Irina

Nuk zbatoi masat e marra ndaj COVID-19, policia gjobit Bashën

Policia e Durrësit deklaron se “ka konstatuar me shqetësim një aktivitet partiak të zhvilluar në mjedisin e mbyllur të një lokali, në kundërshtim me Aktin Normativ, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19”.

Policia sqaron se “ky aktivitet, që është publikuar gjerësisht sot edhe në media, ka imponuar procedimin administrativ, bazuar mbi Aktin Normativ”.

“Bazuar mbi Aktin Normativ, është marrë masë administrative 1 milionë lekë për pronarin e lokalit, shtetasin A.H. Njëkohësisht janë ndëshkuar me masë administrative gjobë dhe me tërheqje të lejes së drejtimit shtetasit pjesëmarrës në këtë aktivitet, L.B, F. Xh., A. M., R. G., A. B., V. N., E. H., A.B., D. B., J.M. dhe A.H.”, thuhet në njoftim.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët, sidomos ata në “zonat e kuqe” që të respektojnë me rigorozitet oraret e lëvizjes dhe të distancimit social dhe në këtë kuadër kërkon mirëkuptimin dhe ndihmën e qytetarëve në të gjithë vendin, që të kontribuojnë secili në mbrojtjen e shëndetit nga kërcënimi i virusit vdekjeprurës COVID-19.

Policia e Shtetit do të vijojë me angazhim të plotë e vullnet të palëkundur veprimtarinë e vet ligjzbatuese, në mbrojtje të jetës dhe rendit publik në kushtet e jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore. /atsh

Nuk zbatoi masat e marra ndaj COVID-19, policia gjobit Bashën Read More »

Ministria e Shëndetësisë: 18 raste të reja, shkon në 898 numri i të prekurve

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se 24 orët e fundit janë identifikuar pozitivë me COVID-19, 18 raste te reja.

Ka shkuar në 898 numri i të prekurve me koronavirus në vend.

Dr. Eugena Tomini, eksperte e Institutit të Shëndetit Publik në përditësimin e situatës theksoi se në 24 orët të fundit janë testuar 191 qytetarë të dyshuar si të prekur me COVID-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë.

“Pjesa më e madhe e tyre janë kontakte të rasteve të mëparshme, ndërkohë që vazhdon hetimi epidemiologjik në terren. Rastet e 24 orëve të fundit janë të shpërndara si vijon: 11 raste në Tiranë, 4 në Krujë, 2 në Berat dhe 1 në Durrës. Të shëruar janë 6 qytetarë”, u shpreh ajo.

Pavarësisht numrit të rasteve pozitive të identifikuara, situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, por që tregon qartë se kujdesi i qytetarëve duhet të vazhdojë, për të respektuar masat e vendosura, në mënyrë që të minimizojmë sa më shumë përhapjen e virusit tek kontaktet familjare apo më gjerë.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 898 qytetarë, ndërsa 77% e të prekurve tashmë janë të shëruar.

COVID-19 – Statistika (14 maj 2020)
Testime totale 11769
Testime molekulare 11239
Testime serologjike 530
Raste pozitive 898
Raste të shëruara 694
Raste Aktive 173
Humbje jete 31 (qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 81
Krujë 47
Shkodër 16
Kamëz 12
Fier 5
Berat 5
Elbasan 2
Durrës 2
Kurbin 1
Mirditë 1
Korçë 1/atsh

Ministria e Shëndetësisë: 18 raste të reja, shkon në 898 numri i të prekurve Read More »

Tomini apel qytetarëve: Funksionimi i strategjisë së rihapjes varet vetëm nga ju

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 898 qytetarë, ndërsa 77% e të prekurve tashmë janë të shëruar.

Dr. Eugena Tomini, eksperte e Institutit të Shëndetit Publik në përditësimin e situatës theksoi se në të gjithë vendin aktualisht janë 173 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Krujë, Shkodër dhe Kamëz.

“Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 19 pacientë dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive. Me pak se 11% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet COVID, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes”, u shpreh Tomini.

Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11769 testime, nga të cilat, 11239 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike.

“Rastet e sotme pozitive janë tregues se funksionimi i strategjisë së rihapjes dhe e lehtësimit të masave varet vetëm nga ju. Nëse ju do të tregoheni të përgjegjshëm duke respektuar distancimin fizik, të kombinuar me masat e higjienës respiratore dhe personale, të mos kryeni vizita tek të afërmit për çdo lloj arsye, bizneset të zbatojnë protokollet strikte, do të vijojmë me një situatë epidemiologjike nën kontroll”, u shpreh Tomini.

“Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes COVID-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.
Për informacion në lidhje me COVID-19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40”, përfundoi ajo. /atsh

Tomini apel qytetarëve: Funksionimi i strategjisë së rihapjes varet vetëm nga ju Read More »

“Faza e parë e pandemisë u kalua me sukses”/ Hapja graduale e ekonomisë ndihmë për kapërcimin e fazës së dytë

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, deklaroi sot se “shëndeti i ekonomisë shqiptare është i bazuar mbi shëndetin e shoqërisë. Fazën e parë Shqipëria e ka kaluar shumë mirë bazuar në shifrat dhe të dhënat që kemi krahasuar me vende dhe shumë të stabilizuara ekonomikisht apo me shëndetësi më të fortë sesa vendi ynë”.

Në një intervistë televizive i pyetur për vlerësimin e BERZH për performancën ekonomike të Shqipërisë në vitin 2020, Bushati tha se “në radhë të parë qeveria, mazhoranca ka për detyrë të kalojë fazën e parë apo betejën e parë më këtë pandemi botërore që është ruajtja e shëndetit të qytetarëve, sepse patjetër është e lidhur ngushtë me shëndetin e ekonomisë”.

“Nëse nuk kemi një shoqëri të shëndetshme dhe nuk funksionon që në funksionet e saj bazike nuk mund të mendojmë për ekonominë. Në katër muaj Shqipëria mbajti mbi supe dy tragjedi të mëdha, që nuk i ka patur në mijëra vite, si tërmeti shkatërrimtar dhe një pandemi që herën e fundit ka qenë mijëra vite më parë, që të bllokojë ekonominë. Ne nuk mund të ishim një ishull i qetë në këtë trazirë të madhe. BERZH-i ka një parashikim tjetër. Unë dua të jem më optimist, sepse Shqipëria është prekur pak dhe hapja do ta ndihmojë më tepër”, tha ai.

Deputeti Bushati theksoi se “kjo pandemi do të ketë tri faza: faza e parë, përplasja dhe lufta e parë ndaj kësaj pandemie; faza e dytë, hapja e ekonomisë dhe faza e tretë, që do të ketë një kurë ose një vaksinë, por kjo do të dojë një kohë pak më të gjatë se ajo që do të dëshironim ne”.

“Besimi që ka fituar dhe e ka përdorur mirë qeveria shqiptare, sepse masat u ndoqën shumë mirë nga qytetarët, fakti që ne sot kemi vdekshmërinë më të ulët në Europë tregon besueshmëri”, – tha Bushati./atsh

“Faza e parë e pandemisë u kalua me sukses”/ Hapja graduale e ekonomisë ndihmë për kapërcimin e fazës së dytë Read More »

Shqipëria prej dy javësh vazhdon zbritjen nga piku

Shqipëria prej dy javësh vazhdon zbritjen nga piku dhe numri i të sëmurëve aktivë zbriti nga 289 më 28 prill, në 161 sot.

Sipas buletinit “Në ndjekje të pandemisë”, të publikuar nga Akademia e Shkencave, thuhet se koeficienti i transmetimit të sëmundjes prej 26 prillit është nën një, nivel që çon në mbyllje të pandemisë.

Në gjithë botën dje u regjistruan mbi 70 mijë të shëruar; ndërsa rritja mesatare ditore e numrit të të shëruarve ishte 2 për qind.

Ballkani dhe tërë vendet europerëndimore gjenden tashmë në procesin e daljes: rritja ditore e numrit të të sëmurëve në Europë zbriti në 1.37%.

Vendet e Lindjes, megjithëse me tregues të moderuar të ritmeve të përhapjes së sëmundjes (2-4%), ende nuk e kanë filluar fazën ulëse.

Treguesi përcaktues i shkallës së dominimit të pandemisë, koeficienti i transmetimit të sëmundjes, parashikuar të zbriste nën një (1) që nga 19 prilli u vërtetua me një zhvendosje disaditore.

Kahjet dhe prirjet e zhvillimeve të pandemisë tek ne në dy javët e fundit kanë rikonfirmuar parashikimet e njoftuara nga ekspertët E. Gjini dhe prof. Kaçiroti, pranë komisionit të përhershëm të matematikës dhe informatikës.

Sipas relacionit të E-group-it “Në ndjekje të pandemisë” të Akademisë së Shkencave, prej dy javësh Shqipëria vazhdon zbritjen nga piku i sëmundjes. Tek ne piku u arrit me 26-28 prill, kur u regjistrua numri maksimal i të sëmurëve aktivë prej 289. Që nga kjo datë vazhdon ulja e tyre dhe sot numërohen vetëm 161.

Po sipas parashikimeve (edhe të bashkëpunëtorëve të ASH-së), faza e pikut pritej me 8-15 prill. Dhe në fakt në këtë periudhë filloi ulja e parë e kurbës. Ndërkohë u shfaq vatra e Krujës dhe e Kurbinit, që e vonuan daljen nga pandemia me dy javë. Treguesit e periudhës 19-26 prill e dëshmojnë këtë, pasi në këtë kohë numri i të sëmurëve të rinj në Durrës-Krujë dhe Lezhë-Kurbin u rrit me mesataren ditore 11-12%. Pas kësaj date-kufi, ritmi i shtimit ditor të të prekurve zbriti tek rreth 2%, ndërsa javën e fundit u vërtetua rritje tek 1.1%, duke përfshirë këtu edhe Tiranën, çka paraflet për mbyllje të kësaj vale brenda 40 ditësh.

2. Në Europë, gjendja e përhapjes, dominimit dhe shërimit të popullatës prej pandemisë gjatë kësaj periudhe dyjavore paraqitet si vijon:

a). Rritja ditore e numrit të të sëmurëve në shkallë kontinenti zbriti në 1.37%

b). Tërë vendet europerëndimore gjenden tashmë në procesin e daljes, duke përfshirë Gjermaninë, Spanjën, Italinë dhe Francën, vende që prej ditësh kanë rritje minimale ditore të numrit të të prekurve të rinj, nën 0.5% si mesatare ditore;

c). Vendet më të avancuara në fazën dalëse nga pandemia janë Gjermania, Spanja, Austria, Zvicra, Danimarka, Finlanda, Sllovenia, Çekia dhe vendet balltike;

d). Belgjika, Holanda dhe Norvegjia, duke përfshirë Francën, e kanë minimizuar rritjen ditore, por ende kanë tregues jo të kënaqshëm të numrit të të shëruarve.

3. Vendet e rajonit të Ballkanit vazhdojnë ecurinë pozitive të mbylljes së pandemisë, proces të cilit së fundmi, i është bashkuar edhe Serbia. Në gjashtë vende ballkanike, duke përfshirë dhe Turqinë, nga 70 deri në 82% të numrit të përgjithshëm të të infektuarve rezultojnë të shëruar. Greqia njohu këto ditë një frenim të ritmit të të shëruarve në ditë.

4. Në një fazë më të vonuar për kontrollin dhe daljen prej pandemisë gjenden disa nga vendet e Lindjes, si Polonia, Ukraina, Bjellorusia, Moldavia dhe Bullgaria, të cilat, megjithëse me një përhapje të kufizuar të sëmundjes dhe me moderim te treguesit të ritmeve të përhapjes në kufijtë nga 2% deri në 4%, prapë se prapë ende nuk e kanë filluar fazën ulëse, pasi ritmi i shërimeve është ende i ulët dhe se rritja ditore e të sëmurëve te rinj duhet të zbresë nën 2 %.

5. Në shkallë globale dje janë regjistruar mbi 70 mijë të shëruar. Rritja mesatare ditore e numrit të të shëruarve ishte 2% dhe numri i të sëmurëve në terapi intensive vazhdoi të ulet.

Në qendrat kryesore të pandemisë dëshmohet kjo gjendje:

a) Në SHBA, numri i të sëmurëve u rrit me 1.66 % (nën 2%), u regjistruan mbi 30 mijë të shëruar dhe për herë të parë kurba e të sëmurëve aktivë njohu ulje.

b) Në Britaninë e Madhe rritja ditore e të sëmurëve ishte me 1.5%, situatë kjo që shkon drejt pikut.

c) Ndërsa në qendrat e tjera kryesore jashtë Europës dhe SHBA (Rusi, Brazil, Peru, Indi), me rritjet ditore prej 5% shihet një frenim i përhapjes së pandemisë, por me një kurbë ende në ngjitje drejt pikut./atsh

Shqipëria prej dy javësh vazhdon zbritjen nga piku Read More »

Ministria e Shëndetësisë: 4 raste të reja nga 246 qytetarë të testuar

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se në 24 orët e fundit janë identifikuar pozitivë me COVID-19 vetëm 4 persona.

Dr Flutura Beqo, pranë Ministrisë së Shëndetësisë bëri të ditur se “situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme mbështetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin aktiviologjik në mënyrë aktive.

Në 24 orët të fundit janë testuar 246 qytetarë të dyshuar si të prekur me COVID-19.

“Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitive 4 qytetarë, përkatësisht 2 qytetarë në Tiranë dhe 2 në Berat, mes të cilëve një grua shtatazënë ”, u shpreh Beqo.

Deri më sot janë konfirmuar pozitive me COVID-19 në të gjithë vendin 880 persona, 78% të të cilëve janë të shëruar.

Pavarësisht situatës së përmirësuar, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thekson se është shumë e rëndësishme që qytetarët të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale; bizneset të zbatojnë protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes COVID-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127./atsh

Ministria e Shëndetësisë: 4 raste të reja nga 246 qytetarë të testuar Read More »

Vijon pozitiviteti i ulët nën 2% në raport me testimet ditore, 78% e të prekurve janë shëruar

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se deri më sot janë konfirmuar pozitive me COVID-19 në të gjithë vendin 880 persona, 78% të të cilëve janë të shëruar.

“Vijon pozitiviteti i ulët nën 2%, në raport me testimet ditore. 78% e të prekurve janë shëruar”, deklaroi Dr. Flutra Beqo, pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Aktualisht në vend janë 161 persona aktiv me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11 578 testime, nga të cilat, 11 048 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike.

COVID-19 – Statistika (13 Maj 2020)
Testime të kryera 11 578
Raste pozitive 876
Raste të shëruara 682
Raste Aktive 163
Humbje jete 31 Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 70
Krujë 49
Shkodër 16
Kamëz 12
Fier 5
Berat 3
Elbasan 2
Kurbin 1
Mirditë 1
Durrës 1
Korçë 1/atsh

Vijon pozitiviteti i ulët nën 2% në raport me testimet ditore, 78% e të prekurve janë shëruar Read More »

Basha: Ekonomia jonë pritet të tkurret me 9%

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se “ekonomia jonë pritet të tkurret me 9%, më keq se në çdo vend tjetër”.

Duke iu referuar të dhënave të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim e cila ka bërë parashikime për rënien ekonomike të shumë vendeve, Basha është shprehur se, “ekonomia jonë pritet të tkurret me 9%, më keq se në çdo vend tjetër, sepse Rama zgjodhi të paguajë me paratë e shqiptarëve miqtë e tij oligarkë dhe jo njerëzit e bizneset”.

“Njerëzit janë sot pa punë, të varfëruar dhe pa asnjë mundësi të përballojnë krizën”, ka thënë Basha./atsh

Basha: Ekonomia jonë pritet të tkurret me 9% Read More »