Irina

Genc Ruli: Vlerësimi im për Berishën, Ramën, Hajdarin e Pashkon

Ish-ministri Genc Ruli ka treguar në emisionin “Opinion” fillimet e angazhimit të tij në politik dhe disa nga ngjarjet e viteve ’90 që kanë lënë gjurmë në tranzicion shqiptar.

Ruli është ndalur në marrëdhëniet që ai ka pasur me ish-kreun e PS-së, Fatos Nano. Teksa tha se ka pasur njohje me Nanon, ai shtoi se ky i fundit e rriti ndikimin e tij tek socialistët pasi u dënua me burg.
Sipas ish-ministrit Nano ka lënë një model kolegjialiteti mbi PS-në dhe strukturat e saj.

“Fatosi ka qenë në një gjimnaz me mua. Pastaj ishte pedagog i jashtëm i Ekonomikut. U ndeshnim. Kishim njohje, goxha njohje me Fatosin, pastaj qe politika, qe politika që njëherë pak i nervozuar më tha kur ishte kryetar i PS “pse çfarë diference ka në mendime, në liberalizëm filozofi mes meje, Gramozit dhe ty. Madje kam qenë dhe më liberal se ty”.

“Po”, i thashë unë. Ndryshimi qe në atë sekondë, në atë moment. Përgjithësisht kam pasur respektin për të në formatin e tij intelektual. Në lidhje me qeverisjen dua të them, Fatosi si kryetar partie së pari, konsolidimin e pushtetit ia dha burgu.
Në momentet e para ai qe një figurë krejt e re e papërshtatshme për trupin e Partisë së Punës dhe e shihnin si të huaj. Martirizimi i dha pushtetin. Fatosi në finale la një vijë të qartë të një liberalizmi konseguent nga ana e tij. Një liberalizim që vinte dhe nga një lloj moskokëçarje, por ama la një model kolegjialiteti mbi emrin e partisë dhe strukturave të partisë”, tha Ruli.

Në rrëfimin e tij, Ruli ka kujtuar takimet që ka pasur me Ramiz Alinë. Ai shprehet se takimet me Alinë kanë qenë të vështira, pasi ai ishte një person dinak.

“Absolutisht që jo. Dy tre biseda që i kam pasur me atë njeri, i kam pasur gjithmonë të vështira. Ishte gjithmonë dinak dhe dredharak në bisedë. Nuk të shihte në sy. Nuk rrezatonte fare tiparet e një lideri. Lideri përgjithësisht rrezaton vetësiguri dhe të imponon respekt”, tha Ruli.

Gjatë intervistës, Ruli e cilësoi kryeministrin Edi Rama si njeri me qëndrime dhe ide, por njeri që nuk realizon.

“Njeri i marketingut. Duhej të ishte presidenti i një shoqërie marketingu shumë të suksesshme. Politika nuk është spektakël. Kur vjen puna tek realizimi, ka dy reforma të realizuara kryesisht keq dhe 12 të pretenduara për t’u nisur .

Është karakter që ka qëndrime dhe ide, por nuk është karakter për të realizuar. Por në qëndrimet që ka bërë duket se ka synuar të vendosi veten në panteonin, që është mbi të tjerët.

Për mua ka diçka që ua kalon të tjerëve. Ka pothuajse të gjitha defektet që kanë patur paraardhësit e tij, një shumatore e defekteve të tyre. Dhe në finale, e bën figurën më komplekse më difektuese që mund të ketë prodhuar lidershipi shqiptar”.

Ndër të tjera ai ka treguar se si Sali Berisha erdhi në krye të Partisë Demokratike. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu lidhur me këtë aspekt, Ruli pohoi se Berisha konkurronte me Gramoz Pashkon për të marr drejtimin e PD.

Ai e cilësoi jetik rolin e Berishës në konsolidimin e PD-së.

“Roli I Berishës ishte jetik për PD. Në selinë e PD nuk flitej me ju. Madje unë më shumë debate kam patur me Gramozin dhe Ben Imamin se me Berishën. Ky raport i Berishës ka qenë i domosdoshëm në konsolidimin e PD”, u shpreh Ruli.

Fevziu: Si shpjegohet dominimi që shumë shpejt mori Sali Berisha në Partinë Demokratike, kur kryetari i komisionit nismëtar ishte Hajdari. Por u deshën 2 muaj, që Berisha të vihej në krye të PD….

Ruli: Azem Hajdari qe tribun, njeriu që rrezatonte kurajon e krisur, një lloj thirrjeje që i duhej pjesës më të trembur të popullatës. Kur vinte puna tek lidershipi që duhej të rrezatonte edhe ide edhe karizëmn e bërjes së shndërrimit, si do të vijë ajo e nesërme, këtu duhej të hynin mendje më të maturuara dhe padyshim konkurronte Gramozi me Saliun.

Gramozi pati në fillesat e tij një përqëndrim më të madh, për faktin që njihej edhe nga shtypi ndërkombëtar, qoftë intervistat që e mernin, qoftë Zëri I Amerikës etj…Saliu vinte nga një traditë më shqiptare e ndërtimit të pushtetit, që nga njësia me e vogël tek familja, deri në njësinë më të lartë.

Gramozi ishte në një njësi më liberale. Kështu që vetvetiu Saliu ka një kuptim më të mirë se si gjestohet dhe si duhet rrezatuar pushteti. Njerëzit duan të gjejnë emëruesin e përbashkët tek lideri dhe kërkojnë një emërues të përbashkët. Në këtë aspekt tek Shqipëria e asaj kohe, figura më tradicionale, megjithëse intelektual i formuar, filloi të tingëllonte më i pëlqyeshëm, sidomos për prurjet e ndryshme që vinin në PD.

Gramozi me aristokracinë intelektuale të tij, me padurimin dhe ngutjen që kishte dhe me një element që qe i natyrës së Gramozit…Nuk ishte shumë i disiplinuar me veten. Politika kërkon një disiplinë perfekte që duhet t’ja imponosh dhe vetes. Këto mund të kenë qenë ato rrjedhje të vogla që dora -dorës, hija e tij po bëhej më e rëndë se hija e të tjerëve, derisa u zyrtarizua në zgjedhje. Doli një farë balotazhi, qe dhe ndërhyrja e Neritanit dhe në këtë mënyrë u konfirmua Saliu”.

Deputeti i PD, Genc Ruli, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar ndryshimi per marreveshjen e koncesionit per financimin, ngritjen dhe operimin e sherbimit te skanimit kontejnereve dhe automjeteve te tjera ne Republiken e Shiperise. /r/n/r/nLawmaker, Genc Ruli, during a parliamentary session.

Genc Ruli: Vlerësimi im për Berishën, Ramën, Hajdarin e Pashkon Read More »

P las keq d ebati mes Anës dhe Melisës

As në puntatën e sotme të “Përputhen” nuk kanë munguar debatet mes Anës dhe Melisës. Melisa mendon se Ana është e tërhequr dhe nuk e shfaq pëlqimin ndërsa Ana kritikoi Melisën duke i thënë se i hidhet në qafë djemve pa i njohur.
Melisa: Ka momente që tipa të tërhequr siç është Ana, që ka një pëlqim por nuk e shfaq njësoj si unë

Ana: Unë e shfaq por në takim të parë nuk mund të kem pëlqim për një njeri, ai sapo ka ardhur si mund ta pëlqesh. S’do të thotë ti hidhem në qafë tjetrit se më pëlqen fizikisht.
Ana: Kur nuk e njoh një njeri kam barrierat e mia.

P las keq d ebati mes Anës dhe Melisës Read More »

Zyrtare, Ismail Kadare propozohet përsëri për çmimin Nobel në Letërsi

Akademia e Shkencave të Shqipërisë, përmes një komunikate në faqen zyrtare, ka bërë me dije se më 28 Janar, në nder të 85 vjetorit të shkrimtarit Ismail Kadare, do të mbahet në sallën “Akademikët”, veprimtaria shkencore me temë “Ismail Kadare, shkrimtar shqiptar në letërsinë botërore”.

Gjithashtu në njoftim bëhet me dije se po në këtë event Kadare do të ripropozohet nga ASH për çmimin Nobel në Letërsi.
Njoftimi i plotë i Akademisë së Shkencave: AKADEMIA E SHKENCAVE E SHQIPËRISË DO TË ORGANIZOJË VEPRIMTARINË SHKENCORE “ISMAIL KADARE, SHKRIMTAR SHQIPTAR NË LETËRSINË BOTËRORE” NË NDERIM TË 85-VJETORIT TË AKADEMIKUT ISMAIL KADARE

#AShSh #Veprimtarishkencore #IsmailKadare

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në nderim të 85-vjetorit të akademikut Ismail Kadare, do të organizojë një veprimtari shkencore me temën “Ismail Kadare, shkrimtar shqiptar në letërsinë botërore”. Veprimtaria do të mbahet më 28 janar 2021, ora 12.00, në Akademinë e Shkencave, në sallën “Akademikët”.
Në këtë veprimtari, fjalën e hapjes do ta mbajë kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi.

Më pas do të vijojë kumtesa me temë “Kadare në letërsinë europiane botërore”, që do të mbahet nga drejtori i Bibliotekës Kombëtare në Tiranë, z. Pirro Misha, dhe më tej kumtesa e studiuesit të letërsisë shqipe, prof. Bashkim Kuçukut, , me temën “Kadareja në kritikën botërore, një paraqitje enciklopedike e ndërkombëtarizimit të veprës së shkrimtarit shqiptar; paraqitje e dy vëllimeve të para “Kadareja në kritikën franceze”.”

Pas këtyre kumtesave, do të jepet njoftimi për rikandidimin e shkrimtarit Ismail Kadare për çmimin Nobel në Letërsi nga kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi, dhe më pas do të çelet ekspozita fotografike me foto dhe dëshmi që lidhen me momente kyçe të jetës së shkrimtarit, përgatitur nga Roland Tasho.

Zyrtare, Ismail Kadare propozohet përsëri për çmimin Nobel në Letërsi Read More »

Nuk ‘përmbahet’ Eni Vasili: ‘Ky është emisioni im dhe e drejtoj si dua unë’

Debati për përgjimet e antimafias ka ngritur tonet në studion e Open mbrëmjen e sotme.

Teksa Plarent Ndreca mori fjalën, në një moment ai u kundërshtua nga drejtuesja e emisionit Eni Vasili.
Kjo gjë e irritoi Ndrecën duke thënë se ajo nuk ka të drejtë të gjykojë argumentet e tij sepse është publiku që e bën këtë punë.

“Jo jo Eni, këtë s’ta lejoj nuk mund të më gjykosh mendimet e mia dhe të thuash a janë të mira apo jo, kështu del nga binarët,” tha Ndreca.

“Ky është emisioni im dhe e drejtoj si dua unë,” tha Vasili.
“Po jo pra, duhet t’ia lësh publikut të gjykojë, nuk është e drejta jote,” tha Ndreca.

“Po pse ti do të më mësosh mua si drejtohet emisioni, mos më provoko, se e di për çfarë je këtu,” iu kthye drejtuesja e emisionit.

Nuk ‘përmbahet’ Eni Vasili: ‘Ky është emisioni im dhe e drejtoj si dua unë’ Read More »

Te gjithe vip-at kunder Albi Nakos, C’ndodhi me te?

Ditën e sotme në programin “Just Dance” konkurroi një 40-vjeçare, që i habiti të gjithë me energjinë e saj. Mirëpo perfromanca e saj nuk i pëlqeu shumë anëtarit të jurisë, Albi Nako, i cili i tha konkurrentes që më mirë do të ishte të martohej e të bënte fëmijë.

“Komplimente, por unë mendoj se të garosh me këta të rinj, pa përjashtuar gjithë energjinë tënde mendoj që je në një moshë më mirë martohu dhe bëj fëmijë se sa të vazhdosh”, u shpreh Albi.
Ky koment nuk u prit fare mire ne rrjet, nga publiku por edhe nga shume personazhe te njohur shqiptar te cilet reaguan menjehere kunder Albi Nakos.

Kozeta Kurti, Aleks Seitaj, Olti Curri, Einxhel Shkira e shume te tjere vendosen te kryqezonin Albin nepermjet postimeve ne rrjetet e tyre sociale.

E pra mjafton nje koment i gabuar per tu kthyer ne personin me antipatik te momentit.

Te gjithe vip-at kunder Albi Nakos, C’ndodhi me te? Read More »

Redon Makashi u përgjigjet ‘njerëzve me djallin në bark’:’Jeta është e imja, më takon vetëm mua’

Këngëtari i njohur Redon Makashi iu është përgjigjur komenteve negative të njerëzve, pasi deklaroi se është i dashuruar dhe do shkojë drejt martesës.

Redon Makashi reagoi në një postim në rrjetet sociale, ku shkroi se “njerëzit me djallin në bark” nuk reshtin së nxjerri vrer dhe se hallet e tyre i masturbojnë tek të tjerët.
Por këngëtari thekson, se nuk i urren këta njerëz, por vetëm “ndjen keqardhje për ta”, teksa shtoi se mes helmit e mllefit, i dhuron paqe, mirësi si edhe pakëz muzikë.

Duke u mbyllur gojën të gjithëve, ai u shpreh se “është jeta e vet dhe i takon vetëm atij”.

“Kohe e çuditshme !!!!! Si ka mundësi qe njerëzit me djallin ne bark nuk rreshtin se nxjerri vrer? Kane plot halle ne jetët e tyre dhe për çudi hallet e tyre i masturbojnë tek te tjerë, shfrynë dufin , qeshin kur hedhin helmin e zvarriten si gjarpërinjtë pas rreshrave te … ! Për çudi me duken te shndërruar si ata qentë e tërbuar me dhembet e skërmitur qe kur i hedhin prehën kafshojnë ku te mundin , e pasi mbarojnë pune me te presin po me ata dhembe e jargët qe i rrjedhin neveri, presin prehun e radhës…! Ehhh sa e trishtueshme dhe qesharake! Me thënë te drejtën nuk i urrej, por me keq, ndjej KEQARDHJE PER TA …!! Është Bota e erret , e piset e humnerave boshe te tyre…! Gjithsesi…,mes vrerit, helmit, mllefit e kafshimit, unë ju dhuroj paqen ,mirësinë dhe pakëz muzike… !!!
JETA ESHTE E IMJA E ME TAKON VETEM MUA,”– shkroi Redon Makashi.

Ndërkohë pak ditë më parë, në një intervistë për emisionin “Rudina”, këngëtari tha se orët e beqarisë kanë përfunduar për të dhe ka ardhur koha për të provuar martesën.

“Ka ardhur limiti i limiteve, do vendos edhe unë. Edhe ata që janë të martuar janë të pakënaqur, edhe të pamartuarit po. Unë do ta provoj njëherë martesën, e kaluam gjithë kohë, i morën me vete të gjithë orët e beqarisë, tani ka ardhur koha. Normal që jam i dashuruar,”– tha ai.

“Është gjithmonë ajo silueta bionde që kam unë në imazhin tim, me të cilën ti je i dashuruar?”- e pyeti moderatorja.

“Përveç klipit që doli një brune,”- shtoi Redon Makashi duke lënë të nënkuptohet se partnerja e tij është bionde.

/Panoramaplus.al

Redon Makashi u përgjigjet ‘njerëzve me djallin në bark’:’Jeta është e imja, më takon vetëm mua’ Read More »

Tea kapet mat, zbuloni ku…

Tea e Perputhen eshte kthyer ne nje nder njerezit me te perfolur. Lidhja me Andin e beri publikun te fiksohej me teper pas tyre si cift.

Por surpriza vjen pikerisht diten qe Andi ka vendosur ti propozoje Teas. Kryefjala.com ka kapur disa foto te publikuara nga Shqipja. ku Tea shihet duke dale nga hotel Colosseu me Beartin, djalin nga Kosova i cili vendosi te linte ne mes emisionin. Shqipen nuk e beson njeri por mesa duket ajo nuk genjen
Ajo c’ka na beri te mendojme se jane pikerisht ata, jane xhupat dhe palltot me te cilat konkurrentet kane postuar edhe foto me vete.

Kjo nuk eshte hera e pare qe Tea kapet mat me nje nga djemte. E njejta gje ka ndodhur qe ne fillim te emisionit me Arbrin. E pra mesa duket Tea e paska ves.

Tea kapet mat, zbuloni ku… Read More »

Drejt ndarjes me bashkëshortin? Rrëfehet Rudina Hajdari: Jemi duke kaluar momente shumë të vështira

Rudina Hajdari ishte e ftuar në “Shiko kush luan” së fundmi, ku gjatë sfidës “Ndaje ose haje”, u vendos para një pyetje të sikletshme, që lidhej pikërisht me bashkëshortin e saj, me të cilin po mbajnë një lidhje në distancë.

“Je duke mbajtur një lidhje në distancë me bashkëshortin. Ne sot jemi kuriozë të dimë cila ka qenë zënka juaj më e madhe për shkak të distancës dhe a ka kërkuar ndonjëherë bashkëshorti të heqësh dorë nga politika për t’u rikthyer në Amerikë”, ishte pyetja për Rudinën.
Rudina u vendos në siklet megjithatë vendosi t’i përgjigjej pyetjes duke treguar se distanca bën që të kenë edhe zënka, dhe se tashmë janë duke kaluar një moment të vështirë.

“Kam dikur te 3-4 vite që jam këtu dhe ne njihemi që kur kam qenë 16 vjeç. Kemi një lidhje shumë të gjatë, jemi martuar, kemi patur një lidhje në distancë kohët e fundit. Kemi patur zënkat tona, kuptohet dhe është një sakrificë shumë e madhe sepse kemi dhe vajzën. Jemi duke kaluar një moment shumë të vështirë. Por di të them se ai është një djalë dhe baba i jashtëzakonshëm dhe më përkrah e do më përkrahë gjithmonë”, tha Rudina.

Drejt ndarjes me bashkëshortin? Rrëfehet Rudina Hajdari: Jemi duke kaluar momente shumë të vështira Read More »