Orikuminews

Paloma rrëfen për “rrëmbimin” e vajzës…

“Prindërit” e shtëpisë më të famshme të Shqipërisë janë ulur të bisedojnë këtë mbasdite për momentet më të vështira që i janë dashur të përballojnë gjatë rritjes së fëmijës.

Paloma tregoi se para disa vitesh, pati frikën se vajza e saj mund të ishte rrëmbyer.

“Një ditë shkova të marr vajzen nga kopshti dhe edukatorja më thotë që ajo ishte marrë nga i ati. Ndërkohë që Andrei ishte në punë”, tha Paloma.

Gazetarja shtoi se e gjitha kjo ishte një keqkuptim por gjithësesi kjo ishte eksperienca më e frikshme që ajo ka përjetuar gjatë prindërimit.

“Desh më ranë të fikët, edhe sot kur e kujtoj bëhem keq”, tha Paloma.

SHQIPERIA IME

Paloma rrëfen për “rrëmbimin” e vajzës… Read More »

Shqipja shpërthen në lot në emision, ja arsyeja

“Unë jetoj me prindërit edhe e kam zgjedhur vetë Manush të jetoj me prindërit, duke qenë se vjen një moment që nuk i ke më…(qan). Domethënë, kam vendosur vetë jo se nuk jam e aftë apo se nuk kam qenë kurrë e aftë të dal nga shtëpia më përpara, por në momentin që të kanë dhënë jetën, kam vendosur të mos dal nga shtëpia por t’i shijoj ata. Do vij një kohë që mbase mund të pendohem pse nuk i kam shijuar. Duhet t’i ruajmë prindërit sa i kemi gjallë”, është shprehur Shqipja mes lotësh.

Ish-konkurrentja ka shtuar se ka pasur raste kur ka menduar të largohet, por falenderon Zotin që nuk e ka bërë.

/SHQIPERIA IME

Shqipja shpërthen në lot në emision, ja arsyeja Read More »

A ksident i rëndë në Durrës, fuoristrada përplas 4 mjete

Një aksident i pesëfishtë është regjistruar në Durrës. Gazetarja Klodjana Haxhia, ka siguruar për “BalkanWeb”, pamjet e aksidenti në fjalë, ku shihet se si një makinë ka përplasur 4 makina të tjera.

Raportohet, se një mjet fuoristradë me targa italiane ka qenë duke udhëtuar në drejtim të qytetit, në zonën e Currilave, ku është përplasur me mjetet e tjera. Deri më tani, veç dëmeve materiale, nuk ka raportime për të lënduar.

(Balkanweb)

A ksident i rëndë në Durrës, fuoristrada përplas 4 mjete Read More »

Graniti pothuajse i zh veshur i i bën masazh Fifit

Ka spekulime se këngëtarja kosovar, Fifi dhe ish-futbollisti Granit Cana janë në një lidhje dashurie.

Fifi shihet se brenda shtëpisë së famshme është afruar shumë me Granitin dhe për këtë ka dyshime se ata dy tashëm janë në lidhje, shkruan Reporteri.net

Këto dyshime forcohen edhe më shumë nga një video e publikuar sot, ku në dhomën e gjumit shihet Graniti që i bën masazh Fifit.

/SHQIPERIA IME

Graniti pothuajse i zh veshur i i bën masazh Fifit Read More »

Zbulohet testamenti i Aleksandrit të Madh dhe konfirmon origjinën e tij shqiptare

Edhe pse kanë kaluar mijëra vite, bëmat, fitoret dhe betejat e Aleksandrit të Madh vazhdojnë të bëjnë bujë dhe të tërheqin vëmendjen e shumë historianëve. Heroi Ballkanas u bë figura më madhështore dhe më stratege që ka njohur bota. Të gjithë kemi lexuar për bëmat e tij, por ajo që diskutohet sot ashpër në mbarë botën është origjina e tij.

Por të gjitha aludimet duket se do të marrin fund, pasi këtë javë studiuesja e shquar italiane Lucia Nadin ka zbuluar ‘testamentin’ e Aleksandrit të Madh në të cilin ai i drejtohet popullit të Shkodrës duke ju dhënë atyre një territor në administrim si dhe duke ju drejtuar me fjalën se ai është “pinjoll i farës së ilirëve”, raporton “Ina”.

Dokumenti është publikuar nga studiuesja italiane e cila ka bërë një hulumtim shkencor për Aleksandrin e Madh.

Ja çfarë shkruhej në letër:

Unë Aleksandri, bir i Filipit, mbretit të maqedonasve, mishërim i monarkisë, krijues i Perandorisë Greke, biri i Zeusit, bashkëbisedues i Brahamanëve dhe i Pemëve, i diellit dhe hënës, triumfues mbi mbretëritë e Persëve e të Medëve, Zoti i Botës prej ku lind dhe ku perëndon dielli, nga Veriu në Jug, pinjoll i farës së shquar të popujve Ilirikë të Dalmacisë dhe Liburnisë dhe të popujve të tjerë të së njëjtës gjuhë që popullojnë Danubin dhe zonën qendrore të Thrakës, u sjell dashurinë, paqen dhe përshëndetjet e mija dhe të të gjithë atyre që ndjekin sun.dimin e botës.

Duke qenë se ju gjithmonë me jeni treguar të besës dhe të fortë e të pathyeshëm në bet.ejat e bëra krah meje, u jap dhe u dorëzojë juve në zotërim të lirë gjithë hapësirën e Akuilonit e deri në skaj të Italisë së Jugut.

Dëshmitar të këtij akti janë Atleti, logotheti i im, dhe 11 princa të tjerë, të cilët unë po i emërojë si trashëgimtarë të mi dhe të të gjithë Botës, meqenëse po shuhem pa lënë pasardhës.

Testamenti është zbuluar dhe përkthyer nga studiuesja italiane Lucia Nadin, të cilin ajo e ka paraqitur në hulumtimin shkencor, “Statuti de Scutari, della prima meta del secolo XVI con le addizioni fino al 1469″.
(Balkanweb)

Zbulohet testamenti i Aleksandrit të Madh dhe konfirmon origjinën e tij shqiptare Read More »

E t radhtoi dhe dh unoi për disa vite, ja kush është ish-bashkëshorti i Arjola Demirit

Aktorja e njohur, Arjola Demiri, tronditi opinionin publik, kur zbuloi se ka rënë pre e dhunës së ish-bashkëshortit të saj. Ajo tregoi se ish-bashkëshorti i kishte thënë se nuk e merr askush tjetër si grua, pasi me të ka tre fëmijë.

Ajo ka rrëfyer më tej se në momentin e ndarjes ka qenë sërish shtatzënë me binjakë, të cilët kishte vendosur ti abortonte, pas gjendjes së rënduar psikologjike.

Po kush është ish burri i saj?

Në mediat sociale janë publikuar foto ku pretendohet se është ish-burri i aktores, në shoqërinë e një femre tjetër.

Sipas raportimeve, Arjola Demiri nuk është në lidhje dashurie që nga ndarja me bashkëshortin e saj. Ajo jeton vetëm me fëmijët, ndërkohë që babai i tyre jeton në Kosovë.
(Balkanweb)

E t radhtoi dhe dh unoi për disa vite, ja kush është ish-bashkëshorti i Arjola Demirit Read More »

Tiranë/ 43-vjeçari rreh efektivin e policisë

Një 43-vjeçar në Tiranë ka goditur një punonjës policie. Më pas ai është arrestuar nga kolegët e tij. Ende nuk dihen rrethanat dhe arsyen se përse 43-vjeçari e ka goditur punonjësin e policisë.

Njoftimi i policisë:

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi i shtetasit A. Gj, 43 vjeç, pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë të Qarkullimit Rrugor./joq

Tiranë/ 43-vjeçari rreh efektivin e policisë Read More »