Ari është bxhanaku që arkëton paratë e taksaguesve shqiptarë përmes tnedarave që i jep baxhanaku i tij, sot Kryeministër duke e kthyer buxhetin e shtetit në një buxhet familjar.
Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se Rama me gojën e sugarit të tij deklaroi se ai dhe baxhanaku i tij janë mbi ligjet në këtë vend dhe se paratë i ndajnë bashkë.
Ari, baxhanak të kam xhan, ti je mbi ligjet por paratë i kemi bashkë!
Miq, dje PD denocoi dhe provoi me dokumenta se baxhanaku i piktorit dështak, Armand Frangu është fitimtari i tenderit prej 16 milion euro nga kryebaxhanaku i tij. Sot Rama me gojën e sugarit të tij deklaroi: baxhanak të kam xhan, kemi vjedhur dhe do vjedhim prap, jemi mbi ligjet por paratë i kemi bashkë! sb
Firma ABS e baxhanakut të Ramës, jo rastësisht është e lidhur me familjen e kryeministrit, ka mundur të përfitojë 15.6 milion euro tendera nga shtatori 2013 deri më sot.
Kompania “Advanced Business Solutions” zotërohet në bashkëpronësi nga baxhanaku i kryeministrit Armand Frangu, i cili së
bashku me kompaninë B360 marrin pjesë gjithmonë në të njëjtat tendera, gjithmonë duke ndarë përfitimet me njëri-tjetrin.
Si rregull për ta bërë garën në dukje të ligjshme, por nga ana tjetër është thjesht vetëm një farsë.
Në tenderin e fundit të ofruar nga OSHEE me një vlerë prej 1.94 mld lekësh (të vjetër) kompania ABS ka pasur ofertën më të lartë dhe përsëri ka fituar. Ndërkohë që kompania B360 shpk ka marrë pjesë në këtë tender si spektator.
Jo vetëm kaq, por Partia Demokratike këtu publikon të 27 tenderat që kjo kompani ka fituar nga shtatori 2013 e deri më sot.
Të gjitha këto tendera janë qoka që kryeministri ka rezervuar nga tepsia e parave publike, për njeriun e familjes së tij.
Tenderi më i fundit i marrë nga kompania e tij nga AKSH-i, ka një vlerë prej 1.56 miliardë lekësh dhe përsëri ka fituar oferta më e lartë.
Tenderat që i shpërndahen oligarkëve, ofiqarëve të PS-së, të inkriminuarve që mbajnë me oksigjen deputetët e mazhorancës dhe së fundi familjen e kryeministrit, janë një provë e rëndë për krimin që po kryhet me tenderat publik në Shqipëri.
Këto janë një tjetër dëshmi që provon akuzën e ngritur nga Partia Demokratike dhe faktuar edhe nga Gjykata e Auditit të Bashkimit Europian se 1 në 3 tendera jepet pa garë, 1 në 3 tendera jepet abuzivisht.RD
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se krimi ka ndodhur në rrugën “Tahsim Shehu”, në zonën që mbulohet nga komisariati numër 4 në Tiranë rreth orës 2 të natës.
I plagosur me 4 plumba ka mbetur 28-vjeçari Andi Spahia, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. I riu ka marrë plumba në këmbë dhe në shpinë.
Por nga ana tjetër policia thotë se i riu është plagosur me armë zjarri në këmbë, pa dhënë detaje se sa herë është qëlluar.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, por nuk ka ende një të dyshuar. Pritet dëshmia e 28-vjeçarit që mund të çojë në identifikimin e autorit.
Informacion Paraprak
Më datë 28.08.2018, rreth orës 02:00, në rrugën “Tahsim Shehu”, në banesë, është plagosur me armë zjarri në këmbë, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. S., rreth 28 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikim dhe kapjen e autorit.
Një analizë në detaje na nxjerr në pah se mundësia për një korrigjim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë do të mundësonte faktin që shteti i Kosovës të fshihej fare nga Kushtetuta e Serbisë. Nënshkrimi i një dokumenti juridikisht obligues me Kosovën, për Serbinë do të nënkuptonte edhe ndryshimin e Kushtetutës së saj, vlerësojnë njohës të zhvillimeve politike dhe ekspertë të çështjeve juridike. Pavarësisht nga kjo, në Qeverinë e Serbisë, në Zyrën për Kosovën të kësaj qeverie e as në Kuvendin e Serbisë, nuk ka informacione se dikush po merret me këtë çështje.
Ministria e Drejtësisë e Serbisë, përmes një deklarate me shkrim për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se ajo merret ekskluzivisht me amendamentet kushtetuese që ndërlidhen me gjyqësorin. Nga Qeveria e Serbisë është thënë për Radion Evropa e Lirë se askush nuk është duke u marrë me ndryshimin e Kushtetutës në lidhje me Kosovën, ndërkohë që Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, nuk është përgjigjur fare. Edhe më tej, në fjalorin zyrtar të zyrtarëve serbë, Kosova është “krahina jugore serbe”, ndonëse, faktikisht, nuk është e tillë gati se tash e dy dekada. Kushtetuta e tanishme serbe thotë se Kosova është pjesë e Serbisë, ndërkaq që kufijtë, pas vitit 1999, prej kur institucionet e shtetit të Serbisë nuk janë të pranishme më në territorin e Kosovës, i quan si kufij administrativ. Çdo ndryshim do të nënkuptonte edhe ndryshim të Kushtetutës së Serbisë.
Gordana Çomiq, nënkryetare e Këshillit parlamentar për çështje kushtetuese dhe legjislative, thotë se nuk ka njohuri që ndonjë institucion apo ekip profesional po merret me dispozitat kushtetuese për Kosovën. “Kjo nuk është temë as në opinionin tonë vendor, as në opinionin evropian e as në vendet partnere ku merren vendimet, sikurse që janë Moska ose Uashingtoni. Kushtetuta dhe preambula askund dhe për askënd nuk janë temë”, thotë Çomiq. Megjithatë, bashkëbiseduesit e Radios Evropa e Lirë, vlerësojnë se do të ketë mjaft punë lidhur me këtë çështje.
Bogoljub Milosavljeviq, profesor i të Drejtës Kushtetuese nga Beogradi, thotë se Kosova duhet të largohet nga Kushtetuta serbe në qoftë se vendosen kufijtë me Serbinë. “Caktimi i kufijve, në kuptimin e pranimit të pavarësisë shtetërore të Kosovës, kurrë nuk do të mund të bëhej pa ndryshimin e Kushtetutës. Së pari, ajo pjesë në të cilën thuhet që Republika e Serbisë ka në përbërjen e saj dy krahina autonome, Vojvodinën dhe Kosovën. Edhe preambula e Kushtetutës do të duhej të pësonte ndryshime, marrë parasysh që ajo u krijon organeve shtetërore obligime të caktuara lidhur me Kosovën”, shpjegon procesin Milosavljeviq.
Në Kushtetutën e Serbisë, të vitit 2006, Kosova përmendet në mënyrë eksplicite tre herë. Fillimisht në preambulë, më pas në nenet për organizimin territorial, në të cilat definohet pozita e krahinave autonome. Preambula në të cilën përmendet Kosova, nuk është pjesë obliguese e Kushtetutës. Se a do të duhej që kjo preambulë të ndryshohej apo të fshihej tërësisht, ekzistojnë qëndrime të ndryshme në opinionin e ekspertëve.
Në pjesën normative të Kushtetutës serbe, Kosova duhet të fshihet tërësisht, shpreh mendimin Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike. “Duhet që nga ligjet e Serbisë dhe sistemi kushtetues, të përjashtohet fjala Kosovë. Sidoqoftë, nuk ka shumë ndryshime në vetë tekstin e Kushtetutës së vitit 2006”, theksoi Janjiq. Shënimi i kufijve me Kosovën, për të cilën po flasin kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe bashkëpunëtorët e tij, si një zgjidhje e mundshme, nënkupton përcaktimin e kufijve me Kosovën. Në nenin 8 të Kushtetutës së
Serbisë thuhet që territori i Serbisë është “unik dhe i pandashëm”, ndërkaq që kufiri është “i paprekshëm”. Përcaktimi i kufijve nuk është pjesë e Kushtetutës. Kufijtë përcaktohen me marrëveshje ndërkombëtare dhe precizohen me komisione të përziera në rast se nuk ka konteste të mëdha, sqaron Janjiq.
“Kur kjo të caktohet, kur kjo marrëveshje të vërtetohet, jo vetëm me nënshkrimet e (presidentit të Kosovës, Hashim) Thaçi dhe (presidentit të Serbisë, Aleksandar) Vuçiç në Bashkimin Evropian, por edhe me verifikimin përmes Këshillit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, kjo nënkupton që më nuk do të vlejë Rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara. Atëherë duhet qasur procesit të demarkacionit. Demarkacioni është procedurë e cila nuk është e definuar me Kushtetutë, por që është e definuar me normat ndërkombëtare dhe më tepër është punë teknike për qeveritë e Kosovës dhe të Serbisë”, sqaroi Janjiq.
Shënimi i kufirit me Kosovën, çfarëdo qoftë që nënkupton ai, bëhet përmes procedurës së caktuar kushtetuese, thotë profesori Bogoljub Milosavljeviq. Sipas tij, duhet të sillet vendimi me dy të tretat e votave në Kuvendin Popullor dhe konfirmohet në referendum. Milosavljeviq thotë se Kapitulli 35, në negociatat për pranim me Bashkimin Evropian, nënkupton që të gjitha çështjet e hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të definohen para hyrjes në Bashkimin Evropian.
Gjithashtu, sipas tij, pranimi i Serbisë që Kosova ta marrë ulësen në Kombet e Bashkuara, nënkupton që të mos kontestohet statusi i Kosovës si shtet i pavarur, që do të thotë edhe caktimin e kufijve ndërmjet tyre. “Të gjitha këto do të mund t’i dinim në momentin që jemi në gjendje që të shohim të ashtuquajturin akt juridik obligues, se çfarë zgjidhje parashihen – se a bëhet eventualisht fjalë për ndonjë caktim të kufijve sipas kufirit të tashëm administrativ ose që eventualisht bëhet fjalë për ndonjë ndryshim të kufirit administrativ”, theksoi Milosavljeviq.
Sidoqoftë, Aleksandar Vuçiq, kur ka marrë detyrën e presidentit të Serbisë, në Kuvendin e Serbisë, me 31 maj të vitit 2017, është betuar, duke thënë se të gjitha fuqitë e tij “do t’ia përkushtojë ruajtjes së sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Republikës së Serbisë, duke përfshirë edhe Kosovën si pjesë të saj”. Se si do të duket betimi i presidentit të Serbisë, pas zgjedhjeve të ardhshme për president në këtë vend, mbetet të shihet. /REL
Denoncimi i qytetarëve është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Ja çfarë shkruan ish-Kryeministri në Facebook
Xhafo apo narkopolicia i rrjep qytetaret në portin e Vlorës!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Përshëndetje dr Berisha policia e portit të vlorës kërkon 200€ për person për të kaluar në Itali sot që qeveria bën demek mbledhje në vlorë njerzit duan të ikin na sytë këmbët janë pa punë kjo polici i ndalon lëvizjen e lirë”.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Arapaj të Roskovecit. Një makinë ka përplasur për vdekje dy këmbësorë po ecnin anës rrugës.
Mësohet se dy të aksidentuarit ishin të afërm me njëri tjetrin. Paraprakisht mendohet se dy personat që kanë ndërruar jetë janë Amarildo Dogani dhe F. Dogani.
Specialistët e Seksionit kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
• N.P31 vjeç, banues në Durrës;
• B.D 48 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit J.B. 17 vjeç, banues në Durrës.
Shtetasit e mësipërm, më datë 25.08.2018, në lagjen Nr.15, për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin duke e goditur disa herë me thikë në trup shtetasin D.D. 20 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar thika.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vrasja me paramendim” në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe
” Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”parashikuar në nenet 78 / 1, 22, 25 dhe 279 të Kodit Penal.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të nisë një hetim mbi pasurinë e biznesmenit Edmond Bego, i cili u arrestua pak ditë më parë në Greqi për llogari të autoriteteve të italiane, por që u lirua pasi u konfirmua se e kishte shlyer dënimin në Shqipëri.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur zyrtarisht verifikimin e pasurisë së biznesmenit Edmond Bego, ose Mondi Bego.
Ky i fundit u ndalua disa ditë më parë nga policia greke në Igumenicë, në bazë të një urdhër-kërkimi ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet italiane, të cilat e kishin dënuar Begon në vitin 2008 me 21 vite burg për trafik narkotikesh dhe organizatë kriminale.
Por biznesmeni u lirua sërish, pasi në vitin 2010 Gjykata e Lartë e kishte njohur vendimin e Gjykatës së Torinos për Begon, nga 21 vite burg, në katër vite e katër muaj.
Nga kjo masë dënimi Bego kreu në vendin tonë vetëm 1 vit e 11 muaj, pasi pjesën e mbetur e fali me kusht Gjykata e Krujës. Ndërkohë, Partia Demokratike akuzoi eksponentë të PS se kishin marre nën mbrojtje biznesmenin, i cili edhe pse i dëbuar për trafik droge në Itali, sipas PD, ka marrë fonde publike në tendera në kundërshtim me ligjin, e i ndihmuar nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.
Hetimi i pasurisë se Begos, nga Krimet e Rënda pritet të zbardhë nëse te ardhurat e aktivitet që ka justifikohen ligjërisht./TCH
Gjatë gjithë ditës dominojnë kthjellimet me vranësira të shpeshta dhe shira afatshkurtër në pjesën më të madhe të vendit, kryesisht në pjesën e dytë të ditës.
Përjshtim bëjnë zonat Jugperëndimore të cilat mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Sipas Meteoalb era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga Perëndimi-Jugperëndimi duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por një rënie sjell mesdita në të gjithë territorin shqiptar.