Irina

Rama përcjell fjalët nga Bibla e Shenjtë: “Besimi nuk i bën gjërat e lehta, i bën të mundura”

“Besimi nuk i bën gjërat e lehta, i bën të mundura”.

Kryeministri Edi Rama zgjodhi sot këtë pasazh nga Bibla e Shenjtë, për të përcjellë një tjetër mesazh të fuqishëm përmes rubrikës “Fjalët e Shenjta”.

Duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore, Kryeministri Rama ka përcjellë këto javë apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit./atsh

Rama përcjell fjalët nga Bibla e Shenjtë: “Besimi nuk i bën gjërat e lehta, i bën të mundura” Read More »

Fizioterapi dhe shërbim i dedikuar për 13 vjeçarin me aftësi ndryshe që i shpëtoi tërmetit në Thumanë

Anteo, 13 vjeçari me aftësi ndryshe që i shpëtoi fatmirësisht tërmetit në Thumanë është strehuar bashkë me familjen në Shëngjin.

Ai ndjek shkollën si një nga nxënësit më të shkëlqyer, ndërkohë që prej dy javësh merr edhe orët e fizioterapisë së nevojshme për problemin e tij shëndetësor.

Deputetja e qarkut Lezhë, Ardiana Jaku vizitoi 13-vjeçarin e strehuar në Shëngjin, i cili i tha se ëndërron të bëhet mjek në të ardhmen.

Jaku u interesua për gjendjen e Anteos, i cili tashmë ka filluar të marrë edhe shërbimin e fizioterapisë.

Për ERTV, prindërit e Anteos treguan sfidat me të cilat përballen për kurimin e sëmundjes së Anteos, ndërsa folën për optimizmin dhe kurajon që ka vetë Anteo, i cili dëshiron që në të ardhmen të bëhet mjek.

Për fundvit, 13-vjeçari i shprehu Alteos (gazetarit të ERTV-së) dëshirën për një dhuratë të preferuar, e cila do t’i dorëzohet përpara Vitit të Ri./atsh

Fizioterapi dhe shërbim i dedikuar për 13 vjeçarin me aftësi ndryshe që i shpëtoi tërmetit në Thumanë Read More »

407 të punësuar brenda një jave vetëm nga Zyrat e Punës

Në 1 javë (20-26 nëntor), vetëm përmes Zyrave të Punës në gjithë vendin janë punësuar 407 persona.

Sipas statistikave të publikuara sot në qarkun Berat janë punësuar 28 persona, në qarkun Durrës 25 persona, në qarkun Fier 44 persona, në qarkun Korçë 28 persona, në qarkun Dibër 25 persona.

Po ashtu, në qarkun Elbasan janë punësuar 48 persona, në qarkun Gjirokastër 5 persona në qarkun Kukës 15 persona.

Gjatë kësaj jave në qarkun Lezhë janë punësuar 26 persona, në qarkun Shkodër 39 persona, në qarkun Tiranë 72 persona dhe në qarkun Vlorë 52 persona./atsh

407 të punësuar brenda një jave vetëm nga Zyrat e Punës Read More »

Meta përshëndet miratimin i ligjit për simbolet kombëtare nga Mali i Zi

Presidenti Ilir Meta përshëndeti pasditen e sotme miratimin në Kuvendin e Malit të Zi të ligjit për Zgjedhjen, Përdorimin dhe Shfaqjen Publike të Simboleve Kombëtare.

“Përshëndes miratimin në Kuvendin e Malit të Zi të Ligjit për Zgjedhjen, Përdorimin dhe Shfaqjen Publike të Simboleve Kombëtare për t’ju garantuar pakicave kombëtare e drejta dhe liria e zgjedhjes, përdorimit dhe vendosjes publike të simboleve kombëtare, si dhe kremtimi i festave të tyre kombëtare”, u shpreh Meta.

“Ky ligj, që priste miratimin që prej vitit 2017 u garanton komunave ku shqiptarët përbëjnë 5% të popullsisë shënimin e festës kombëtare. Një hap i rëndësishëm në drejtim të respektimit të të drejtave të pakicave dhe në dobi të forcimit të kohezionit social dhe kontributit të tyre në ndërtimin e shtetit të së drejtës”, shprehet ai.

Po ashtu Meta përgëzoi “jo vetëm partive politike shqiptare por të gjitha institicionet në Malin e Zi që kontribuuan në miratimin e këtij ligji të rëndësishëm”. /atsh

Meta përshëndet miratimin i ligjit për simbolet kombëtare nga Mali i Zi Read More »

Nënë Bejaze me shtëpi të re natën e ndërrimit të viteve

Kryetari i grupit Parlamentarë të PS-së Taulant Balla tha sot ne nënë Bejaze do ta kalojë në shtëpi të re ndërrimin e viteve.

“Kush e mban mend nënë Bejazen dhe shtëpinë e saj të shkatërruar tërësisht. Por ndërrimi i viteve do të ndryshojë edhe jetën e saj”, shprehet ai.

Më herët, kishte nisur puna për rindërtimin e banesës së 95-vjeçares në Spathar të Librazhdit.

“Nënë Bajaze Kurti 95 vjeç nuk është vetëm. Shtëpia e rrënuar, do të ndërtohet dhe do të mobilohet. Punimet po ecin shumë mirë dhe shumë shpejt do jemi këtu përsëri kur gjithçka të ketë mbaruar”, tha Balla në atë kohë. //atsh

Nënë Bejaze me shtëpi të re natën e ndërrimit të viteve Read More »

Shkollë me kushte moderne në Kolonjë të Lushnjës, Braçe: Ne bëjmë punë, llafet i bën Luli

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe tha sot se në ndryshim nga opozita, mazhoranca merret me punë, ndërsa publikoi transformimin e shkollës së bashkuar në Kolonjë.

“Shkolla e bashkuar në qendër të fshatit Kolonjë në Lushnjë; Transformim rrënjësor nga një ngrehinë në qendër komunitare për fshatin më të madh të njësisë!”, u shpreh Braçe.

“Hapësira te reja, laboratore, sistem ngrohjeje dhe palestër për herë të parë,nyje të reja sanitare për çdo grupmoshë, ndare sipas gjinive, për fëmijë me aftësi ndryshe dhe për mësuesit!”, shprehet ai.

“Këtë i premtuam, veprën bëmë; Ja ku është! Puna vlen veprat bëjnë besimin fjalët i merr era. Llafet i bën Luli”, përfundoi zv.kryeministri Braçe.

Po ashtu, Braçe tha se edhe Shkolla e bashkuar në fshatin Fier Seman të bashkisë Divjakë po projektohet si qendër komunitare.

“Kaq e madhe do jetë! Por përsëri dhe kaq nuk është mjaft. E kemi projektuar si qendër komunitare për Fier Semanin, Gradishtën, Mehallezen, Gungasin, Korijen dhe, po qe se u pëlqen edhe për Spolaten e Babunjen që janë 10-15 minuta larg”, tha ai.

Sipas tij, shkolla e re do i ketë të gjitha, hapësirat e reja, laboratoret, ngrohjen, nyjet e reja sanitare per çdo kategori brenda në shkollë e jo me tek klubi fshatit.

“Banorët e Fier Semanit e ruajtën të paprekur territorin e pamatë të shkollës, posaçërisht terrenet sportive dhe ne do ua kthejme tërësisht të ribëra! Premtim i dhënë, vepër në ndërtim!”, u shpreh ai. /atsh

Shkollë me kushte moderne në Kolonjë të Lushnjës, Braçe: Ne bëjmë punë, llafet i bën Luli Read More »

Kosto e ulët e transportit, 52% e tregtisë së mallrave përmes detit

Zhvillimi i ”rrugëve të detit” po shihet gjithnjë e më tepër si një alternative konkurruese e transportit rrugor të mallrave, për shkak të kostos më të ulët.

Në njëmbëdhjetë mujorin e vitit 2019, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 870,3 miliardë lekë dhe sipas INSTAT, 52 % e tyre u transportua me det.

Referuar të dhënave të publikuara në raportin mbi statistikat e transportit, në periudhën janar-nëntor 2019, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 4.1 milion ton, duke u rritur me 15.4%, krahasuar me vitin 2018./atsh

Kosto e ulët e transportit, 52% e tregtisë së mallrave përmes detit Read More »

Miratohet projekti për restaurimin e kishës së Shën Mëhillit në Voskopojë

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin e restaurimit e “Kisha e Shën Mëhillit”, Voskopojë.

“Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në elementët konstruktivë të kishës”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

Kisha e Shën Mëhillit u mbarua së ndërtuari më 1722, si kishë e tipit bazilikal trenefesh, me dimensione 33 x 15 x 9 m, e mbështetur në dy kolona. Dy rreshtat e kolonave ndajnë hapësirën e naosit në dy nefe anësore dhe në një qendror, të kompozuar në lartësinë e volumit të naosit. Kolonat janë të lidhura midis tyre me harqe në të dy drejtimet. Në të gjitha nefet krijohen bërthamat, mbulesat e të cilave janë kupola.

Të gjitha kupolat nuk ngjanë me njëra-tjetrën. Ndryshueshmëria paraqitet në planimetri. Në pjesën lindore absida del jashtë dhe është e trajtuar me pilastra. Narteksi ndodhet në pjesën perëndimore, nuk ndryshon shumë nga ana konstruktive në pjesët e naosit.

Narteksi është i mbështetur në kolona guri me harqe dhe kupola, por në dallim nga naosi nuk ka nefe dhe të gjitha mbulesat janë kupola me brinjë katrore në nivel për nga lartësia. Hajati mungon, është rrënuar para shumë vitesh, por sot arrijmë të lexojmë gjurmë. Në 1996 kisha u vandalizua dhe 23 piktura shenjtorësh u dëmtuan rëndë. /atsh

Miratohet projekti për restaurimin e kishës së Shën Mëhillit në Voskopojë Read More »