Irina

Basha uron Sulltan Nevruzin: Me forcë dhe besimin në Zot, do ta kalojmë këtë sfidë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka uruar sot shqiptarët në ditën e Sulltan Nevruzit duke e konsideruar këtë si ditë shprese dhe drite.

Basha shprehet se “ju uroj nga zemra të gjithë besimtarëve bektashinj dhe të gjithë shqiptarëve, Gëzuar Sulltan Nevruzin, këtë ditë hyjnore të shpresës dhe të dritës!”

“Me forcën që na ka bërë të pamposhtur në historinë tonë dhe besimin në Zot, do ta kalojmë këtë sfidë! Dielli i shpresës dhe mirësisë shndritë të sotmen dhe të nesërmen e çdo familje shqiptare! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!”, shprehet Basha./atsh

Basha uron Sulltan Nevruzin: Me forcë dhe besimin në Zot, do ta kalojmë këtë sfidë Read More »

Ruçi: Bekim për mjekët, gladiatorët e mbrojtjes së jetëve tona

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka dhënë sot një mesazh për besimtarët bektashianë dhe të gjithë shqiptarët, me rastin e Festës së Sulltan Nevruzit.

“Gëzuar Sulltan Nevruzin, festën e rigjallërimit të natyrës dhe jetës njerëzore!”, është shprehur Ruçi.

“Besimi, sakrifica e shpresa janë një trashëgimi e vyer e Bektashizmit, të cilat sot kanë vlerë më tepër se kurrë”, ka theksuar ai.

“Vetëm e drejta e jetës është supreme dhe sot e drejta për të jetuar përmban dhe imponon detyrime e solidaritet nga të gjithë qytetarët, kudo në botë. Qofshin të bekuar mjekët, gladiatorët e mbrojtjes së jetëve tona!”, shkruan në mesazhin e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi./atsh

Ruçi: Bekim për mjekët, gladiatorët e mbrojtjes së jetëve tona Read More »

Shqipëria në izolim, Rama publikon pamje nga qytetet e vendit

Në të gjitha qytetet e vendit sot ka mbizotëruar qetësia, pas ndalimit të qarkullimit të mjeteve dhe njerëzve si masë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video me pamje nga disa qytete të vendit, si Berati, Gjirokastra, Bulqizë, Ersekë, Përmet, Lezhë, Përrenjas, Burrel, Lushnjë, Belsh, ku rrugët janë të boshatisura nga mjetet dhe njerëzit.

Nga dita e djeshme në orën 13:00, sot gjatë gjithë ditës sot dhe deri në 05:00 të mëngjesit nesër, Shqipëria është në izolim total.

Asnjë nuk lejohet të dalë nga shtëpia, ndërsa gjithçka është mbyllur, duke filluar nga supermarketet, farmacitë, furrat e bukës, etj.

Në krye të detyrës këtë të dielë janë stafi mjekësor mjekët që po lufton çdo moment për jetët e personave të prekur nga COVID-19, si dhe forcat e policisë dhe të ushtrisë për të garantuar se askush nuk thyen shtetrrethimin, si dhe pjesëtarët e medieve./atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1509434882554342/?t=0

Shqipëria në izolim, Rama publikon pamje nga qytetet e vendit Read More »

Kosovë/ Shkon në 31 numri i të infektuarve me COVID-19

IKSHPK ka njoftuar se është konfirmuar edhe një rast i ri me koronavirus, duke shkuar në 7 numri i personave të konfirmuar sot dhe në 31 raste të konfirmuar që nga fillimi i paraqitjes së pandemisë në Kosovë.

“Sot më 21.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 150 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe një prej tyre është pozitiv”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Rasti pozitiv është me vendbanim nga fshati Senik- Malishevë, i gjinisë mashkull me moshë 31 vjeçare.

Nga data 08.02.2020 deri me 21.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 567 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tridhjetë e një (31) raste kanë rezultuar pozitive./KosovaPress/

Kosovë/ Shkon në 31 numri i të infektuarve me COVID-19 Read More »

COVID-19: Orari i punës për administratën është 08:00-13:00

Orari i punës për nëpunësit civilë dhe punonjësit e tjerë të administrates publike/shtetërore është 08:00-13:00.

Në Fletoren Zyrtare është botuar vendimi i Këshillit të Ministrave i cili synon parandalimin dhe luftimin e COVID-19.

“Gjatë periudhës së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, orari i punës për nëpunësit civilë dhe punonjësit e tjerë të administrates publike/shtetërore është 08:00-13:00”, thuhet në vendim.

Nëpunësit civilë dhe punonjësit gjatë kësaj periudhe, ngarkohen të kryejnë çdo detyrë funksionale që iu ngarkohet nga eprori i drejtpërdrejtë apo titullari i institucionit, e cila mund të përmbushet në kushtet e banesës, nëpërmjet komunikimit telefonik apo të mënyrave të tjera të komunikimit elektronik.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë./atsh

COVID-19: Orari i punës për administratën është 08:00-13:00 Read More »

Kush shkel kufizimet e qarkullimit do e paguajë shtrenjtë, do t’u hiqet çdo ndihmë shtetërore, bursat dhe rimbursimi i ilaçeve

“Individët që shkelin kufizimet e qarkullimit do ta paguajnë shtrenjtë dhe çdo thyerje e ligjit të luftës do të jetë një barrë e rëndë për ta sepse do t’u hiqet çdo ndihmë shtetërore”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama.

Rama tha se “atyre do t’u mohohet çdo lloj kompensimi nëse janë në kategorinë e atyre që duhet të rrinë në shtëpi se nuk shkojnë dot në punë; do t’u mohohet çdo lloj ndihme financiare për të paktën një vit nëse nuk kanë punë; do t’u mohohet çdo lloj burse për studentë apo rimbursimi i ilaçeve për pensionistët”.

Rama tha se “qëndrimi në vend, ecja më të tjerë nëpër lagje nuk do të tolerohet më paqësisht dhe nuk do të mjaftojnë më gjoba”. “Polica e ushtria do të mbikëqyrin çdo lagje në Tiranë dhe Durrës ku kemi zonën e kuqe, si dhe çdo zonë urbane duke fotografuar dhe duke futur në listë të zezë tradhtarësh këta individë që do ta paguajnë shtrenjtë”, tha Rama.

Rama tha se “kjo është një pakicë fare e vogël të pabindurish, që janë të mjaftueshëm për të marrë në qafë gjithë popullin dhe që do të konsiderohen tradhtarë lufte”.

“Dua t’ju informoj se të gjitha forcat e rendit, nga polici i lagjes, deri tek forcat më speciale, janë të vendosura të përdorin forcën dhe të gjitha mjetet në rast shkelje ligji në tubime të paligjshme deri tej uji e gazi lotsjellës”, tha Rama.

Rama tha se “mbështet të gjithë popullin që zbaton rregullat e luftës dhe po plas nga marazi se si një tufë të pabindurish sabotojnë rezistencën popullore pa pikën e turpit”.

Kush nuk e ka marrë vesh akoma me fakte se kjo është një luftë botërore, ku nuk na duhen armë bërthamore e raketa, por thjesht dhe vetëm durimi ynë, do të duhet ta marrë vesh me pahir. Më shkruajnë për fukarenjtë, por ta mbledhin mendjen top se sot askush nuk kërcënohet nga vdekje për shkak të urisë, pro nga vdekja për shkak të marrëzisë. Fukarenjtë nuk kanë Iphone dhe dëngla për të shitur në Facebook dhe Instagram dhe janë njerëzit më të mirëkuptueshëm të këtij vendi që do t’i ndihmojmë deri në fund. Të mos bëhen merak këta fukarenjtë nga mendja e kokës që shkruajnë komente për popullin që po vdes se nuk ka bukë me hëngër, sepse nuk ka vdekur as në ato 50 vjet kur jetonte me 200 kalori në ditë”, tha Rama.

Kryeministri tha se “operacioni humanitar që kemi ngritur dhe po zhvillohet përditë në ndihmë të fukarenjve është shembulli kuptimplotë se nuk kemi pritur, por kemi marrë detyrën ashtu si duhet dhe do ta bëjmë deri në fund”.

“Mjaft dhe stop. Mos luani nga vendi dhe nuk do të tolerojmë më askënd dhe do të përgjigjemi me të keq nëse me të mirë nuk marrin vesh disa që janë një pakicë e pagdhendshme kur nga ana tjetër e detit po vdes 1 njeri në çdo dy minuta. Nuk ju ndahem pa jua treguar se çfarë katastrofe na gjen nesër po nuk e ndamë bashkë mendjen sot. Më mirë disa mijëra prej jush të tërbohen fare nga fjalët e mia sot, se sa qindra e mijëra të vdekur nga ne të gjithë nesër”, tha Rama.

Miqtë tanë kroatë, vijoi kryeministri, “po bëjnë gati për spital edhe stadiumin e tyre në Zabreb”. “Mendoni, Air Albania spital se duan disa të shtyhen në radhë për qepë e domate sikur po humbasin anijen e fundit për të ikur, apo se u lodhën duke luftuar në kolltuk. Jo nuk ka shans mirëkuptimi për këtë dhe me këta ka vetëm forcë ligjore policore deri në fund. Po çmendet Spanja që po i vdes një njeri çdo 5 minuta. Po luan nga trutë e kokës Franca, monarkia e shëndetësisë në Europë se nuk ka maska e respiratorë për gjithë atë dynja që pritet të kërkojë frymëmarrje artificiale nga shtetit. Ju më thoni mos na fut panikun se do vdesim nga frika, por më mirë qani sot nga frika se sa të vajtoni nesër nga vuajtja dhe të lëngoni nga mushkëritë që nuk ju furnizojnë dot me frymë më mirë. Shkurt muhabeti, nga tani që flasim deri të hënën në 5:00 të mëngjesit asnjë hap jashtë shtëpisë”, tha Rama./atsh

Kush shkel kufizimet e qarkullimit do e paguajë shtrenjtë, do t’u hiqet çdo ndihmë shtetërore, bursat dhe rimbursimi i ilaçeve Read More »

Shtëpia e Pushimit të Ushtarakëve me gjithë standardet e sigurisë shëndetesore, gati për të pritur 120 qytetarë

Shtëpia e Pushimit të Ushtarakëve në Durrës i ka të gjitha kapacitetet për të pritur deri në 120 qytetarë me të gjitha standardet e sigurisë shëndetësore.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i shoqëruar nga këshilltari i tij për Sigurinë Kombëtare, Bahri Shaqiri dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi vizitoi sot paradite Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve në Durrës, të kthyer në një qendër karantinimi për shkak të pandemisë COVID-19./atsh

Shtëpia e Pushimit të Ushtarakëve me gjithë standardet e sigurisë shëndetesore, gati për të pritur 120 qytetarë Read More »

Del nga spitali i shëruari i parë me COVID-19, Rama: Do jetë nën vëzhgimin e mjekëve fantastikë të Infektivit

I shëruari i parë nga COVID-19 në Shqipëri doli sot nga spitali Infektiv, për të qëndruar në shtëpi nën vëzhgimin e mjekëve i izoluar për 14 ditë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot lajmin e mirë, ndërsa vlerësoi punën fantastike të mjekëve të spitalit Infektiv në QSUT.

“I shëruari i parë del nga spitali për t’u mbyllur në shtëpi pa dalë fare 14 ditë, nën vëzhgimin e mjekëve fantastikë të Infektivit”, tha Rama./atsh

Del nga spitali i shëruari i parë me COVID-19, Rama: Do jetë nën vëzhgimin e mjekëve fantastikë të Infektivit Read More »