Orikuminews

Trondit Sehit Beluli: “M.Dedenika ishte i dyshimtë,bisedova dhe me N.Haskocelën para mbledhjes së Kuvendit”.

Ne nje reagim te tij ne faqen e Kuvendit te Dukatit ne facebook Sehit Beluli tregon sipas tij te pa thenat e mbledhjes se Kuvendit te Dukatit:

Nga Sehit Beluli:

Gjysem ore para mbledhies kam shkembyer bisede me Mustafa Dedeniken dhe Neki Haskoçelen. Çeshtja ishte se Mustafai ishte i dyshimte se çfare qendrimi do te mbante. Biseda ishte ne tre veta , Mustafai , Nekiu dhe Une.
Une i thash se duhej te deklarohej Pro.Pra pro protestes per pronat.

Duke ja aresyetuar se kjo inisiative e Djemve te Dukatit eshte shprehur qarte ne program te Saj se fokusi ishin mbrojtja e pronave dhe kryesisht malet , livadhet e kullotat , pasi ato ishin te rrezikuara per momentin dhe se nuk kishte qellim politik e administrativ kunder Kryetarit te Bashkise , Shoqates Dukati dhe Pleqesive te dy Dukateve.

Biles ju perkushtova shume ato minuta qe te shprehej qartazi , prere e me kurajo dhe bindje ne perkrahje te Kuvendit dhe programit. Ashtu ndodhi, Zoti  Mustafa u ngrit dhe foli qarte ne perkrahje. Folen shume te tjere , mbaj mend fola edhe une fjalet e mia.

Aty Une vura re se paralelisht juve djemve kishte nje organizim tjeter dhe ata qe vura re ishin ish spiune te sigurimit te kohes postkomuniste. Gjithsesi Kuvendi u zhvillua qetesisht dhe une e cilesoj nje Kryeveper qe arkitekt ishit Ju.
Dite pas dite po vertetohej se kishte devijim nga Programi. Aty une jam frenuar pasi sigurisht une do te isha nje prej viktimave qe kaq sa kam perjetuar e quaj me mjalte.

Ndarjen perfundimtare e kam ber ne mbledhjen e dyqanit te Balet, te cilen ju e mbani mend mire. Programi nuk ishte me ai i themelimit edhe shume eksponent shpreheshin pa lidhje. Mbaj mend se dikush me ofendoi se meqe mbrojta Kananin(prinderit tane kusherinj te pare) me tha se ma kishte pregatitur ai fjalen qe mbajta.

Sa shume pak qe me njihte Ai person / kusheri imi dhe Ai.
Nejse… Koha verteton gjithshka , eshte ilaçi pa leka durimi 😂😂😂.

Ja tani , vete ju udheheqesi deklaroni 100% I sigurt se u tradhetuat. Une tradhetaret i pash qe ne fillim , kjo ishte aresyeja pse u spostova krejt dhe jo se nuk doja pronen apo se mos mbroja karriget politike te partive ..Mbaj mend ne inagurunin e gurit lapidar ne qafe te Llogorait juve ju ndaluan mikrofonin , mbaj mend se kam ngritur zerin ” lereni more te flase ” dhe mandej ai qe mbante mikrofonin jua ka dhene mikrofonin juve.

Ndersa ju flisnit une shih ja fytyrat e ngryssura , te vrenjtura , te bezdisura , te veshura tashme me pushtet prej protestes tuaj.Para nesh , kur ju flisnit ishin rreshtuar futyre ngrysurit, spiune e tradhetare, me shume te ngrysyra ishkohefytyrat e dhimokrateve poturezhveshur se sa te socialylemase qe veshen poture aso kohe.
Me pas e dini vete si shkuan

Sehit Beluli

Trondit Sehit Beluli: “M.Dedenika ishte i dyshimtë,bisedova dhe me N.Haskocelën para mbledhjes së Kuvendit”. Read More »

Vdekje tradhëtisë të rrojë Dukati. Vdekje pabesisë 80 vjet që zgjati (Kuvendi i Dukatit)

Nga Kuvendi i Dukatit:

19 Qershori
kjo ditë e bekuar
800 burra mblodhi
këmbëkryq e shtruar
mendjen për të ndarë
për të reflektuar
vendim për të marrë
të prerë e të zgjuar.
Lufta u zhvillua
në fushë e në mal
në qytet e zyra
në këmbë e mbi kalë.
Lideri u zgjodh
por u tradhëtua
përsëri lufton
vrulli nuk ju shua.
Mbajti istikamin
deri në flijim
ndaj dhe u sulmua
me aq shumë tërbim
ndaj dhe u urrye
nga shumë zemërzinj
u sha u mallkua
nga tradhëtarët-minj.

Vdekje tradhëtisë
të rrojë Dukati
Vdekje pabesisë
80 vjet që zgjati.

 

Shkeputur nga faqja e facebookut te Kuvendit te Dukatit

https://www.facebook.com/kuvendiimadhidukatit

Vdekje tradhëtisë të rrojë Dukati. Vdekje pabesisë 80 vjet që zgjati (Kuvendi i Dukatit) Read More »

Dukat Fushë/ Godet bashkëfshatarin me grusht, dërgohen materialet në Prokurorinë e Vlorës !

Nuk dihen ende rrethanat por nje banor i fshatit Dukat i ri ka goditur me grusht bashkefshatarin e tij ne date 28 Shtator 2018. Per kete arsye materialet i jane referuar Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë.

Njoftim i Policise se Shtetit:

Më datë 28.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin A.B, vjeç 63, banues në fshatin Dukat i Ri, pasi ka goditur me grusht, shtetasin L.G, vjeç 60, banues në Dukat. Neni 90 i Kodit Penal.

Dukat Fushë/ Godet bashkëfshatarin me grusht, dërgohen materialet në Prokurorinë e Vlorës ! Read More »

Banores së Orikumit i thyejnë xhamin e makinës dhe vjedhin cantën. Ja cfarë kishte brënda cantës!

Ne daten 26 Shtator 2018 banores se Orikumit E.I 32 vjece gjate kohes qe ndodhej ne Vlore i kane thyer xhamin e makines dhe i kane vjedhur nje cante brenda te ciles kishte nje pale syze dielli. Policia po punon per identifikimin dhe kapjen e autorit. 

Njoftim i Policise se Shtetit:

Më datë 26.09.2018, në lagjen ”Pavarësia”, shtetases E.I, vjeçe 32, banuese në Orikum, në mjetin tip “Benz”, i kanë thyer xhamin dhe i kanë vjedhur një çantë, ku kishte një palë syze dielli. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Banores së Orikumit i thyejnë xhamin e makinës dhe vjedhin cantën. Ja cfarë kishte brënda cantës! Read More »

Tragjas/ Kryente punime pa leje, referohen materialet në Prokurorine e Vlorës.

Ne date 12 Shtator 2018 per shtetasin M.B  i moshes 72 vjec banues ne Tirane jane referuar materialet ne Prokurorine pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë pasi po kryente punime ndërtimi pa leje.

Njoftim i policise se shtetit:

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin M.B., vjeç 72, banues në Tiranë, pasi në fshatin Tragjas, po kryente punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Tragjas/ Kryente punime pa leje, referohen materialet në Prokurorine e Vlorës. Read More »

Godet dukatasja Edlira Gjoni: E përdhunuar, e përbuzur dhe e përdorur

Nga Edlira Gjoni/

E përdhunuar, e përbuzur dhe e përdorur po. Por tani duket drama e madhe e përjashtimit të një vajze nga historia që e ka vuajtur vetëm ajo.

Ka diskriminim masiv nga të gjithë kahët: ca e mohojnë, ca abuzojnë me dramën e saj, ca fshehin kokën në rërë teksa presin të kalojë edhe kjo ngjarje, se iu prishet pozita e qetësia e tyre.

Gratë në këtë histori janë katandisur në një emër të vetëm që edhe kur del në pah, ia zvogëlojnë aq shumë dinjitetin, (secila palë), saqë i vjen turp të mjerës që është vajzë.

Ngjarja me qendër dhunën ndaj një gruaje u kanalizua shpejt në një duel dështakësh politikë, që rastësisht, janë të gjithë meshkuj.

Njëri-tjetrin e trajtojnë politikisht, kurse strumbullarin e gjithë kësaj çështje, të vetmen femër, e trajtojnë në të vetmen mënyrë që dinë: si objekt seksual!

“Në është keqtrajtuar, s’ka gjë, do e gjejë drejtësia” – tbotë gjithë namuze kryemashkulli. “Vetëm burrave të mi mos guxoni të m’u hungërini në surrat. Mos ma ngacmoni Taulantin, se iu piu e zeza”.

Ja kështu tha edhe për Tahirin.

Po kjo është tjetër lloj tragjedie. Përçudnimi i një femre është kthyer në luftë të shëmtuar meshkujsh. Balla, Rraja, Rexhepi, Nuhi, Bushi, Basha, janë hedhur të gjithë gjoja kundër njëri-tjetrit, e qyqja grua kush e si e përjeton dramën e saj të mjerë; dikur si viktimë e një mashkulli, sot viktimë e gjithë meshkujve me pakëz pushtet anadollak.

Viktimë edhe e disa grave të tjera që si shokët e tyre burra, pasi marrin megafonin në emër të asaj që as nuk e dinë ku ndodhet tani, menjëherë pas “protestave” e emisioneve ku do na japin mend për dhunën e mjerimin, do shkojnë në shtëpitë e tyre luksoze, do hanë haviar e salmon nordik, do veshin fustanet 3 minë eurosh e çantat 11 mijë, do marrin të nesërmen me vete makinat që s’kanë dallim nga ato tê Rexhep Rrajes, do lyejnë fort edhe silikonin në buzë e në sy, e do dalin të kërkojnë mbrojtje e protesta për viktimën.

Viktima e të gjithëve! Një vajzë në gojën e ujqve dhe të 4-5 hijenave!

Shqipëria jonë e barazisë gjinore!

Godet dukatasja Edlira Gjoni: E përdhunuar, e përbuzur dhe e përdorur Read More »

Prinderve – Poezi nga Zhaneta Braho

Nga Zhaneta Braho

Prinderve

Me rriti Nena me qumesht gjiri
ushqyer nga dhalla e dymbekut ,
Kerciste arave te korrte misrin
Duke me mbuluar me shparger 
Ne djepin e drujte ” si hekur”
Me syte nga dera veshtroja.. nuk ngopesha se piri…
Qaja… kerkoja..por nuk kishte me qumesht …gjiri.
Ish i vyshkur gjiri i nenes
Para meje…pire kishen dhe plot te tjere
Qaja…por me shume trishtohej e zene ” ne faj “”
Nena e verdhe ..si gjethja e thate ne peme.
U rrita erdha drejte si nje filize….
Por .shpejt iku Nena….
NJE NATE DIMRI PA GDHIRE..
U ZEMEROVA
INATIN E RUAJTA GJATE,
POR SHPIRTIN TIM TE RI ,,
VAZHDOI
TA USHQEJE IM’ ATE.
PUNOI SA PER DY VETA
E MENDOI ME MENDJEN E TIJ TE ARTE.
EDHE KUR KRAHET JU LODHEN
.. SHPIRTI I BUROI .
NE KAFENE ‘ E KLUB
KAFENE TE TJEREVE AFROI .
ME RRITI NENA FIZIKISHT
E SHPIRTIN MA USHQEVE TI
TANI..INATI ME KA SHKUAR.
..E NENES …
NUK I MBAJ MERI.
MERENJOHSE
JU JAM
PER VLERAT QE ME DHATE
Ti Nena ime aq e re
Dhe ti o babai im plak.
Do vij tju gjej
JU premtoj…per nje muaj
Do ulem ne gjunje
Ne nje vjetorin tend
Per tju KUJTUAR….

Prinderve – Poezi nga Zhaneta Braho Read More »

Banori i Tragjasit bën dedikimin prekës për xhaxhain e ndarë nga jeta. ‘Sot nuk di pse u ngrita me dhimbje koke…’

Dedikim per xhaxhain nga Arkimend Gjomemo

Sot nuk di perse u ngrita me dhimbje koke dhe me nje tension te madhe ne trup.
Koha ishte e bukur me diell dhe e fresket deti ishte i qet.Por un prap nuk ndihesha mir dhe her her gjat punes me kapte ankth merzitje dhe nervozizem i pa arsye.

Rreth ore 15:17 minuta vendosa te ndaloj se punuari, gjithmon po ndihesha shum keq. Po me vinte per te vjell dhe trupi me merrte ethe. Harrita ne shtepi, bera nje dush dhe dola ne havlli e u ula afer kafazit te lepurit.

Duke par lepurin, keshtu vet pa asnje arsye me zebriti nje pik loti dhe prap nuk po e kujtoja dot perse.

erse keshtu kejo dita kaq e bukur kaq e buta kaq e lezetshme dhe un ndihesha shum keq. Duke darkuar me Olen dhe menjeher mbas u ndieva serisht keq.Serisht ndjesia qe me kapte gjat dites.
Dhe pash daten, kete date kur me erdhi lajmi per ty. Ty njeriun e drejt njeriun e mir njeriun e shtrenjt

Qe me mesove me rrite ferkove dhe ledhatove.Me ndimove dhe me shpetove.Ate qe un nuk e bera dot per ty,Xhaxhai im fukara por me nder dhe me lartesi te madhe shpirterore.U ben plot dy vjet dhe boshlleku qe ke len ne shpirtin tim nuk zevendesohet.
Te prehesh ne paqe dhe te gjesh ngrohtesin shpirterore.

Arkimend Gjomemo

Banori i Tragjasit bën dedikimin prekës për xhaxhain e ndarë nga jeta. ‘Sot nuk di pse u ngrita me dhimbje koke…’ Read More »