Irina

Izolimi e vetmja metodë e ndërprerjes së infektimeve, Harxhi: Shqipëria me fat, u morën shumë shpejt masat

Mjeku infeksionist, Arjan Harxhi foli lidhur me situatën aktuale të koronavirusit në vend, ku u shpreh Shqipëria është me fat sepse masat u morën që herët, por qytetarët duhet të mësohen që jetojnë në një realitet tjetër.

I ftuar në një nga mediet, mbrëmjen e së hënës Harxhi e vuri theksin edhe tek pasojat psikologjike të pandemisë që ka prekur globin.

”Në këtë rast, unë do të doja që ndoshta Shqipëria ishte me fat që i mori shpejt këto masa. Ka shumë pikëpyetje dhe argumente se pse ndodhi kjo në Itali, argumente, kundërargumente që mbrojnë një teori apo një tjetër, ajo që dimë është që e vetmja mënyrë e ndërprerjes së zinxhirit është mënyra e prerjes së rrugës së transmetimit të këtij infeksioni. Nuk ka rrugë tjetër, kështu që këto masa duhet të jenë ekstreme. Nuk ka mënyrë tjetër dhe ne duhet të mësohemi tashmë që jemi realisht në një realitet tjetër. Një realitet që deri dje ngjante sikur ishte e filmave të Hollivudit, sot është një realitet për të cilin ne duhet të përqasemi. Masat duhet të jenë që njerëzit duhet të mësohet që ndoshta të mos kemi jo vetëm pasoja fizike, por edhe psikologjike. Pra, edhe shëndeti mendor duhet të jetë i rëndësishëm dhe për ketë media ka një rol të rëndësishëm”, – tha ai.

Më tej, Harxhi u shpreh edhe me rastet që mund të rikthehen, pra të rezultojnë pozivitë sërisht ndaj COVID-19, se “rastet janë sporadike dhe mund të mos kenë qenë raste të shëruara ose mund të kenë qenë jo realisht vërtet ai lloj infeksioni. Përgjithsisht, ky infeksion lë imunitet. Do e shohim, koha do të jetë tregues por deri tani nuk ka raste që rikthehen”.

Mjeku Harxhi shtoi se “ne kemi eksperiencën e Kinës që kanë trajtuar pacientë me plazmën e personave që kanë qenë në konvaleshencë, gjithmonë me këtë lloj teorie që të shfrytëzojë antitrupat e formuara në gjakun e personit që e ka kaluar, tek një i sëmurë”.

Lidhur me testet që kryhen për COVID-19, mjeku infeksionist tha se “shkenca thotë se pozitiviteti i tamponit është 75%. Pra, në 25% të rasteve mund të dalë, ne i quajmë me termin “falso negative” dhe kjo jo për defekt të testit por është i tillë dinamika e virusit, sepse mund të mos gjendet në fyt dhe në hundë dhe është në sekrecionet e mëposhtme dhe kjo është parë nga eksperienca e Kinës dhe Italisë./atsh

Izolimi e vetmja metodë e ndërprerjes së infektimeve, Harxhi: Shqipëria me fat, u morën shumë shpejt masat Read More »

“Pandemia po përshpejtohet”/Kalo thirrje qytetarëve: Izolim dhe karantinim, së bashku mund t’ia dalim përballjes me vrastarin COVID-19

Mjeku i njohu i Infektivit në QSUT, Tritan Kalo shprehet se pandemia e COVID-19 po përshpejtohet dhe kemi ende ditë të vështira përpara.

Kalo thekson se duhet vijuar me testimin e çdo rasti të dyshimtë, izolimin dhe përkujdesjen për çdo rast të konfirmuar, si dhe gjurmimin e karantinimin e çdo personi të kontaktit të ngushtë.

Duke iu referuar OBSH-së, Kalo i cilëson këto tre masa më efikase të kontrollimit të Pandemisë Covid-19, krahas distancimit social, higjienës, ushqyerjes, etj

“Ne në Shqipëri nuk po bëjmë asgjë më pak dhe asgjë më shumë se kaq… Së bashku dhe në mirëkuptim maksimal do të mundemi t’ia dalim përballjes me vrastarin e tinzarin Covid-19… Politikat e mëdha, mititantizmin e verbër, gjithëdijësinë, protagonizmin e venitetin delirant, gojëhidhësinë dhe gjysmëdijenitë analfabetiko-funksionale, le t’i lëmë për t’i shpalosur pasi t’a kemi fituar këtë betejë… T’u bëhemi krah me qëndrimet e veprimet tona racionale të gjithë personelit mjekësor, që në vijën e parë të frontit përballet me këtë “armik të padukshëm jetëmarrës”… Të qëndrojmë në mjediset tona, KUR nuk kemi asnjë arsye ekzistencialiste për t’ju ekspozuar Sars-Cov-2…”, apelon mjeku i njohur.

Kështu thekson ai, mbrojmë veten dhe njëkohësisht vemë edhe më pak në rrezik jetët e mjekëve, infermierëve, imazheristëve, farmacistëve, laborantëve, administratorëve, sanitareve, shoferëve, teknikëve të mirëmbajtjes, barrelistëve, koordinatorëve, policëve e ushtarakëve, etj., të cilët përkujdesen për të sëmurët me Covid-19 në spitale dhe ambulatorisht…”.

“Prof. Përparim Kabo thelbësisht qartazi shprehet se: “Kur vdes një njeri vdes një jetë, kur vdes një mjek vdesin qindra jetë”… JU DUAM dhe JU RESPEKTOJMË… PËKUJDESEMI dhe do të përkujdesemi për JU në çdo minutë, me VETËMOHIM e PROFESIONALIZËM shembullor… KURRË mos harroni se NE JEMI motrat, vëllezërit, bijat e bijtë tuaj, ndaj edhe JU duhet të na DËGJONI dhe të na RESPEKTONI… BASHKË me MËNDJEKTHJELLTËSI e ZEMËRBARDHËSI ne do t’ia DALIM MBANË!!!”, deklaron Kalo./atsh

“Pandemia po përshpejtohet”/Kalo thirrje qytetarëve: Izolim dhe karantinim, së bashku mund t’ia dalim përballjes me vrastarin COVID-19 Read More »

Rama citon Einstein: Inteligjentë janë ata që kanë aftësinë të ndryshojnë, kur kjo është e domosdoshme

“Inteligjentë janë ata që kanë aftësinë të ndryshojnë, kur kjo është e domosdoshme”.

Kryeministri Edi Rama zgjodhi sot këtë shprehje të shkencëtarit Albert Einstein për të përcjellë mesazhin e tij.

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur citate nga Librat e Shenjtë ose personalitetet botërore për të përcjellë mesazhe solidariteti dhe durimi, në kushtet kur gjithë bota po përballet me pandeminë e COVID-19, kufizimi i së cilës imponon kufizimin e lëvizjes dhe distancimin social. /atsh

Rama citon Einstein: Inteligjentë janë ata që kanë aftësinë të ndryshojnë, kur kjo është e domosdoshme Read More »

Instituti i Shëndetit Publik, udhëzues të posaçëm me këshilla për të moshuarit

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar një udhëzues të posaçëm në lidhje me të moshuarit të cilët vuajnë nga astma, diabeti, dhe kanceri.

Ky udhëzim vjen në një moment kur të moshuarit janë personat më të rrezikuar nga koronavirus.

Krahas ndjekjes së rregullave të përgjithshme higjieno-sanitare si larja e duarve dhe shmangia e grumbullimeve të njerëzve, sa i përket mjekimit të vazhdueshëm që personat e moshuar ndjekin në lidhje me gjendjen e tyre shëndetësore, Instituti i Shëndetit Publik i bën thirrje që ata të sigurohen se kanë ilaçe të mjaftueshme dhe nëse i nevojiten të tjera t’i sigurojnë ato nëpërmjet të afërmve dhe jo personalisht.

ISHP po ashtu, cilëson se personat e moshuar me diabet janë në një rrezik të lartë dhe për këtë duhet të monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme nivelin e sheqerit dhe të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore në rast se ndiejnë probleme me frymëmarrjen, kollë apo ethe. Sa i përket personave të cilët vuajnë nga astma, ISHP sugjeron që të vazhdojnë të përdorin rregullisht inhalatorin dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore në rast vështirësie.

Ndërkaq, personat që janë të prekur nga kanceri dhe që janë momentalisht nën efektin e trajtimeve, veç

Instituti i Shëndetit publik këshillon moshën e tretë në lidhje me COVID-19 veçanërisht ata që bëjnë seanca kimioterapeutike, të cilët janë në rrezik të lartë nga COVID-19. ISHP sugjeron që këto persona të mbrohen në mënyrë maksimale duke reduktuar rrezikun e mundshëm të infektimit nga koronavirus.

Ndër të tjera Instituti i Shëndetit Publik i bën thirrje të moshuarve që t’u kërkojnë ndihmë familjarëve dhe miqve për marrjen e ilaçeve, blerjen e ushqimeve, dhe vajtjen ne institucione shëndetësore. Po ashtu, ISHP sugjeron që të moshuarit të lajmërojnë menjëherë familjarët në rast se nuk ndihen mirë./atsh

Instituti i Shëndetit Publik, udhëzues të posaçëm me këshilla për të moshuarit Read More »

Braçe thirrje atyre që kanë ardhur nga Italia: Vetëkarantinohuni, mos takoni njeri, po vrisni njerëz

Zv/Kryeministri Erion Braçe u ka bërë thirrje sot të gjithë atyre që kanë ardhur nga zona e kuqe në Itali në datat 8, 9, 10 mars e më tej që të vetëkarantinohen dhe të mos takojnë të afërmit, pasi po i rrezikojnë jetën.

“Po si ka mundësi që nuk doni të kuptoni?! E kam me secilin nga ju që keni ardhur nga zona e kuqe në Itali në datat 8, 9, 10 mars e më tej; Po vrisni njerëz! Kuptoni apo jo?”, thotë Braçe.

“Në Korçë mbesa e ardhur në datën 8 infekton gjyshërit mbi 70 vjeç, në Vlorë djali i ardhur në datën 9 infekton prindërit mbi 60 vjeç, në Lushnje djali i ardhur në daten 10 infekton dy prindërit mbi 74 vjeç; Të gjithë në fashën e riskut të lartë e në vetëm tre ditë!”, thekson Braçe.

“Djem e vajza, një dorë e dhënë, një puthje shqiptare, një përqafim po aq folklorik, është si shkrehja e një kobureje që vret! As e vë në dyshim që i doni prindërit, gjyshërit, familjarët, madje dhe kusherinjtë e kushërirat, por po i vrisni!”, thekson zv/Kryeministri

“Vërini kyç zemrës nëse vërtete i doni! Tregoni nga vini dhe merrni distancë fizike nga cilido që doni e jo vetëm! Ndalini vizitat tek kushërinjtë se “jeni kthy apo janë kthy nga jashte shteti e duhet me i shku e me ju shku”! Boll se po ju merrni jetën! Do e keni peng ju gjithë jetën!”, nënvizon Braçe./atsh

Braçe thirrje atyre që kanë ardhur nga Italia: Vetëkarantinohuni, mos takoni njeri, po vrisni njerëz Read More »

BE: Personat me sëmundje kronike të mbrojnë veten, duke shtuar higjienën dhe distancimin shoqëror

Personat që kanë sëmundje kronike janë më të rrezikuar nëse preken nga koronavirusi, COVID-19.

Për këtë delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, bën thirrje që këta persona të mbrojnë veten duke praktikuar higjienën e duarve, etiketën në kollitje dhe distancimin shoqëror.

Gjithashtu, këta persona, nëse ndihen keq duhet t’i telefonojnë shërbimeve të kujdesit shëndetësor për këshilla duke dhënë hollësi të simptomave dhe gjendjes së tyre

“Çfarë duhet të bëj nëse kam një sëmundje kronike, për shembull diabet apo hipertension? Mbroni veten duke praktikuar higjienën e duarve, etiketën në kollitje dhe distancimin shoqëror. Nëse ndiheni keq, telefonojini shërbimeve të kujdesit shëndetësor për këshilla duke dhënë hollësi të simptomave dhe gjendjes suaj”, këshillon zyra e Bashkimit Europian.

Presidentja e Komisionit Europian, Von der Leyen në një deklaratë të saj për koronavirusin është shprehur se, “Komisioni Europian është duke koordinuar një përgjigje të përbashkët europiane ndaj shpërthimit të COVID-19. Ne jemi duke ndërmarrë një veprim të vendosur për të forcuar sektorët tanë të shëndetit publik dhe për të zbutur ndikimin socio-ekonomik në Bashkimin Europian. Ne po mobilizojmë të gjitha mjetet në dispozicionin tonë për t’i ndihmuar shtetet tona anëtare të koordinojnë përgjigjet e tyre kombëtare dhe po ofrojnë informacion objektiv për përhapjen e virusit dhe përpjekjet efektive për ta kontrolluar atë”./atsh

BE: Personat me sëmundje kronike të mbrojnë veten, duke shtuar higjienën dhe distancimin shoqëror Read More »

Ministrja Spiropali apel qytetarëve: Kjo është java e sprovës së madhe

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali duke pasqyruar rrugët e zbrazura të Tiranës shprehet se kjo është java e sprovës së dhe ndaj duhet të kemi shumë kujdes.

“Kjo është java e sprovës së madhe, ndaj kujdes, kujdes dhe vetëm kujdes! Ndiq me rigorozitet maksimal rregullat: Respekto fashën orare 5:00-13:00. Ruaj distancën në dyqane, farmaci, bankë dhe ec fillikat në rrugë! Mbaj nën kujdes prindërit, gjyshërit e të afërmit!. Laj duart, shpesh madje! Besa-besë për ta fituar këtë luftë!”,- shprehet ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali/atsh

Ministrja Spiropali apel qytetarëve: Kjo është java e sprovës së madhe Read More »

Përkeqësohet moti, reshje shiu dhe dëbore në zonat malore

Reshjet e shiut dhe dëborës në zonat malore kanë përfshirë vendin tonë sot, ndërsa moti është shoqëruar edhe me uljen e temperaturave.

Edhe pse jemi zyrtarisht në pranverë, dëbora ka zbardhur disa qytete dhe zona në veri të vendit si në Kukës, Tropojë, etj.

Ditët e fundit Shqipëria ndodhet në izolim për shkak të parandalimit të përhapjes së COVID-19.

Sipas Shërbimit Meteorologjik sot në të gjithë vendin ka rënie temperaturash, ndërsa në zonat malore ka edhe reshje dëbore. Gjatë mesditës do të nisin kthjellimet në zonat e ulëta dhe bregdet./atsh

Përkeqësohet moti, reshje shiu dhe dëbore në zonat malore Read More »