Orikuminews

Paloma pyet Arditin nëse është Gay/ Arditi: Hajde, do e provosh ti

Kanë kaluar disa ditë që kur nisi “BB Vip” dhe tashmë konkurrentët kanë nisur të jenë më të hapur me njëri-tjetrin si dhe të përfshihen në diskutime dhe debate të ndryshme mes tyre. Një debat i fortë u zhvillua gjatë ditës së sotme, ku protagonistë u bënë Arditi dhe Paloma. Gjithçka nisi pas pyetjes që Paloma i bëri Arditit, nëse i pëlqente më shumë shoqëria me meshkujt apo me femrat. Arditi duket se u nervozua dhe i kërkoi t’ia bënte pyetjen hapur.

“Nuk e kam për turp të të pyes a je Gay, Ardit, të të vijë turp nëse mendon këtë gjë”- tha Paloma.

“Po mirë pra më pyete një herë të thashë jo, a do ta provosh ti?”- u përgjigj Arditi.

“Po pse të djeg kaq shumë?”- iu kthye Paloma.
/joq

Paloma pyet Arditin nëse është Gay/ Arditi: Hajde, do e provosh ti Read More »

Spartak Koka: Në hotelin ku v diqën turistët rusë, ka humbur jetën dhe një turist tjetër dy muaj më parë

Vdekja e katër turistëve rusë në një hotel luksoz në Qerret të Kavajës ka tronditur mbarë opinionin publik. Trupat e pajetë të tyre u gjetën nga recepsionistja e hotelit, e cila kishte nisur të dyshonte se ata s’po përgjigjshin dhe po vonoheshin më shumë seç duhej. Viktimat ishin familjarë me njëri-tjetrin.

Në lidhje me këtë ngjarje ka folur edhe gazetari Spartak Koka, i cili bëri një deklaratë të fortë ku u shpreh se në të njëjtin hotel ku humbën jetën katër turistët rusë, në SPA-në e hotelit ka vdekur 2-3 muaj më parë një turist polak.

Në të njëjtin hotel para 2-3 muajsh ka gjetur vdekjen një shtetas polak 55 vjeç. Në të njëjtin hotel, në të njëjtën SPA. Dhe po ju jap informacion. Shkaku i vdekjes i shtetasit polak është vendosur arrest kardiak. Dyshohet se është përdorur lëndë narkotike. Është dy tre muaj më parë. E kam të konfirmuar nga policia dhe prokuroria e Kavajës. Është vendosur mosfillim i çështjes. A është aksidentale ? Emrin nuk arrita dot ta marr sot./joq

Spartak Koka: Në hotelin ku v diqën turistët rusë, ka humbur jetën dhe një turist tjetër dy muaj më parë Read More »

Kontrollet “blic” të policisë “zgjojnë” qytetin e …

Mbrëmjen e djeshme Policia e Elbasanit ka ngritur pika postblloku në hyrje dhe dalje të qytetit. Mësohet se po ushtrohen kontrolle në lidhje me elementët e dyshuar dh të përfshirë në veprimtari të jashtëligjshme.

Kujtojmë se Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano ditën e djeshme firmosi ndryshimet në qarqe, si dhe u tërhoqi vëmendjen drejtuesve duke u thënë se të gjithë janë në provën e rezultateve./joq

Kontrollet “blic” të policisë “zgjojnë” qytetin e … Read More »

Fatmir Mediu mesazh familjarëve të Gërdecit: “Keni të drejtë të më urreni…”

Politikani Fatmir Mediu iu ka dërguar një mesazh mbrëmjen e djeshme familjeve të viktimave të Gërdecit. Duke komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit për marrjen e tij të pandehur, Mediu tha se ai nuk ka lidhje me atë tragjedi.

Advertisements

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Mediu tha se familjarët e viktimave kanë të drejtë ta urrejnë sepse dhimbja është e madhe, por “unë nuk kam gisht”, theksoi ai.

“Nuk e kam as me drejtësinë as me palët e tjera. Ndihem shumë keq në raport me familjarët e Gërdecit. Ajo më dhemb. Ajo ka qenë arsyeja që kam marrë qëndrimin tim. Vetëm ajo më vjen keq. Nuk di sesi mundet në jetën time, pavarësisht si do të shkojnë gjërat, ti bëjë ata të jenë të bindur, që Fatmir Mediu nuk ka gisht në atë që ka ndodhur në Gërdec.

Nuk kam marrëdhënie me atë që ka ndodhur në Gërdec. Kur shoh Zamirën, djalin, familjarë të tjerë që flasin. Nuk kam tentuar t’ju afrohem, sepse ata janë në të drejtë të urrejnë dhe të thonë çfarë u vjen në mendje, sepse dhimbja e tyre është shumë herë më e madhe, sesa çdo lloj arsyetimi dhe ballafaqimi që mund të bëj për këtë çështje“, tha Mediu.

Më tej, ish-ministri i Mbrojtjes i asaj kohe ka thënë se kërkesa e SPAK nuk ka bazë ligjore, por “në këtë vend mund të ndodhin edhe çudi”.
“Avokati më kanë thënë në këtë vend mund të ndodhë çdo cudi. Mund të jesh i pafajshëm, por të ndodhë si në kohën e Hoxhës. Kur prokuroria është më e fuqishme se gjykata, sistemi i drejtësisë nuk funskionon. Jam në këtë betejë për t’u përballur edhe me padrejtësinë. Mund të ketë cdo gjë në përballje.

Veprimi i SPAK nuk ka bazë ligjore, sepse SPAK nuk ka marrë kompetencën për ta drejtuar këtë cështje. Kam vërtetim nga Prokuroria e Përgjithshme, që thotë se dosja është në Prokurorinë e Përgjithshme dhe nuk është porceduar mbi këtë dosje që në vitin 2009“, shtoi Fatmir Mediu, deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

SHQIPERIA IME

Fatmir Mediu mesazh familjarëve të Gërdecit: “Keni të drejtë të më urreni…” Read More »

Ja kur është koha ideale për të pirë kafen e parë të ditës

Studimet për kafen dhe efektet e saj në shëndet janë të panumërta. Ndikimi i kafes në organizmin e njeriut është marrë shpesh në analiza nga ekspertët dhe jo rrallëherë rezultatet bien ndesh me njëri-tjetrin.

Një pikëpyetje që gjithashtu është vënë shpesh në diskutim është ajo për kohën ideale të kafes. A është e këshillueshme të jetë kafja gjëja e parë që pijmë në mëngjes? Edhe kjo, me keqardhje, nuk është e rekomanduar nga specialistët.

I gjithë sekreti është te hormoni i kortizolit – i njohur si hormoni i stresit, por edhe hormoni që kontrollon orën biologjike. Kur trupi e çliron, atëherë ndihemi zgjuar. Nivelet e kortizolit, në të vërtetë, janë më të larta herët në mëngjes. Në këto kushte, kafeina rrit edhe më shumë nivelin e këtij hormoni dhe në mëngjes, nëse do t’i shtosh organizmit edhe një kafe, trupi do të prodhojë më shumë kortizol dhe nëse jo, prodhon më pak.

Edhe pirja e shumë kafeve gjatë ditës mund të çojë në efekte të tjera si nervozizëm, pagjumësi, aritmi etj.

Po atëherë cila është koha ideale për të pirë kafe?

Ka lajme të mira për ta pirë kafen në mënyrë të moderuar. Koha më e mirë për të pirë kafe është pas mëngjesit. Ora ideale është 9 – 10 paradite. Kjo orë rekomandohet sepse në këtë moment vlera e kortizolit është e ulët dhe është ora në të cilën pothuaj të gjithë janë zgjuar dhe kanë dalë nga shtëpia. Në këtë kohë, jeni edhe shumë orë larg pasdites, kur kafja, gjithashtu nuk është e rekomanduar për stresin që ju shkakton.

Ora 9 me 10 e mëngjesit – koha ideale për të shijuar një filxhan kafe me miqtë. Ose vetëm, nëse po fshiheni nga kolegët.
(Balkanweb)

Ja kur është koha ideale për të pirë kafen e parë të ditës Read More »

Donaldi flet për Borën:“E kam dashur shumë, bashkëjetuam tre vjet, por…”

Pas më shumë se dy javvë në shtëpi, Donaldi ka vendosur më në fund të flasë për lidhjen me Borën. Ka qenë Graniti, ai që e ka pyetur për dashuri jashtë shtëpisë, por aktori ka theksuar se është ndarë, para katër muajsh.

Donaldi ka thënë:

Jam vetëm jashtë. Katër muaj. E kam dashur, kam bashkëjetuar, dy vjet e gjysëm, tre, ka qenë gjë e fortë fare, por jeta bën të vetën./joq

Donaldi flet për Borën:“E kam dashur shumë, bashkëjetuam tre vjet, por…” Read More »

Nga Shkodra në Vlorë, zbulohen emrat e Drejtorëve të rinj të Policisë

Gledins Nano ka ndryshuar kupolën e Policisë së Shtetit pas 100 ditësh të vendosur nga Rama. Nano ka ndryshuar pothuajse të gjithë drejtorët e Policisë në Shqipëri.

Sipas Nanos, Neritan Nallbati emërohet në Durrës, Lorenc Panganika drejtor i Policisë së Tiranës, Bledar Çeliku në Gjirokastër, Ardin Çipa në Elbasan, Skënder Hitaj në Dibër, Gjovalin Loka në Korçë, Rebani Jaupi emërohet drejtor tek Kibernetika, Hamdi Fjora në Shkodër, Oltion Bistri drejtor në Lezhë, Alban Dautaj, Drejtor i Antiterrori, Alfred Çepe në Fier, Gentian Berberi në Vlorë./joq

Nga Shkodra në Vlorë, zbulohen emrat e Drejtorëve të rinj të Policisë Read More »

Del autopsia e katër turistëve që humbën jetën në Qerret të Kavajës

Ditnë e djeshme ka përfunduar ekspertiza mjeko-ligjore për katër turistët rusë që humbën jetën në një hotel luksoz në Qerret të Kavajës. Rezulton se ata nuk janë dhunuar dhe në trup nuk iu janë gjetur shenja të një sulmi nga jashtë. Një tjetër detaj është se Sergey Burenkov, gruaja e tij, Natalya Burenkova, vajza e çiftit Ekaterina Burenkova dhe partneri i saj Nikita Belousov nuk kanë konsumuar as lëndë narkotike.

Procesi i ekspertizës ka vijuar deri në orën 15:00, por hetuesit kanë vetëm një pistë në dorë, atë të vrasjes. Kujtojmë së fillimisht në media u raportua se të katër viktimat u gjetën të asfiksuar brenda ambienteve të saunas, por në fakt trupat e tyre u gjetën në pishinën dimërore të hotelit.
Ata kishin kërkuar që ambientet e SPA-së përfshirë dhe pishinën e brendshme, të ishin gati që pasi të ktheheshin nga Ohëri. Në lidhje me këtë u pyet edhe punonjësi përgjegjës për pishinën, i cili tha se gjatë ditës e kishte pastruar me klor, por mbetet ende e paqartë nëse ata janë asfiksuar nga klori, gjë që e bën edhe më të mistershme vdekjen e tyre.

Policia i ka përqendruar hetimet edhe në atë që e quajnë një “vrasjeje pa gjurmë”. Në sitën e grupit hetimor po kalojnë dhe të gjithë personat e akomoduar në hotelin ku ndodhi ngjarja. Gjithashtu në procesin hetimor, grupi hetues po bashkëpunon edhe me ambasadën ruse për të mësuar më shumë mbi viktimat dhe të aktivitetin e tyre në të kaluarën./joq

Del autopsia e katër turistëve që humbën jetën në Qerret të Kavajës Read More »