Irina

615 të punësuar në një javë nga zyrat e Punës

Numri i të punësuarve gjatë javës së fundit vetëm nga Zyrat e Punës është 615 persona. Numrin më të lartë të punësimeve e zë Tirana, ku 232 prej aplikantëve janë punësuar në kryeqytet.

Sipas statistikave të publikuara në “Pasqyrën Javore”, bëhet me dije se shifra e punësimit vetëm nga Zyrat e Punës nga data 13-19 dhjetor është 615.

Sipas statistikave, në Tiranë janë punësuar 232 persona, në Berat, 20 persona, Durrës 72, Fier 77, Korçë 31, Dibër 11, Elbasan 35, Gjirokastër 44, Kukës 5, Lezhë 26, Shkodër 36, Tiranë 232, Vlorë 25. /atsh

615 të punësuar në një javë nga zyrat e Punës Read More »

Bregu: Shengeni Ballkanik do të përkthehet në rritje ekonomike deri në 7%

Shengeni Ballkani do të përkthehet në rritje ekonomike deri në 7%. Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu shprehet e bindur gjatë një interviste televizive se, në rast se ecuria do të jetë e ngjashme me atë të Bashkimit Europian, GDP e vendeve tona do ketë rritje deri në 7%.

“Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal mbështet nismat që kontribuojnë drejt një axhende për krijimin e një tregu të përbashkët për rajonin tonë”, u shpreh Bregu, e cila shtoi se këto nisma duhet të zhvillohen në nivel gjithëpërfshirës, sepse sipas saj, është e pamundur t’i mbijetosh sfidave, kur Ballkani sot nuk dallohet për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

“Ne nuk kemi detyrë tjetër vetëm të nxisim dhe të mbështesim ide të cilat çojnë përpara bashkëpunimin rajonal. Ky është mandati që kemi. Çdo bashkëpunim dhe çuarja përpara e marrëdhënieve të mira, përmirësimi i nivelit të tregtisë rajonale apo dhe projekte të tjera rajonale të bëhen në nivel gjithëpërfshirës. Është e pamundur t’i mbijetosh sfidave në një kohë kur Ballkani sot nuk dallohet për nivel ekonomik të qëndrueshëm për të përballuar sfidat globale. ‘’- tha Bregu.

Sipas Majlinda Bregut, ky bashkëpunim rajonal, i ashtuquajtur Minishengen Ballkanik do të përkthehet në rritje ekonomike për këto vende, dhe konkretisht sipas saj parashikohet një rritje prej 7% të GDP. Takimi i kësaj të shtune i liderëve të Ballkanit Perëndimor, ishte i treti pas atij në Novi Sad të Serbisë dhe Ohër të Maqedonisë.

“Të gjitha vendet e Ballkanit kanë mbi 70% të shkëmbimeve tregtare me BE. Por ka vetëm rritje të GDP 1.3%. Në rast se ne kemi ecurinë si të BE dhe vendeve tona GDP rritjet me 7%. Europa nuk lindi se ishte në ADN-në e qytetarëve që sot jetojnë në Europë por lindi nga nevoja për të bashkëpunuar, për të qenë më të fortë, për një treg të përbashkët dhe për të përballuar sfidat globale’’- shtoi Bregu. /atsh

Bregu: Shengeni Ballkanik do të përkthehet në rritje ekonomike deri në 7% Read More »

Automjetet që nuk përmbushin standardin euro 4, nuk do importohen më prej 1 janarit 2020

Nga 1 janari i vitit 2020 të gjitha automjetet e përdorura që nuk përmbushin standardin euro 4 nuk do të importohen më në Shqipëri. Në një intervistë televizive, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor Blendi Gonxhja saktësoi se pas datës 31 dhjetor 2019 importi do të lejohet për standardin Euro 4 por që vjetërsia e mjeteve duhet të jetë nga viti 2005 e në vijim çka përjashton automjetet e viteve 2004 e më poshtë.

“Të gjithë shitësit e automjeteve por edhe personat privatë që kanë eksportuar mjete të nivelit nën euro 4 para vitit 2019 pra deri në 31.12.2018 dhe këto janë një stok të paregjistruara në Shqipëri duhet patjetër që të nxitojnë të bëjnë regjistrimin dhe targimin e tyre brenda 31.12.2019 sepse pas kësaj date nuk do të lejohet më regjistrimi. Pra edhe në rast se i kanë futur makinat, në rast se e kanë importuar dhe makina ka paguar doganën dhe ka kryer detyrimet dhe është thjesht një objekt i paregjistruar do të humbi të drejtën për t’u regjistruar”, deklaroi ai.

“Ky vendim është marrë që në pranverën e vitit 2019 pra u dëgjua një shqetësim i komunitetit të tregtarëve të këtyre automjeteve të cilët me të drejtë thoshin që Ok politikat ndryshon për sa i përket kategorisë mjedisore por na lini që këto automjete t’i shesim normalisht në treg dhe të mos na detyroni ti regjistrojmë ato përpara se mos t’i kemi gjetur një blerës. Për këtë arsye ministria dhe DPSHTRR propozuan ndryshimin e VKM dhei lanë një afat 1-vjeçar që këto makina mund të regjistrohen brenda këtij viti deri në 31 dhjetor 2019”, u shpreh Gonxhja.

Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor në 11 muaj kanë hyrë në vendin tonë 5986 mjete euro 4 e lart ose 43% mjete më të reja çka sjell ulje të ndotjes së ambientit.

“Ndryshe nga viti 2018 brenda mjeteve që vijnë euro 4 në Shqipëri kemi 5986 mjete 43% më shumë mjete euro 4 e lart do të thotë kemi një flotë që rinovohet dhe si numër po pakësohet”, tha Blendi Gonxhja.

Ndërkohë, sa i takon makinave me kilometrazh zero ato duhet të përmbushin kategorinë mjedisore EURO 5 dhe EURO 6. Ndërsa për makinat euro 4 që janë në qarkullim nuk preken nga ky vendim. /atsh

Automjetet që nuk përmbushin standardin euro 4, nuk do importohen më prej 1 janarit 2020 Read More »

Ndahet nga jeta aktorja Marika Kallamata, “gjyshja e përrallave”

“Ndonëse ka luajtur dhjetëra role në teatër e kinema, ajo do të mbetet për ne, përherë, gjyshja e përrallave”. Kështu e nis lajmin e trishto të ndarjes nga jeta të aktores Marika Kallamata, ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

“Marika Kallamata, aktorja e mrekullueshme, gruaja me pamje të paqtë e zë të ngrohtë, u nda prej nesh, duke lënë pas jo vetëm një galeri të pasur rolesh, kujtimesh të dashura, për të gjithë ata që e njohën nga afër, por edhe timbrin e ngrohtë: Na ishte seç na ishte…!

U prehsh na paqe e dashura jonë, që na e përkunde fëmijërinë me mijëra fantazi!”, u shpreh Margariti

Homazhet për aktoren do të mbahen nesër, në ambientet e “arTurbinës”, nga ora 11:00-13:00. /atsh

Ndahet nga jeta aktorja Marika Kallamata, “gjyshja e përrallave” Read More »

130 mjekë specialistë u punësuan këtë vit në spitalet rajonale

130 mjekë specialistë u punësuan në spitalet rajonale gjatë vitit të fundit, ndërsa 70 mjekë të tjerë përfundojnë specializimin në dhjetor. Ata do të punësohen në spitalet rajonale vitin e ardhshëm.

Shifrat e bëra publike në “Pasqyrën e Qeverisjes” të kësaj jave flasin për punën e një viti, ku spitalet rajonale përveç investimeve në infrastrukturë dhe në pajisje të fjalës së fundit, kanë njohur edhe pasurimin me burime njerëzore.

Kështu, brenda një viti janë punësuar 130 mjekë specialistë, ndërsa 70 të tjerë do të bashkohen me ekipet mjekësore gjatë vitit të ardhshëm. /atsh

130 mjekë specialistë u punësuan këtë vit në spitalet rajonale Read More »

Në shtëpi pas terapisë intensive/ Krishtlindje të paharrueshme për familjet e e dy foshnjeve të lindura para kohe

Foshnja që lindi vetëm 690 gramë në maternitetin “Koço Gliozheni”në kryeqytet, tashmë është gati që së bashku me nënën e tij të kthehet në shtëpi për të pritur Krishtlindjet e para.

Lajmin e dha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila tha se këto do të jenë festa të paharrueshme për këtë familje.

“E pamendueshme se si Amarisi që në ditët e para të jetës ishte vetëm 690 gramë, pas 115 ditësh në terapi intensive, nën kujdesin shembullor të mjekëve dhe infermierëve të maternitetit “Koço Gliozheni” sot është në krahët e mami Pranverës dhe janë gati të kthehen në shtëpi për Krishtlindjet e para”, tha Manastirliu.

“Festa të paharrueshme do të jenë dhe për Seanën dhe mamin e saj, që do të lënë spitalin pas 70 ditësh në terapi intensive”, tha ministrja Manastirliu. /atsh

Në shtëpi pas terapisë intensive/ Krishtlindje të paharrueshme për familjet e e dy foshnjeve të lindura para kohe Read More »

Forumi Ekonomik Botëror: Shqipëria mes vendeve të përparuara në mbylljen e hendekut gjinor në politikë, ekonomi, shëndetësi e arsim

Shqipëria është ndër vendet e para të klasifikuara nga Forumi Ekonomik Botëror (WEF) për përparimin e shpejtë drejt mbylljes se hendekut gjinor në politikë, ekonomi, shëndetësi dhe arsim që nga auditimi i fundit në 2018.

“Shqipëria, Kanadaja, Kosta Rika, Letonia, Zvicra, Afrika e Jugut dhe Spanja i kishin kryer të gjitha proceset e kërkuara dhe ia kishin kaluar Britanisë së Madhe në mbylljen e hendekut gjinor në politikë, ekonomi, shëndetësi dhe arsim që nga auditimi i fundit në 2018”, thuhet në një artikull të gazetës prestigjioze britanike “The Guardian”, qe merr në shqyrtim pozicionimin e Britanisë së Madhe në këtë drejtim.

Sipas gazetës, Mbretëria e Bashkuar ka rënë gjashtë vende poshtë renditjes globale për barazinë gjinore. Edhe pse kryeministrat britanikë janë zotuar të ndërmarrin një vendim shterues për të zgjidhur pabarazitë gjinore në politikë dhe britanike, Mbretëria e Bashkuar ka rënë nga vendi i 15-të te vendi i 21-të si kombi me barazinë më të mirë në botë.

WEF, që organizon takimin vjetor të politikanëve dhe drejtuesve të biznesit në Davos, Zvicër, tha se ishte arritur kaq pak përparim në trajtimin e problemit sa që do të duheshin 100 vjet për të mbyllur hendekun global gjinor.

“Raporti i këtij viti thekson urgjencën në rritje për veprim”, tha Klaus Schwab, themeluesi dhe kryetari ekzekutiv i WEF.

“Pa përfshirjen e barabartë të gjysmës së talentit të botës, ne nuk do të jemi në gjendje të ofrojmë premtimin e revolucionit të katërt industrial për të gjithë shoqërinë dhe të rritim ekonomitë tona për prosperitet më të madh të përbashkët’’, theksoi ai. /atsh

Forumi Ekonomik Botëror: Shqipëria mes vendeve të përparuara në mbylljen e hendekut gjinor në politikë, ekonomi, shëndetësi e arsim Read More »

Reshjet e dendura dhe era e fortë/ ARRSH dhe kompanitë e mirëmbajtjes, ndërhyrje për të liruar akset rrugore

Situata e rënduar e motit, me reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe shtrëngatë ka krijuar vështirësi për kalimin në disa prej akseve rrugore në vend.

Sipas informacioneve të Autoritetit Rrugor Shqiptar ka pasur rënie gurësh dhe dherash në rrugë, pemë të rrëzuara si dhe mbetje të tjera, të cilat kanë krijuar vështirësi në rrugë.
Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë në gadishmëri të plotë dhe kanë ndërhyrë në kohë për të eleminuar këto vështirësi.

Në Rajonin Verior është ndërhyrë në të gjithë segmentet rrugore. Më problematike është paraqitur situata në aksin Bajram Curri –Valbonë, ku ka pasur rënie masive gurësh dhe dherash. Rënie materialesh ka pasur edhe në segmentet Hani i Hotit – Tamarë, Mjedë –Pukë, Fushë Arrëz –Kukës. Ndërhyrja e menjëhershme ka bërë që situata të normalizohet dhe aktualisht nuk ka probleme. Kalueshmëria është normale në të gjitha akset e rajonit.
Ndërkohë në vendin e quajtur Krajkë në Fushë Bulqizë, një mjet është përmbysur nga era e fortë, por pa deme në njerëz. Punonjësit e kompanisë së mirëmbajtjes së rrugëve, të cilët ndodheshin aty kanë ndërhyrë dhe me mjetet e tyre kane bërë të mundur ngritjen e automjetit.

Në Rajonin Qendror situata e rrugëve ka qenë më e qetë, megjithë rreshjet e dendura. Në të gjithë akset e këtij rajoni qarkullimi ka qenë normal.

Në Rajonin Jugor ka pasur rënie të mëdha gurësh dhe inertesh në akset Ura e Leklit – Këlcyrë dhe Berat – Çorovodë, si dhe në vendin e quajtur Shkalla e Zezë në aksin Gjitokastër – Tepelenë. Ndërsa në akset Tepelenë-Dukaj dhe Këlcyrë – Përmet ka pasur rënie pemësh. Është punuar nga kontraktorët për pastrimin e tyre të menjëhershëm dhe aktualisht të gjithë akset janë me kalueshmëri normale.

Ndërkohë në Vuno gjatë natës, është rrëzuar një mur i vjetër i një shtëpie dhe gurët kanë bllokuan një korsi të rrugës. Është ndërhyrë dhe situata është normalizuar shpejt.
Strukturat e ARRSH dhe të gjithë kontraktorët, në të tre rajonet, janë në gadishmëri dhe në monitorim të situatës. /atsh

Reshjet e dendura dhe era e fortë/ ARRSH dhe kompanitë e mirëmbajtjes, ndërhyrje për të liruar akset rrugore Read More »