orikuminews ! (Emrat) Read More »

Akërni/ Gjate natës i hynë në shtëpi, i vjedhin televizorin dhe disa . . .!

Njoftim i Policise se Shtetit:

Më datë 02.07.2018, gjatë natës, në fshatin Akërni, është vjedhur banesa e shtetasit D.B., vjeç 39, banues në Akërni, ku kanë marrë 1 televizor dhe disa aksesorë elektrikë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Akërni/ Gjate natës i hynë në shtëpi, i vjedhin televizorin dhe disa . . .! Read More »

Tragjas/Tenton të vjedhë shpendët e bashkëfshatares ! Referohen materialet në Prokurorine e Vlores.

Njoftim i Policise se Shtetit:

Më datë 02.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasen Xh.B., vjeçe 41, banuese në fshatin Tragjas, pasi dyshohet se më datë 01.07.2018, në Tragjas, ka tentuar të vjedhë shpend në banesën e shtetases B.Xh., vjeçe 25. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Tragjas/Tenton të vjedhë shpendët e bashkëfshatares ! Referohen materialet në Prokurorine e Vlores. Read More »

Dukat/ Dyshohet se ka tentuar të dhunoje shtetasen. Referohen materialet në prokurorinë e Vlores.

Njoftim i Policise se Shtetit:

Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vlerësim ndaj shtetasit L.V., vjeç 24, banues në Dukat, pasi dyshohet se ka tentuar të dhunojë shtetasen M.K.

Dukat/ Dyshohet se ka tentuar të dhunoje shtetasen. Referohen materialet në prokurorinë e Vlores. Read More »

Banori i Shushicës referohet në Prokurorinë e Vlorës. Arsyeja: Kapet në Panaja duke . . .!

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS njofton se :

Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë, për shtetasin B.L., vjeç 64, banues në fshatin Shushicë Vlorë, pasi dyshohet se në Panaja, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lançini”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Banori i Shushicës referohet në Prokurorinë e Vlorës. Arsyeja: Kapet në Panaja duke . . .! Read More »

Radhimë/ Pret pemët dhe ndërton pa leje! Referohen materialet në Prokurorinë e Vlorës!

Nje shtetas nga Radhima me inicialet K.K  dyshohet te kete kryer punime ndertimi pa leje ne Radhime si dhe ka prere peme dekorative pa leje.

Njoftim nga Policia e Shtetit:

Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin K.K., vjeç 51, banues në Radhimë, pasi dyshohet se në Radhimë, u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje, si dhe ka prerë pa leje pemë dekorative. Nenet 199/a/1 e 206 të Kodit Penal.

Radhimë/ Pret pemët dhe ndërton pa leje! Referohen materialet në Prokurorinë e Vlorës! Read More »