Irina

Shfaqet një Mihal tjetër në Sarandë, pronari i apartamentit mban peng 6 turistë italianë

Në Sarandë ka ndodhur një tjetër ngjarje e shëmtuar me turistët e huaj, që të kujton atë me Mihala Kokëdhimën dy vite më parë në Qeparo. Një shqiptar nga Kosova që iu kishte lëshuar me qira apartamentin 6 turistëve italianë i ka mbajtur peng për 1 një orë pasi pretendonte se i kishin dëmtuar disa pajisje në shtëpi. Më pas me të mbërritur policia ai është arrestuar. Më poshtë njoftimi për ngjarjen dhe pamjet e servirura nga policia.

Mbajti peng 6 italianë se i dëmtuan paisjet, prangoset kosovari.

Policia njofton se pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 1, një shtetas iu kishte hequr lirinë, në mënyrë të kundërligjshme, disa shtetasve, në një apartament, shërbimet e Komisariatit te Policisë Sarandë kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të menjëhershme të shërbimeve të Policisë, është vënë në pranga shtetasi J. A., 59 vjeç, banues në Prishtinë, si dhe është bërë lirimi i shtetasve, nga apartamenti.

59-vjeçari, për rreth 1 orë, iu ka hequr lirinë 6 shtetasve italianë, në apartamentin që iu kishte dhënë me qira, pasi pretendonte se këta shtetas i kishin dëmtuar disa pajisje në këtë apartament.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Shfaqet një Mihal tjetër në Sarandë, pronari i apartamentit mban peng 6 turistë italianë Read More »

Historia e refuzimit pas hitit të Toto Cutugno-s, Adriano Celentano rrëfen: I thashë që nuk do ta këndoja kurrë

Lidhja mes Toto Cutugno dhe Adriano Celentano ka qenë gjithmonë e fortë. Toto shkroi hite të shkëlqyera për Celentanon, duke filluar me “Soli”, me të cilin dominonte listat në fund të viteve ’70. Por ishte një moment vendimtar në karrierën e të dyve, një lloj dere rrëshqitëse, të cilën i njëjti Adriano e kujtoi në homazhet për kolegun e tij që vdiq të martën në moshën 80-vjeçare: refuzimi për të kënduar “L’Italiano”, që ishte kompozuar për të.

“Ndonjëherë skrupuloziteti i tepërt mund të kthehet në budallallëk botëror”, shkroi Celentano.

Toto Cutugno midis fundit të viteve ’70 dhe fillimit të viteve ’80 ishte një këngëtar-kantautor mjaft i njohur, me një Festival të Sanremos të fituar në vitin 1980 me “Solo noi” dhe një karrierë solo ende në hapësirë. Medalja e vërtetë që mund t’i ngjitej në gjoks në atë moment ishte se ai kishte shkruar një sukses të madh për idhullin e tij, Adriano Celentano, “Soli”, dhe më pas një album të tërë, “Il tempo se ne va” (1981), gjithashtu shumë me fat.

Ja pse në vitin 1982 kur shkroi “L’Italiano” së bashku me Cristiano Minellonon, mendimi shkon menjëherë tek Adriano, është kënga perfekte për të! Por Celentano nuk është i të njëjtit mendim dhe është ai që e kujton në postimin e publikuar për të përshëndetur mikun e tij shumëvjeçar.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 123456PreviousNext
“Përshëndetje Toto! Më kujtohet që ishim në makinë… një Fiat 500 mendoj, dhe ti insistoje që të regjistroja “L’Italiano” – shkruan Celentano në kanalet e tij sociale.

“Një bombë fantastike sapo përfundoi natën përpara se të takoheshim.
‘Nuk kam fjetur gjithë natën -më the- duke menduar për suksesin që do të kemi, ti si interpretues dhe unë si autor”, kënga ishte vërtetë e fortë!!! Por ajo që me frenoi më shumë nga të gjitha ishte fjalia më e rëndësishme: “Unë jam një italian i vërtetë”. Një frazë e pazëvendësueshme mbi të gjitha, pasi pikërisht mbi këtë qëndron e gjithë skela e asaj vepre të madhe.
Dhe duke dëgjuar veten të thosha: “Unë jam një italian i vërtetë”, më dukej sikur doja të ngrihesha. Ai nuk u besonte veshëve: “por ti nuk e kupton që është pikërisht kjo çështja, e shkrova duke menduar për ty, sepse vërtet je një italian i vërtetë”.
“Po, e di”, – i thashë – por nuk kam dëshirë ta them unë. Jo gjithmonë, por ndonjëherë shumë skrupulozitet mund të kthehet në budallallëk mbarëbotëror. Por edhe pse ti e ke kënduar siç do ta këndoja unë, sot, nëse do të më duhej ta këndoja përsëri, unë do ta këndoja pikërisht ashtu siç e këndove ti! Ti ishe dhe do të mbetesh, një i madh i paharrueshëm! Të dua shumë. Adriano”.

Celentano e përkufizon atë si “budallallëk botëror” dhe në fakt është e vështirë ta përkufizosh ndryshe në retrospektivë. Sepse zhgënjimi fillestar i Cutugno-s kur pa propozimin e tij të refuzohej, kthehet në një fat të madhe. Mbrojtësi i Festivalit të Sanremos, Gianni Ravera, e bindi Toton që ta këndonte vetë këngën, me të cilën u prezantua në Festivalin e 1983.

Për publikun ishte një triumf, ovacione dhe hedhje lulesh në çdo shfaqje, por për juritë është jo e njëjta gjë: Tiziana Rivale fiton me “Sarà quel che essere”, “L’Italiano” renditet vetëm e pesta. Por nga ana tjetër është më e votuara me kartolina Totip, e cila vetëm nga viti në vazhdim do të bëhet metoda zyrtare e votimit për të vendosur fituesin. Është treguesi që publikut të gjerë i pëlqeu kënga. Dhe në fakt do të bëhet një klasik i mrekullueshëm, gjithashtu i dashur ndërkombëtarisht, i aftë për të shitur 100 milionë kopje duke e bërë Toto-n një ikonë (edhe pse shumë i kritikuar në atdhe). Dhe e gjitha kjo falë refuzimit të madh të Celentanos.

Historia e refuzimit pas hitit të Toto Cutugno-s, Adriano Celentano rrëfen: I thashë që nuk do ta këndoja kurrë Read More »

Alban Skënderaj: Po i trajtoni italianët sikur janë superiorë ndaj shqiptarëve, dhe Meloni veproi si e tillë

Fatura e pa paguar e katër të rinjve italianë në Berat bëri xhiron e mediave vendase e të huaja, një ngjarje së cilës iu bashkua edhe reagimi i Kryeminstres së Italisë, Giorgia Meloni.

Për këtë rast, Alban Skënderaj ka reaguar në rrjetet sociale duke u shprehur se në rastet kur ligji në Itali thyhet nga shqiptarët nuk përbën lajm, por në situatën konkrete ngjarja u transmetua deri te kryeministrja.

“Standardet e vendosura nga pala jonë në debatin e faturës së pa paguar nga turistët italianë praktikisht i bie të jenë vendosur mbi faktin e kryer se:

‘Ju italianët jeni superiorë dhe ne shqiptarët jemi inferiorë, ndaj ne e pranojmë se nuk është lajm, por disi më e zakontë kur ne thyejmë ligjin në Itali por nëse ndodh (si rrallëherë) nga italianët ndaj nesh, duhet të bëhet lajm të cilin duhet ta çojmë deri tek Kryeministrja e Italisë’.

Kryeministrja italiane në këtë rast duke u skandalizuar e duke reaguar praktikisht e pranon superioritetin.

P.s besoj më lejohet një koment rreth çështjes sepse kam jetuar gjatë në Itali (dhe kam vetëm simpati e dashuri për Italinë dhe popullin italian)”, përfundon shkrimi.

Kujtojmë që Meloni u informua nga Kryeministri Rama për ngjarjen, siç zbuloi vetë ai dhe urdhëroi menjëherë ambasadorin që të paguante faturën prej 80 Eurosh.

Alban Skënderaj: Po i trajtoni italianët sikur janë superiorë ndaj shqiptarëve, dhe Meloni veproi si e tillë Read More »

Komentet raciste, shqiptarja i kthehet keq gazetarit italian: ‘Ti je një idiot! Ajo që italianët na kanë bërë në Otranto është shumë e rëndë’

Këngëtari Ermal Meta ka reaguar ndaj gazetarit dhe ish-senatorit të PD Tommaso Cerno, aktualisht drejtor i gazetës “L’Identita”, i cili sulmoi ashpër shqiptarët, pas bujës që bëri një faturë e papaguar e disa turistëve italianë në Berat.

“Gjest i bukur i Melonit për faturën e papaguar të një grupi hajdutësh italianë. Por nëse ambasada shqiptare do të dëmshpërblente Italinë për vjedhjet e kryera në 20 vitet e fundit nga shtetasit shqiptarë, ajo do të falimentonte”, shkruajti ai.

“I dashur Tommaso, me sa duket antenat e drejtuara drejt Perëndimit (i vetmi drejtim i mundshëm) i kanë mësuar disa të jenë të pandershëm dhe dashakeqës.

Shpesh njerëzit e zakonshëm maskohen nga ironia, por pikërisht kur vrenjten e tregojnë veten për atë që janë. Domethënë pak. Dhe më vjen keq sepse mendoj se je një njeri shumë inteligjent”, shkruan Ermal Meta.

Por sipërmarrësja, gazetarja dhe aktivistja shqiptare Anita Likmeta, që jeton në Itali, ka reaguar shumë më ashpër se Ermal Meta.

“Shqiptarët, sidomos ne fëmijët, kemi paguar një çmim shumë të lartë për atë që na ka bërë shtypi italian, pra atë që njerëz si ju na kanë bërë. Na keni bërë të ndihemi si asgjë e përzier me asgjë prej vitesh.

Ne ishim pa shtetësi, hije të tmerruara nga paragjykimi i parapaketuar që transmetohej çdo ditë.

Qeveria shqiptare nuk i detyrohet absolutisht asgjë Italisë, e cila po të hapim këtë debat, në vend të kësaj duhet të japë shpjegime për shembull për piramidat financiare dhe 103 shqiptarët që u përplasën dhe u vranë në kanalin e Otrantos në 1997. Të vdekurit që edhe sot nuk e kanë marrë kurrë drejtësinë.

Kryeministri Edi Rama bëri shumë mirë që e la kryeministren Giorgia Meloni të shijonte mezen e asaj urrejtjeje dhe paragjykimi, viktima të së cilës kemi qenë të gjithë ne shqiptarët në Itali dhe në botë. Dhe zoti Cerno, më lejoni t’ju them, ju jeni një idiot. Informohuni”, shkruan ajo.

Komentet raciste, shqiptarja i kthehet keq gazetarit italian: ‘Ti je një idiot! Ajo që italianët na kanë bërë në Otranto është shumë e rëndë’ Read More »

‘E pamundur të ngulësh çadrën tënde në plazh, pa pasur afër dy prapanica që nuk i njeh. Fantazi të flasësh për një parking falas’

Nga Edmond Arizaj

Këta turistët e bumit të këtij viti, që ankohen e që bëjnë llapa-llapa, nëse duan edhe çmime të ulëta, edhe shërbim me pesë yje, të shkojnë në Sardenjë, në Santorini, Bora-Bora, apo Maldivet normale.

Po tani, edhe të presësh biletë Wizair 20 euro, edhe të kërkosh shërbim e kushte si në biznes klas me Fly Emirates, rri pak ngushtë.

Qejfi paguhet. Edhe për ata që qëmtojnë për të kursyer 5 euro. Kërkojnë çmime të lira, plus shërbim mbretëror!!!

Ne shqiptarët e shkretë kemi kaq vite që lutemi e ulërasim vetëm për shërbimin.

Por pas këtij sezoni, jam kaq shumë i sigurtë se do kemi edhe më për t’u ankuar.

Pse? Sepse vitin tjetër, mos prisni më çmime të përballueshme me një kredi të vogël. Do të duhen dy.

Deti, rëra, Dielli, freskia do të kthehen në një mall shumë të shtrenjtë dhe për shqiptarët mesatarë e nën mesatarë nuk do të mbetet pothuaj asgjë, as plazh publik, as det i lirë, asgjë.

Sepse turizmi “low coast” do të vazhdojë të jehojë nëpër tik-toqe, e instagrame, pavarësisht se “pronarët” e bregdetit shqiptar do të vijojnë me ngritje çmimesh.

Ooo mund të vë bast që sot me kë të dojë që çmimet do të rriten!

Dhe pastaj do kujtohemi për ata 500 mijë shqiptarët e Kosovës që i ndërruam me 500 mijë fukarenjtë e Italisë, që llogarisin edhe një euro për shishen e ujit, shërbyer në buzë të detit.

Jam i sigurtë që në Karpi, Puglia, Siçili, Sardenjë, Rimini, po buzëqeshin këtë sezon pa pasur nëpër këmbë kopracët, kursimtarët, pleqtë e pensionistët.

Është bukur vërtetë të shohësh që miliona zgjedhin të pushojnë në vendin tënd.

Por është shëmtuar të kujtosh se shumë prej bashkëatdhetarëve e kanë të zorshme të pushojnë 10 ditë pa bërë llogari financash; është mision i pamundur të gjesh në 300 e kusur kilometra vijë bregdetare, një vend ku të ngulësh çadrën tënde, pa pasur afër dy prapanica që nuk i njeh, është pothuaj fantazi të flasësh për një parking falas, është gëzim të të shërbejnë buzagaz për të paktën një orë…

Ndoshta ne shqiptarët duhet të tregohemi dredharakë. Nuk mund të pushojmë më (shumica) në vendet më të bukura tonat në periudhën korrik-gusht, por ama nga maji-qershori dhe shtator-tetori mund të kemi pushime fantastike, pa rrëmujë, me shërbim të përkryer (me siguri 80 përqind), parking pa pagesë, ushqim mëse i freskët dhe më i lirë, deti aq i pastër sa mund të rregullosh flokët në pasqyrim, për çadrën s’të vjen njeri të të kapë nga krahu për pagesën, madje ke vende sa të duash të rrish në intimitet.

Edhe ndryshimet klimatike janë favorizuese. Mendojeni njëherë.

‘E pamundur të ngulësh çadrën tënde në plazh, pa pasur afër dy prapanica që nuk i njeh. Fantazi të flasësh për një parking falas’ Read More »

Lajm i fundit/ Zjarr pranë depos së naftës dhe një pike karburanti në Vlorë

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në afërsi të fshatit Nartë në Vlorë, pranë depos së naftës si dhe një pike karburanti.

Disa automjete zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për shuarjen e flakëve.

Gazetarja raporton se zjarri ndodhet pranë depove të një karburanti, dhe se me kalimin e minutave është përkeqësuar duke u përhapur edhe më shumë, çka rrezikon objektet përreth tij.

Forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa nuk dihet ende shkaqet e rënies së zjarrit.

Ndërkohë, tymi ka mbuluar një pjesë të mirë të zonës dhe rrugës që të çon drejt Nartës.

Lajm i fundit/ Zjarr pranë depos së naftës dhe një pike karburanti në Vlorë Read More »

Olta Gixhari shtatëzënë? Ish-banorja e ‘BBV’ poston foto

Dihet tashmë se Olta Gixhari do të jetë pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë” dhe madje në një nga rolet kryesore. “Në kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

Olta është shumë aktive në rrjete sociale duke postuar foto dhe video nga përditshmëria e saj dhe duke biseduar dhe përgjigjur pyetjeve të ndjekësve. Ditën e sotme aktorja është kthyer disa vite pas në kohë dhe ka postuar foto dhe video të para 3 viteve kur ka qenë shtatzanë me djalin e saj, Amarin. Në postim Olta shkruan:

Si sot 3 vite më parë 1 ditë para se të lind Amar

Pas ‘armiqësive’ në “BBV2” u duk se për pak kohë u krijua një miqësi mes Luizit dhe Oltës, për shkak se ata ishin të dy pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë” si aktorët kryesorë. Më pas qarkulluan disa aludime se gjatë xhirimeve të filmit ata kanë pasur një debat me njëri-tjetrin dhe e pyetur së fundmi nga fansat nëse ka një shoqëri me Luizin, Olta është përgjigjur negativisht.

Olta Gixhari shtatëzënë? Ish-banorja e ‘BBV’ poston foto Read More »

Takohen pas disa muajsh, Luiz Ejlli dhe Elvis Pupa paralajmërojnë një surprizën e madhe për fansat

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy ish banorë të Big Brother Vip 2, ku Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë. Ata gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë.

Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre.

Pas mbarimit të “BBV2”, për shkak edhe të angazhimeve me projektet e shumta Luizi nuk ka pasur shumë takime me ish-banorët e tjerë të shtëpisë e së fundmi ka befasuar me një video të postuar në Instastory.

Luizi shihet në makinë me Elvis Pupën dhe gjatë videos përveç vlerësimit për aktorin, Luizi ka treguar edhe se kanë një surprizë për ndjekësit e tyre, të cilën do ta zbulojnë më vonë.

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Pas mbarimit të “BBV2” Luizi dhe Kiara kanë qenë shumë të angazhuar me projekte të ndryshme dhe më në fund pas kaq muajsh gjetën pak kohë për të shkuar me pushime.

Ata kaluan disa ditë si çift në Turqi, ku kanë ndarë me ne foto dhe video gjatë atyre ditëve. E tashmë pushimet për ta mbaruan dhe janë rikthyer në Tiranë për të vazhduar me projektet e tyre, por duket se nuk janë shumë të lumtur e këtë na e kanë treguar me foton e postuar në Instastory.

Takohen pas disa muajsh, Luiz Ejlli dhe Elvis Pupa paralajmërojnë një surprizën e madhe për fansat Read More »