Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Ledina Çelo i është nënshtruar testimit për koronavirus së bashku me vajzën.
Këngëtarja ndodhej me pushime në Shqipëri, madje edhe nga fotot e fundit, ajo tregon se vazhdon pushimet në vendin tonë.
Sot Ledina ka shfaqur në rrjete sociale momentin kur i është drejtuar qendrës shëndetësore ku kryhen testimet.
Në “Instastoryn” e saj Ledina shihet duke biseduar me vajzën, e cila mesa duket ka frikë nga testi.
“Ke frikë që do të na bëjnë testin? Ja ku është ajo”, dëgjohet t’i thotë Ledina vajzës së saj teksa janë duke iu drejtuar me makinë qendrës ku kryhen testimet.
Mësohet se këngëtarja dhe vajza e saj nuk kanë shfaqur simptoma të virusit, por u është dashur testi për udhëtimin, pas mbylljes së pushimeve në Shqipëri.
Ledina me familjen jeton prej vitesh jeton në Gjermani.
Shenjat e horoskopit që vijojnë si më poshtë, nuk duhet të dashurohen kurrë me njëra-tjetrën.
Dashi
Nuk duhet të lidheni me një Bricjap! Dashi thyen rregulla ndërsa Bricjapi bën rregulla. Do ndiheni vazhdimisht të kritikuar dhe do ta frikësoni Bricjapin që zakonisht sillet aq mirë. Spontaniteti është emri juaj I dytë, ndërsa Bricjapi nuk del dot as për darkë pa bërë një rezervim më parë. Problem tjetër është që Bricjapi është “i martuar” me punën, dhe gjasat janë që jut ë ndiheni sikur jeni të lidhur me shefin, jo me Bricjapin tuaj.
Gaforrja
Nuk duhet të dilni me një Shigjetar! Shigjetari është i egër dhe i lirë, e do të hyjë në jetën tuaj si tornado. Kjo ju duhet që të dilni jashtë guaskës tuaj, por ndërkohë ky proces do t’ju shkaktojë ankth pafund. Shigjetari udhëton, eksperimenton dhe provon gjëra të reja gjithë kohës, e kjo bie ndesh me traditat tuaja, me nevojat për siguri dhe familjaritet. Një Shigjetar nuk do kuptonte kurrë pse ju keni nevojë të kaloni kohë me familjen.
Shigjetari
Do ishit shokë shumë të mirë me Gaforret por kur vjen puna te lidhjet do ju bëjnë të villni! Janë të ëmbël për të ngjitur, çdo lidhje duan ta kthejnë serioze. Janë aq romantikë sa ende dërgojnë letra dashurie. Kjo është shumë për ta duruar për një Shigjetar.
Kështu është shprehur Stefi Prifti, përmes një mesazhi që ka shoqëruar foton e bërë publike në Instagram, teksa këngëtarii mirënjohur korçar po pushon në Lukovë të Sarandës.
Në fakt, në syzet e tij reflektohet një vajzë që po kalon aty pranë, çka ka ngjallur reagime nga ndjekësit e tij.
Duket se ajo i ka zënë diellin dhe këngëtari vendosi që ‘pakënaqësinë’ ta ndajë me publikun.
Një nga dy vëllezërit Prifti, i cili kritikoi pak kohë më parë qeverinë për vendimin që ndaloi koncertet në mbrëmje, ka gjetur gjithsesi rehatinë këto ditë.
Madje nga Lukova ai tha sot se është duke punuar për dy këngët e reja, që pritet të dalin në treg shumë shpejt.
Stefi Prifti ka qenë i shoqëruar nga miq të tij të ngushtë gjatë pushimeve dhe sigursisht nuk mund të ndahet prej tij vëllai tjetër, Endri.
Sot parashikohet mot i kthjellët me temperatura të larta, ndërsa në zonat malore, kryesisht në zonat verilindore do të ketë dhe zhvillim të vranësirave, të cilat mund të sjellin reshje në formën e shtrëngatave.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 16º në 29ºC, në zonat e ulëta nga 21ºC në 36ºC dhe në zonat bregdetare nga 23°C në 37ºC.
Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4-5 ballë.
Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira. Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 15ºC deri në 29ºC dhe në zonat e ulëta nga 20ºC në 30ºC.
Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të Shqipërisë, Kosovës dhe botës.
Bashkia e Gjirokastrës ka miratuar një rregullore për mbajtjen e qenve dhe shpendëve në shtëpi. Një nga pikat e kësaj rregulloreje parashikon ndëshkimin me gjobë në rast se kafshët do të shkaktojnë zhurmë në shtëpi duke shqetësuar fqinjët. Në rast shkelje pronarët e tyre do të dënohen 1 mijë deri në 10 mijë lekë të reja gjobë.
Rregullorja që abcnews.al disponon përmban sanksione për shkelje të normave të higjienës shëndetit publik dhe etikës së bashkëjetesës shoqërore, por edhe të sigurisë.
“Për aq sa nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative nga pronarët, kujdestarët në fushën e zbatimit të normave detyruese të sjelljes së kafshëve, shpendëve në njësitë individuale të banimit, ambientet në bashkëpronësi dhe hapësirat publike këto veprime:
Të sigurojmë që në ambientet e përbashkëta në bashkëpronësi dhe hapësirat publike, kafshët, shpendët e tyre të mos paraqesin rrezik. Të vendosin maskat mbrojtëse për qentë e rracave të rrezikshme.
Të shmangin ndotjen e ambienteve të përbashkëta në bashkëpronësi dhe hapësirave publike nga kafshët dhe
shpendët e tyre.
Të vaksinojnë dhe kontrollojnë pranë mjekut të Klinikës veterinare kafshët dhe shpendët. Personat, të cilët mbajnë kafshë/shpendë shtëpiake, të shoqërimit apo të luksit në banesa individuale apo në shoqërimit apo të luksit, në banesa individuale apo në bashkëpronësi në zona të urbanizuara, janë të detyruar të mos lejojnë që ato të kryejnë ndotje dhe të shkaktojnë zhurma, duke u bërë shqetësim për pjesëtarët e tjerë të komunitetit, duke cenuar gëzimin e qetë të pronës së tyre”, thuhet në një prej pikave të Nenit 14 që parashikon “Kundërvajtje administrative nga pronarët/kujdestarët, në fushën e zbatimit të normave detyruese të sjelljes së kafshëve/shpendëve, në njësitë individuale të banimit, ambientet në bashkëpronësi dhe hapësirat publike”, thuhet në rregullore.
Po licia e Shtetit dhe Ministria e Shëndetësisë bëjnë thirrje çdo ditë që qytetarët të ruajnë distancimin social dhe të mbajnë maska për shkak të kor onavi rusit.
Madje është ndaluar muzika në lokale pas orës 20:00 si edhe janë vendosur gjoba për pronarët e restoranteve që organizojnë dasma.
Por çfarë ka ndodhur së fundmi në Shkodër?
Siç shihet edhe në videon e publikuar nga JOQ, disa efektivë policie janë kënaqur duke kërcyer në një dasmë në Shkodër. Të armatosur dhe të veshur me uniformën e po licisë ata kërcejnë dhe nuk respektojnë distancimin social. Ajo që vihet re është se efektivët kanë vendosur vetëm maska, por gjithsesi kjo nuk justifikon veprimet e tyre.
Shteti në aksion. Për të disatën herë, tregohet qartë se në Shqipëri shteti funksionon me dy standarde!”, shkruan personi që ka dërguar videon./noa