Irina

BE: Personat me sëmundje kronike të mbrojnë veten, duke shtuar higjienën dhe distancimin shoqëror

Personat që kanë sëmundje kronike janë më të rrezikuar nëse preken nga koronavirusi, COVID-19.

Për këtë delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, bën thirrje që këta persona të mbrojnë veten duke praktikuar higjienën e duarve, etiketën në kollitje dhe distancimin shoqëror.

Gjithashtu, këta persona, nëse ndihen keq duhet t’i telefonojnë shërbimeve të kujdesit shëndetësor për këshilla duke dhënë hollësi të simptomave dhe gjendjes së tyre

“Çfarë duhet të bëj nëse kam një sëmundje kronike, për shembull diabet apo hipertension? Mbroni veten duke praktikuar higjienën e duarve, etiketën në kollitje dhe distancimin shoqëror. Nëse ndiheni keq, telefonojini shërbimeve të kujdesit shëndetësor për këshilla duke dhënë hollësi të simptomave dhe gjendjes suaj”, këshillon zyra e Bashkimit Europian.

Presidentja e Komisionit Europian, Von der Leyen në një deklaratë të saj për koronavirusin është shprehur se, “Komisioni Europian është duke koordinuar një përgjigje të përbashkët europiane ndaj shpërthimit të COVID-19. Ne jemi duke ndërmarrë një veprim të vendosur për të forcuar sektorët tanë të shëndetit publik dhe për të zbutur ndikimin socio-ekonomik në Bashkimin Europian. Ne po mobilizojmë të gjitha mjetet në dispozicionin tonë për t’i ndihmuar shtetet tona anëtare të koordinojnë përgjigjet e tyre kombëtare dhe po ofrojnë informacion objektiv për përhapjen e virusit dhe përpjekjet efektive për ta kontrolluar atë”./atsh

BE: Personat me sëmundje kronike të mbrojnë veten, duke shtuar higjienën dhe distancimin shoqëror Read More »

Ministrja Spiropali apel qytetarëve: Kjo është java e sprovës së madhe

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali duke pasqyruar rrugët e zbrazura të Tiranës shprehet se kjo është java e sprovës së dhe ndaj duhet të kemi shumë kujdes.

“Kjo është java e sprovës së madhe, ndaj kujdes, kujdes dhe vetëm kujdes! Ndiq me rigorozitet maksimal rregullat: Respekto fashën orare 5:00-13:00. Ruaj distancën në dyqane, farmaci, bankë dhe ec fillikat në rrugë! Mbaj nën kujdes prindërit, gjyshërit e të afërmit!. Laj duart, shpesh madje! Besa-besë për ta fituar këtë luftë!”,- shprehet ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali/atsh

Ministrja Spiropali apel qytetarëve: Kjo është java e sprovës së madhe Read More »

Përkeqësohet moti, reshje shiu dhe dëbore në zonat malore

Reshjet e shiut dhe dëborës në zonat malore kanë përfshirë vendin tonë sot, ndërsa moti është shoqëruar edhe me uljen e temperaturave.

Edhe pse jemi zyrtarisht në pranverë, dëbora ka zbardhur disa qytete dhe zona në veri të vendit si në Kukës, Tropojë, etj.

Ditët e fundit Shqipëria ndodhet në izolim për shkak të parandalimit të përhapjes së COVID-19.

Sipas Shërbimit Meteorologjik sot në të gjithë vendin ka rënie temperaturash, ndërsa në zonat malore ka edhe reshje dëbore. Gjatë mesditës do të nisin kthjellimet në zonat e ulëta dhe bregdet./atsh

Përkeqësohet moti, reshje shiu dhe dëbore në zonat malore Read More »

Rama: Kemi hyrë në një javë tejet të vështirë e po humbasim njerëz, mos shkelni ligjin e luftës

“Kemi hyrë në një javë tejet të vështirë dhe po humbasim njerëz”, tha sot Kryeministri Edi Rama, ndërsa u bëri apel qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi.

Rama tha se “kemi vetëm një gjë në dorë për të kursyer sa më shumë jetë dhe lehtësuar sa të mundemi vuajtjet e mëdha, të mos shkelim ligjin e luftës për kufizimin e lëvizjes”.

“Kemi vetëm një gjë në dorë për të kursyer sa më shumë jetë dhe lehtësuar sa të mundemi vuajtjet e mëdha: Të shtrëngojmë dhëmbët dhe durojmë, durojmë, durojmë, duke mos shkelur ligjin e luftës për kufizimin e lëvizjes; duke mos dalë nga shtëpia kot; duke ecur vetëm në rrugë kur kemi një domosdoshmëri jashtë shtëpisë; duke ndenjur në radhë në distancë minimumi 1 metër pas kurrizit të njëri – tjetrit kur bëjmë pazar; duke rezistuar, rezistuar, rezistuar”, tha Rama.

Kryeministri shpërndau një video me informacion mbi COVID-19, e cila është videoja më e shikuar mbrëmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/275224463466528/?t=0

Rama: Kemi hyrë në një javë tejet të vështirë e po humbasim njerëz, mos shkelni ligjin e luftës Read More »

Policia jep detaje për vetëdeklarimin, përjashtohen transportuesit e mallrave ushqimore

Policia e Shtetit ka rikujtuar të hënën se në fashat e orarit 05:00-08:00 dhe 12:00-13:00 do mund të qarkullojnë me automjetin e tyre vetëm që shkojnë në punë dhe kanë bërë vetëdeklarim. Nga ky rregull, përjashtohen mjetet e transportit të mallrave ushqimorë.

Policia e Shtetit përmes një njoftimi për mediat, të hënën, sqaron edhe një herë qytetarët se si do realizohet qarkullimi rrugor në fashat e orarit të përcaktuara nga qeveria, si pjesë masave të marra për minimizimin e përhapjes së COVID-19.

“Në përgjigje të pyetjeve të shumta të adresuara nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, sqarojmë se: Lejohen të qarkullojnë me automjete për të shkuar në punë duke plotësuar formularin e VETËDEKLARIMIT të gjithë punonjësit e administratës dhe biznesit në oraret 05:00 deri në orën 08:00 dhe për kthim nga ora 12:00 deri në orën 13:00”, thekson Policia e Shtetit.

“Përjashtohen nga ky kufizim të gjitha automjetet e transportit të mallrave, produkteve ushqimore, fruta-perimeve dhe atyre blegtorale, me qëllim furnizimin e marketeve dhe minimarketeve dhe dyqaneve ushqimore. NUK lejohet asnjë qytetar që të lëvizë me automjet pa plotësuar formularin e vetëdeklarimit dhe pa marrë konfirmim për lëvizje”, vijon Policia.

“Pas orës 13:00 NUK lejohet të lëvizë asnjë qytetar, përjashtuar kthimin për në banesë të punonjësve të linjave prodhuese, të Shëndetësisë, Ushtrisë, Policisë së Burgjeve, SHPSF, të atyre personave që janë të përfshirë në listat e shërbimeve të bashkive dhe shërbimeve në banesë. Pas orës 13:00 NUK lejohet të jetë hapur asnjë market, minimarket, apo farmaci. Përjashtohen nga ky kufizim vetëm linjat e prodhimit të bukës, ushqimoreve, prodhimit të mishit dhe atyre blegtorale vetëm për të prodhuar, por JO për të tregtuar”, – sqaron Policia.

“NUK lejohet lëvizja e këmbësorëve për shëtitje, sport e çdo aktivitet që nuk ka lidhje me furnizmimin me produkte për konsum. Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që gjatë orarit të lejuar lëvizje, të mos qarkullojnë masivisht apo të mblidhen në parqe e lulishte, të ruajnë distancën në markete e minimarkete dhe të evitojnë në maksimum lëvizjet e kota, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19”, përfundon Policia e Shtetit njoftimin e saj./atsh

Policia jep detaje për vetëdeklarimin, përjashtohen transportuesit e mallrave ushqimore Read More »

“Nuk do të jetë e largët dita kur Italia do t’ju duket lule”/ Kalo apel qytetarëve: COVID-19 nuk kursen askënd, mbylluni në shtëpi

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo, i drejtoi sot një mesazh të gjithë shqiptarëve duke u bërë thirrje për tu ndërgjegjësuar në lidhje me rrezikun e COVID-19.

“Është mesazh jo realist dhe frikësues, por thjesht e vetëm një mesazh nga zemra e një mjeku, prindi e vëllai tuaj të “pakdijshëm”, për t’u vetndërgjegjësuar në lidhje me rrezikun e këtij infeksioni vrastar”, – tha Kalo.

Mjeku Kalo shprehet se “COVID-19 nuk kursen askënd dhe asnjë grup moshe përsa i përket prekjes, nëse nuk marrim masat e duhura të distancimit social. Situata bëhet e përkohëshme vetëm e vetëm nga shkalla e ndërgjegjësimit tuaj dhe e mirëkuptimit të masave të mara….Na e lehtësoni punën dhe detyrën tonë sa fisnike aq edhe humane. Ju duam shumë”, – tha Kalo.

Mjeku Kalo thekson se “i bëj thirrje pjesës së popullit të padijshëm e të pandijshëm, se me këtë mënyrë sjellje të papërgjegjshme përkundrejt COVID-19, nuk do të jetë e largët dita kur Italia do t’ju duket lule. Ruajeni e duajeni vetveten tuaj, qëndroni në shtëpi që t’ju mbrojë e shpëtoj Mjeksia e Perëndija bashkë. Ju lutem!! COVID-19 nuk njeh moshë prekje të tij. Gjithkush është i kërcënuar. Mbylluni në shtëpi e respektoni distancimin social. Është një situatë e përkohëshme prej së cilës do të dalim me më pak humbje jetësh e lëndime shëndetësore, nëse mendojmë e veprojmë të ndërgjegjësuar se me çfarë “armiku tinzar e të rrezikshëm” po përballemi.

“Ju duam shumë ndaj edhe ju duajeni veten tuaj e respektoni sakrificat tona. Bashkë do t’ia dalim!”, – tha Kalo./atsh

“Nuk do të jetë e largët dita kur Italia do t’ju duket lule”/ Kalo apel qytetarëve: COVID-19 nuk kursen askënd, mbylluni në shtëpi Read More »

Duhet me çdo kusht ta ndalim kërdinë që mund të bëhet për shkak të pakujdesisë, kokëfortësisë dhe papërgjegjshmërisë sonë

“Kjo është një javë zjarri dhe hyjmë në fazën më dramatike të luftës, ku duhet të bëjmë çmos të gjithë bashkë, për të ulur sa të jetë e mundur humbjet e jetëve dhe vuajtjet e mëdha që sjell ky armik i egër”, tha sot Kryeministri Edi Rama, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve për rezistencë dhe durim.

Rama tha se “kjo javë do të jetë tejet e vështirë sepse sipas modeleve statistikore tani hyjmë në fazën e shpërthimit më intensiv të atyre bombave në trupin e njerëzve të prekur”.

“Fatkeqësisht humbi jetën dhe një 42-vjeçar i cili nuk vuante nga ndonjë sëmundje kronike. Ngushëllime familjes së tij dhe ngushëllime familjeve të të ndjerëve të tjerë që kishin probleme serioze paraprakisht, por që armiku ua shkurtoi jetën. Kemi përsëritur pa pushim, kjo mortje që ka sulmuar botën synon më të moshuarit dhe më të dobtit fizikisht mes nesh, por as të rinjtë nuk janë 100% të paprekshëm prej saj, përkundrazi. Prandaj ju lutem mos luani me zjarrin”, tha Rama.

Kryeministrit tha se “nuk e ndalim dot vdekjen të na marri njerëz, por duhet me çdo kusht ta ndalim kërdinë që mund të bëhet për shkak të pakujdesisë, kokëfortësisë dhe papërgjegjshmërisë sonë”.

“Do të humbasim njerëz, nuk e di se sa, askush nuk e di askund, por nuk duhet në asnjë mënyrë të humbasim një mal me njerëz, kurrën e kurrës. Dhe këtë e kemi ne në dorë, e ka në dorë secili prej nesh duke bërë durim, durim, durim”, tha Rama.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që kur dalin për pazar ose kur shkojnë në bankë të mos rrinë grumbull, por në distancë të paktën 1 metër pas kurrizit të njeri-tjetrit.

“Në radhë vijë e drejtë. Pse është kaq e vështirë kjo? Çfarë lidhje kanë oraret me mosqëndrimin në radhë si duhet, me ecjen në rrugë 2-she apo 3-she, kur kjo është e rrezikshme dhe e ndaluar. Këto janë shërbime që i bëhen armikut që në grumbullimet kaotike apo ecjet pranë e pranë gjen shesh për përsheshin e hidhur që kërkon të bëjë me ne”, tha Rama./atsh

Duhet me çdo kusht ta ndalim kërdinë që mund të bëhet për shkak të pakujdesisë, kokëfortësisë dhe papërgjegjshmërisë sonë Read More »

Basha apel qytetarëve: Respektoni pikë për pikë udhëzimet e detajuara për distancimin social

Kryetari i PD-së Lulzim Baaha tha sot se duhet menjëherë të shpallet gjendja e emergjencës së fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe të urdhërohet mbyllja e çdo biznesi me prani të madhe dhe të dendur punonjësish.

Në një deklaratë, kryetari i PD-së Basha u drejtohet qytetarëve të respektojnë masat e vendosura nga qeveria dhe të qëndrojnë në shtëpi.

“Ju lus edhe njëherë, respektoni plotësisht të gjitha rregullat, të qëndroni në shtëpi, të merrni të gjitha masat higjeniko-sanitare. Sikundër e lus qeverinë që, menjëherë, hapat e shpallur t’i detajojë dhe t’i bëjë efektive për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë”, tha ai.

Basha tha se “kjo javë nisi me një rritje të numrit të infektuarve nga koronavirusi dhe për fat të keq edhe rritjen e numrit të viktimave”.

“Dua t’u ofroj ngushëllimet e mia familjeve të viktimave dhe dua të uroj nga zemra të gjithë ata që ndodhen në kushtet e infektimit dhe të shtrimit spitalor, shërim sa më të shpejtë. Dua ta nis me një falenderim me gjithësecilin prej jush qytetarë të dashur që respektuat ditën e djeshme rregullat e vetëizolimit, distancimit social dhe karantinës së detyruar nga kjo situatë. Dua po kështu të bëj një thirrje nga zemra të respektoni pikë për pikë udhëzimet e detajuara sot nga Policia e Shtetit për të vazhduar, në mënyrë të disiplinuar distancimin social, si një nga mjetet më të fuqishme për ndalimin dhe ngadalësimin e përhapjes së virozës dhe të efekteve të saj shkatërruese mbi shëndetin e të dashurve, të afërmve, në veçanti, të prindërve tanë dhe të atyre që nuk gëzojnë shëndet të plotë”, u shpreh ai.

“Nga ana tjetër, dua t’i bëj sot thirrje qeverisë të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë . Dua, po kështu, t’i bëj thirrje qeverisë të urdhërojë menjëherë mbylljen e të gjithë bizneseve me dendësi të madhe punonjësish në ambiente të mbyllura, siç janë fasoneritë, call-centers apo të tjera fabrika prodhimi ku afërsia fizike e punonjësve përbën një rrezik të pashmangshëm për transmetimin e virusit dhe për kthimin e tyre në bartës dhe infektues”, tha ai.

Në vijim Basha i bëri thirrje qeverisë të përgatisë një paketë tjetër social-ekonomike.

“Ndaj dua të përsëris përulësisht thirrjen time ndaj qeverisë: Të mos vonojë detajimin e paketës së ndihmës që ka shpallur dhe të bëjë gati një paketë tjetër, sepse kjo është qartësisht e pamjaftueshme. Të gjithë ata që do të detyrohen të qëndrojnë në shtëpi për shkak të mbylljes së biznesit apo për shkak të mbylljes së bizneseve, ku janë punëmarrës, duhet të marrin pagën e mjaftueshme për të vazhduar minimumin jetik në shtëpitë e tyre. Dhe kjo është një përgjegjësi shtetërore. Ndaj thirrja ime është që menjëherë të ndërpritet çdo shpenzim tjetër, të ndërpritet çdo transferim tjetër nga thesari dhe të gjitha paratë e taksapaguesve shqiptarë të shkojnë për shëndetin e shqiptarëve, të shkojnë për nevojat akute ekonomike me të cilat përballet një numër i madhe njerëzish i cili mund dhe do të vijë në rritje”, tha ai./atsh

Basha apel qytetarëve: Respektoni pikë për pikë udhëzimet e detajuara për distancimin social Read More »