Irina

Lajm shumë i mirë/ Hiqet taksa për dhurimin e banesës për familjarët e afërt

Nga sot qytetarët çlirohen nga taksa e dhurimit të pronës brenda familjes, nga prindërit tek fëmijët, mes bashkëshortëve si dhe mes vëllezërve dhe motrave.

Drejtori i Politikave Fiskale në ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Niko Lera në një intervistë për ATSH-në deklaroi se ligji e parashikonte pagimin e taksës prej 15 % jo vetëm në rastet kur shitej banesa, por edhe në rastet kur dhurohej.

“Kemi patur kërkesë të shtuar të individëve që kanë privatizuar banesën në 1992 dhe tashmë babai kërkon t’ja lerë fëmijës atë pjesë që i takon, ashtu sikundër në rastet kur motra është martuar dhe kërkon ti lenë pjesën e saj vëllait”, shprehet Lera./atsh

Lajm shumë i mirë/ Hiqet taksa për dhurimin e banesës për familjarët e afërt Read More »

Rama citon Papa Françeskun: Hiqni telefonët dhe komunikoni me njëri-tjetrin

Kryeministri Edi Rama, ka zgjedhur sot në rubrikën ‘Fjalë të Çmuara’ një mesazh nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.

“Hiqni telefonët dhe komunikoni me njëri-tjetrin. Hiqni nga duart edhe kur drekoni e flisni. Ju dini vetëm të çatoni dhe keni harruar komunikimin”, shprehet Rama duke cituar apelin e Papa Françeskut./atsh

Rama citon Papa Françeskun: Hiqni telefonët dhe komunikoni me njëri-tjetrin Read More »

Rama: Objektivat që do të përcaktojnë kryesimin nga Shqipëria të OSBE-së

Marrja e kryesisë së radhës së OSBE-së është vërtet një moment historik për Shqipërinë duke qenë një vend nën regjimin mizor komunist që kundërshtoi Aktin Final të Helsinkit dhe ne ndihemi të nderuar të udhëheqim këtë organizatë. Kryesia e OSBE-së shënon pikën kryesore të transformimit tonë të rëndësishëm, deklaroi kryeministri njëkohësisht dhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Edi Rama në marrjen e postit të Kryetarit në Detyrë të organizatës rajonale të sigurisë, shkruhej në faqen zyrtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, OSBE.

“Vizioni ynë për kryesinë shqiptare të OSBE-së për vitin 2020 udhëhiqet nga tre objektiva të rëndësishme, përqendrimi në baza duke zbatuar së bashku dhe me mirëbesim, tërësinë e angazhimeve tona politike, ndryshime në terren, qoftë këto në parandalimin e përshkallëzimit të një konflikti, monitorimit të zgjedhjeve ose mbështetjen e reformave, apo përmirësimit të sigurisë dhe prosperitetit të qytetarëve tanë dhe duke vazhduar forcimin e dialogut të frymëzuar nga 30 vjetori i Marrëveshjes së Parisit”, deklaroi Rama.

Prioritetet e kryetarit të Shqipërisë përqendrohen në të treja dimensionet e konceptit gjithëpërfshirës të sigurisë së OSBE-së.

Rama theksoi disa nga çështjet kryesore që do të paraqiten në axhendë.

“Kriza në Ukrainë dhe rreth saj mbetet sfida më e urgjente e sigurisë në Europë. Përpjekjet për zgjidhjen e konflikteve do të jenë në krye të axhendës së kryesisë shqiptare, pasi është e papranueshme që konfliktet e zgjatura në rajonin tonë vazhdojnë të marrin jetë njerëzish. OSBE-ja ka dëshmuar se është një organizatë që jo vetëm mund të gjendet shpejt në zonat e konfliktit, por ndonjëherë, mund ta bëjë këtë kur askush tjetër nuk mundet”, deklaroi Rama.

“Gratë vazhdojnë të vuajnë më shumë nga joqëndrueshmëria dhe konfliktet. Ato gjithashtu janë përjashtuar nga bisedimet e paqes. Kjo është arsyeja pse do të përqendrohemi në ndalimin e dhunës ndaj grave dhe në promovimin e rolit të gruas në paqe dhe siguri. Për sa i përket kësaj temë, ne kemi një histori pozitive. Gjysma e ministrave të mi të kabinetit qeveritar janë gra, një e treta e deputetëve të parlamentit shqiptar janë gra dhe Shqipëria renditet ndër pesë vendet e para në botë për pjesëmarrjen e grave në qeveri dhe ndër vendet e larta në botë për e numrin e grave në çështjet publike”, theksoi Rama.

Ai vuri në dukje se korrupsioni, gërryen themelet e demokracive dhe ka një ndikim negativ në mbarëvajtjen dhe sigurinë e rajonit, si dhe në kërcënimet trans-kombëtare. Duke u bazuar në vrullin e krijuar nga kryesitë e mëparshme, Rama theksoi se do të përmirësojnë punën e OSBE-së në luftën kundër korrupsionit dhe promovimit të qeverisjes së mirë.

Kryetari aktual i OSBE-së deklaroi se “trafikimi i qenieve njerëzore nuk është thjesht rrezik sigurie, por edhe një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut. Duke qenë se OSBE njihet gjerësisht si lider global në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, në vitin 2020 ne do të vazhdojmë të ruajmë aktivitetin e OSBE-së në këtë fushë”.

“Së fundmi, në Europë po përhapen jotoleranca dhe gjuha e urrejtjes. Duhet të intensifikojmë përpjekjet tona për të mundur diskriminimin dhe për të promovuar të drejtat e njeriut dhe liritë themelore”, shtoi Rama.

Kryetari i ri në detyrë theksoi se receta e Helsinkit për paqen në Europë është e thjeshtë, por efektive. Zbatimi i të gjitha parimeve të Helsinkit, përfshirë këtu respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial, dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore.

“Nëse duam siguri dhe paqe në Europë, duhet të marrim të gjithë përgjegjësinë për zbatimin e plotë të angazhimeve tona. Kjo është thelbësore për besueshmërinë e OSBE-së si organizata më e madhe rajonale e sigurisë dhe për të gjitha shtetet e saj pjesëmarrëse dhe si mënyra e vetme për të rindërtuar besimin mes nesh. Promovimi i masave për ndërtimin e besimit dhe përdorimi i plotë i dialogut të strukturuar janë gjithashtu thelbësore për këtë përpjekje”, theksoi Rama.

“Besoj se kemi hartuar një program realist dhe të ekuilibruar, në konsultime të gjera me kryeqytetet dhe në Vjenë. Gjatë gjithë vitit të ardhshëm, Shqipëria do të jetë një kryesi e hapur dhe gjithëpërfshirëse. Ju garantoj se do të dëgjohen zërat e secilit shtet pjesëmarrës dhe vendimet do të merren në mënyrë transparente, duke mbështetur vlerat dhe parimet tona të përbashkëta. Suksesi ynë do të jetë suksesi i të gjitha 57 shteteve pjesëmarrëse”, përfundoi Rama.

Kryeministri njëkohësisht dhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, si dhe Kryetari i OSBE-së Edi Rama, do t’i paraqesë Këshillit të Përhershëm të OSBE-së përparësitë e Shqipërisë më 9 janar në Vjenë./ atsh

Rama: Objektivat që do të përcaktojnë kryesimin nga Shqipëria të OSBE-së Read More »

Kadastra Shqiptare/ Nga 1 janari 52 shërbime online në platformën e-Albania

Kadastra Shqiptare nga 1 janari do të ketë 52 shërbime në platformën e-Albania.

“Nisja e këtij viti nga 1 janari do të ketë në platformën e-Albania për 472 shërbime do të aplikohet vetëm online. Prej të cilave 52 shërbime i përkasin Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Ju mund të regjistroheni në platformë nga kompjuteri, tableti ose celulari juaj në shumë pak sekonda”, thuhet në njoftimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Gjithashtu, ASHK shton se “sportelet e ADISA dhe zyrat e Postës Shqiptare do të jenë në dispozicionin tuaj për t’ju ardhur në ndihmë për çdo sqarim të mundshëm, për t’u regjistruar në platformën e-Albania apo për të aplikuar online”. /atsh

Kadastra Shqiptare/ Nga 1 janari 52 shërbime online në platformën e-Albania Read More »

Rama nderon me “Medalje Ari” zjarrfikësin Luan Kapaj: Simboli i reagimit njerëzor dhe profesional në operacionet e kërkim-shpëtimit

Zjarrfikësi nga Vlora, Luan Kapaj, i cili nuk reshti një sekondë, duke u përpjekur të nxjerrë gjallë nga rrënojat e tërmetit të 26 nëntorit, dy persona nën gërmadha, u nderua sot nga Kryeministri Edi Rama me ‘Medaljen e Artë’, për vlerësim profesional.

Në ceremoninë e organizuar në Kryeministri, në fjalën e tij Kryeministri Rama theksoi se “dëshiroj që ti jap Luanit “Medaljen e Artë” për vlerësim profesional, një medalje që është krijuar prej disa kohësh dhe është dhënë për herë të parë vetëm për trupat e kërkim-shpëtimit që erdhën dhe na ndihmuan të shpëtojmë jetë shqiptare, por është e para që i jepet një individi”.

“Besoj që duke ia dhënë këtë medalje Luanit, për aktin e tij jo vetëm i japim medaljes një vlerë shumë të madhe, por e vendosim stekën shumë lart për individë të tjerë që meritojnë të vlerësohen”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “kjo është një ceremoni e vogël në përmasën e saj , por është një ceremoni shumë e veçantë në përmbajtjen e saj”.

“Ndihem vërtet i nderuar që sot ti kushtojmë këtë vëmendje një njeriu të zakonshëm , i cili u bë simboli i reagimit njerëzor dhe profesional në kushtet e rënda të atyre ditëve dhe netëve kur plot jetë njerëzore ishin në fije të perit. Një ndër presidentët e SHBA-së thotë se heronjtë si njerëz nuk janë më guximtarë se të tjerët, por tregohen më të guximshëm se të tjerët disa minuta më shumë dhe më gjatë. Edhe pse heroizmi i Luanit nuk ishte disa minuta, por ishte shumë e shumë orë pa pushim , në kushte ekstreme stresi dhe me dridhjet e tokës që vazhdonin çka e bën atë një hero të një lloji shumë të veçantë”, – nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se ” më vjen mirë që sot këtu kanë ardhur për ta respektuar Luanin edhe disa prej atyre që kanë një jetë të dytë nga Luani. Unë pata rastin të dëgjoj edhe kolegë të huaj të Luanit të cilët u shprehën me një admirim të jashtëzakonshëm për aktet e tij, për përkushtimin e tij, madje njeri prej tyre më tha akoma nuk a rrij ta kuptoj dot se si mund të ishte një njeri aq i gatshëm të sakrifikonte jetën e tij në kushte që teknikisht dukeshin të pamundura edhe pse kam parë në jetën time episode të jashtëzakonshme që prapë se prapë nuk janë për aq sa kujtoj në të njëjtin nivel guximi dhe sakrifice. Dhe unë i thashë “Nuk ke për ta kuptuar kurrë nëse nuk kupton se çfarë do të thotë të jesh vlonjat””.

Kryeministri Rama u shpreh se “më vjen mirë që e shoh përditë që ajo që njerëzit tanë bënë në momentet e një krize që ishte shumë më e madhe sesa ne, se sa forca jonë, sesa aftësia jonë për të imagjinuar kapërcimin e saj, ka frymëzuar në tërësi të gjithë ata që pa qenë të thirrur për të bërë heroizma, po përkushtohen çdo ditë për rindërtimin”.
Sipas tij, procesi i rindërtimit po ecën jashtëzakonisht mirë nga pikëpamja e respektimit të afateve shumë të shkurtra dhe përpjekjeve për të qenë në lartësinë e ambicies sonë për rindërtimin.

“Ndodh rëndom që kur bëhet mirë një punë , kur dikush bën mirë një punë sidomos kur punon për shtetin cinikët thonë detyrën po bëjnë. Në fakt detyrën janë të thirrur të bëjnë të gjithë ata që ti shërbejnë shtetit dhe dallimin e bën pikërisht përkushtimi dhe cilësia në kryerjen e detyrës.

Sigurisht detyrën bëjmë të gjithë, por në varësi si e bëjmë detyrën, sa mirë e bëjmë detyrën, varet edhe impakti që kryerja e detyrës ka mbi njerëzit dhe shoqërinë.
“Nuk dua të zgjatem më shumë, por dua të kujtoj këtu fjalët e Presidentit De Gol, i cili duke folur për katastrofat ka thënë që ‘Nuk është e tolerueshme dhe nuk është as e mundur që nga vdekjet, sakrificat dhe shkatërrimi që prodhojnë kaq shumë heroizëm të mos zhvillohet një gjendje më e mirë njerëzore’. Kam besim së nga gjithçka pamë, kaluam, promovuam, mësuam dhe gjithçka kemi akumuluar në kujtesën tonë padiskutim kemi mundësinë historike të zhvillojmë një gjendje më të mirë njerëzore këtu në vendin”, tha Rama.

“Me shumë respekt dëshiroj të të dorëzoj këtë medalje e të them që jam shumë i privilegjuar në këtë moment, jam shumë i prekur që jam pranë teje, sinqerisht, se në kushtet e jetës së përditshme, njerëzit si ty, që janë jo një e dy, por janë dhjetëra mijëra në Shqipëri janë thjesht në jetën e tyre dhe ne rrallë ose as fare i shohim në vlerën dhe rëndësinë që kanë për punën që bëjnë. Të jam shumë mirënjohës e të falënderoj edhe për praninë tënde këtu”.

Zjarrfikësi Luan Kapaj, pasi mori medaljen tha se “më shumë sesa krenarë kjo medalje më bën krenarë për dy qytetarët e mi që sot janë bashkë me ne marrin ajrin e kësaj toke dhe shikojnë dritën e këtij dielli. Unë do ti shërbej popullit tim deri në momentin e fundit të jetës time”.

Një nga të mbijetuarit nga tërmeti , që u shpëtua nga Luani, tha se “Luani më shpëtoi jetën kishte zemër të madhe, siç ka emrin është edhe vetë”./atsh

Rama nderon me “Medalje Ari” zjarrfikësin Luan Kapaj: Simboli i reagimit njerëzor dhe profesional në operacionet e kërkim-shpëtimit Read More »

“Certifikatë Mirënjohjeje” për Policinë e Durrësit në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti

Me vendim të Këshillit Bashkiak të bashkisë Durrës, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës është nderuar me “Certifikatë Mirënjohjeje”, me motivacionin “Për përkushtimin maksimal në ndihmë të popullsisë së dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe mbarëvajtjes së rendit në vazhdim”.

Certifikata i është dorëzuar përfaqësuesve të DVP Durrës, gjatë një aktiviteti “Natën e falënderimeve”, të organizuar me humor dhe këngë, për të përcjellë mesazhin e jetës në të gjithë hapësirën durrsake dhe më gjerë. Të ardhurat e kësaj nate do shkojnë në ndihmë të familjeve të viktimave si pasojë e tërmetit.

Zv/Drejtori për Rendin dhe Sigurinë Gani Zeneli, gjatë marrjes së certifikatës për DVP Durrës, ka falënderuar këshillin bashkiak për këtë vlerësim, duke e parë këtë edhe si një obligim për të punuar akoma më shumë në të mirë të komunitetit, si dhe ka vlerësuar bashkëpunimin me qytetarët, besimin dhe mbështetjen që ata i kanë dhënë dhe i japin strukturave të Policisë, duke i siguruar se Policia është në shërbim të tyre.

Më tej, Zv/Drejtori Zeneli, në emër edhe të Drejtorit të DVP Durrës Lorenc Shehu, ka uruar gjithë qytetarët për një vit të mbarë, me shpresën për më mirë dhe sa më shumë bashkëpunim me njëri-tjetrin për të mirën e përbashkët.

Menjëherë pas rënies së tërmetit, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës u angazhuan maksimalisht në ndihmë të popullatës së prekur nga tërmeti, në operacionet e kërkim-shpëtimit, si dhe morën një sërë masash, për të garantuar rendin e sigurinë dhe për të parandaluar vjedhjen e banesave./atsh

“Certifikatë Mirënjohjeje” për Policinë e Durrësit në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti Read More »

Urimi i Fundvitit, Rama: Detyra jonë ta bëjmë këtë vend më të mirë, më të sigurt e më të begatë për fëmijët tanë

Kryeministri Edi Rama, në videomesazhin e publikuar prej tij me rastin e ndërrimit të viteve, duke uruar shqiptarët për një vit sa më të mbarë dhe të bekuar nga Zoti, tha se është detyrë e gjithësecilit për ta bërë këtë vend më të mirë, më të sigurt e më të begatë për fëmijët tanë.

“Teksa lëmë pas vitin 2019 dhe me të drejtë duam shumë më tepër, jo vetëm sesa çfarë na dha ky vit i vështirë, po në përgjithësi për vendin, familjen e fëmijët tanë, mendoni sidoqoftë ku ishim dhjetë vjet më parë”, – tha Rama.

“E di, e di, e di që shumëkush nga ju do të më hidhej në fyt tani e do të më thoshte, kushedi sesa shumë gjëra për botën që fluturon e për Shqipërinë që mezi ecën, po në fakt nuk është kështu, nuk është aspak kështu, dhe jam gati të debatoj, me ditë e me netë me ju për këtë”, – shtoi Kryeministri.

“Por ky s’është rasti për t’ju bezdisur me shifra e me fakte, po është rasti për t’ju thënë, se ndërkohë që një vit i ri po vjen me një dekadë të re përpara nesh, mendojeni edhe ju bashkë me mua, se sa dhe si mund të bëjmë ne shqiptarët për Shqipërinë, katër a pesë herë më shumë sesa në dekadën që po lemë pas. Është jo vetëm e mundur, po është ajo që duhet të bëjmë”, – u shpreh Rama.

“Zoti çon dritë e çon tërmete, po nuk çon dhurata mbi këtë tokë. E kemi ne për detyrë ta bëjmë më të mirë, më të sigurt e më të begatë për fëmijët tanë. Është detyra jonë të mos i trembemi të përpjetave sfiduese të së ardhmes dhe të mos biem në tatëpjetat e përbaltura të së shkuarës. Është sfida jonë të mos dorëzohemi përpara vështirësive në arritjen e rezultateve dhe të mos gënjejmë veten me rezultatet sa hap e mbyll sytë në kafene”, – nënvizoi Rama.

“Është e jona dhe vetëm e jona, e njerëzve përtej kufirit të adoleshencës, që të mos e humbasim durimin në përballjen me realitetin dhe të mos e lëshojmë gojën e veten në mexhelisin e komunikimit të ulët, sharjeve e shpifjeve, që rrezikojnë të infektojnë si një sëmundje kronike edhe fëmijët tanë. Ky vend i ka të gjitha që ne t’ia dalim në krye të përpjetës ku po ngjitemi me vështirësi, për ta bërë Shqipërinë një shtet normal, funksional, social. Po ne duhet të kemi vullnetin, vendosmërinë, përkushtimin dhe mbi të gjitha vetëdijen, se kjo kërkon kohë, durim, punë e bashkim”, – bëri thirrje Kryeministri.

“Bashkim në qëllime, jo në bindje politike. Bashkim fuqish pozitive, jo forcash politike. Bashkim për të jetuar në një vend ku askush nuk duhet të jetë kurrë vetëm. Unë ju falenderoj nga zemra të gjithëve, juve që më keni besuar, mbështetur, inkurajuar, po edhe juve që nuk më keni besuar a më keni gjykuar keq, po sidoqoftë më keni ndjekur në punën time.

Në fund të ditës koha ikën, vitet ikin, kryeministrat vijnë e shkojnë, të gjithë jemi kalimtarë në këtë tokë. Çka mbetet është Shqipëria dhe kombi ynë. Le të vazhdojmë të bëjmë së bashku më të mirën për Shqipërinë e për kombin shqiptar dhe më e mira u bëftë për ju e gjithkënd ju do zemra!

Gëzuar Vitin e Ri 2020 dhe ardhtë i lehtë, me shëndet e mbarësi në familjet tuaja. Zoti e bekoftë Shqipërinë!” – përfundoi Rama videomesazhin e tij. /atsh

Urimi i Fundvitit, Rama: Detyra jonë ta bëjmë këtë vend më të mirë, më të sigurt e më të begatë për fëmijët tanë Read More »

Viti 2020, viti i revolucionit digjital/ Kthesë historike në shërbimet për qytetarët

Viti 2020, duhet të jetë viti i kthesës historike në shërbimet për qytetarët, viti i revolucionit digjital. Kështu u shpreh, Kryeministri Edi Rama, të hënën, në urimin e Vitit të Ri përmes një videomesazhi.

“Viti 2020 duhet të shënohet si viti i një kthese historike në shërbimet për qytetarët. Revolucioni digjital në ofrimin e shërbimeve në çdo sportel shtetëror, i cili nis në janar me një bllok të parë shërbimesh, do të jetë një ndihmesë e jashtëzakonshme në këtë drejtim”, deklaroi Rama

“Brenda vitit 2020, duhet të marrë fund historia e aplikimeve me dosjen sa një mal, që sot e tridhjetë vjet i kërkohet qytetarit për një shërbim, duke e detyruar të bredhë në dhjetëra zyra për të siguruar dokumentet e nevojshme për një aplikim.

Dokumentet që jepen nga shteti për një dosje aplikimi, nuk duhet t’i kërkojë më qytetari zyrë më zyrë, po duhet t’i sigurojë vetë shteti.Nga pritës pasivë të qytetarëve nëpër sportelet e shërbimeve, punonjësit e sporteleve duhet të kthehen në shërbëtorë të qytetarit dhe të plotësojnë dosjen për llogari të qytetarit, me të gjithë dokumentet që lëshohen nga institucionet shtetërore”-, theksoi Kryeministri.

“Qytetari duhet të aplikojë online dhe duhet të paraqitet në sportel në afatin ligjor, vetëm për të marrë dokumentin që kërkon. Kështu do të shpëtojnë nga shumë telashe dhe pamundësi objektive edhe të gjithë qytetarët shqiptarë jashtë vendit, të cilët nuk mund të rrinë nëpër radha kur vijnë në Shqipëri për pushime dhe as nuk mund të presin pushimet për të marrë shërbime në sportelet e shtetit shqiptar.

Boll me ecejaket e panumërta, ryshfetet e padurueshme, radhët e pafundme dhe stresin e njeriut të zakonshëm, sa herë që, tash 30 vjet, niset për të nxjerrë një copë letër në zyrat e këtij shteti. Fundi i vitit 2020 duhet të jetë edhe fundi i këtij kapitulli 30-vjeçar vargmalesh të pafundmë me letra nën sqetullën e popullit, që kërkon shërbim në sportelet e shtetit”-, tha Rama.

“Viti 2020, duhet të shënohet si viti i fillimit të një historie të re shqiptare, në administrimin e në zhvillimin e pasurisë së madhe kombëtare të bregdetit të mrekullueshëm të Shqipërisë. Zaptimi i plazheve dhe pamundësia e njerëzve të këtij vendi për të zgjedhur sipas dëshirës e mundësisë së tyre, nëse duan të shkojnë në një plazh publik, apo në një plazh me pagesë, duhet të marrin fund”-, bëri thirrje Kryeministri. /atsh

Viti 2020, viti i revolucionit digjital/ Kthesë historike në shërbimet për qytetarët Read More »