Orikuminews

Rrapi i shekullor i Kolonjës rrezikon të thahet.

Fatekeqesisht semundja zuri edhe rrapin e Kolonjes, nje monument kulture shekullor. Asnje institucion nuk ka reaguar dhe nuk ka vepruar deri tani per trajtimin e rrapit dhe kurimin e tij me qelllim qe te mos thahet.

Te shpresojme qe me kontributet e dashamiresve te cilet kane filluar te interesohen dhe organizohet per ta shpetuar kete rrap shekullor, te sperkatet dhe te mbrohet nga tharja.

Rrapi i shekullor i Kolonjës rrezikon të thahet. Read More »

Fushë Dukat/ Ngordh lopa në mes të tokës, asnje institucion nuk reagon. I zoti i lopës apel institucioneve.

Prej tre ditesh nje lope ka ngordhur ne Fushe Dukat dhe qendron e shtrire ne mes te ares. Lopa e ngordhur ishte e banorit te Fushe Dukatit Zotit S.J.

Ata kane pritur qe dikush nga institucionet te shkoje dhe te marre masat e duhura per lopen e ngordhur ne mes te ares por edhe pse kane kaluar tre dite asnje punonjes institucioni shteteror nuk eshte interesuar dhe lopa vazhdon te qendroje e shtrire ne mes te tokes duke rrezikuar per perhapjen e semundjeve te ndryshme per banoret qe jetojne ne afersi.

“Ka dy dite qe presim ne arej qe te vije nje mjet nga komuna i nga forumet perkatse qe i perkasin blektoris por asnje nuk ka ardhur ” – Shprehet i zoti i lopes se ngordhur.

Fushë Dukat/ Ngordh lopa në mes të tokës, asnje institucion nuk reagon. I zoti i lopës apel institucioneve. Read More »

144 rekrutë të rinj nisen për në Shkollën e Trupës në Bunavijë, Vlorë

Në Garnizonin “Skënderbej”, u zhvillua paraditen e sotme një ceremoni e veçantë me rastin e përfundimit me sukses të fazës së dytë të rekrutimit për vitin 2018 dhe nisjes së rekrutëve të rinj në Qendrën Stërvitore Bunavi, për të ndjekur Stërvitjen Individuale Bazë.

Të pranishëm në ceremoni ishin zëvendësministri i Mbrojtjes z. Petro Koçi, drejtori i Shtabit të Përgjithshëm kolonel Petrit Çuni, komandanti i QPR, kolonel Isuf Hamati, prindër dhe familjarë të rekrutëve të rinj, etj.

Zëvendësministri Koçi, në përshëndetjen e tij drejtuar rekrutëve të rinj theksoi faktin se ata nuk do jenë pjesë e zakonshme e administratës shtetërore, por do hyjnë në një nga strukturat, e cila në çdo sondazh ka dalë më e pëlqyera dhe më e dashura për publikun dhe për popullin. “Në sa e sa raste ata që janë përpara jush, që janë bërë pjesë e FA kanë përballuar emergjenca civile në zjarre apo përmbytje. Edhe ju si ata do të bëni të njëjtën gjë. Jam I bindur që do të sakrifikoni nga vetja juaj për të shpëtuar qytetarët tanë, apo për të shpëtuar pronën, atë publike dhe atë private. Jam I bindur se shumë prej jush, ata më të mirët do të jenë pjesë e misioneve ndërkombëtare në Afganistan, në Kosovë, Bosnje, Detin Egje apo edhe në misione të tjera ku do të sjellë zhvillimi i skenës ndërkombëtare e ku do të duhet që Forcat e Armatosura të NATO të jenë prezentë për të ruajtur paqen dhe sigurinë, sepse ju e dini se sot rreziqet janë asimetrike”, – u shpreh ndër të tjera zëvendësministri Koçi.

Një përshëndetje e veçantë në këtë ceremoni u bë dhe nga komandanti i Qendrës së Personel Rekrutimit, kolonel Isuf Hamati, i cili falënderoi ministren e Mbrojtjes dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA në emër të të gjithë personelit të QPR, për mbështetjen e vazhdueshme sidomos në procesin e rekrutimit të të rinjve në radhët e Forcave të Armatosura, u shpreh ndër të tjera: “Ju do jeni brezi që do e çoni më tej stafetën dhe emrin e mirë të Forcave të Armatosura. Ju do t’i shërbeni me devotshmëri atdheut tuaj, ju do të ndihmoni bashkatdhetarët tuaj në çdo rast rreziku dhe emergjence civile, ju do t’i shërbeni paqes kudo duke nderuar dhe mbajtur lart flamurin më të bukur në botë, flamurin kuq e zi”.

Pas kryerjes së procedurave të plota të testimeve përkatëse në Qendrën e Personel Rekrutimit, nga 304 kandidatë që u testuan, u përzgjodhën dhe u shpallën fitues 144 kandidatë, nga të cilët 7 kandidate femra dhe 10 kandidatë me arsim të lartë.

Gjithashtu, në këtë ceremoni 3 ushtarakë morën gradën “major” dhe tre të tjerë “nënoficer”.

aaf

144 rekrutë të rinj nisen për në Shkollën e Trupës në Bunavijë, Vlorë Read More »

Mbush 10 vjet anija e parë moderne e Forcave Detare. Nga Shefqet Kercelli

Nga Shefqet Kercelli :

Ne 10 vjetorin e ditlindjes se anijes flamurtare “Iliria”….

Takime e kujtime detaresh,

delfine e mikpritje marinaresh ne Shengjin…

Nga porrti i Durresit ne portin Willson {Shengjin} e kthim

Më datën 8 shtator 2018, në molin “0′ të portit të Durrësit, u festua 10 vjetori i anijes “Iliria”.

Në këtë ceremoni festive morën pjesë Komandanti i Forcës Detare, Gjeneral major Ylber Dogjani, kuadro të Shtabit të Forcës e Flotiljes Detare, ekuipazhi i anije dhe familjarë të tyre.

Fillimisht Komandanti i anijes, Kapiten i Rangut të III-të Taulant Bako, foli për rrugën që ka ndjekur anija “Iliria”, që nga futja e saj në përbërje të Forcës Detare më 5 shtator 2008.

Kapiteni solli në vemendjen e të pranishmëve lundrimet, stërvitjet dhe operacionet e kryera nga anija “Iliria” gjatë këtyre viteve, që ja kanë rritur vlerat dhe krenarinë Forcës Detare.

Më pas Komandanti i Forcës Detare, Zoti Ylber Dogjani, falenderoi ekuipazhin e anijes në emër të Ministrit të Mbrojtjes dhe Shefit të Shtabit të FA për punën e rezultatet e deritanishme të kësaj anije flamurtare të FD, ndërsa dha certifikata mirënohje për komandantin e anijes dhe disa kuadro të saj.

Në fund pjesmarrësit e këtij aktiviteti zhvilluan një lundrim me anijen “Iliriaa”, nga Durrësi në Shëngjin e kthim, në shenjë respekti për lundrimet e kryera nga kjo anije në vite.

Anija “Iliria”, P-131, për herë të parë u lëshua në ujë më datë 26 maj 2008 në orën 17:00 , në Kantierin e Kompanisë “Damen Shipyards” në Gorinchem, Hollandë.
Pas mbarimit të provave dhe testimeve me sukses në kantier, ndërmjet datave 17 qershor – 5 korrik, nga datat 7 – 9 korrik me prezencën edhe të Komandantit të Forcës Detare (Brigadë Detare në atë kohë), u zhvilluan provat dhe testimet në det, të cilat gjithashtu rezultuan të suksesshme.

Në vijim në data 28 korrik – 9 gusht, në ambjetet e Kantierit “Damen Shipyards” me pjesëtarë të efektivit të anijes “ILIRIA” (6 persona) u zhvillu një trajnim mbi njohjen e anijes, sistemeve përbërëse dhe manovrimit të saj.

Më datë 8 gusht 2008 në ambjentet e Kantierit “Damen Shipyards” u zhvillua ceremonia e pagëzimit të anijes “ILIRIA”, P-131 dhe përfundimit të ndërtimit të anijes.
Më datë 14 gusht 2008, anija “ILIRIA” filloi lundrimin e saj 12 ditor nga Gorinchemi për në Durrës. Në bord të anijes ndodheshin 6 persona ekuipazh i Damen Shipyards dhe 6 persona, efektivë të anijes ILIRIA nga Forca Detare.

Pas lundrimit 12 ditor, më datë 26 gusht 2008 anija ILIRIA, nën drejtimin e komandantit të saj të parë, Lapitenlejtnant Blerim Hoxha dhe ekuipazhit shqiptaro-hollandes, mbërriti në portin e Durrësit, ku edhe u prit nga efektivat e Forcës Detare.

Më datë 5 shtator 2008 u zhvillua ceremonia e hyrjes në formacionin e Forcës Detare të anijes si dhe ngritja e flamurit luftarako-detar në direkun e saj. Në këtë ceremoni morrën pjesë personalitet më të larta të shtetit shqiptar dhe të Kantierit “Damen Shipyards”.

Nga kjo datë, në këto 10 vite, anija ILIRIA, P-131 ka marrë pjesë në një sërë operacionesh dhe stërvitjesh të zhvilluara në vendin tonë dhe jashtë. Ndër operacionet e fundit të kryera nga anija “Iliria”, spikasin ato të funddhjetorit 2014, kur anbija “Iliria” u bë pjesë e operacionit për shuarjen e flakëve të tragetit “Norman Atlantik”, bashkë me anijet “Lissus” dhe “Butrinti”.

Gjithashtu anija ka qenë pjesë e operacionit “Sea Guardian” në Mesdhe gjatë vitit 2017.

Anija “Iliria” qëndron hijerëndë në vendqëndrimin e saj të përhershëm në molin “0” të portit të Durrësit, gati për operacionin e radhës.

Nderim dhe respekt për operacionet e kryera nga anija “Iliria” në këto 10 vite, respekte për kuadrot dhe detarët që kanë shërbyer në të.

per kete pervjetor te anijes “Iliria” do keni nje reportazh te zgjeruar ne gazeten
“Ushtria” 14 shtator 2018

nderkohe anija “Iliria” dhe ekuipazhet e saj ne vite do zene vend

te vecante ne vellimin e ri te ‘Antologjise se Detarise Shqiptare”,

i cili eshte ne proces.

Mbush 10 vjet anija e parë moderne e Forcave Detare. Nga Shefqet Kercelli Read More »

Biznesmeni nxjerr në shitje shtëpinë: Dua të zhdukem nga ky vend !

Pak ditë më parë u publikua në televizionin ‘faxweb’ rasti i Fatos Mihalit, pronar i një televizioni lokal në Fier, i cili ishte shoqëruar në komisariatin e policisë për shkak se kishte hapur një pusetë që i përmbyste biznesin e tij.

Pas letrave të vazhdueshme të tij në drejtim të Bashkisë, gjithë sa mori mbrapsht ishte indeferentizmi i tyre dhe shoqërimi për në komisariat.

Kur ende nuk ka marrë një zgjidhje përfundimtare, Mihali është detyruar që ta mbyllë sërish pusetën dhe të nxjerrë në shitje dhe shtëpinë e tij. Ai tregon se nuk mund të jetojë mes ujqërve, të cilët arritën që t’ia mbyllnin gojën.

‘’Përshëndetje! Kjo është gjendja pas ‘’krimit’’ të Fatos Mihalit. Krim i pastër kundër pronës publike , krim kundër Bashkisë Fier, krim ndaj Pitbull Subashit e dhjetëra Subasheve të tjerë. Unë e mbylla këtë krim me 4000 lekë të reja nën qindra fotografë të Bashkisë të fshehur në makina e dyqanet përreth.

Duhet të përballem tani në prokurori për t’i shpëtuar dënimit me burg dhe në gjykate për të shpëtuar 500 mije leke, kur gjithçka kushtoi vetëm 4000 lekë. Por ata fituan, ma mbyllen gropën pa e zgjidhur problemin, ma mbyllën biznesin 60.000 mijë leke në muaj, fituan me fenomenin që: kush guxon ndaj nesh që jemi Bashkia e Krimit e pëson edhe më keq.

Unë kam vetëm këto shtëpi dhe sot po deklaroj pa deshirë se i nxora në shitje, e do zhdukem nga ky vend se vetëm midis mijëra ujqërve të kuq neokomunista”, shkruan Mihali për Faxweb.

Biznesmeni nxjerr në shitje shtëpinë: Dua të zhdukem nga ky vend ! Read More »

“Na gjeni djemtë” – Dy të rinj të zhdukur prej muajsh në Vlorë, prindërit apel policisë

Dy të rinj janë të zhdukur prej dy muajsh ne qytetin bregdetar të Vlorës. Denoncimi në polici është bërë nga prindërit e dy të rinjve të cilët thonë se prej dy muajsh nuk kanë asnjë kontakt me fëmijët e tyre.

Dy të zhdukurit janë Ervis Troqe dhe Albano Xhaferri të cilët ishin shokë me njëri-tjetrin. Ervis Troqe është zhdukur disa ditë pas Albano Xhaferrit.

Prindërit i bëjnë apel policisë që të gjejë dy djemtë, pasi nuk e dinë fatin e tyre.

 

“Na gjeni djemtë” – Dy të rinj të zhdukur prej muajsh në Vlorë, prindërit apel policisë Read More »

Digjet qëllimisht makina në Vlorë !

Një makinë tip ‘Benz’ është djegur në orët e para të mëngjesit të së dieles në qytetin bregdetar të Vlorës.

Zjarri ka rene ne mjet ne në lagjen ’28 Nëntori’, ndërsa makina tip ‘Benz’ me targa AA007EP ka qenë i parkuar poshtë një pallati. Policia ka thene paraprakisht se makina është në pronësi të një 27-vjeçari me iniciale R.B.

Pas konstatimit te zjarrit, ekipet e emergjences kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë neutralizuar flakët. Nderkohe mjeti eshte djegur plotesisht.

Policia ka thene se paraprakisht dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme ndersa pronari i mjetit ka thënë në polici se nuk ka konflikte me njeri.

Digjet qëllimisht makina në Vlorë ! Read More »