Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është pë rplasur me policinë sot në Elbasan. Pas një aktiviteti elektoral me një grup simpatizantësh, disa efektivë të policisë i janë afruar asaj duke i kujtuar se nuk lejohen grumbullimet më shumë se 10 veta në bazë të protokollit anti-Covid.
Kryemadhi, e cila nuk mbante maskë, ka zhvilluar një debat me policët, teksa i fton të vendosin gjobën, ndërsa paralajmëron përballje në gjykatë.
“Po nuk jemi 10 veta ne këtu, jemi 7 veta. Në kafe lejohet me pi kafe, pse nuk erdhët kur ishim ‘live’. Vendosni gjobën dhe merremi në gjykatë. Meruni me bandat, kriminelët dhe me ata që përplasin makinat. Mos u bëni ushtarë, as të Taulantit as të këlyshave të Taulantit. Vazhdoni vendosni gjobat.”, ka deklaruar Kryemadhi.
Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama reagoi ashpër ndaj mosrespektimit të masave anti-COVID nga politikanët e të gjitha partive dhe paralajmëroi gjoba. /noa.al/
Ditën e djeshme Policia e Shtetit u bëri thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm për sa i përket llogarive të tyre në rrjetet sociale.
Vj edhja e llogarive në “WhatsApp” është kthyer në një problem, ndërkohë që eksperti Gentian Progni ka shpjeguar në emisionin “Opinion” se si funksionon ky process.
Ai tha se vjedhja e informacioneve ka lidhje me zgjedhjet, pasi sipas tij po sulm ohen llogari të gazetarëve dhe personave që lidhen me politikën.
Pjesë nga intervista në studio:
Progni: Nuk është rastësi që po vid hen informacione para fushatës. Unë kam informacion se të dhënat që po vidh en do të përdoren gjatë fushatës për të de nigruar imazhe publike ose kandidatë.
Fevziu: Bëhet fjalë për vje dhje të WhatsApp-it apo materialeve që gjendne në të?
Progni: Bëhet fjalë për vjed hjen e materialeve.
Fevziu: E zbrazin WhatsApp-in apo ti je në posedim dhe nuk e kupton?
Progni: Janë të dy metodat. Për personat që e kuptojnë ata bëjnë bllok imin total të WhatsApp-it, bën crash automatikisht kur hap një mesazh bllok ohet ose telefonatat nuk i merr dot. Metoda tjetër është që e përdor normalisht WhatsAppin, por të gjithë bisedat kopjohen.
Fevziu: Policia thotë që nuk mund të bëhet pa bashkëpunimin e poseduesit…
Progni: Tek kjo foto, mesazhi i parë që vjen është ky sms që thotë për të aktivizuar WhatsAppin ju kam dërguar këtë kodin.
Ky mesazh mund të vijë edhe nga një person që ti e ke kontakt. Të vjen ky mesazh që thotë: të kam dërguar një mesazh me kod 6 shifror gabimisht, mund ta transferoni tek unë? Në shumicën e rasteve është bërë ky gabim, është dërguar kodi.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora së shpejti pritet të publikojë këngën e saj të re në bashkëpunim me David Guetta.
E veçanta e kësaj kënge është veshja tradicionale shqiptare me të cilë Rita do të paraqitet në videoklipin e këngës.
Përmes një video të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, Rita ka ndarë një pjesë të videoklipit që pritet të lansohet pas 4 ditësh.
“Edhe katër ditë”, ka qenë përshkrimi i videos – ku tregon se ka vendosur ‘link-un’ edhe në biografi të Instagramit për të pasur qasje më të lehtë në momentin e lansimit.
Kryeministri Edi Rama ka replikuar me komentuesit, ku njëri prej tyre e ka pyetur se me çfarë lekësh e ka blerë vilën në kompleksin Vala Mar në Hamallaj pranë Gjirit të Lalzit.
Rama, i cili ka publikuar komenti e qytetarit në Instagram, shkruan se as nuk e di ku bie dhe as ka një vilë të tillë, por i kërkon që ai dhe të tjerë të bëjnë kujdes nga informacionet e rreme që marrin pasi i ‘trullos’ dhe u fut në kokë mendime të pasakta dhe ‘infektohen’
“Atë vilen ne Vala Mar me ç’fare lekësh e bleve!”, shkruan komentuesi.
“Nëse kjo pyetje me drejtohet mua përgjigja është kujdes nga burimet e infektuara ku fusni kokën, sepse dizinformimi dembelos trurin, trash gjuhen, turbullon syrin, jeshilos gjakun dhe e trullos robin e Zotit!”, shkruan Rama.
Masat administrative ndaj njësive të shërbimit për organizime të paligjshme gëzimesh familjare në kushtet e pandemisë, i kanë shtyrë shumë syresh në zonën e Lezhës të instalojnë lokale portative në shtëpi, një nga të paktat biznese që ka lulëzuar gjatë pandemisë.
Pal Nikolli nga Zadrima e Lezhës e kishte vendosur datën e dasmës së vajzës së tij 1 vit më parë dhe kishte planifikuar ta organizonte në një lokal të zonës. Por për shkak të masave të marra nga qeveria për parandalimin e COVID-19 dhe aktit normativ të këshillit të Ministrave që ndalon organizimet me shumë se 10 pjesëmarrës, pronari i lokalit ku kishte planfikuar të organizonte festën familjare me 250 të ftuar e anuloi prenotimin nga frika e policisë.
“Kjo më trembi pak, por mendova se në verë, kur kisha unë dasmën, situata do të përmirësohet dhe do të vijojë normaliteti,” tha Nikolli. “Mirëpo masat u shtrënguan edhe më shumë dhe 1 javë para dasmës, pronari i lokalit më tha se nuk mund ta marr përsipër,” shtoi ai.
Nikolli kujton se kjo situatë e vuri në tension, duke qenë se i kishte shpërndarë ftesat për të ftuarit dhe nuk mund ta anulonte dasmën. Zgjidhja erdhi falë sigurimit të një ‘lokali portativ’ dhe në këto kushte, ai vendosi që dasmën ta organojë në shtëpi.
“Unë i kisha shpërndarë ftesat tek të ftuarit për dasmën dhe nuk kisha mundësi që ta anuloja,” shpjegoi ai. “Për fat të mirë gjeta një lokal portativ (çadër) me të gjitha shërbimet dhe më shkoi siç duhet,” shtoi Nikolli.
Që nga shpërthimi i pandemisë në mars, 79934 persona janë pr ekur nga COVID-19 në Shqipëri, ndërsa 1398 pacientë kanë hu mbur jetën.
Për të parandaluar shpërndarjen e virusit, qeveria ka ndërmarrë disa herë masa shtrënguese nëpërmjet akteve normative, përfshirë mbylljen e bizneseve të bareve dhe restoranteve në muajt mars-prill dhe më pas lejimin e aktivitetit të tyre nëpërmjet një protokolli strikt, ku përfshihet rregulla përsa i përket higjienës, distancimit fizik, muzikës, orarit të operimit, numrit të klientëve, etj. Shkelja e këtyre rregullave është shoqëruar me masa administrative ndë shkuese.
Autoritet shëndetësore i kanë identifikuara dasmat dhe festat familjare me shumë të ftuar si aktivitete të rrezikshme, nga ku koronavirusi përhapet masivisht.
Sipas të dhënave të siguruara nga BIRN nëpërmjet ligjit për të drejtë informimi, në rang kombëtar që nga fillimi i kufizimeve për parandalimin e përhapjes së pandemisë më 12 mars dhe deri më 20 dhjetor, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor (ISHSH) ka kryer 371.900 inspektime dhe monitorime për zbatimin e masave anti-COVID.
ISHSH i tha BIRN se ka vendosur 889 masa administrative, nga të cilat 544 janë gjoba dhe 345 janë vendime të ndërmjetme për pezullim aktiviteti. Referuar të dhënave të poli cisë, vetëm në zonën e Lezhës gjatë periudhës së verës janë gjobitur rreth 20 subjekte shërbimesh, të cilët u kapën duke organizuar ceremoni martesore.
Masat administrative ndaj bizneseve i kanë shtyrë shumë persona që të gjejnë mënyra alternative për t’i organizuar ceremonitë familjare që i kishin planifikuar, edhe pse këto grumbullime janë njësoj të paligjshme.
Organizimi pranë banesave të tyre në lokale portative ishte mënyra që zgjodhën shumë persona për të organizuar ceremonitë që kishin planifikuar.
Gazmend Lazri, administrator i një biznesi me lokale portative në Lezhë, thotë se që prej nisjes së pandemisë së COVID-19, kërkesat për lokale të tilla janë shtuar.
“Që prej nisjes së pandemisë, puna më është shtuar masivisht dhe madje nuk kam mundur as ta përballoj,” tha Lazri.
Sipas Lazrit, duke qenë se eventet nuk u lejuan nëpër salla dasmash, të gjithë ata që kishin planifikuar gëzime familjare u detyrun t’i organizonin në kushte shtëpie dhe detyrimisht lokali portativ u bë i domosdoshëm.
“Kjo më ka nxitur që të investoj edhe më shumë në këtë drejtim, duke u munduar që t’i realizoj të gjitha kushtet e nevojshme,” theksoi Lazri.
Në të njëjtën linjë shprehet edhe një tjetër administrator lokalesh portative në zonën e Lezhës. Shtjefen Gjoka thotë gjithashtu se kërkesa për këtë shërbim është rritur që prej nisjes së pandemisë së COVID-19.
“Duke qenë se nuk lejohen organizimet në salla të mbyllura, njerëzit janë munduar që të gjejnë zgjidhje për rastet e ndryshme familjare,” shpjegoi Gjoka.
Ai thekson se krahas organizimeve të ceremonive martesore në kushte shtëpie, kërkesë ka pasur edhe për organizimin e ceremonive mo rtore.
“Të them të drejtën, jemi munduar të respektojmë masat dhe normalisht në fshatra jemi dhe larg syrit të policisë e të institucioneve të tjera ligjzbatuese dhe nuk na kanë bezdisur, duke na lejuar që të punojmë,” përfundoi Gjoka. /BIRN
Programi “Dua të të bëj të lumtur” në Top Channel, këtë mbrëmje kishte të ftuar special një ndër këngëtarët më të njohur, Capital T, me qëllimin për të surprizuar një djalë të vogël.
Në studio kishte ardhur nëna e tij, Bardha, e cila rrëfeu gjithë vështirësitë e jetës së djalit të saj, Engjëllit.
Kalvari i vuajtjeve për Bardhën kishte nisur vite më parë. Ajo ishte martuar me mblesëri, në Mirditë, me Petritin dhe kishte sjellë në jetë një djalë e një vajzë. Fatke qësisht disa javë pas lindjes, vajza kishte ndë rruar jetë. Por fatke qësitë nuk kishin të mbaruar me aq për familjen e tyre, pasi ata kishin hu mbur më vonë dhe dy fëmijë të tjerë. Pavarësisht dhi mbjeve të mëdha, Bardha nuk ishte dorëzuar dhe kishte sjellë në jetë, Engjëllin.
Petriti dhe Bardha, gjatë kohës që djali i tyre rritej, kishin vënë re se Engjëlli nuk sillej si fëmijët e tjerë dhe të shqetësuar e kishin dërguar për ta vizituar. Mjekët e kishin diagnostikuar me epilepsi dhe për 3 vite e kishin kuruar gabimisht për këtë sëmundje. Vite më vonë ata e kishin dërguar djalin për ta vizituar në Gjermani, ku kishin zbuluar se ai kishte tumor në kokë, të cilin nuk mund t’ja operonin dot.
Pavarësisht gjithçkaje, Bardha kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të suprizuar Engjëllin e saj dhe për ta bërë të sadopak të lumtur. Surpriza e madhe për të ishte Capital T, i cili i’u drejtua me këto fjalë:
“Duhet të qëndrosh pozitiv çdo herë, sepse duhet të kalosh çdo problem që ke. Duhet të jesh i fortë, më i fortë se të gjithë ne, por mos harro si mamin, si motrën, si të gjithë familjen e mua do na kesh gjithmonë pranë.”
Në fund Capital T shprehu dëshirën që të ndihmonte familjen e Engjëllit duke marrë përsipër ndërtimin e shtëpisë së tyre.
Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Tea Trifoni e ka hapur sërish llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, shkruan Express.
Ajo e kishte mbyllur Instagramin edhe shkaku i ofendimeve dhe kritikave të shumta që kishte marrë pas zyrtarizimit të lidhjes me ish-konkurrentin nga Kosova, Beartin.
Pas fotografive dhe videove që dolën ku shihej duke u puthur e përqafuar me Beartin, ndjekësit e saj e quajtën tradhtare, e disa edhe ia uruan vdekjen.
Por, ndjekësit s’do të kenë më mundësi që të komentojnë. Tea menjëherë pas hapjes së llogarisë ka ndaluar komentet.
Ndërkohë, që ende nuk e ka fshirë fotografinë ku shihet me Andin, Borën dhe Arjanin, foto që ishte realizuar mbrëmjen kur ishte larguar nga emisioni.
Ish-kryeministri Fatos Nano, akuzoi ish ministrin e Brendshëm Neritan Ceka, se kishte dezertuar në mars 1998 kur në burgun e Tiranës ndodhi një revoltë e të dënuarve.
Nano tha se Ceka e la detyrën, por sa e vërtetë është kjo? Fakt është që Ceka ishte ministër edhe për disa javë të tjera pas asaj ndodhie, por çfarë mendon vetë Ceka për akuzat e Nanos.
I pyetur pikërisht për këto akuza, z.Ceka në një komunikim sonte me noa.al, jep detaje se çfarë ndodhi në marsin e vitit 1998 dhe i konsideron akuzat e Nanos si të paqena.
“Është thjesht fantazi, sepse revo lta në bu rgun e Tiranës ishta nga të bu rgosur or dinerë dhe jo politikë.
Askush nuk doli nga bu rgu dhe po licia ruajti kontrollin nga jashtë. Natyrisht duheshin Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë FNSH për të hyrë brenda.
Sapo erdhi FNSH të burg osurit u kthyen vetë nëpër qeli nga fr ika. Kështu nuk pati asnjë të god itur, jo pastaj të vr arë.
Operacionin e drejtonte Sokol Bare, drejtori i përgjithshëm i poli cisë dhe ministri nuk merrej me drejtim”, sqaron z.Ceka.
Ai siguron se kjo është e vërteta që sikurse thekson, e di fare qartë dhe Ndre Legisi, atëherë ministër shteti në kabinetin Nano. /noa.al/