Irina

Një vit nga nisja e misionit FRONTEX në Shqipëri, histori suksesi

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, deklaroi sot nga pika kufitare e Kakavijës se “për një vit nga nisja e operacionit të përbashkët me FRONTEX është arritur një volum i madh pune dhe suksesi, që ka çuar në rritjen e numrit të goditjes së krimit kufitar, ashtu siç ka çuar edhe në rritjen e numrit të kapjes së personave, të cilët në mënyrë të paligjshme kalojnë kufirin, migrantët e paligjshëm”.

Në një prononcim për mediet Lleshaj u shpreh se “jemi këtu për të shenjuar 1 vjetorin e fillimit të një prej operacioneve të rëndësishme të policisë shqiptare dhe FRONTEX”.

“Ky operacion synon tre objektiva të rëndësishëm , e para kontrollin e emigracionit të paligjshëm, kontrollin dhe luftën kundër krimit ndër kufitar dhe forcimin e bashkëpunimit policisë shqiptare dhe policive te BE-së në kuadër të procesit tonë të integrimit europian. Migracioni mbetet një sfidë e madhe dhe ne kemi regjistruar shifra mjaft të larta të migracionit të paligjshëm drejt Shqipërisë, i cili më pas tenton të zhvendoset drejt vendeve të BE-së”, – nënvizoi Lleshaj.

Ministri Llesha tha se “ne jemi të vendosur që në bashkëpunim me vendet europiane të frenojmë dhe të kontrollojmë këtë migracion, i cili shoqërohet me rrisqe të mëdha për sigurinë e Shqipërisë dhe BE-së”.

Duke falënderuar BE-në dhe FRONTEX, Lleshaj u shpreh se “ky bashkëpunim është i pari që FRONTEX ka realizuar më një vend jo anëtar të BE-së, një model që po ndiqet edhe nga vende të tjera të rajonit, gjatë këtij operacionit kemi 451 oficerë policie nag vendet e BE-së , të cilët përveçse kanë kontribuar përmes shërbimit dhe patrullimit në kufirin tonë kanë dhënë edhe një eksperiencë të madhe gjatë bashkëpunimit me oficerët tanë të policisë”.

“Sot në vendin tonë janë 51 oficerë nga vende të ndryshme të BE-së, janë gjithsej 17 vende anëtare që kanë kontribuar me oficerë policie gjatë këtij aksioni në kuadër të këtij bashkëpunimi është shkëmbyer një volum i madh experience”,- tha Lleshaj.

Lidhur me luftën kundër kanabisit, Lleshaj tha se “objektivi politik i ynë është për ta çrrënjosur dhe do të crrënjoset kanabisi dhe të gjithë ata që mbështesin këtë veprimtari kriminale”.

“Lufta kundër kanabisit është një prioritetet i Policisë së Shtetit ,e cila ka arritur në vitet e fundit sukesese të pamohueshme të njohura ndërkombëtarisht. Kanabisi në Shqipëri ka marrë goditje të rënda dhe të pakthyeshme”, – theksoi Lleshaj.

Ministri Lleshaj bëri të ditur se “viti 2020 do të shënojë një hap të ri të përshkallëzimti të përpjekjeve të policisë në luftën kundër kanabisit për këtë arsye ka një plan të madh ndërinstitucional, ku përfshihet policia, prefektura, agjencitë e tjera të cilat janë të angazhuara që ky fenomen të çrrënjoset nga Shqipëria përfundimisht”.

“Për këtë janë shtuar kapacitetet e monitorimit, kryesisht monitorimi nga ajri, një flotë e madhe dronesh është në operiacion me anë të të cilëve verifikohet monitorimi i cdo skaji të territorit , po ashtu një flotë e madhe automjetesh me kalueshmëri të lartë janë në dispozicion të policisë dhe po ashtu është një numër i madh njerëzish jo vetëm të policisë, por edh të strukturave t shtetit të angazhuar në këët front të madh”, – tha Lleshaj./atsh

Një vit nga nisja e misionit FRONTEX në Shqipëri, histori suksesi Read More »

Sezoni turistik/ Çarterat e parë në fillim të qershorit nga Moldavia, Bjellorusia, Polonia dhe me vendet skandinave

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi shprehu bindjen se me hapjen e sezonit turistik, ky sektor do të jetë një nga ndihmesat e mëdha të ekonomisë, pavarësisht se turizmi është një nga degët më të goditura nga COVID-19.

Gjatë një interviste televizive, Klosi theksoi se turizmi është një nga shanset që të rikuperojmë ekonominë, është një nga degët që mund të prodhojë para për ekonominë dhe të japë optimizëm në menaxhimin e postsituatës COVID-19.

“Ne në Shqipëri kemi 12 muaj mundësi që të presimin turistë dhe të bëjmë turizëm, por për sa i përket hapjes do të ndjekim protokolle dhe rregulla që garantojnë mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve” – tha Klosi.

Të gjithë duam që turizmin ta fillojmë që nesër, por shpjegoi ai, duhet të jemi të bindur në garantimin e zbatimit të protokolleve. “Në kuadër të stategjisë së mbrojtjes, kemi hapur bar-restorantet dhe për turizmin distancimi dhe higjena janë regullat kryesore. Kur themi që do të hapim strukturat ato do të funksionojnë sipas rregullave me qëllim ruajtjen e shëndetit të njerëzve”- tha Klosi, ndërsa theksoi se, me institucionet e linjës po diskutojmë sesi do të funksionojë sezoni duke garantuar dy kushte, distancimin social dhe higjienën.

Ministri informoi se brenda këtij muajit do të kemi hapjen e kufijve tokësorë.

“Për këtë kam patur diskutim me kolegët nga vendet e rajonit nga Kosova, Mali i Zi, Maqedoninë e Veriut ku të katër vendet jemi shprehur të gatshëm për hapjen e kufijve. Ndërsa kam komunikuar me palën greke, por Greqia është pak më shumë me rregullat europiane dhe kemi një dakordësi bilaterale, që kur ata të kenë një hapje më shumë europiane, ne të fillojmë hapjen me Greqinë”- tha Klosi.

Sipas tij, ne duam që me vendet e rajonit të kemi një hapje të kufijve tokësorë brenda këtij muaji dhe kjo do të jetë shumë pozitive.

“Heqja e karantinës në momentin e hapjes së kufijve duhet parë me shumë kujdes, paralelisht me respektmin e hapësirave mes çadrave në plazhe, reduktimin e plazheve masive, me qëllim që të kemi struktura të gatshme për pushuesit, që i kemi shumë të nevojshme edhe për kontributin në ekonomi”- tha Kosi

Ai tha se, lëvizjet e brendshme japin 80% kontribut në biznese në të gjithë vendin.

“Me operatorët turistikë të vendeve nga Moldavia, Bjellorusia e Polonia dhe me vendet skandinave kemi filluar diskutimet për fillimn e çarterave të parë në fillim të qershorit. Kemi një hapje në radhë të parë me kufijtë tokësor me turizmin e rajonit”- deklaroi Klosi

Ai bëri apel për qytetarët të fokusohen te turizmi i brendshëm. Investimet në resorte, hotele dhe çmimet konkurruese e bëjnë Shqipërinë destinacion turistik të preferuar.

“Jemi në komunikim me operatorët turistik dhe ditët e turizmit nuk do të digjen nga fashat dhe ajo që po punojmë është që ta shfytëzojmë sezonin shtator-tetor e deri nëntor”- tha Klosi.

“Eshtë momenti të pushojmë shqip. Turizmi është një biznes i rëndësishëm që jep 35% kontribut dhe potencialet për shfrytëzimin tij janë të shumta në Shqipëri”, tha Klosi. /atsh

Sezoni turistik/ Çarterat e parë në fillim të qershorit nga Moldavia, Bjellorusia, Polonia dhe me vendet skandinave Read More »

Parashikimi i motit për sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare në relievet malore përgjatë orëve të mesditës.

Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim – Verilindje mesatare dhe hera herës lokalisht deri intensive deri në 20-25m/sek kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 4 ballë duke u shoqëruar me lartësi dallge 0.8-1.5 metër.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 14/28 Diell
Kukës 10/24 Diell
Lezhë 14/28 Diell
Dibër 10/24 Diell
Durrës 15/28 Diell
Tiranë 15/30 Diell
Elbasan 12/30 Diell
Berat 14/30 Diell
Vlorë 14/28 Diell
Korçë 10/22 Diell
Gjirokastër 10/29 Diell
Sarandë 14/29 Diell/atsh

Parashikimi i motit për sot Read More »

“Disa kthesa janë shumë të vështira, por duhet të merren për të vazhduar rrugën”

Kryeministri Edi Rama zgjodhi sot të tjera fjalë të shenjta për të përcjellë mesazhin e tij.

Rama ka zgjedhur fjalët e filozofit Imam Gazaliu, sipas të cilit disa kthesa janë shumë të vështira, por duhen të merren për të vazhduar rrugën.

“Disa kthesa janë shumë të vështira, por duhet të merren për të vazhduar rrugën”, shprehet Rama duke cituar Imam Gazaliu.

“Disa kthesa janë shumë të vështira, por duhet të merren për të vazhduar rrugën” Read More »

Reforma në Drejtësi/ Basha: Çdo ndryshim kushtetues ose ligjor nga parlamenti aktual, i paligjshëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se “çdo ndryshim kushtetues ose ligjor në lidhje me Reformën në Drejtësi nga parlamenti aktual është i paligjshëm”.

“Ndryshime të tilla u shërbejnë vetëm atyre që përdorin fuqinë e tyre për të përdredhur dhe minuar reformën dhe për të kontrolluar dhe kapur politikisht sistemin e drejtësisë”, u shpreh Basha.

Basha reagoi pas deklaratës së ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim e cila tha se “shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë Reformën në Drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta”./atsh

Reforma në Drejtësi/ Basha: Çdo ndryshim kushtetues ose ligjor nga parlamenti aktual, i paligjshëm Read More »

Teatri duhej shembur shumë e shumë vite më parë, problemet në godinë që në vitin 1941

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Teatri Kombëtar që u shemb nuk mund dhe nuk duhej ruajtur. “Ai duhej shembur shumë e shumë vite më parë”, tha Rama.

Në një intervistë televizive të zhvilluar në ambientet e rikonstruktuara të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Kryeministri Rama theksoi se “ka një kronologji fantastike që për fat të keq nuk e njeh askush, se të gjithë flasin për monument, kulturë, për identitet, traditë, por nuk dinë historinë sesi ka rrjedhur të asaj godine dhe se sa shumë në shumë vite, qysh prej saktësisht vitit 1941 kur është bërë ekspertiza e parë dhe kur shkruhej ‘nevojiten riparime urgjente për tavanin dhe taracën’, e deri vonë është thënë dhe stërthënë se çfarë dëshpërimi është ajo që s’është më”.

“Në këtë aspekt unë jo nuk jam vetëm, përkundrazi, mbase më qëlloi mua të isha i vetmi ta kaloja këtë det në këmbë. Kjo betejë e nisur prej 21 vitesh për të arritur për ta pastruar atë shesh, ndërkohë që nuk kam thënë do rindërtojmë atë atje, por kam thënë diçka të rëndësishme”, u shpreh ai.

Ndërsa duke folur për TKOB, Rama theksoi se “e vërteta është se këtu ishin mundësitë për ta bërë këtë rindërtim”.

“Është kryer një punë spektakolare e cila është shumë më tepër në pjesën e padukshme se në pjesën e dukshme, sepse kjo sallë ka pasur një problem të madh me akustikën dhe siç e shihni përtej mikrofonave këtu ka një akustikë fantastike, me akusticienë të huaj. Ndërkohë në pjesën e mbrapme ka një skenë super teknologjike, që do të bëjë që qoftë trupat tona, talentet tona që shkëlqejnë nëpër botë kur të ngjiten në këtë skenë të ndjehen si në Tokio, Milano, Paris dhe si në çdo teatër që meriton këtë emër në botën e qytetëruar”, tha Rama.

“Ne nuk e kemi përuruar sallën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, por thjesht kemi ardhur për të ndarë me publikun frutet e një pune të bukur, e një pune të dhunuar me dhjetëra e dhjetëra vite e një pune që u jep më në fund në historinë e këtij vendi dinjitet njerëzve të skenës dhe dinjitet atyre që vijnë për të shijuar ngjarjet në skenë, gjë që nuk e kanë pasur kurrë as ata që ngjiteshin në skenë, dhe as ata që i ndiqnin në kushtet më mizerabël që turpëronin Shqipërinë qoftë këtu, dhe më keq akoma në godinën e saposhembur më në fund, të atij që u quajt gabimisht Teatri Kombëtar”, – tha Rama. /atsh

Teatri duhej shembur shumë e shumë vite më parë, problemet në godinë që në vitin 1941 Read More »

Opozita teatër absurd, gjen çdo rast dhe mundësi për të ikur nga tryeza e Reformës Zgjedhore

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaroi sot se Lulzim Basha në krye të asaj partie dhe e gjithë opozita vetëm u ka ikur betejave elektorale.

“Më thoni ju, një parti opozitare në botë, e cila nuk do ta afrojë datën e zgjedhjeve, e cila nuk futet në zgjedhje me pasion për të fituar. Ikën në 2017, ikën në 2019. Tani ikën nga tryeza e reformës zgjedhore, pasi u prish Teatri Kombëtar”, tha Spiropali në fjalën e saj, në Kuvend.

Sipas Spiropalit, “nga një protestë me ndjeshmëri qytetarë të disave që janë në të drejtën e tyre për të qenë aty, ata e kanë kthyer atë në një skenë, ku Monika luan rolin e Penelopës, Luli të Odiseut që i ikën kësaj, dezhurnin nuk po dinë ta mbajnë, turnin nuk dinë ku e kanë “.

Spiropali theksoi se vendosin vija që nuk dinë ti mbajnë dhe më pas vendosin të braktisin një nga reformat më të rëndësishme për Shqipërinë e të ardhmen europiane.

Ata njerëz që janë aty, theksoi Spiropali, nuk kanë asnjë lidhje me artistët e mëdhenj që i kanë dhënë shpirtin atij teatri dhe janë për ndërtimin e një teatri dinjitoz kombëtar.

“Sepse është kombëtarizëm të duash këtë. Jo teatri ynë një furrik ndërsa teatri i Shkupit gjigand. Pse qenkeni ne të destinuar të mos kemi një teatër operash dinjitoz, një teatër kombëtar dinjitoz. Ato janë themele të shtetit, ato nuk kanë të bëjnë vetëm me artin, ato kanë të bëjnë me ardhmërinë tonë, me mënyrën se si fëmijët tanë shohin, e perceptojnë veten e tyre si shqiptar e qytetar“, deklaroi Spiropali.

Sipas Spiropalit, gjuha e përdorur nga disa deputetë të opozitës në Kuvend, është e ngjashme me gjuhën që vetëm me artin e qytetarinë nuk kanë të bëjnë.

“E pamë se si ju vërsulën me një egërsi të pashoqe aktorëve e regjisorëve që nuk mendojnë si këta por mendojnë se ne duhet të kemi një teatër tjetër kombëtar të ri, aty. Guxuan deri aty, këta të dashuruar me mendimin ndryshe, të sulmonin edhe Ismail Kadarenë, monumentin e gjallë të gjenialitetit, kombëtarizmit e europianizmit shqiptar, me gjuhë të fëlliqur e mendim të egër, duke i bërë gjyqe popullore. Protesta e tyre mund të quhet mirë edhe protesta makbethiane e kafshimit të veshit”, deklaroi Spiropali./atsh

Opozita teatër absurd, gjen çdo rast dhe mundësi për të ikur nga tryeza e Reformës Zgjedhore Read More »

Tejkalimi i qëndrimit në Greqi për shkak të COVID-19/ Rama: Në rast mosanulimi të gjobave për shqiptarët nga autoritetet greke, i rimbursojmë 100%

Autoritetet greke do të rishikojnë të gjitha gjobat e vendosura gjatë kohës së pandemisë COVID-19 në ngarkim të shqiptarëve që u penalizuan nga pamundësia për të lëvizur për shkak të mbylljes së kufirit.

Kryeministri Edi Rama përcolli sot një lajm me rëndësi. “Zyra ime ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet greke, pas lajmit të bërë publik të gjobitjes së disa shtetasve shqiptarë që kanë tejkaluar afatin 90-ditor të qëndrimit në Greqi gjatë muajve të fundit. Autoritetet greke do të rishikojnë të gjitha gjobat e vendosura, ndërkohë kanë siguruar se në kohëzgjatjen e pandemisë vendosja e gjobave do të ndodhë vetëm në rastet flagrante, ku shkelja e afateve nuk ka lidhje me situatën e krijuar nga COVID-19”, – theksoi Rama.

“Unë i siguroj të gjithë qytetarët shqiptarë të cilëve autoritetet greke nuk do t’ua anulojnë gjobën, se do të rimbursohen në masën 100% nga qeveria e Republikës së Shqipërisë”, – tha Rama. //atsh

Tejkalimi i qëndrimit në Greqi për shkak të COVID-19/ Rama: Në rast mosanulimi të gjobave për shqiptarët nga autoritetet greke, i rimbursojmë 100% Read More »