Katër persona në Vlorë, pasuria e të cilëve dyshohet se është produkt i aktivitetit kr iminal duhet të japin “llogari” për origjinën e saj, para Operacionit Forca e Ligjit.
Bëhet fjalë për katër persona të dënuar për d rogë.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
-Julian Toro, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e nar kotikëve”;
-Viktor Shoraj alias Robert Toro, banues në Vlorë, i dënuar në Itali për veprën penale “Tra fikimi i nar kotikëve”;
-Dino Abazi, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Mbajtja e su bstancave nar kotike”;
-Daniel Nikaj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën pe nale “Kultivimi i bimëve n arkotike”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. /noa.al
DASHI (21 Mars – 19 Prill)
Çdo gjë do jete shume me e thjeshte këtë jave ne jetën tuaj ne çift. Do merreni vesh për çdo gjë dhe do bini dakord për gjithçka. Mbrëmjet do jete edhe me emocionuese. Beqaret do kenë një periudhe me shume fat dhe do realizojnë takime fantastike. Shfrytëzojini sa me shume dhe fillojeni një lidhje nëse ashtu ju thotë zemra. Ne planin financiar do luftoni gjithë kohës ne mënyrë qe ta stabilizoni sa me pare gjendjen. Edhe shëndeti do jete goxha me i mire. Do ndiheni energjike dhe ne forme te shkëlqyer. Edhe ata qe kane pasur shqetësime nga stomaku do jete me te qete. Ne pune ambienti yjor do jete stimulues dhe do arrini atje ku e keni menduar. Jeta familja do jete e ekuilibruar.
DEMI (20 Prill – 20 Maj)
Jave e mërzitshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ditët e para sidomos do keni debate te shpeshta edhe për gjera pa vlere. Do jeni kokëfortë dhe nuk do toleroni asnjë çast. Beqaret nga ana tjetër do jeni gati te kryejnë çdo lloj çmendurie vetëm qe te arrijnë ta bëjnë për vete një person. Ne planin financiar nuk do i bëni mire llogarite dhe gjendja nuk do jete shume e mire. Fatmirësisht nga dita e marte do merrni një ndihme te madhe nga te afërmit. Shëndeti do jete i paqëndrueshëm. Here do keni shqetësime dhe here do ndiheni mire. Mos u ndalni se u marri me aktivitet fizik. Ne pune do jeni te gatshëm te bëni çdo lloj sakrifice për te arritur atje ku doni. Jeta familja do jete e kënaqshme.
BINJAKET (21 Maj – 21 Qershor)
Do keni goxha debate këtë jave me partnerin tuaj dhe asgjë nuk ka për t’iu ecur ashtu si keni dashur. Nuk do ndiheni për asnjë moment te qete. Beqaret do jene te kujdesshëm dhe nuk do pranojnë te dalin me çdo person qe do i propozoje. Ne këtë mënyrë do shmangin edhe mashtrimet nga te tjerët. Ne planin financiar vështirësitë do jene te mëdha. Do ju duhet te ndërprisni financimet dhe te kurseni sa te mundni ne mënyrë qe t’ua dilni mbanë. Gjendja shëndetësore do ketë ndikim te drejtpërdrejtë nga mënyra sesi do ushqeheni. Shmangni yndyrnat dhe sheqernat. Ne pune duhet te mësoni si te silleni me koleget sepse përndryshe ata do ua prishin planet. Edhe jeta familjare do jete delikate.BINJAKET (21 Maj – 21 Qershor)
Do keni goxha debate këtë jave me partnerin tuaj dhe asgjë nuk ka për t’iu ecur ashtu si keni dashur. Nuk do ndiheni për asnjë moment te qete. Beqaret do jene te kujdesshëm dhe nuk do pranojnë te dalin me çdo person qe do i propozoje. Ne këtë mënyrë do shmangin edhe mashtrimet nga te tjerët. Ne planin financiar vështirësitë do jene te mëdha. Do ju duhet te ndërprisni financimet dhe te kurseni sa te mundni ne mënyrë qe t’ua dilni mbanë. Gjendja shëndetësore do ketë ndikim te drejtpërdrejtë nga mënyra sesi do ushqeheni. Shmangni yndyrnat dhe sheqernat. Ne pune duhet te mësoni si te silleni me koleget sepse përndryshe ata do ua prishin planet. Edhe jeta familjare do jete delikate.LUANI (23 Korrik – 22 Gusht)
Venusi do e ndriçoje gjithë kohës jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave dhe do dashuroheni pa dorashka me personin ne krah. Mbrëmjet do jene pasionante dhe plot kënaqësi. Beqaret duhet te reflektojnë disa here para se te pranojnë te fillojnë një lidhje. Njihuni deri ne detaje me personat qe do ju propozojnë. Financat do kenë goxha përmirësime krahasuar me një jave me pare. Do i shlyeni edhe disa borxhe te hershme. Gjendja shëndetësore mund te ketë disa tronditje. Për çdo shqetësim duhet te flisni sa me pare me mjeket specialiste. Ne pune do i kaloni me takt dhe dip0lomaci te gjitha problemet dhe do ndiheni me te qete për te vazhduar projektin e nisur. Jeta familjare do jete e shkëlqyer.
VIRGJERESHA (23 Gusht – 22 Shtator)
Klima yjore do jete shume e ngrohte gjate kësaj jave për ata qe janë ne një lidhje. Do ju gjeni zgjidhje edhe problemeve te hershme dhe do ndiheni me te qete. Beqaret do jene diskrete dhe te turpshëm, prandaj nuk do përfitojnë nga te gjitha ftesat qe do ju bëhen. Ka mundësi qe deri nga mesi i javës te mbeten vetëm. Për financat do jete periudhe goxha me e mire. Do reflektoni për çdo hap qe do hidhni dhe nuk do keni tronditje. Shëndeti nuk do jete i mire. Mund te keni luhatje tensioni dhe irritime te lëkurës. Perspektivat profesionale do jene te shkëlqyera. Do e dini mire çfarë hapash te hidhni dhe nuk do ndikoheni nga koleget. Jeta familjare do jete goxha e ngrohte.
PESHORJA (23 Shtator – 22 Tetor)
Një revolucion i vërtetë ka për te ndodhur këtë jave ne jetën tuaj ne çift. Do i zgjidhni shpejt problemet qe keni pasur dhe do ndiheni me te qete. Mbrëmjet e ditës se enjte dhe te shtune nuk keni për t’i harruar lehte. Beqaret do ndihen keq nga vetmia dhe mund te hidhen ne krahët e te parit qe do i joshe. Kujdes sepse disa nuk mund te jene ashtu si duken. Gjendja e financave nuk do jete e kënaqshme. Here pas here mund te keni edhe probleme te mëdha nga te cilat vetëm familjaret mund t’iu nxjerrin. Ne pune shefat do ju përgëzojnë për iniciativat qe do merrni dhe mund t’iu japin shpërblime te majme nëse arrini çdo gjë me sukses. Jeta familjare do jete e kënaqshme.
AKREPI (23 Tetor – 21 Nëntor)
Jeta juaj ne çift nuk do jete aspak e mire gjate kësaj jave. Do ju duket çdo gjë boshe dhe mezi do merrni fryme lirisht. Ftohje dhe indiference do ketë nga te dyja palët. Beqaret do e kërkojnë pa fund princin e tyre te kaltër, por nuk do arrijnë dot ta bëjnë për vete. Do ju duhet te bëjnë durim e te presin edhe disa kohe. Ne planin financiar do keni vështirësi ditët e para, por me maturi e përkujdes do e rivendosni shpejt ekuilibrin. Shëndeti fatmirësisht do jete me i mire se me pare. Mire është vetëm te bëni ndonjë kontroll stomatologjik pa qene tepër vone. Ne pune do i merrni gjerat shtruar dhe nuk do shqetësoheni për asgjë. Nuk priten probleme as vështirësi. Me familjaret do keni debate te vogla.
SHIGJETARI (22 Nëntor – 21 Dhjetor)
Nëse keni nevoje për ndryshime ne jetën tuaj ne çift, flisni hapur me partnerin tuaj këtë jave. Vetëm kështu do iu realizohen dëshirat. Beqaret nuk do jene aspak me fat ne dashuri. Do mundohen me çdo lloj mënyrë ta bëjnë për vete dike, por nuk do ja dalin mbanë. Financat do vazhdojnë te jene delikate dhe serish ju nuk do ndaleni se shpenzuari. Vërini vetes sa me pare fre sepse keni për te mbetur pa asnjë para. Gjendja shëndetësore do vije dalëngadalë duke u përmirësuar. Do bëni kura popullore dhe do ju rikthehet energjia dhe dinamizmi. Ne pune vërtet do lodheni paksa nga ngarkesa e madhe, por përfitimet do jene te majme. Jeta familjare do jete përgjithësisht e kënaqshme.
BRICJAPI (22 Dhjetor – 19 Janar)
Nuk do ndiheni shume mire këtë jave juve qe jeni ne një lidhje dhe mosmarrëveshjet ne çift do jene te njëpasnjëshme. Asnjë dite nuk do mund te merrni dot fryme lirisht dhe kjo do ju beje te ndiheni keq. Beqaret do bëjnë dhe do marrin deklarata te forta dashurie te cilat do ua ndryshojnë përgjithmonë te ardhmen. Financat nuk do jene te këqija, por do mërziteni për shkak te disa problemeve qe do ju dalin me marrjen e një trashëgimie. Për shëndet me te mire do ju duhet me tepër përkujdes ndaj vetes. Mos neglizhoni asnjë çast gjumin. Ne pune do jeni gati te bëni çdo lloj çmendurie vetëm e vetëm qe te arrini majën e suksesit. Me familjaret me ne fund do afroheni dhe do flisni gjere e gjate.
UJORI (20 Janar – 18 Shkurt )
Kjo do jete një jave e begate dhe e mbushur me emocione te njëpasnjëshme kjo për ata qe janë ne një lidhje. Do bini dakord për çdo gjë me partnerin dhe do ndiheni gati edhe për te marre vendime. beqaret ka rrezik te rrezikojnë shume për te mare një “po” nga dikush. Gjithsesi pasi t’iu arrijnë qëllimit do ndiheni mire. Nëse keni probleme me financat, mos e lini pas dore rregullimin e situatës. Shëndeti do jete delikat. Mund te vuani nga dhimbje te lehta dhe mund te prekeni nga ndonjë infeksion. Ne pune duhet ta bëni gjithçka me gjakftohtësi dhe maturi. po te jeni edhe pak këmbëngulës do arrini atje ku doni. Jetesa ne familje do jete ngrohte se me pare. Do ndiheni te qete.
PESHQIT (19 Shkurt – 20 Mars)
Këtë jave do bini ne kompromis për çdo gjë me atë qe keni ne krah dhe do i zgjidhni problemet e hershme njëherë e mire. Beqaret duhet te tregohen me diplomate me personat qe do i joshin sepse përndryshe nuk kane për t’i tërhequr pas vetes dhe do mbeten me te njëjtin status. Ne planin financiar duhet te reflektoni me kujdes para se te kryeni çdo lloj shpenzimi. Gjendja nuk do jete ashtu si ju keni dashur. Shëndeti do lere goxha për te dëshiruar. Mund te keni irritime te lëkurës, dhimbje barku apo edhe dhimbje koke. Pini qetësues, por nëse shihni qe dhimbja vazhdon flisni sa me pare me mjeket. Ne pune perspektivat do jene te mira. Do i bëni me kujdes planet dhe nuk do ju dalin aspak te papritura. Familja e qete.
Vijojnë ditët e nxehta të Gushtit dhe sipas parashikimeve edhe java që presim përpara pritet të donimohet nga moti kryesisht i kthjellët, i nxehtë por nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare, bën të Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Në këtë mënyrë dita e Hënë do të nis me mot të kthjellët e prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore-malore pritet të ketë reshje shiu në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtër.
Relativisht të njëjta kushte atmosferike do të ketë edhe dita e Martë por reshjet e shiut do të jenë kryesisht në formë pikash në relievet e larta malore.
Dita e Mërkurë nis kthjellët, por pas orëve të mesditës nisin alternimet e vranësirave të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta të herëpashershme në zonën e qendrës dhe atë të veriut.
Edhe dita e Enjte nis me mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale në një pjesë të madhe të vendit deri në orët e pasdites më pas përsëri mot i kthjellët.
Java mbyllet me ditën e premte me mot të kthjellët në të gjithë territorin.
Aeroporti i Tiranës nëpërmjet një publikimi në rrjetet sociale, njoftoi të interesuarit se çfarë dokumentesh duhen për ata që duan të vizitojnë bashkëshortin ose bashkëshorten në Gjermani.
Nëpërmjet njoftimit listohen të gjitha dokumentet që nevojiten.
Dokumentet që nevojiten janë:
Çertifikatë martese me vulë apostile; çertifikate familjare me vulë apostile; fotokopje e lejes së qëndrimit të bashkëshortit apo bashkëshortes; biletat vajtje-ardhje; kontrata e shtëpisë në Gjermani; konfirmim me email nga policia kufitare federale gjermane (e aeroportit të mbërritjes) ose plotësimi i një formulari të posaçëm në policinë lokale nga bashkëshorti apo bashkëshortja resident; kush udhëton me fëmijë, duhet një prokurë e posaçme, e përkthyer dhe e noterizuar nga bashkëshorti apo bashkëshortja rezidente.
Aeroporti sqaroi se kjo është vetëm një listë referuese që vjen si përgjigje e qindra mesazheve në “Facebook” për këtë çështje.
“Bëjmë me dije se kjo listë është vetëm referuese, për të patur një përgjigje të përafërt për qindra pyetje në inbox. Theksojmë se ky është një informacion i mbledhur nga TIA, për t’u ardhur në ndihmë pasagjerëve dhe familjarëve dhe nuk mund të quhet dokument zyrtar”, shkruhet në njoftim.
REAGIMI I PLOTË
📌Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë në Gjermani, për të vizituar bashkëshortin apo bashkëshorten, që është më leje qëndrimi EU. 🇦🇱🇩🇪
📌Dokumentet që kërkohen (lista ka vetëm qëllim reference dhe asistence)
1) Certifikatë martese me vulë apostile
2) Certifikate familjare me vulë apostile
3) Fotokopje e lejes së qëndrimit të bashkëshortit apo bashkëshortes
4) Biletat vajtje-ardhje
5) Kontrata e shtëpisë në Gjermani
6) Konfirmim me email nga policia kufitare federale gjermane (e aeroportit të mbërritjes) ose plotësimi i një formulari të posaçëm në policinë lokale nga bashkëshorti apo bashkëshortja resident.
7) Kush udhëton me fëmijë, duhet një prokurë e posaçme, e përkthyer dhe e noterizuar nga bashkëshorti apo bashkëshortja rezidente.
📌 Bëjmë me dije se kjo listë është vetëm referuese, për të patur një përgjigje të përafërt për qindra pyetje në inbox. Theksojmë se ky është një informacion i mbledhur nga TIA, për t’u ardhur në ndihmë pasagjerëve dhe familjarëve dhe nuk mund të quhet dokument zyrtar.
📌 Eshtë e rëndësishme të kuptohet që kalimi i kufirit shqiptar dhe hyrja në kufirin gjerman mbetet në diskrecionin e policisë kufitare të të dy vendeve.
Kjo e hënë do të jetë mjaft e mirë sa i takon ndjenjave, ku mund të ketë takime interesante. Parashikohen pasione të mëdha. Në punë, bëni mirë që të mos rrezikoni, por sistemoni situatat e mbetura pezull.
Demi
Ju pret një ditë e lodhshme dhe nën ritmin e duhur sa i takon ndjenjave dhe raporteve ndërpersonale, pasi ka diçka që nuk funksionon siç duhet. Mundohuni që të bëni durim. Edhe në punë duhet të tregoni kujdes, në mënyrë që të mos gaboni.
Binjakët
Kjo ditë është mjaft pozitive dhe interesante për ndjenjat. Kush është vetëm do të ketë mundësi që të shikojë përreth, pasi takimet janë mjaft të favorshme. Në punë rrezikoni që të mërziteni, ndaj mundohuni që ta shmangni zemëratën, pasi problemet do të zgjidhen.
Gaforrja
Ju pret një ditë premtuese, por mund të nervozoheni lehtësisht, edhe pse nuk keni arsye.
Po ashtu takimet janë mjaft intriguese. Në punë mund të keni të papritura, ndaj përpiquni që të shmangni debatet.
Luani
Ju pret një ditë pozitive në sajë të ndikimit tranzit të Hënës dhe atij të favorshëm të Marsit. Ata që janë vetëm do të kenë mundësi që të bëjnë takime interesante. Në punë duhet të reflektoni lidhur me situatat që ju krijojnë probleme.
Virgjëresha
Dashuritë që do të lindin në këtë periudhë do të kenë mundësi që të mbijetojnë përtej verës. Sa i takon punës, ky është momenti për tu rikthyer në lojë dhe për të çuar përpara idetë tuaja.
Peshorja
Në dashuri do të ketë përmirësim të ndjeshëm dhe situata paraqitet më mirë se në ditët e kaluara, shkruan noa.al. Sa i takon punës, do të jeni të inatosur, me dikë që nuk e mban fjalën e dhënë.
Akrepi
E hëna do të jetë nën ritmin e duhur në dashuri, ndaj shtyjini debatet dhe sqarimet për më vonë. Në punë mos i nënvlerësoni mundësitë me të cilat do të përballeni.
Shigjetari
Hëna do të jetë në anën tuaj, ku do të keni mundësi që të jetoni emocione të bukura. Edhe në punë, do të ketë përmirësim të ndjeshëm, por mundohuni që të mos përfshiheni në shumë gjëra njëkohësisht.
Bricjapi
Parashikohen ndryshime të ndjeshme në sferën sentimentale. Në dashuri do të ketë mundësi të frytshme për ata që janë vetëm, të cilët duhet ta lënë veten të lirë. Edhe në punë do të ketë ndryshime të rëndësishme, por duhet qetësi.
Ujori
E hëna do të jetë nën ritmin e duhur sa i takon ndjenjave, ku do të ketë probleme që kërkojnë zgjidhje dhe Hënën do e keni kundër. Në punë, duhet të analizoni mirë çdo gjë.
Peshqit
Në dashuri do të ketë përmirësim të ndjeshëm, por ju duhet të kuptoni mirë se çfarë doni në të vërtetë. Mundohuni që t’iu kushtoni më shumë rëndësi ndjenjave, veç pa lënë pas dore angazhimet e punës.
Duke nisur nga dita e sotme, e diela e 16 gushtit, kush kthehet në Greqi do të bëjë një javë karantinë, si masë e marrë nga autoritetet greke për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Ndërsa puna ka vijuar edhe gjatë natës për kalimin e emigrantëve, sërish pika kufitare e Kakavijës, ka radhë.
Ndërkohë duke nisur nga e hëna e 17 gushtit, nga pika kufitare e Kakavijës do të kenë mundësi të kalojnë vetëm 750 persona në ditë, ndërsa nga ajo e Kapshticës vetëm 300 persona në ditë, në fashën orare 06:00 deri në orën 22:00, konform rregullave të vendosura nga pala greke, si pasojë e situatës së krijuar nga COVID-19.
Të gjithë ata shtetas të cilët plotësojnë kriteret e vendosura për të udhëtuar drejt Greqisë (qytetarët me shtetësi greke, personat që kanë leje qëndrimi në Greqi, personat me kartë minoritari, personat që kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi, si dhe ata që e kanë të domosdoshme të udhëtojnë për arsye profesionale-pas marrjes së lejes së posaçme) nga dita e hënë, duhet të paraqesin në kufi edhe dokumentacionin sa më poshtë:
-Testin negativ të COVID-19 (RT-PCR), i cili duhet të jetë kryer deri 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorët publike apo private të certifikuara në Shqipëri. Ky rregull nuk vlen për shoferët e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijët nën 10 vjeç.
-Vërtetimin diagnozë të përkthyer në anglisht, në të cilin duhet të jenë të shënuara emri, mbiemri dhe numri i pasaportës/numri i kartës së identitetit të individit.
-Vërtetimin e plotësimit të formularit të posaçëm PLF, me kodin QR (nga adresa elektronike https://travel.gov.gr).
Bëhet me dije se testi i COVID-19 (RT-PCR) është i vlefshëm vetëm nga laboratorët e licencuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilat mund ti gjeni në faqen zyrtare: https://shendetesia.gov.al/mbi-njohjen-e-strukturave-jopublike-per-kryerjen-e-testit-rt-pcr/
Presidenti Ilir Meta po pushon në brigjet e Himarës, teksa nuk humbet mundësinë që të eksplorojë gjithë zonën dhe të takojë personazhe të njohru të vendit.
Ai ka ndarë një fotografi me poetin Lefter Çipa, i cili njihet ndër autorët më në zë të polifonisë, teksa pinë kafen e mëngjesit.
“Himarë, me Lefter Çipën, Legjendën e gjallë të polifonisë”, shkruan Meta.
Më herët ai ndau fotografi nga Piluri, duke e quajtur “Ballkoni i Bregdetit”, për të uruar të diel të mbarë.
Afro një një orë e gjysmë pasi pika kufitare e Kapshticës uli traun duke mos lejuar më emigrantë që të kalojnë kufirin, edhe Kakavija ka ndërprerë punën, sipas pretendimeve të qytetarëve në radhë.
Shkak për këtë vendim është bërë përmbushja e numrit prej 750 personash që lejohen nga autoritetet greke për të kaluar në Kakavijë.
Ndërsa në Kapshticë pasi kaluan 300 persona, rreth orës 09.30 u bë ndërprerja e punës.
Policia njoftoi se ndërprerja e punës vjen pas takimit që autoritetet shqiptare zhvilluan me palën greke.
Kjo pasi pala shqiptare është informuar se drejt Greqisë në një ditë do të lejohen që të kalojnë 750 persona, ndërsa në Kapshticë 350.
Kjo situatë vjen kur nga dita e sotme kush hyn në Greqi do të bëjë 7 ditë karantinë. Sakaq numri limit i cili po zbatohet nga autoritetet greke bie në kundërshti me deklaratën e një dite më parë të Ministrisë së Jashtme, ku kufiri limit u njoftua se do të niste nga e hëna e 17 gushtit.
Ndërkohë që nga dita e nesërme 17 gusht lejohen të kalojnë kufirin:
-Të gjithë ata shtetas të cilët plotësojnë kriteret e vendosura për të udhëtuar drejt Greqisë (qytetarët me shtetësi greke, personat që kanë leje qëndrimi në Greqi, personat me kartë minoritari, personat që kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi, si dhe ata që e kanë të domosdoshme të udhëtojnë për arsye profesionale-pas marrjes së lejes së posaçme) nga dita e hënë, duhet të paraqesin në kufi edhe dokumentacionin sa më poshtë:
-Testin negativ të COVID-19 (RT-PCR), i cili duhet të jetë kryer deri 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorët publike apo private të certifikuara në Shqipëri. Ky rregull nuk vlen për shoferët e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijët nën 10 vjeç.
-Vërtetimin diagnozë të përkthyer në anglisht, në të cilin duhet të jenë të shënuara emri, mbiemri dhe numri i pasaportës/numri i kartës së identitetit të individit.
-Vërtetimin e plotësimit të formularit të posaçëm PLF, me kodin QR (nga adresa elektronike https://travel.gov.gr).
Bëhet me dije se testi i COVID-19 (RT-PCR) është i vlefshëm vetëm nga laboratorët e licencuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilat mund ti gjeni në faqen zyrtare: