Irina

Rektori i Universitetit të Mjekësisë: Kërkohet qytetari ekstreme, koronavirusi nuk vritet as me pushkë, as me raki, as me trimëri injorante

Rektori i Universitetit Mjeksor të Tiranës, Arben Gjata, nëpërmjët një letre iu drejtohet studentëve, kolegëve, miqve të njohur e të panjohur për rrezikun e epidemisë në Shqipëri.

“Shqipëria është në prag të një epidemie, e cila ka prekur mbarë globin dhe ka trokitur zhurmshëm në dyert e Europës. Shtete të fuqishme dhe me sisteme shëndetësore të avancuara, e kanë parë veten në prag kolapsi shëndetësor! Po Shqipëria jonë, me shume halle e siklete, çfarë mund të bëjë në këtë situatë; kur edhe superfuqi ekonomike kanë pasur vështirësi pa fund”, tha ai.

Në vijim, Gjata shton se “Jam i bindur, se si gjithnjë në kohë krizash, punonjesit e shëndetit, nga sanitari dhe barela-mbajtësi më i thjeshtë, e deri tek Profesori apo Mjeku më i nderuar, do të jemi bashkë, në frontin e parë, për të bërë me të mirën në luftë, për jetën e çdo bashkëatdhetari, duke sfiduar rrezikun dhe privacionet, duke harruar familjet e hallet e përditshme, si dikur në vitin 1997, si në epidemi e tragjedi te tjera, si gjate tërmetit, duke vërtetuar dhe u rikujtuar edhe një herë të gjithëve, dhe sidomos atyre që harrojne shpejt se: Ky është shpirti, zemra dhe profesionalizmi i Trupës Mjekësore Shqiptare! Po Ju, miq e të njohur të shumtë, jo të sferës mjekësore, po ju qytetarë të thjeshtë a mund të kontribuoni në keto situata emergjence mjekësore për mbarë kombin?!”.

“Ka vetëm një përgjigje: Na ndihmoni duke na kursyer punën, mundin e riskun! Përballimi i kësaj situate kërkon qytetari ekstreme. Coronavirus nuk vritet as me pushkë, as me raki, as me trimëri injorante. Nuk e vret asnjë parti e asnjë shoqatë, asnjë gazetë apo portal. Fati i përballimit të kësaj situate është në radhe të parë në doren tuaj. Pa panik, por shumë kujdes! Zbatoni masat epidemiologjike e sanitare që ju rekomandohen! Lani duart, ruani distacën, mos u përqafoni e mos i jepni dorën askujt, por mbi të gjitha qëndroni në shtepi! Dy javë në shtëpi, do të na kursenin me mijëra orë pune dhe do të shpëtonin me dhjetra jetë.Mbroni veten, fëmijët dhe prindërit tuaj!Kemi fatin të prekemi me vonë se të tjerët dhe kemimësuar nga përvojat e tyre të dhimbshme, apo të suksesshme se mundësia e vetme për ta përballuar me sukses këtë sfidë jeni Ju! Mendoni dhe veproni në mënyrë të tillë, që pranvera e vera që vjen pas, t’ju gjejë të shëndetshëm të gjithëve; Juve, Fëmijët tuaj, Prindërit tuaj, bashkëkombasit tuaj!Jeni mbështetja me e madhe që mund të kemi, në këtë betejë, që na pret përpara! Na jepni një dorë, që ta festojmë se bashku dhe sa më shpejt fitoren! Vetëm së bashku mund dhe do t’ia dalim! Sinqerisht i juaji”, shprehet ai./atsh

Rektori i Universitetit të Mjekësisë: Kërkohet qytetari ekstreme, koronavirusi nuk vritet as me pushkë, as me raki, as me trimëri injorante Read More »

Rama përcjell mesazhin e Igli Tares: Masat që u morën në Shqipëri, në Itali u bënë me vonesë

Kryeministri Edi Rama përcolli mbrëmjen e sotme mesazhin e Igli Tares, i cili nga shtëpia e tij në Romë theksoi se ato masa që u morën në Shqipëri në Itali u bënë me vonësë

““Frikë jo, kujdes po! Dhe ju lutem:Të ruajmë veten dhe njëri-tjetrin duke kufizuar sa më shumë kontaktet fizike! Të lajmë duart sa më shpesh për jo më pak se 20 sekonda! Të kufizojmë daljet dhe uljet nëpër kafene e restorante, vajtjet në palestra, disko e në mjedise të mbyllura me kontakte të shumta! Të mbrohemi me maskën e arsyes nga INFODEMIA – lajmet, kronikat, komentet, debatet që krijojnë konfuzion, pasiguri, shkurajim! Të ndjekim me rigorozitet këshillat e autoriteteve shëndetësore dhe t’u referohemi informacioneve zyrtare!Faleminderit për këtë kontribut”, u shpreh Rama.

Mesazhi i Igli Tares, nga shtëpia e tij në Romë:

“Ato që u bënë në Shqipëri në Itali u bënë me vonesë. Ne jemi mbyllur në shtëpi dhe ju lutem bëjeni dhe ju. Mos dilni për qejf rruigëve dhe zbatoni rregullat se kjo është një luftë që fitohet me mbrojtje dhe jo me sulm. Duke u ruajtur mbrojmë njerëzit e familjes, mbrojmë veten tonë. Mos kini frik dhe ruajuni nga lajmet e rreme. Lani duart, hapni dritare, luani me fëmijët tuaj dhe kini besim se çdo gjë do të kalojë me sukses”, shprehet Tare./atsh

Rama përcjell mesazhin e Igli Tares: Masat që u morën në Shqipëri, në Itali u bënë me vonesë Read More »

Në RTSH Shkollë, nis leksioni online për nxënësit e klasave të 8-ta deri në të 12-ën

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini njoftoi se në këto momente në kanalin publik RTSH Shkollë, po transmetohen leksione biologjie për nxënësit e klasave të 8 dhe të 9-ta

“RTSH Shkollë – Leksioni i biologjisë nga mësuese Kozeta Krimce (klasa 8-9) dhe Mirela Bega (klasa 10-12)”, -thotë Shahini.

Pas orës 12:00, ministrja informoi të gjithë nxënësit dhe prindërit se leksionet mund t’i gjejnë në kanalin youtube të MASR:

https://www.youtube.com/channel/UC21Y6wkN3En_HKFdt4yWxMQ?fbclid=IwAR1ypTTlqAHI9VEbVzTDgCuqugCYpQtwHmCsYbNpeOao8R_SKpIlu6EOcgk

Nga data 9 mars të gjitha shkollat në vend u mbyllen deri më 23 mars, për një periudhë dy javore në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e COVID-19.

Përgjatë ditëve të javës, nga e hëna në të shtunë, RTSH do të transmetojë mësimet në 6 lëndë kryesore të shkollave të mesme, sipas programit arsimor, të shpjeguara në mënyrë profesionale në orën 10:30 deri në orën 12:00 dhe në orën 18:00 deri në orën 19:30 në kanalin RTSH1-HD./atsh

Në RTSH Shkollë, nis leksioni online për nxënësit e klasave të 8-ta deri në të 12-ën Read More »

Pezullohet peligrinazhi i të Martave të Shenjta të Shën Ndojit në Kishën e Laçit

Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë ka shpallur sot një dekret e rreth pezullimit të të gjitha veprimtarive kishtare deri në date 3 prill 2020, në të gjithë territorin e Shqipërisë për sa i përket Kishës Katolike.

Në apelin sensibilizues dhe ndërgjegjësues, njoftohen edhe besimtarët e shumtë për pezullimin edhe të Martave të Shenjta të Shën Ndojit në Kishën e Laçit.

Janë 13 të marta që respektohen nga besimtarët për të mbërritur deri në ditën e Shën Ndout, por Kisha Katolike apelon që besimtarë të bëjnë lutjet nga shtëpitë e tyre.

Konferenca Ipeshkvore thekson se, ky dekret ka të bëjë me të gjitha Kishat përfshi edhe dy shenjtëroret Kishën e Laçit ku pezullohen të gjitha pelegrinazhet dhe Shenjtëroren e Zojës së Shkodrës.

Famullitarët do të kremtojnë Meshën në kapelat e tyre, duke e transmetuar atë edhe online nëpërmjet rrjeteve sociale.

Gjithashtu, famullitarët do të garantojnë marrjen e Kungimit për të sëmurët që e kërkojnë në shtëpi dhe për ata të pranishëm, gjithmonë duke ruajtur rregullat e vendosura nga organet e shëndetësisë./atsh

Pezullohet peligrinazhi i të Martave të Shenjta të Shën Ndojit në Kishën e Laçit Read More »

Nesër administrata shtetërore do të jetë pushim

Nesër administrata shtetërore do të jetë pushim

Në kuadër të masave për parandalimin e koronavirusit, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se, nesër administrata shtetërore do të jetë pushim.

“Për kryerjen e detyrës në shërbimet shtetërore ose publike brenda perimetrit Tiranë – Durrës, gjatë periudhës së “shtet-rrethimit” të fundjavës, punonjësit e aeroportit apo të institucioneve të tjera shtetërore që kryejnë funksione të domosdoshme dhe e kanë të pamundur lëvizjen në këmbë, duhet të akreditohen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, emër për emër”, ka theksuar Rama.

“Marrja në automjetin e punës e personave të familjes apo personave të tjerë që s’kanë lidhje me detyrën shtetërore është rreptësisht e ndaluar dhe do të ndëshkohet me sanksione të rënda”, ka vijuar Rama.

Kryeministri ka shtuar se, “për vajtje – ardhjet nga aeroporti drejtuesi i automjetit duhet t’i tregojë post-bllokut, biletat e fluturimit të personave që do të largohen apo foton e biletave të personave që do të mbërrijnë’

“Frikë aspak, kujdes po! Shumë fare!”, ka përfunduar Rama./atsh

Nesër administrata shtetërore do të jetë pushim Read More »

Lufta me koronavirusin nuk fitohet nëse nuk përshkallëzojmë masat deri në ekstrem

“Lufta me koronavirusin nuk fitohet nëse nuk përshkallëzojmë masat deri në ekstrem”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, përmes një mesazhi drejtuar gjithë shqiptarëve.

Kryeministri theksoi se “këto masa janë domosdoshmëri për të ruajtur Shqipërinë nga përshkallëzimi agresiv i koronavirusit”.

Rama tha se “do të ishte akoma më e mira të zbatojmë me symbyllur këshillat praktike në këtë situatë lufte”. “Larjen e duarve, daljen sa më pak nga shtëpia, vetëizolimin për peronat e ardhur nga vendet e prekura dhe moslejimin e më të moshuarve të dalin nga shtëpia”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “ky grip i pazakonshëm nuk ndalet të shkoj kudo si çdo grip i zakonshëm, por ndryshe nga çdo grip i zakonshëm që kalon pa trauma kombëtare apo botërore ky grip luftohet me masa që përshkallëzohen deri në forma drastike të ngjashme me reagimin në rast lufte”, tha Rama.

Kryeministri sqaroi shumëkënd që mendon mendon gabimisht se po të kishim mbyllur kufijtë Shqipëria nuk do të prekej. “Jo, po të ishte kështu murtaja e mesjetës kur nuk kishte transport ajror nuk do të kishte marrë miliona jetë. Mbyllja e kufijve nuk e ndalon prekjen nga virusi por vetëm e ngadalëson dhe duhet bërë as më para, as më vonë veçse kur shfaqet”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se kushdo duhet të ngulisë mirë në kokë se 80% e atyre që do të preken nuk do ta marrin kurrë vesh që janë prekur, sepse nuk do të kenë asnjë shenjë, do ta ngordhin koronën si çdo trup i shëndetshëm që lufton viruset. “Vetëm 20% të tjerë do të kenë shenja të ndryshme, dhe këtu ka shumë rëndësi të kuptohet se 80% e kalojnë njësoj si një grip, duke ndenjur në shtëpi. Për këta këshillohet mbajtja larg e më të moshuarve, jo shtrim në spital, vetëizolim. Vetëm 20% rezultojnë me shenja shqetësuese që janë të sëmurë kronikë, me zemër, tension, sëmundje mushkërish. Vetëm për ata duhet regjim spitalor përjashtuar rastet që u shfaqën të parat”, tha Rama./atsh

Lufta me koronavirusin nuk fitohet nëse nuk përshkallëzojmë masat deri në ekstrem Read More »

Vlerësimi i riskut të aflatoksinave në ushqim

Autoritetit për Siguri Ushqimore Europiane (EFSA) iu kërkua të jepte një mendim shkencor mbi rreziqet ndaj shëndetit publik në lidhje me praninë e aflatoksinave në ushqim.

Vlerësimi i riskut u kufizua në aflatoksinat e llojeve B1 (AFB1), AFB2, AFG1, AFG2 dhe AFM1. Në vlerësim u përdorën më shumë se 200 mijë rezultate analitike mbi shfaqjen e aflatoksinave.

Drithërat dhe produktet me bazë drithi dhanë kontributin më të madh në ekspozimin mesatar kronik dietik ndaj AFB1 në të gjitha fashat e moshës, ndërsa qumështi i lëngshëm dhe produkte të qumështit të fermentuar ishin kontribuesit kryesorë të ekspozimit mesatar të AFM1.

Aflatoksinat janë gjenotoksikë dhe AFB1 mund të shkaktojë karcinoma hepatocelulare (HCC) te njerëzit. Paneli shkencor i EFSA, CONTAM përzgjodhi një kufi më të ulët të besimit në dozë standarde (BMDL) për një përgjigje krahasimi prej 10% të peshës trupore 0.4lg / kg (bw) në ditë për incidencën e HCC tek minjtë meshkuj pas ekspozimit AFB1, të përdoret qasja në një diferencë të ekspozimit.

Llogaritja e një BMDL nga të dhënat njerëzore nuk ishte e përshtatshme, në vend të kësaj, u përdorën potencialet e kancerit të vlerësuara nga Komiteti i Përbashkët i FAO / OBSH për Agjentët e Ushqimit në vitin 2016.

MOE-të e llogaritura janë nën 10 mijë për AFB1 dhe gjithashtu për AFM1 ku disa anketime, veçanërisht për grupmoshat më të reja, kanë një MOE nën 10 mijë.

Kjo ngre një shqetësim shëndetësor. Rreziqet e vlerësuara të kancerit te njerëzit pas ekspozimit ndaj AFB1 dhe AFM1 janë në përputhje me përfundimin e nxjerrë. Përfundimet vlejnë gjithashtu për ekspozimin e kombinuar ndaj të pesë aflatoksinave./atsh

Vlerësimi i riskut të aflatoksinave në ushqim Read More »

Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve ndalon veprimtaritë fetare

Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve me anë të një deklarate për mediet shprehet se, duke marrë parasysh situatën nga koronavirusi, janë marrë masa të menjëhershme për të ndaluar veprimtaritë fetare.

Me anë të një njoftimi për shtyp, Kryegjyshata thotë se do të ndalohen në teqe dhe objekte të tjera kulti të kësaj feje, ritet e fesë, që bien në kundërshtim me rregullat e vënë në fuqi nga qeveria shqiptare.

“Ndalohen kategorikisht të gjitha festat, darkat e ndryshme, llokmat për myhibanë, apo dashamirës bektashinj, suni dhe çdo lloj tubimi tjetër që është traditë e tarikatit dhe nënkupton grumbullimin e besimtarëve”, thuhet të tjera në njoftim.

Urdhërat e lëshuara janë firmosur nga ana e kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dedë Edmond Brahimaj./atsh

Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve ndalon veprimtaritë fetare Read More »