Orikuminews

Qitës nga Vlora kanë lidhje me e*kzekutimin e biznesmenit Backa në Fier

Një konflikt i nisur thuajse një vit e gjysmë më parë në ambientet e Bar-Kafe “Piazza” në Fier, dyshohet të jetë bërë shkak për ekzekutimin e biznesmenit të njohur në Fier, Demir Backa. Bëhet me dije se biznesmeni u konfliktua me një nga njerëzit e njohur të botës së krimit në Fier, me iniciale A.I, ku Backa e ka qëlluar me pëllëmbë dhe grushta.

Ky dyshohet të ketë qenë edhe momenti që ka çuar në nxehjen e gjakrave mes palëve, ndonëse ka patur tentativa për të shuar vijushmërinë e konfliktit, por A.I, nuk ia ka falur, raporton Ora News. Po ashtu policia e ka shtrirë hetimin edhe në lidhje me një skuadër nga Vlora, e mirorganizuar dhe me eksperiencë në vrasjet me pagesë.

Megjithatë, nga informacionet e deritanishme, konflikti në fjalë mes biznesmenit Backa dhe shtetasit A.I dyshohet të jetë një nga pistat kryesore për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ky konflikt njihej nga policia e qytetit dhe banorët e Fierit, por çuditërisht asnjëra nga palët nuk kishte pranuar të bënte denoncim në polici dhe prokurori.

Situata është lënë në heshtje me shpresën se palët do mbyllin vetë gjithçka, por në fakt ka ndodhur krejt e kundërta. Sherri ka ndodhur në një nga ambjentet e kafe “Piazza” në Fier, ku Demir Backa dhe A.I së bashku me djalin e tij, kishin shkuar për tu sqaruar lidhur me një konflikt të lindur mes djalit të A.I dhe mbesës së Demir Backës./joq

Qitës nga Vlora kanë lidhje me e*kzekutimin e biznesmenit Backa në Fier Read More »

Ja kush është modelja e famshme me të cilën Beniada Nishani bashkëjetoi në Itali

Modelja Beniada Nishani, mbesa e ish-presidentit Bujar Nishani, e cila u bë pjesë e BBV është pyetur nga banorët nëse e tërheqin femrat seksualisht dhe nëse ka puthur ndonjëherë ndonjë femër.Modelja nuk ishte fort e qartë në përgjigjen e saj në fakt, por komentuesit nuk kanë ngurruar ta quajnë “lesbike”, për shkak të disa fotove intime që qarkullojnë në internet me mikeshën e saj italiane, një modele e “Playboy”, Ines Trocchia.

Dyshimet në lidhje me seksualitetin e saj, nisën kur Beniada pushoi në Sardenja me mikeshën e saj Ines Trocchia. Sipas asaj që thuhej në media, ato e forcuan miqësinë pas disa fotove topless në Milano dhe pasi forcuan miqësinë ato nisën bashkëjetesën dhe shiheshin kudo bashkë. Por Beniada ka folur edhe vetë një një intervistë, në lidhje me miqësinë me supermodelen italiane, Ines Trocchia.

Beniada shprehej:

Miqësia jonë ka qenë e konsoliduar me kalimin e kohës dhe për një vit ne kemi vendosur të jetojmë së bashku. Mes nesh ekziston marrëdhënie e mirë e respekt reciprok. Fotot e para artistike bashkë i realizuam në Acme të Milanos, qendër e njohur arkitektonike. Sa për fotot, kjo është e natyrshme për ne. Modele të famshme dhe aktorë të njohur kanë bërë foto apo filma ku janë shfaqur plotësisht lakuriq dhe janë ngritur në majën e suksesit pas tyre, pra, janë bërë mjaft popullore si Sofia Loren apo Kate Moss. Dua të them se vulgariteti nuk vjen nga pozat nudo. Mua mund të më vënë në siklet shumë gjëra të tjera, por jo të dal topless. Për mua dashuria është ndjenjë universale dhe nuk jam kundër dy grave që e duan njëra-tjetrën. Në jetën private, secili person është i lirë të bëjë atë që e bën të ndihet mirë.
/joq

Ja kush është modelja e famshme me të cilën Beniada Nishani bashkëjetoi në Itali Read More »

Shpallet në k*ërkim djali i ish-prokurorit të Tiranës, ja arsyeja

Gjatë një operacioni të ditës së djeshme në një lokal ku organizoheshin lojëra fati, Policia e Tiranës ka arrestuar një punonjës të lokalit si dhe ka shpallur në kërkim pronarin e tij. Sipas Ora News, pronar i lokalit është Bojken Hasa, djali i ish-prokurorit të Tiranës Përparim Hasa.

Po ashtu u sekuestruan edhe katër makineri për vendosjen e xhetonave, një shumë e konsiderueshme parash, disa kompjutera dhe sende të tjera të jashtëligjshme. Sipas policisë, Bojken Hasa në bashkëpunim me punonjësin e arrestuar E. X, 47 vjeç merreshin me veprimtarinë e kundraligjshme të ushtrimit të aktivitetit në fushën e lojërave të fatit, me anë të aplikacioneve në aparatet celulare, tableta, kompjutera.
/joq

Shpallet në k*ërkim djali i ish-prokurorit të Tiranës, ja arsyeja Read More »

22-vjeçarja shqiptare: Ja se si kolegu me g*oditi dhe më pas më ledhatoi në atë pjesë të trupit …

Një arritje e madhe dhe një ëndërr e realizuar ishte për Marigonën (identiteti i vërtetë i të cilës është i njohur për redaksinë) dita kur nisi punën e parë të saj në fushën e inxhinierisë. Asaj i ra të punojë në zyrë dhe terren me shumë kolegë burra, në një fushë që numëron pak të punësuara gra.

Shumë shpejt, kjo punëtore thotë se nisi të mos ndihet rehat brenda vendit të punës për shkak të komenteve të vazhdueshme që i bëheshin në lidhje me dukjen e saj.

“Ndër ngjarjet më të rënda ka qenë kur kolegu më ka goditur në formë shakaje dhe më pas ka insistuar të më ledhatojë në atë pjesë të trupit për ta ‘zbutur dhimbjen’”, tregon ajo për Radion Evropa e Lirë.

Marigona tregon se përgjatë punës, nga kolegu ka pasur raste kur gjatë përshëndetjes është tentuar prekja dhe puthja. “Shpesh tentohet të arsyetohet në formë komplimenti, por të bëjnë të ndihesh jo rehat”, thotë ajo.

Njëzetedyvjeçarja thotë se përveç ngritjes së shqetësimit me kolegët që e kanë ngacmuar, ajo nuk ka guxuar të raportojë rastet diku tjetër nga frika se do ta turpërojnë dhe do ta largojnë nga puna.

Neve si gra, sidomos në këtë profesion, na duhet të bëjmë shumë më tepër se burrat që të barazohemi me ta. Na është krijuar mendësia që tejkaloje (ngacmimin) dhe vazhdoje punën tënde”,rrëfen Marigona.

Në Kosovë, ngacmimet seksuale në vendin e punës mund të raportohen brenda vendit të punës, Inspektoratit të Punës dhe që nga viti 2019, vepra e ngacmimit seksual është vepër penale brenda Kodit Penal.

Sipas përkufizimit brenda Kodit Penal, “ngacmimi seksual nënkupton cilëndo formë të sjelljes së padëshiruar verbale, joverbale ose fizike të natyrës seksuale, me qëllim të cenimit të dinjitetit apo që cenon dinjitetin e personit, dhe krijon një mjedis i cili është objektivisht frikësues, armiqësor, degradues ose poshtërues”.

Varësisht nga rrethanat e kryerjes së veprës, dënimet për këtë vepër mund të jenë deri në pesë vjet burgim.

Një ndër problemet kryesore lidhur me luftën kundër ngacmimeve seksuale dhe sidomos atyre brenda vendit të punës, sipas aktivistëve, është edhe mungesa e njohurisë lidhur me këtë fenomen.

Për këtë arsye, Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës së bashku me Agjencinë për Barazinë Gjinore dhe Avokatin e Popullit kanë nisur një fushatë nga 18 tetori kundër këtij fenomeni.

“Qëllimi i fushatës është që kryesisht t’i informojmë qytetarët rreth formave të ngacmimit seksual në vendin e punës, ligjet që e dënojnë këtë formë të diskriminimit në bazë gjinore”, thotë Adelina Tërshani nga Rrjeti i Grupit të Grave.

Sipas saj, në këtë fushatë do të tentojnë të ofrojnë edhe shembuj të rasteve të ngacmimit seksual në vend të punës, në mënyrë që njerëzit të kenë më të lehtë t’i identifikojnë këto raste kur i ndodhin atyre.

Një hulumtim i vitit 2019 i Rrjetit të Grupit të Grave thotë se numri i grave të ngacmuara seksualisht në vendin e punës, sipas statistikave, është më i lartë se numri i burrave.

“Shanset për t’u ngacmuar seksualisht janë më të larta nëse je grua ose punon në sektorin privat ose të shoqërisë civile (krahasuar me sektorin publik)”, thuhet në hulumtim.

Në anën tjetër, nga Policia e Kosovës për Radion Evropa e Lirë janë ofruar shifra lidhur me rastet e përgjithshme të iniciuara për ngacmim seksual.

Të dhënat nuk janë të ndara në bazë të vendit ku ka ndodhur ngacmimi e as nga gjinia e viktimës apo të dyshuarit/es.

Në vitin 2018 ishin raportuar 41 raste të ngacmimit seksual, më 2019 ishin raportuar 47 raste, ndërsa në vitin 2020 45 raste të ngacmimit seksual.

Sipas aktivistëve dhe sindikalistëve, forma e raportimit të ngacmimit seksual në punë është shumë e shpërndarë. Përkatësisht, persona që kanë qenë viktima të këtij lloji të ngacmimit shpesh raportojnë vetëm nëpër organizata për mbrojtjen e të drejtave të grave apo edhe nëpër organizata sindikale.

Sipas Atdhe Hykollit, kryetar i Bashkimit të Sindikatatave të Pavarura të Kosovës, raste e ngacmimit do duhej të trajtoheshin seriozisht nga organet e rendit.

“Kjo është një dukuri e keqe që duhet të raportohet menjëherë në Polici dhe duhet të merret dënimi i merituar”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Ai thotë se përveç cenimit të integritetit seksual, viktimave të këtij ngacmimit shpesh edhe i privohet mundësia për të punuar.

“E detyron ta lë vendin e punës, për shkak të situatave e detyron ta mbajë brenda”, thotë ai.

Situata është më e rëndë në sektorin privat, thotë kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Ai thotë se kanë problem në përfaqësimin e rasteve të punëtorëve që ankohen për shkak të hezitimit të viktimave për t’u përballur me personin të cilin e akuzojnë.

“Më e keqja është që te ne vijnë shumë punëtore dhe shprehimisht tregojnë rastet e tyre, por vet punëtorja nuk na lë deklaratë me shkrim”, tregon ai.

Sipas hulumtimit të Rrjetit të Grupit të Grave, situata me ngacmimet seksuale në vendin e punës, sidomos ndaj grave, mund të ndikojë edhe në performancën e tyre në tregun e punës.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, në Kosovë numri i gravepunëkërkuese me shkollim të lartë është më i madh sesa numri i burrave.

Sipas të dhënave zyrtare, niveli i punësimit te gratë në Kosovë është 14.4 për qind, ndërsa punësimi te meshkujt me 46.2 për qind.
/joq

22-vjeçarja shqiptare: Ja se si kolegu me g*oditi dhe më pas më ledhatoi në atë pjesë të trupit … Read More »

Anna Gjebrea do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion

Anna, vajza e Ardit Gjebreas do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në Festivalin Evropian të Këngës për Fëmijë, Eurovision 2021.

Vajza e kantautorit të njohur Ardit Gjebrea sapo është shpallur fituese e Festivalit të Fëmijëve në RTSH, duke qenë pikërisht ajo që do të përfaqësojë vendin tonë në këtë kompeticion.

Në Instagram, Anna tregon se është shumë e lumtur për këtë çmim dhe se do përpiqet të japë më të mirën.

Anna Gjebrea do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion Read More »

A ksidentohet rëndë makina e policisë në Tiranë, ja si është gjendja e efektivëve

Një makinë policie është përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në Tiranë, pranë Maternitetit të Ri.

Në pamjet e siguruara nga albeu.com, automjeti i uniformave blu është përplasur me shtyllën dhe si pasojë e përplasjes së fortë dhe lagështirës në rrugë, makina është spostuar në trotuar.

Ndërkohë, bëhet e ditur se asnjë nga policët nuk ka pësuar dëme dhe se janë jashtë rrezikut për jetën./shqiperia ime

A ksidentohet rëndë makina e policisë në Tiranë, ja si është gjendja e efektivëve Read More »

“Shpëtove nga ajo e sëmurë m*endore, p*sikopate, m*anjake…” Motra e Granitit flet publikisht për Fifin

Bëri bujë ditën e djeshme deklarata e modelit nga Kosova Granit kundrejt këngëtares Fifi. Ai i tha se e shihte thjesht si motër, teksa kjo e fundit e priti shumë keq. Pas një krize paniku që desh çoi në mbërritjen e mjekëve, rrjeti shpërtheu në komente. Duket se mes atyre që kanë reaguar ka qenë edhe motra e Granitir. Në një postim në Insta story ajo është shprehur:

“Ti je brenda por unë jam jashtë e luftova fuqishëm lidhjen tuaj.Luftova për nxitjen dhe presionin që vazhdimisht ta bënin si brenda dhe jashtë. Mu kundërvunë, më shanë, më fyen. Pse? Sepse tek ty pashë diçka tjetër me dikë tjetër. . Të gjithë panë Semin me Donaldin por unë pashë ty dhe Semin. Do dalin këto fjalë e ti vëlla rri i qetë, u lehtësove nga ajo e çmendur, shpëtove nga ajo e sëmurë mendore, psikopate, manjake dhe një njeri shumë i ulët e i vogël. Forca Granit të do Kosova, të do Shqipëria.”/joq

“Shpëtove nga ajo e sëmurë m*endore, p*sikopate, m*anjake…” Motra e Granitit flet publikisht për Fifin Read More »

“Zhdukuni se ju q*** r***! S’kemi nevojë për shtetin bq!” Familja Backa t*errorizojnë policinë

Një ngjarje e rëndë tronditi Fierin mbrëmjen e djeshme, ku për pasojë u qëllua për vdekje Demir Backa në automjetin e tij tip Audi. Në një video të siguruar nga mediat, familjarët e viktimës dëgjohet të kërcënojnë policinë me vrasje duke shpërthyer në ofendime banale e duke i thënë të mos i afrohen pasi s’kanë nevojë për shtetin. “Zhdukuni se iu shqeva, zhdukuni se do ju vrasim, ikni se u q***, nuk kemi nevojë për shtetin ne. Ikni bq… erdhi polic te dera jonë do ju vrasim, kush polic vjen në derë të shtëpisë do ju vrasim. U q… r…”,-dëgjohen të thonë ata./joq

“Zhdukuni se ju q*** r***! S’kemi nevojë për shtetin bq!” Familja Backa t*errorizojnë policinë Read More »