Irina

Ja parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por që në zonat malore do të kemi edhe reshje bore.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -3°C në 07°C, në zonat e ulëta nga 05ºC në 14°C dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 17°C.
Era do të fryejë në drejtim Verior- Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell por që do ketë edhe reshje dëbore pothuajse në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -3°C në 05°C dhe në zonat e ulëta nga -1°C në 10°C

Ja parashikimi i motit për sot Read More »

Ajka e vogël surbrizon babi Besin për ditëlindje

Ditën e djeshme Bes Kallaku festoi 35-vjetorin dhe rrjeti u mbush me urime të pafundme për artistin.

Ai kishte organizuar një festë ku ishin të pranisëhm njerëzit më të afërt dhe fabula e festës ishte “jeta në fshat”.

Ditën e sotme Besi dhe Xhensila kanë ndarë momente të tjera nga festa e mbrëmshme ku momenti më i veçantë ishte shfaqja në monitor e një videoje surprizë për Besin ku shfaqet vajza e tij Ajka që i këndon këngën “Happy birthday to you!”
Ndërsa në videon tjetër vogëlushja shihet duke i thënë babi Besit “Të dua shumë” duke e emociuar pamasë artistin i cili shihet dhe i përlotur në videon e postuar në story nga Xhensila.
Besi dje ndau në rrjetet sociale edhe një mesazh falenderues ku shkruante:

“Ne keto 35 vite jete. Për gjithcka të arritur dhe gjithcka që më është dhënë, falenderimi i takon vetëm Zotit.

Për dhuratën më të shenjtë që mu dha, të japësh buzëqeshje. Në krejt etapat e jetës, në ç’do foto ka një histori. Ç’do histori ka lotët dhe të qeshurat e saj, gëzimet, sakrificat dhe sukseset. Atij që do ti jepet, atij edhe do ti kërkohet llogari më shumë, thotë Zoti. Në të gjitha stuhitë e kaluara apo edhe në ata që do vijnë, mos harroni se Ai ka kontrollin e gjithçkaje. Flm per çdo njeri që ka qëne pjesë e imja krejt keto 35 vite. Flm secilit që ka vene edhe nje copës guri ne gjithçka te ndertuar me mund deri sot! Flm prinderve, motres, Ijes, dashurisë së jetës Xhensilës dhe lumturisë së jetës, Ajkës për besimin që kanë në mua. Flm Bubqit, krejt bashkfshatareve te mi, njeriu duhet ta vlerësojë nga vjen. Në fund te ditës kupton se lumturia e vërtetë është ne të voglat gjëra. Kjo kohë e tanishme na e ka vërtetuar më së miri se sa e rendesishme është jeta dhe shëndeti i atyre rreth teje, familjes, prindërve dhe gjyshërve! Lumturia ime varet nga secili prej jush. Bekuar qofshi të gjithë që më ndiqni, ju dhe familjet tuaja miq! Perulesisht, Bes Kallaku. Zoti ju rujt! Faleminderit per çdo urim!”./noa.al/

Ajka e vogël surbrizon babi Besin për ditëlindje Read More »

‘Ndihem vajza më me fat në botë!’/Dashuria nuk pyet për distanca, Anwar bën gjestin romantik për Duan

Pas qëndrimit të saj në Kaliforni bashkë me të dashurin, Anwar Hadid, në muajin tetor Dua Lipa u rikthye sërish në Mbretërinë e Bashkuar, ku regjistroi këngën me Miley-n dhe po përgatitet për koncertin virutal.

Por, ndonëse është super e angazhuar, sërish i mungon Anwar.

Më herët këtë javë, ajo ka publikuar në Instagram dy foto, ku në njërën shfaqet Anwar duke e puthur në hundë, ndërsa në një tjetër duke “i shtrydhur” fytyrën me duar. Dyshja duken të dashuruar në maksimum në dy imazhet dhe Dua nuk ka nguruar të tregojë se sa shumë i mungojnë këto momente.

Ndërkohë, të njëjtën gjë mund të themi edhe për Anwar, i cili ndonëse është me milje larg Duas ka bërë së fundmi një gjest shumë të bukur.

Ai i ka blerë asaj lule, gjë të cilën na e ka treguar vetë këngëtarja nëpërmjet një Instastory, ku ka shkruar:

Ndihem vajza më me fat në botë!

A nuk është romantik Anwar? Nuk e dimë se çfarë fshihet pas këtij gjesti, por mund të ketë lidhje me publikimin e këngës së saj të re me Mileyn.

Dy gocat e dogjën dje me “Prisoner”, që po bën namin. Kjo këngë është pjesë e albumit të ri të Mileyt, teksa ato erdhën energjike, joshëse dhe mjaft provokuese në skenat e videoklipit.

Ndërkohë më 27 nëntor, këngëtarja shqiptare do të mbajë koncertin virtual, për të ardhur sa më pranë fansave të saj. Dua e ka dhënë vetë këtë lajm nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo do të interpretojë live ndërsa ky “koncert” do të titullohet “Studio 2054”. Pritet që ajo t’i ndërrojë kostumet dhe skenat ku do të performojë. Gjatë performancave Dua do të shoqërohet nga disa muzikantë, balerinë, akrobatë të ndryshëm, dhe të ftuar specialë, identiteti i të cilëve po mbahet i fshehtë.
/NOA.al

‘Ndihem vajza më me fat në botë!’/Dashuria nuk pyet për distanca, Anwar bën gjestin romantik për Duan Read More »

Sot ka ditëlindjen një nga vajzat e hekurta që shtyn v dekjet larg dhe është aty gardiane stoike në mbrojtje të jetës së pacientëve!

Nga Bledi Mane

Ti je akoma në gjumë por doktoreshë Najada ende nuk ka fjetur.

Ti shikon ëndrra të bukura por doktoreshë Najada ballafaqohet me realitete të hidhura.

Ti nis ditën nga krevati yt i ngrohtë, doktoreshë Najada qëndron sipër krevatit të pacientit. Ti po planifikon të dalësh jashtë Tiranës për fundjavë, doktoreshë Najada po lufton të nxjerrë kolerën jashtë mushkërive të pacientit…

Sot ka ditëlindjen një prej heroinave të heshtura e modeste të mjekësisë shqiptare.

Sot ka ditëlindjen një nga vajzat e hekurta që shtyn v dekjet larg dhe është aty gardiane stoike në mbrojtje të jetës së pacientëve.

Gëzuar doktoreshë Najada, gëzuar dhe faleminderit vetmohimit tuaj dhe gjithë bluzave të bardha!

Sot ka ditëlindjen një nga vajzat e hekurta që shtyn v dekjet larg dhe është aty gardiane stoike në mbrojtje të jetës së pacientëve! Read More »

Si të gatuani tasqebap në shtëpi

Përbërësit
600 gr mish viçi
3-4 kokrra qepë
1 ls miell
125 ml verë
1 lgj salcë
2 domate në rende
2-3 thelpinj hudhër
1 gjethe dafine
4 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi
Përbërësit
Lajmë mishin e thajmë dhe e presim në kubikë të vegjël. Qepët i presim hollë në kubikë ose në feta të holla.
Vendosim në tenxhere vajin dhe sapo ai të ngrohet fillimisht vendosim mishin dhe e kaurdisim sa të përthithë lëngun e tij. Më pas shtojmë qepët dhe hudhrat dhe vazhdojmë kaurdisjen së bashku derisa mishi dhe qepa të marrin pak ngjyrë të verdhë të theksuar.
E pudrosim me pak miell dhe e përziejmë pak duke e shuar me verë. Shtojmë më pas salcën dhe domatet e grira në rende dhe një gjethe dafine.
Vendosim kapakun dhe e lemë gatimin të ziejë 10 minuta në temperaturë mesatare. E rregullojmë me kripë dhe piper të zi, shtojmë pak ujë të ngrohtë sa të mbulohet mishi dhe e lemë përsëri të ziejë në temperature mesatare derisa piruni të ngulet lehtë në mish.

Si të gatuani tasqebap në shtëpi Read More »

Makarona me mish të grirë

Përbërësit
450 gr makarona

2 lugë gjelle vaj

1 qepë

1 kg mish i grirë

1 thelbi hudhër e grirë

1 lugë gjelle gjalpë

Kripë

Piper

Përgatitja
Vendosni një tigan të thellë me vaj në z jarr.

Shtoni aty qepën e grirë hollë duke përzier herë pas here.

Lëreni të skuqet për 4-6 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë.

Hiqni qepën nga tigani, lëreni mënjanë dhe po aty në tigan shtoni mishin e grirë.

Gatuajeni mishin në z jarr mesatar derisa të jetë skuqur i gjithi duke shtusr dhe piper e kripë sipas dëshirës.

Shtoni qepën e gatuar tek tigani ku ndodhet mishi dhe përzieni me sobë të fikur.

Ndërkohë vini makaronat të ziejnë si zakonisht dhe sapo ato të jenë gatuar kullojini dhe ruani gjymën e ujit të tyre.

Kujdes të mos i zieni shumë ato pasi do t’i gatuani edhe më pas.

Shtojini makaronat tek tigani ku ndodhet mishi, bashkë me gjalpin dhe ujin e zierjes së tyre që ruajtët më parë.

Ndizni zjarri në nxehtësi mesatare dhe lërini të gatuhen duke i përzier herë pas here përreth 3 minuta.

Më pas shërbejeni në pjata!

Makarona me mish të grirë Read More »

Ana vë në siklet konkurentin: A je i v irgjër?Ja si përgjigjet ai…

Emisioni “Përputhen” në Top Channel vijon të dhurojë surpriza nga puntatat në puntatë.

Pas transmetimit të takimit të Marisit dhe Sindi, Ana (ajo pak më e vjetra nga koha në emision) tha se djali iu duk sikur nuk ka përjetuar asnjëherë marrëdhënie intime. Ndërkohë Marisi, u shpreh se ai në të kaluarën ka pasur marrëdhënie me femra, por lidhje serioze ka pasur shumë pak. Ndër të tjera, ai theksoi se në një raport me një vajzë që nuk ka përjetuar asnjëherë dashurinë, e në këtë rast iu referuar Sindit, ai ndihet i f rikësuar, pasi i duket sikur përballet me barriera.

Ana: Mua më duket herë herë si djali që nuk ka pasur marrëdhënie seksuale. A je i v irgjër?

Marisi: Të them të vërtetën, ideja aktualisht kur mendoj vajzat e virgjra më trembin pak, se si e mendojnë sa hapa duan, duan siguri, duan më shumë njohje. Unë ndonjëherë e teproj nga ngacmimet, vajzat e virgjra kanë barrierë. Në këtë moshë që jam vetëm një vajzë kam pasur të virgjër. Ishte tepër e bukur marrëdhënie me të. Kam pasur eksperienca, por mund të them që kam pasur shumë pak lidhje serioze.

Ana vë në siklet konkurentin: A je i v irgjër?Ja si përgjigjet ai… Read More »

‘“Dëshira ime është të martohem, të gjej burrë. Dasmë 2021, dasmë”’

Vëlla e motër, Genardi dhe Sonida Hajdini, janë tepër të njohur në rrejte sociale.

Videot e tyre gazmore, ku shpesh përfshijnë dhe babain e tyre Paqësorin, tërheqin vëmendjen e fansave.
Dyshja e famshme, ishte e ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Ftesë në 5”, ku po flisnin për simbolin e festës së Krishtlindjeve, bredhin e festës.

Genardi dhe Sonida, u pozicionuan tek personat që këtë vit e kanë ndërtuar bredhin rreth një muaj para festës.

Ndërkaq, teksa moderatorja Bieta Sulo, pyeti se çfarë dëshire menduan kur ndërtuan bredhin, Sonida u shpreh se shpreson që përgjatë 2021 të martohet, deklaratë kjo që u shoqërua me të qeshura nga të ftuarit.
“Dëshira ime është të martohem, të gjej burrë. Dasmë 2021, dasmë”, tha Sonida.

‘“Dëshira ime është të martohem, të gjej burrë. Dasmë 2021, dasmë”’ Read More »