Irina

Parashikimi i motit, 16 mars 2020

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti në vend per ditën e hënë do të nisë i kthjellët përgjatë ultësirës perëndimore si dhe me vranësira mesatare deri të dendura në relievet malore shoqëruar me reshje shiu dhe dëbore të dobta.

Më pas duke nisur nga orët e mesditës, parashikohet mot i kthjellët në të gjithë territorin. Mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje – Juglindje 1-15m/sek, duke u shoqëruar me valëzim të forcës1 deri 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/16 Diell
Kukës 0/12 Re diell
Lezhë 5/18 Diell
Dibër 0/10 Re diell
Durrës 6/19 Diell
Tiranë 7/19 Diell
Elbasan 6/17 Diell
Berat 4/20 Diell
Vlorë 8/20 Diell
Korcë 2/8 Re diell
Gjirokastër 4/18 Diell
Sarandë 8/20 Diell/atsh

Parashikimi i motit, 16 mars 2020 Read More »

Vlorë – Asnjë rast me covid-19/ Natë e qetë në urgjencë, kufizoni në ekstrem lëvizjet

Asnjë rast me koronavirus nè qytetin e Vlorës deri tani.

Këtë bèn tè ditur Drejtoresha e spitalit Bruna Mersini e cila nëpërmjet një statusi në rrjetin e saj facebook shkruan:

‘Miremengjes.Nate e qete, ne urgjence, ,por eshte detyrim i githsecilit nga ne te kuptoj qe jemi ne nje lufte,qe armiku i padukshem ka hyre ne qytet sepse jemi qytet me numer te larte udhetaresh nga vendet e prekura ,Kufizoni ne ekstrem levizjet’ – Shkruan drejtoresha e spitalit.

Statusi i plotë:

Miremengjes.Nate e qete, ne urgjence🙏, ,por eshte detyrim i githsecilit nga ne te kuptoj qe jemi ne nje lufte,qe armiku i padukshem ka hyre ne qytet sepse jemi qytet me numer te larte udhetaresh nga vendet e prekura 🚫,Kufizoni ne ekstrem levizjet, nese arrijme te kontrollojme levizjet edhe higjenen jemi duke e carmatosur virusin. 💪Ekipet e urgjences jane perballe armikut, te paret, ndihmojini ata 🙏duke i telefonuar, vetem nese ju keni kolle te thate te menjehershme, temperature edhe veshtiresi ne frymemarje. Ndergjegjesimi qytetar eshte aleati me i madh i mjekeve❗ Bashke ja dalim📌As pulebardhat se braktisin detin kur eshte i trazuar,,, me thone infermieret e urgjences💪

M.A
@laberianews

Vlorë – Asnjë rast me covid-19/ Natë e qetë në urgjencë, kufizoni në ekstrem lëvizjet Read More »

Përballja me COVID-19/ 497 mjekë dhe 617 infermierë u bashkohen vullnetarisht bluzave të bardha, 1 mijë euro bonus në muaj

“Thirrjes për të shërbyer vullnetarisht në vijën e parë të luftës me koronavirusin i janë përgjigjur deri tani 497 mjekë dhe 617 infermierë”, bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama.

Rama tha se “ky është një lajm i bukur që dëshmon gatishmërinë njerëzore dhe profesionale në këtë kohë të errët për vendin”.

“Lajmi i bukur fare sot është se thirrjes sonë, të Ogertës dhe dekanit të Fakultetit të Mjekësisë dje, për të shërbyer vullnetarisht në vijën e parë të luftës me armikun, i janë përgjigjur deri tani 497 mjekë dhe 617 infermierë. Një gatishmëri njerëzore dhe profesionale që në këtë kohë të errët për vendin realisht të rrënqeth mishin për humanizmin dhe patriotizmin e mbi 1 mijë bluzave të bardha, gra e burra, që pa asnjë detyrim janë gati të sakrifikojnë jo pak për të kuruar plagë dhe shpëtuar jetë të rrezikuara shumë seriozisht”, tha Rama.

Ndërsa shprehu mirënjohjen për të gjithë, Rama përsëriti se për të gjithë mjekët dhe infermierët që janë aktualisht në atë vijë zjarri, paga e marsit do të jepet me një bonus prej 1 mijë eurosh, që do të vazhdojë mbi rrogën edhe në muajt në vijim deri në përfundimin e kësaj lufte”.

“Ky bonus do t’i jepet dhe të gjithë vullnetarëve që do të thirren në front dhe është më e pakta që e mund të bëjmë për bluzat e bardha që përsëri, njësoj si pas tërmetit, por këtë herë në një situatë pakrahasimisht sfiduese për ta, po e tregojnë se sa të padrejtë jemi kur vetëm i shajmë dhe i përbaltim mjekët dhe infermierët me lloj-lloj komentesh në jetën e përditshme”, tha Rama. /atsh

Përballja me COVID-19/ 497 mjekë dhe 617 infermierë u bashkohen vullnetarisht bluzave të bardha, 1 mijë euro bonus në muaj Read More »

Vetëkarantinim për personat e kthyer nga vendet e prekura

Kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo deklaroi sot për ATSH-në se “bashkia ka vijuar informimin e personave të kthyer nga vendet me risk per tu vetëkarantinuar”.

I pyetur lidhur me masat e marra nga bashkia Korçë, Filo tha se “kemi zbatuar masat e përshkallëzuara sipas udhëzimeve të autoriteteve përgjegjëse”.

“Kryesisht lidhen me kufizimin e grumbullimit të njerëzve duke mbyllur transportin publik, baret dhe restorantet, shkollat, kopshtet, çerdhet, qendrat komunitare etj”, tha ai.

Ndërkohë, qytetarët në Korçë janë ndërgjegjësuar duke kufizuar në maksimum lëvizjet dhe duke respektuar rregullat e vendosura nag autoritetet vendore./atsh

Vetëkarantinim për personat e kthyer nga vendet e prekura Read More »

Masat ndaj COVID 19/ Si do funksionojnë kufizimet në qarkullim, Policia jep oraret e lëvizjes

Policia e Shtetit përmes një njoftimi për mediat të dielën, sqaroi opinionin publik sesi do funksionojë zbatimi i kufizimit të qarkullimit, në kuadër të masave të marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19.

Sipas policisë, “do lejohet qarkullimi i mjeteve rrugore private të shtetasve me numër të kufizuar njerëzish 4+1 në të gjithë vendin për t’u kthyer në vendbanimet e tyre, nga ora 00:00 deri në orën 08:00 të datës 16.03.2020, duke respektuar kufizimet higjieno-sanitare të situatës së krijuar. Nuk do lejohet qarkullimi i mjeteve të shërbimit publik, përjashtuar shërbimin taksi 4+1, brenda këtij orari”.

Do të lejohet qarkullimi në oraret 06:00 deri në orën 08:.00 në mëngjes dhe 16:00 deri 17:00 mbasdite i mjeteve (furgonçina, furgonë, minibusë, autobusë) që do bëjnë transportin e personelit dhe punonjësve të bizneseve prodhuese/industriale/ bujqësore, duke marrë masa individuale mbrojtëse sipas kërkesave të dërguara dhe miratuara nga Policia e Shtetit, si dhe qarkullimi i automjeteve për punonjësit e Policisë së Burgjeve, SHPSF-ve, si dhe personeli shëndetësor me mjetet e tyre private për vajtje-ardhje në pune, në oraret e ndërrimit të turneve, kundrejt dokumentit të institucionit ku punojnë.

Do të lejohet lëvizja e mjeteve rrugore që kryejnë transporte të mallrave brenda dhe jashtë vendit për llogari të individëve, firmave dhe kompanive vendas dhe të huaja, furgonçina, furgonë, kamionë të cilët merren me furnizimin e me produkte ushqimore dhe blegtorale dhe që ofrojnë shërbime për qytetarët, mjetet që transportojnë bazë ushqimore për blegtorinë.

Jashtë këtij kufizimi, do të lejohet të qarkullojnë, mjetet rrugore që kryejnë shërbime të emergjencës, ambulanca, zjarrfikëse dhe mjetet e Policisë së Shtetit e ato ushtarake, punonjësit e medies me makina të loguara ose jo, por të pajisura me dokument identifikimi. Autorizimet e mëparshme të lëshuar nga Policia e Shtetit me afat deri në datën 15 mars, iu zgjatet afati.

“Me qëllim kthimin e përgjigjeve në kohë të kërkesave të qytetareve, të cilët kanë nevojë të komunikojnë për probleme të ndyshme në nr 112/129 si dhe në numrat e dedikuar 0694122223 dhe 0694122224, sqarojmë pronarët dhe administratorët e subjekteve që merren me shpërndaje të produkteve ushqimore, apo që ofrojnë shërbime të cilat përdorin furgonçina, forgonë dhe kamionë se nuk kanë nevojë për autorizim për lëvizje, pasi ato janë të përfshira në kategorinë e mjeteve që lejohen të qarkullojnë pa autorizim. Theksojmë se në këto automjete do qarkullojnë vetëm drejtuesit e këtyre automjeteve dhe jo familjarë apo pasagjerë të tjerë”, njoftoi Policia.

“Policia e Shtetit gjen rastin për të apeluar edhe njëherë për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë me korrektësi kufizimet e vendosura, pasi shkelja e tyre do ndëshkohet me masa të rrepta administrative të reja të vendosura nga qeveria për shkak të situatës, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID 19”, theksohet në njoftimin e Policisë së Shtetit./atsh

Masat ndaj COVID 19/ Si do funksionojnë kufizimet në qarkullim, Policia jep oraret e lëvizjes Read More »

Vlora vijon dezinfektimin e ambienteve publike

Edhe në bashkinë e Vlorës po vijohet me masa të rrepta për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Në të gjitha ambientet publike po kryhet pastrimi dhe dezinfektimi. Mëngjesin e sotëm është kryer dezinfektimi i Lungomares ndërsa po vijohet me të gjitha akset rrugore.

Kryeministri Edi Rama ka shpallur masa të rrepta kufizuese për parandalimin dhe mbrojtjen nga COVID-19.

Automjetet private, taksitë dhe transporti urban janë pezulluar në 8 qarqe për tre ditë./atsh

Vlora vijon dezinfektimin e ambienteve publike Read More »

Posta Shqiptare: Krenarë të jemi në shërbim të komunitetit

Posta Shqiptare uron qytetarët në Ditën e Verës, ndërsa shpreh krenarinë që në këtë situatë të pazakontë është në shërbim të komunitetit.

“Posta Shqiptare uron që ngjyrat dhe tingujt e mrekullueshëm pranverorë të përtërijnë optimizmin, shpresën dhe gëzimin në familjet dhe zemrën e secilit prej jush”, është mesazhi që përcjell Posta Shqiptare.

Aktualisht sportelet e Postës Shqiptare janë hapur në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Gjithashtu, Posta Shqiptare ofron shërbimin e shpërndarjes së pensioneve në shtëpi për të gjithë pensionistët.

“Jemi krenarë që së bashku me qendrat spitalore, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Policinë e Shtetit, jemi të vetmet institucione shteterore në shërbim të shqiptarëve në këto ditë të vështira”, thuhet në njoftimin e Postës. /atsh

Posta Shqiptare: Krenarë të jemi në shërbim të komunitetit Read More »

Kultivimi i shalqirit në Divjakë/ Braçe: Bujqit prodhojnë për Shqipërinë dhe eksport

Zëvendëskryeministri Erion Braçe tha sot se bujqit e Divjakës vazhdojnë punën për kultivimin e shalqirit, pasi prodhojnë për Shqipërinë dhe për eksport.

Braçe shprehet se shalqiri në Divjakë prodhohet në serra në kushte krejt natyrale.

“Divjaka që ta bën të bukur ditën! Kështu është mëngjesi i bujqve në Divjakë! Punojnë; E kanë provuar shumë këtë punë, madje dhe ca nga këta më të pasurit e Tiranës, por janë dorëzuar, ka shumë punë, shumë mund, shumë sakrifica dhe as i afrohet normës së fitimit ardhur prej favoreve të këtyre të Tiranës”.

“Ky është shalqiri dhe jemi në 14 mars; po ua tregoj që në fundmaj e fillimqershor të mos na hapni barkun e mos bëni dëmin e paguar me “shalqi që bëhet duke e fërkuar me dorë”./atsh

Kultivimi i shalqirit në Divjakë/ Braçe: Bujqit prodhojnë për Shqipërinë dhe eksport Read More »