Balerina Klaudia Pepa ka marrë pjesë në videoklipin e këngëtarit italian, Fabrizio Moro.
Në këngën që trajton një histori dashurie, Klaudia është protagoniste dhe duket si gjithmonë mahnitëse. Balerina e njohur shqiptare ka rolin e një vajze, e cila shfaqet në stade të ndryshme të jetës.
Projektin e ka ndarë vetë Pepa në rrjetet sociale me mbishkrimin: “Sapo u publikua ‘Voglio Stare Con Te’. Jam shumë e lumtur për këtë bashkëpunim, ku kam kërcyer për këtë këngë kaq të bukur të Fabrizios, një artist që unë e respektoj shumë”.
Tea dhe Bearti, si një ndër çiftet më të reja dhe të shumëkomentuara të showbiz-it nuk mund të mos publikonin pamje nga festa e tyre e Shën Valentinit.
Në fakt ishte Beart Rexhepi ai që përmes dy InstagramStory-ve shpërndau me ndjekësit pamje nga hoteli ku po qëndron dyshja.
Siç mund ta shihni, nuk mungojnë petalet përgjatë gjithë rrugës për në shtrat dhe madje sipër këtij të fundit.
Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë, pas skandalit të madh të romancës që u kthye në kryefjalën e mediave gjatë këtyre ditëve.
Megjithëse doli ‘e përputhur”me Andin nga emisioni, Tea rrëfeu se gjatë gjithë kohës kishte qenë në një lidhje me ish-konkurrentin nga Kosova, Beart Rexhepin.
Madje, ata nuk fshihen më nga publiku dhe e kanë “zyrtarizuar” lidhjen e tyre përmes rrjeteve sociale, duke ndarë herë pas here momente së bashku. Tea është bërë tashmë “nuse Kosove” dhe kalon më shumë kohë me Beartin dhe familjen e tij.
“Je si vaji i Borshit, ekstra i vir gjër”, ky koment i Julit një nga djemtë e rinj në përputhen nxehu Sindin, e cila kërkoi që ky i fundit të largohej nga studio.
Debati
Juli: Unë se kuptoj këtë, doli me një, me dy, me tre, e tj. këto janë perversitet, të dalësh me të tërë jave për javë
Sindi: Çfarë po thua, e di ti me kë të bësh. O unë o ai në këtë studio.
Juli: Unë s’ta thashë për gjë të keqe, mbase ti si mban shaka e tilla. Më kishin thënë që je vajzë e mirë.
Sindi: Këto janë ofendime se.ksiste.
Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur më situtën e krijuar si pasojë e motit të keq ditët e fundit.
Kreu i shtetit shkruan në Facebook se kompanitë kontraktore për mirëmbajtjen e rrugëve nuk kishin asnjë kapacitet për të përballuar situata të tilla.
“Prej ditësh kam kërkuar të merren masa për përballimin e pasojave nga reshjet e pritshme të dëborës.
Kujtoj se në datat 7-8 shkurt, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit paralajmëroi përkeqësimin e motit, shoqëruar me stuhi të forta. Ndërkohë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, jepte shoë me projekte në 3D, në vend që të merrte masat e nevojshme duke mbledhur drejtuesit e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe administratorët e kompanive private, me detyrime kontraktore.
Në datat 12-13 shkurt rezultoi se asnjë kompani private, as ARRSH dhe as Agjencia për Mbrojtjen Civile nuk kishin kapacitetet njerëzore dhe teknike, si borëpastruese, fadroma e traktorë, në segmentet rrugore për të operuar qysh në orët e para të dëborës dhe stuhisë, duke i braktisur njerëzit e bllokuar në automjete, që qarkullonin në rrugë.
Kompanitë kontraktore, rezultuan të mos kishin as rezerva kripe edhe pse kanë përfituar miliona euro kontrata ku deklarohen dhjetëra automjete motorike moderne për operacione në periudha dimri dhe mirëmbajtje rutinë të akseve rrugore”, shkruan Meta.
Sërish apelon institucionet për të marrë masa, pasi situata pritet të jetë problematike të paktën edhe për dy ditë.
“Duke ju referuar edhe paralajmërimit të bërë sot nga IGJEUM, për ngricat që mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor, përsëris apelin drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Infrastrukturës e Energjisë, Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë e Bujqësisë për të vendosur komunikimin me strukturat vendore dhe për të përmbushur detyrimet ligjore në ndihmë të popullatës në nevojë, duke marrë të gjitha masat efikase për furnizimin me bazën e nevojshme të ushqimeve, evakuimin në rastet kur kërkohet, si dhe për të garantuar funksionimin normal të akseve rrugore.
MBROJTJA E SHËNDETIT DHE JETËS TË ÇDO QYTETARI DUHET TË JETË PRIORITET ABSOLUT”, përfundon kreu i shtetit. /noa.al/
Moti i acartë dhe me temperatura të ulëta nuk i ka penguar disa të rinj që të lahen në ujërat termalë të Bënjës.
Këta të rinj kanë sfiduar motin, teksa shihen që nuk i ndal as dëbora dhe as temperatura nën zero gradë.
Ata kanë shfrytëzuar rastin për të bërë edhe disa fotografi.
Prej dy ditësh vendi ynë është mbërthyer nga temperatura të ulëta deri disa gradë nën zero. Ndërsa pothuajse i gjithë territori është mbuluar nga dëbora.
Lida Shosha, kirurgia e njohur është rikthyer në sallën e operacionit tre javë pasi u përball me Covid 19.
Lida ka dhënë një mesazh të fortë mbi përgjegjësinë e çdo kirurgu kur hyn në një operacion.
Lida Shosha shprehet se duhet të bëjnë çmos që të ruajnë qetësinë.
Ajo ka dhënë një përgjigje për të gjithë ata që kanë hedhur akuza në drejtim të mjekëve, pasi arrestimit të kardikuirurgut Edvin Prifti, i dyshuar për korrupsion.
“Një kirurg, nuk është një cope buke që e gjen në dyqanin e lagjes në çdo orë të ditës dhe të natës”, shkruan Lida Shosha.
Postimi i plotë i Lida Shoshës:
Pas tre jave perleshje me Covidin, mblodha ato pak fuqi dhe shkova te operoj pacienten qe me priste plot tre jave, per ti hequr tumorin. E kam shpetuar dhe here tjeter, se fundmi e diagnostikova me tumor, e trajtova intensivisht ,pasi erdhi me hemoglobine
Une prisja te sherohesha, ajo priste qe une te sherohesha e me pas te sheroja ate. Besimi i saj dhe i te shoqit qe me konsideronin si pjese te familjes e u luten pa fund per familjen time, me dha fuqi e motivim. Shkoj dhe e operoj para dy ditesh, gjithcka kaloi shume mbare.Duhet dhe besim ne Zot, ne ditet e qametit.
Por miqte e mi, a e dini cdo te thote te jesh kirurg?
A e dini cfare investimi kolosal te duhet , qe tehu i mprehte i bisturise brenda trupit te njeriut ti heq semundjen, infeksionin , tumorin, per ta rikthyer mes familjes e shoqerise?.
A e dini cfare pergjegjesie eshte, qe dora te mos te dridhet, qe te ruash qetesine kur gja ku hidhet perpjete,kur vlerat bien, kur anestezisti me gjysem zeri te thote, komprimo se po rendohet…prisni, mos manipuloni, nuk eshte film, qe ju mban shtangur me zemer ne dore nga ekrani, eshte realiteti brenda nje salle operacioni ku sfidohesh nga mo rtja qe do ta rem beje pacientin, dhe per nje moment ndalet fryma e gjithkujt, degjohet vec respiratori sepse ne ate moment nuk egziston askush pervec frymes se pacientit.
Dhe ti, kirurgu primar duhet te ruash qetesine astronautike, te mbledhesh stafin me nje veshtrim, dhe te maresh vendimin ” Ecim” sepse kursesi nuk mund ti dorezohesh humbjes, cdo qelize e jotja eshte vulosur me emblemen do ja dal, ta shpetoj,nuk dorezohem, ky ring i perket kirurgut, jo mortjes.
Pas nje operacioni te tille, mund te jesh plakur 10 vjet, shpirti te eshte thermuar ne mijera copash qe lotojne, por ti e mbledh veten,me djerset qe kullojne nga qimja e flokut deri ne kerbishte, del dhe sqaron njerezit me lot ne sy, ke shume deshire ti perqafosh,tani sna le as Corona, ka shprese per jeten, akoma.
Nje kirurg, nuk eshte nje cope buke qe e gjen ne dyqanin e lagjes ne cdo ore te dites dhe te nates?
Nje kirurg i mire, eshte aset i nje kombi, i pazevendesueshem.
E ne nje vend si ky i joni, qe nuk ka kapacitet te prodhoje nje mjek mesatar, jo me Exelenca, nje kirurg i mire eshte equivalent mijera njerez se bashku.
Mos kujtoni se do i zevendesoni me politiçka, politikruca, delenxhinj, e delenxhesha, qe vj ellin vrer e zeher per pak vemendje mediatike, interesa politike, karrige pusht- eti,
Me vjen ne mend Churchilli, une neser do jem esell , ti do jesh prape e shemtuar, kirurgu mbetet kirurg, po fytyrat me shpirt te she mtuar, nuk ka kirurg qe u ben derman, mbeten she mtia e perjetshme e nje shoqerie qe ne 30 vjet tranzicion e la mjekesine si ishull te vetmuar per ta vjele nga gjithe anet, por jo per ta ndrequr per qytetarin e fshatarin e thjeshte qe lebe titet spitaleve per pak jete e shprese. Lida. Shosha
Në episodin e kësaj të shtune në emisionin ‘Jonida’s room’ në Vizion Plus, Jonida Maliqi i ka lënë të gjithë pa fjalë kur deklaroi se ky Shën Valentin e gjen single, duke konfirmuar kështu ndarjen nga aktori Romeo Veshaj. Këtë deklaratë Jonida Maliqi e bëri teksa e ftuara e saj Kleoniki Delijorgji do t’i lexonte letrat këngëtares, e cila kërkoi të dinte më shumë për dashurinë.
“Mua smë pëlqen shumë kjo festë sepse mendoj që Shën Valentin për çiftet duhet të ketë çdo ditë, për më tepër që këtë vit jam single”, u shpreh Jonida Maliqi, teksa Kleoniki Delijorgji konfirmoi gjithashtu se edhe atë vetë ky Shën Valentin e gjen single.
Teksa vijoi me leximin e letrave për dashurinë Kleoniki Delijorgji zbuloi gjithashtu se Jonida Maliqi ka nevojë të falë dikë, si dhe konfirmoi se këngëtarja është në një fazë shërimi pas marrëdhënies së gjatë që ka patur.
” Po ti duhet të falësh dikë. Sepse kështu vetëm vetes tënde i bën keq. Mund të shikosh pasqyrën,t’ia thuash dhe vetes, apo të shikosh pasqyrën dhe të përfytyrosh personin që ke nevojë të falësh. Ndërsa letra tjetër që të ra është “shërim” je në një pauzë dhe të duhet të rrish pak në këtë pauzën sepse secila fazë e jetës ka mësimet e veta dhe kjo është fazë shumë shëruese për ty. Dhe ti bësh gjërat e qarta me veten se cfarë kërkon”, përfundoi Kleoniki.