Irina

“Jepi Çezarit atë që i takon Çezarit”/Topi: Qeveria po e kalon me nota pozitive COVID-19

Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka vlerësuar maksimalisht masat e marra nga qeveria Rama mbi koronavirusin.

Në një intervistë televizive, Topi tha se masat janë marrë në kohë, megjithatë tashmë qeveria është përpara një sfide që të mendojë përtej pandemisë, lidhur me ekonominë e vendit.

“Pas pandemisë virale do të vijë pandemia ekonomike. Raportimet që vijnë nga FMN janë shumë alarmante. Unë do marrë në konsideratë vetëm recesionin që parashikohet në Greqi është 10%. Në Itali parashikohet recesion 9.5%. deri në 5.6% në SHBA. Italia që është vendi ku jetojnë dhe punojnë shumë shqiptarë, me të cilët nuk është thjesht problemi i remitancave, por dhe i raporteve tregtare, të import eksporteve, nuk do kalojë në kuotën plus as gjatë vitit 2021. Kjo do të thotë që lidershipi politik shqiptar vërtetë po e kalon me nota pozitive historinë e koronavirusit. Jepi Çezarit atë që i takon Çezarit. Ndihemi mirë kur Kryeministri merr vendime të drejta. Ky ishte një vendim që lidhet me karantinën dhe e mori në kohë. Do marri përgëzimet e mia gjithmonë”, u shpreh Topi./atsh

“Jepi Çezarit atë që i takon Çezarit”/Topi: Qeveria po e kalon me nota pozitive COVID-19 Read More »

Hapen sot prenotimet për riatdhesimin nga Roma/ Qytetari paguan 107 euro për fluturimin dhe ushqimin në karantinë, pjesa tjetër mbulohet nga qeveria

Kryeministri Edi Rama informoi se so “sot hapen prenotimet për fluturimet e riatdhesimit që nisin të shtunën nga Roma”.

Rama tha se “paketa do të jetë 100€ për fluturimin që do të paguhen nga personi dhe 21€ në ditë për akomodimin 14-ditor në hotel, prej të cilave 14€ do të mbulohen nga qeveria për fjetjen e shërbimin me standardet antiCOVID-19, ndërsa vetëm 7€ do të paguhen nga personi për ushqimin”, tha Rama.

“Besoj se kjo paketë është mëse e arsyeshme. E falënderoj Air Albanian dhe operatorët turistikë për mirëkuptimin dhe kontributin e tyre me zemër shqiptare në këtë nisëm aspak të lehtë, për situatën e ndërlikuar që po kalojmë”, tha Rama.

Kryeministri sqaroi se “çmimi i biletës do të variojë sipas destinacioneve, ndërsa pagesa e hotelit karantinë do të jetë fikse për të gjithë natyrisht”. /atsh

Hapen sot prenotimet për riatdhesimin nga Roma/ Qytetari paguan 107 euro për fluturimin dhe ushqimin në karantinë, pjesa tjetër mbulohet nga qeveria Read More »

Parashikimi i motit

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet i kthjellët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim e lehtë e përgjatë vijës bregdetare hera herës mesatare, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3 deri 4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 3/20 diell
Kukës 0/15 diell
Lezhë 4/19 diell
Dibër -2/14 diell
Durrës 7/21 diell
Tiranë 6/20 diell
Elbasan 3/20 diell
Berat 3/20 diell
Vlorë 6/22 diell
Korçë -2/15 diell
Gjirokastër 2/18 diell
Sarandë 7/22 diell/atsh

Parashikimi i motit Read More »

1 600 mjekë familje asistencë edhe për pacientët me simptoma të lehta që po trajtohen në shtëpi

1 600 mjekë familje po japin asistencë pacientëve me COVID-19 që kanë simptoma të lehta dhe po trajtohen në shtëpi

TIRANË, 15 prill /ATSH/ 90 pacientë të konfirmuar me COVID-19, janë monitoruar për gjendjen e tyre shëndetësore nga mjekët e familjes përmes telefonit gjatë 24 orëve të fundit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bën të ditur se, përveç ndjekjes të të sëmurëve kronikë, 1 600 mjekë familje po japin asistencë pacientëve me COVID-19 që kanë simptoma të lehta apo të moderuara dhe po trajtohen në shtëpi.

“Gjatë 24 orëve të fundit mjekët e familjes kanë kryer 2 975 konsulta online me pacientët për barnat me rimbursim dhe këshilla mjekësore, kryesisht për të moshuarit”, shprehet Manastirliu./atsh

1 600 mjekë familje asistencë edhe për pacientët me simptoma të lehta që po trajtohen në shtëpi Read More »

Vlorë, vijojnë punimet në qendrën historike, Leli: Pas 30 vitesh kjo zonë po rilind

Në qendrën historike të Vlorës, një diamant deri dje i mbuluar nga pluhuri i harresës dhe që tashmë ditë pas dite po rifiton shkëlqimin, po vijojnë punimet për rehabilitimin përfundimtar të saj.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, inspektoi sot punimet që po kryhen në këtë qendër historike, një projekt i realizuar me mbështetjen e qeverisë.

“Pas rikonstruksionit të godinave më të rëndësishme të kësaj zone, ku investitor ka qenë Fondi Amerikan, me një punë të lavdërueshme për të gjithë, sot jemi duke parë punimet që po realizohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ku pjesët e mobilimit urban kanë qenë pjesa më e rëndësishme ku janë të vendosura stolat, punimet me pllaka, si dhe me mbjelljen e disa pemëve që janë dekorative, për të bërë më shumë hije në ditët e nxehta të verës”, – tha Leli.

Kryebashkiaku Leli u shpreh se “prej 30 vitesh në këtë shesh nuk kalohej dot dhe sot kemi një shesh gjigant përballë Muzeut Historik të Vlorës, si dhe përballë atij që ne duam të ndërtojmë nesër Muzeun Kombëtar të Hebraizmit dhe Muzeut Etnografik, të cilët do të krijojnë ansamblin muzeal të vizitës së turistëve në ditët që vijnë”.

“Të flasësh për turizmin sot në këto ditë është një gjë që të sfidosh kohën, por ne jemi për ta sfiduar atë që po na ndodh, se një ditë do vendoset ‘normaliteti’ duke respektuar distancat dhe duke pritur që shkenca mjekësore të ketë alternativa pozitive për përballjen e kësaj pandemie që ka gjunjëzuar gjithë njerëzimin, ngelemi me shpresë që gjëra më të mira do të vijnë”, – shtoi Leli.

Po ashtu, Leli tha se “kjo vizitë në kantier është një mesazh për të gjithë ata që janë duke investuar në territorin e bashkisë si dhe për ata që janë duke menduar për të investuar”.

“Turizmi është pjesë e rëndësishme e ekonomisë së qytetit dhe të gjithë kemi në dorë të ngremë dhe ringremë ekonominë turistike jo vetëm në Vlorë, por edhe në të gjithë Shqipërinë”, – theksoi Leli.

Në zonën qendrore të Vlorës ka një sërë objektesh të trashëgimisë kulturore, që e shndërrojnë këtë qytet jo vetëm në perlë të bukurisë turistike, por edhe të historisë dhe kulturës.

Secili prej tyre paraqet fakte dhe histori interesante që mund të marrin interesin e vizitorëve të shumtë vendas e të huaj. Stili i përdorur në shumë godina krijon njëfarë uniformiteti në zonë, por që e dallon lehtësisht nga zonat e tjera të qytetit nga pikëpamja arkitektonike.

Brenda kufijve të zonës së projektit ndodhen disa monumente kulture të kategorisë së parë, si edhe rruga më e rëndësishme e qytetit për nga vlerat arkitektonike, historike që mbart: rruga “Justin Godard”./atsh

Vlorë, vijojnë punimet në qendrën historike, Leli: Pas 30 vitesh kjo zonë po rilind Read More »

Riatdhesimet/ “Kusht karantinimi në hotel”, Rama: Qeveria do të bëjë gjithçka mundet që kostoja financiare të jetë optimale

“Ne do të rihapim rrugën e riatdhesimeve siç e kemi bërë publike dhe nuk do të tërhiqemi nga kushti i karantinimit të detyruar në hotel”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama.

Kryeministri Rama solli sot shembullin konkret të Singaporit që tregon se pse riatdhesimi në këtë fazë duhet të jetë absolutisht i kontrolluar.

“Singapori u mbajt si shembulli më fantastik i përballjes me epideminë, me numrin më të vogël të të infektuarve e të të vdekurve për numër popullsie. Por gjërat u përkeqësuan kur u lejua riatdhesimi i pak më shumë se 500 studentëve, të cilëve iu kërkua të vetëkarantinoheshin në familje, pa futur në karantinë gjithë familjen. Numri i të infektuarve u rrit ndjeshëm, përmes familjarëve të të riatdhesuarve dhe ky ishte një mësim, jo vetëm për Singaporin po edhe për vendet e tjera, të cilat fillimisht ulën ndjeshëm numrin e të riatdhesuarve, duke i detyruar të karantinohen në hotele dhe pastaj filluan të ndalonin fare riatdhesimet”, tha Rama.

Në këtë drejtim, ai tha se Shqipëria do të rihapë rrugën e riatdhesimeve, por nuk do të tërhiqet nga kushti i karantinimit të detyruar në hotel.

“Por ju lutem të gjithë atyre të cilët nuk duan të dëgjojnë, nuk duan të lexojnë, nuk duan të kuptojnë se pse, kjo rrugë është e vetmja dhe s’ka një rrugë tjetër për të mbrojtur popullin e vendin tonë nga një valë e re infektimi, që të paktën, përpara se sa të shajnë e të mallkojnë a thua se kjo është punë qejfi apo dëshire e qeverisë për t’ua vështirësuar riatdhesimin, të të bëjnë edhe një çikë durim derisa ta shohin konkretisht paketën e riatdhesimit”, tha Rama.

Kryeministri siguroi që paketa do të jetë shumë e arsyeshme për ta dhe qeveria do të bëjë gjithçka mundet që kostoja financiare e riatdhesimit, të jetë optimale brenda kushteve ku po jetojmë e po veprojmë të gjithë.

“Boll me sharje, me akuza, me hesape në hava e me mallkime, sepse kjo është koha që provon se sa di secili të jetë një shqiptar i mirë që sheh përtej hundës së vet dhe që nuk e kthen në argument mllefin apo mosinformimin për atë që flet”, tha Rama./atsh

Riatdhesimet/ “Kusht karantinimi në hotel”, Rama: Qeveria do të bëjë gjithçka mundet që kostoja financiare të jetë optimale Read More »

Heronjtë shqiptarë/ Farmacisti i vijës së parë të frontit: Zbatimi i masave mënyra më e mirë për fitore

“Mënyra më e mirë për përballimin dhe fitoren e luftës kundër COVID-19 arrihet duke ndjekur me përpikëri masat parandaluese të përcaktuara nga Ministra e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”.

Ky mesazh vjen nga një farmacist i vijës së parë të frontit, shkruan deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, i cili ditët e fundit ka sjellë shembuj të heronjve shqiptarë që po përballen me COVID-19.

“Kamber Alikaj është një prej farmacistëve më të vjetër në Njësinë 11. Ai ka një eksperiencë 45-vjeçare në këtë profesion: human dhe i palodhur”, shkruan Bushati.

Farmacisti Alikaj shprehet se ”duhet të tregohemi sa më të ndërgjegjshëm për faktin se çdokush ka në dorë të parandalojë këtë sëmundje duke mbrojtur veten dhe të tjerët”. /atsh

Heronjtë shqiptarë/ Farmacisti i vijës së parë të frontit: Zbatimi i masave mënyra më e mirë për fitore Read More »

Ministria e Shëndetësisë: 19 raste të reja, shkon në 494 numri i të prekurve me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë identifikuar 19 raste të reja duke e cuar numrin në total ne 494.

Zv/Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli u shpreh se “në vijim të informimit të përditshëm ju bëjmë me dije për situatën e 24 orëve të fundit në Shqipëri lidhur me COVID-19. Dje janë testuar 252 persona të dyshuar, mes tyre 44 janë personel shëndetësor.
Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 19 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëv11 raste në Tiranë, 1 rast në Krujë, 1 rast në Korçë, 1 rast në Elbasan, 5 raste në Kukës mes tyre 1 personel shëndetësor.
Deri në këto momente janë testuar 4558 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 494 raste”.

Me tej, Rakacolli shtoi se “siç shihet nga grafiku, edhe pse sot janë 19 raste të reja, pavarsisht luhatjeve ditore, kurba mbetet e qendrueshme dhe situata është krejtësisht e kontrolluar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 237 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 18 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 71 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 13 raste
– Krujë 7 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 6 rast/atsh

Ministria e Shëndetësisë: 19 raste të reja, shkon në 494 numri i të prekurve me COVID-19 Read More »