Irina

Parashikimi i motit, e martë 5 maj 2020

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët me vranësira në mbrëmje dhe gjatë natës.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje–Veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-8 m/s. Valëzimi në dete parashikohet 2 deri 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/22 Diell
Kukës 4/20 Diell re
Lezhë 10/22 Diell
Dibër 2/17 Diell re
Durrës 11/22 Diell
Tiranë 9/24 Diell
Elbasan 9/24 Diell re
Berat 6/24 Diell
Vlorë 10/23 Diell
Korçë 4/15 Diell re
Gjirokastër 6/22 Diell
Sarandë 9/23 Diell/atsh

Parashikimi i motit, e martë 5 maj 2020 Read More »

Rama kujton Ditën e Dëshmorëve: Përulësisht me respekt!

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot nëpërmjet një video-homazh Dëshmorët e Atdheut, të cilët dhanë jetën për lirinë e vendit.

Me mesazhin “Lavdi Dëshmorëve”, Rama ka përcjell në këtë video, fotografi të dëshmorëve të cilët kujtohen në çdo 5 Maj për kontributin që dhanë për çlirimin e vendit për një të ardhme më të mirë.

“Mirëmëngjes, përulësisht me respekt”, shprehet Rama në Ditën e Dëshmorëve të Atdheut.

5 Maji, Dita e Dëshmorëve, këtë vit do të kujtohet pa ceremoni zyrtare, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.

Në memorialin “Nënë Shqipëri” do të vendosën vetëm kurora e lule në nderim të Dëshmorëve të Atdheut . /atsh

Rama kujton Ditën e Dëshmorëve: Përulësisht me respekt! Read More »

Mëngjesi i shëndetshëm, a ju ndihmon të mbani trupin në formë?

Shkencëtarët në mbarë globin kanë kryer me dhjetëra e qindra studime në lidhje me çështjen e nxehtë të mbipeshës.

Ata janë përqendruar edhe tek përpjekjet e njerëzve për ta mbajtur atë nën kontroll.

Disa studime rekomandojnë se ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm mund t’ju ndihmojë të humbisni në peshë dhe të mos shtoni më tepër në vazhdimësi.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një mëngjes i shëndetshëm është shumë i rëndësishëm për arsyet e mëposhtme:

Do të jeni më pak të uritur
Ngrënia e mëngjesit parandalon rikthimin e shpejtë të urisë gjatë ditës. Në këtë mënyrë, do të jetë më e lehtë për ju për të mos e tepruar me ushqimin në orët në vijim. Kur nuk hani mëngjes, mund ta shtyni ngrënien e ushqimit për një orë të mëvonshme dhe në këtë mënyrë e lejoni organizmin të akumulojë më shumë yndyrna dhe të shtoni në peshë.

Do të bëni zgjedhje të shëndetshme
Ngrënia e mëngjesit është hapi i parë drejt marrjes së vendimeve të shëndetshme sa i përket ushqyerjes. Njerëzit që hanë mëngjes kanë tendencën të tregohen më të kujdesshëm gjatë ditës me ushqimet. Ata zgjedhin ushqime të pasura në vlera dhe jo ushqime të shpejta. Njerëzit që nuk hanë mëngjes me gjasë nuk do të hanë as fruta e as perime gjatë ditës.

Do të jeni më energjikë
Një mëngjes i shëndetshëm e furnizon organizmin me shumë energji që i duhet për të nisur mbarë ditën. Nëse nuk hani mëngjes, atëherë do të neglizhoni edhe aktivitetin fizik gjë që pengon rënien në peshë. Nëse deri më tani nuk keni ngrënë mëngjes për të kursyer kohë apo kalori, jeni në kohë për të ndryshuar. Është koha të hani shëndetshëm dhe të menaxhoni peshën e trupit. Ekspertët e ushqyerjes së shëndetshme ofrojnë një këshillë mjaft interesante. Sipas tyre njeriu duhet “të hajë mëngjes si një mbret, drekë si një princ dhe darkë si një i vobektë.

Mëngjesi i shëndetshëm, a ju ndihmon të mbani trupin në formë? Read More »

34 pacientë në dy spitalet COVID, 7 prej tyre janë në terapi intensive

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur në përditësimin e të dhënave të situatës së koronavirusit, se pjesa më e madhe e të prekurve nga COVID-19 po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” gjendja paraqitet e qëndrueshme.

Aktualisht janë të shtruar 34 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

“Siç jeni ne dijeni, nga sot, ka nisur një lehtësim i mëtejshëm i masave shtrënguese, me shtimin e zonave të gjelbra, lejimin e shërbimit taksi ndërqytetas me dy pasagjerë të së njëjtës familje si dhe lehtësimi për të riatdhesuarit që janë me banim në zonat e kuqe, të cilët do të vetëkarantinohen në banesë. Duke nisur nga ky lehtësim i masave është shumë e rëndësishme të rritet kujdesi vetjak, të respektohen rregullat e reja, ndaj, ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë”, tha Eugena Tomini, shefe e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik.

Ministria e Shëndetësisë ka ftuar qytetarët të mos neglizhojnë shenjat e COVID-19 dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare 127 në rast se kanë dyshime se janë të prekur nga ky virus.

“Për të kontaktuar mjekun e familjes, për pyetje në lidhje me COVID-19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40”.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon: Tiranë 93, Krujë 87, Shkodër 17, Kurbin 14, Kukës 5, Elbasan 4, Mirditë 2, Berat 2, Durrës 1, Korçë 1, Lezhë 1, Lushnjë 1, Mat 1./atsh

34 pacientë në dy spitalet COVID, 7 prej tyre janë në terapi intensive Read More »

900 foshnje erdhën në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” gjatë periudhës së pandemisë

Marku është banori më i ri i Tiranës, i sapoardhur në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se gjatë periudhës së pandemisë kanë ardhur në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” 900 fëmijë.

Ministrja shprehu mirënjohje për punën e bërë nga stafi i këtij materniteti në kushtet e pandemisë.

“Krenare për bluzat e bardha që nuk e kanë ndalur punën në asnjë moment”, theksoi ajo. //atsh

900 foshnje erdhën në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” gjatë periudhës së pandemisë Read More »

Nëse treguesit e pandemisë vijojnë të përmirësohen, në fund të majit priten charterat e parë me turistë të huaj

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi deklaroi sot se në fund të muajit maj, nëse treguesit e pandemisë vijojnë të jenë në përmirësim, presim charterat e parë, kryesisht nga vendet që shënojnë pak raste të të prekurish me infeksionin COVID-19.

“Së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë kemi hartuar dhe shpërndarë për mendim një set rregullash strikte për menaxhimin e stacioneve të plazhit, strukturave që mbështesin turizmin, duke filluar që nga hotelet, baret, restorantet dhe kompanitë e transportit”, bëri të ditur ministri Klosi në një intervistë në media.

Sipas Klosit, synojmë që të kemi të gjithë mekanizmat në këmbë në mënyrë që të presim charterat e parë me turistë në fund të muajit maj, nëse ministria e Shëndetësisë, ajo e Jashtme dhe e Transportit do të vendosin të lejojnë fluturimet në Shqipëri nga zona pak të prekura, siç janë për Polonia, Çekia, Vendet Skandinave, etj.

Ministri theksoi se qeveria po vijon me lehtësimin e masave që kufizojnë lëvizjen dhe duke parë edhe ecurinë e situatës do të merren vendimet.

“Nëse do të kemi karantinim të nevojshëm është e pamundur të presim turistë. Ajo që duam të përshpejtojmë është që të fillojmë me turizmin e brendshëm, duke e vënë në funksion transportin e brendshëm publik, duke vënë në përdorim baret, restorantet, agroturizmin, të kemi hapjen me Kosovën dhe me Maqedoninë e Veriut. Hapja e kufijve rajonalë, shpresoj të ndodhë në mesin e muajit maj”, theksoi Ministri.

Ministri Klosi vuri në dukje se në protokollet e shpërndara për mendim ka kufizime që lidhen me shërbimet, duke kërkuar që mos ketë shërbime all inclusive, pra ato që janë me shërbime të përbashkëta.

“I gjithë thelbi mbetet te masat e rrepta higjienike dhe distancimi. Mbi këto dy parime janë ngritur edhe protokollet. Besoj se viti 2020 do të jetë një vit me shumë kontroll dhe shumë kujdes. Problemi nuk do të jenë çadrat, por deti. Do të kërkohet mos larja e shumë njerëzve bashkë dhe do të monitorohen ambientet e përbashkëta të bareve dhe restoranteve”, u shpreh Klosi./atsh

Nëse treguesit e pandemisë vijojnë të përmirësohen, në fund të majit priten charterat e parë me turistë të huaj Read More »

Coronavirusi në Shqipëri/ Shkalla e shërimit rritet në 98%

Prej dy javësh, në vendin tonë shkalla e shërimit nga koronavirusi është rritur në 98%, një rritje drastike krahasuar me 60% e pikut në muajin mars.

Aktualisht, numri i personave të shtruar në spitale është 34, nga të cilët 29 në Spitalin Infektiv dhe 5 në Sanatoriumin “Shefqet Ndroqi”, edhe kjo një rënie e ndjeshme krahasuar me pikun prej 80 të shtruarve.

Nga personat e shtruar në spital, vetëm 7 ndodhen aktualisht në reanimacion.

Rritja e përqindjes së personave të shëruar është ndihmuar edhe nga një kapje më e shpejtë në kohë, si rrjedhojë e testimeve më të hershme dhe nga futja në përdorim e disa medikamenteve të reja, si antimalarikët.

Të dhënat në faqen zyrtare “coronavirus.al” zyrtare tregojnë se në total, në Shqipëri janë 803 raste të identifikuar si të prekur me “Coronavirus”, në një total prej 9 006 testimesh. Nga totali, 543 janë shëruar (68%), 31 kanë humbur jetën dhe 229 mbeten raste aktive.

Lajmi tjetër i mirë është që prej 23 ditësh numri i të shëruarve është mesatarisht 2.4 herë më i lartë se i të prekurve të rinj.

Rënia graduale, por e qëndrueshme e rasteve me koronavirus është arsyeja kryesore përse vendi ka kaluar në një fazë të re të përballimit të epidemisë, me një lirim gradual të masave përgjatë të gjithë majit.

Gjatë javës së kaluar, përqindja e pozitivitetit arriti në 4.3 %, vlera më e ulët nga fillimi i epidemisë.

Përmes platformës coronavirus.al, qytetarët kanë mundësi të ndjekin në kohë reale të rejat nga fronti i luftës kundër COVID-19. //atsh

Coronavirusi në Shqipëri/ Shkalla e shërimit rritet në 98% Read More »

Parashikimi i motit, e hënë 4 maj 2020

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet i kthjellët me vranësira të kalimtare në orët e mëngjesit në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje – Veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 5-10 m/s. Erë intensive dhe me rrahje përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore me shpejtësi deri në 20-25 m/s. Valëzimi në dete parashikohet 5 deri 6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 8/22 Diell
Kukës 5/18 Diell
Lezhë 8/21 Diell
Dibër 3/17 Diell
Durrës 11/21 Diell
Tiranë 11/22 Diell
Elbasan 9/22 Diell
Berat 7/23 Diell
Vlorë 11/21 Diell
Korçë 5/15 Diell
Gjirokastër 4/22 Diell
Sarandë 10/21 Diell/atsh

Parashikimi i motit, e hënë 4 maj 2020 Read More »