Lulzim Basha nga Kukësi sfidoi kryeministrin Edi Rama për një përballje direkte për të ballafaquar programet përpara zgjedhjeve të 25 prillit.
Sipas Bashës, debati është modeli që e fut Shqipërinë në rrugën e përparimit dhe zhvillimit.
“Mos i ikë de batit si burracak, ai të tregojë se cfarë ka bërë 8 vite para se të broçkollisë dhe ndonjë premtim që kopjon dhe unë të shpjegoj cfarë zgjidhje kemi ne dhe me votën tuaj, ky është modeli politik që do të instalojmë në Shqipëri.
Unë nesër nuk do i fshihem debatit me kundërshtarin se na fut në rrugën e përparimit dhe zhvillimit” tha Basha. Tashmë fjalën e ka Edi Rama, nëse do të pranojë de batin me Lulzim Bashën
Lëkura është një nga hasrat më të mira për të kuptuar se ç’ndodh edhe brenda trupit.
Njollat, vijëzimet e holla në lëkurë, shenjat apo element të tjera që mund ta ndikojnë atë janë një tregues i shëndetit të plotë të organizmit. E duke mbajtur këtë në mendje, sekreti për një rini të përhershme dhe lëkurë më të re e të rigjeneruar fillon pikërisht nga brenda.
Ne jemi çfarë hamë dhe kjo është mëse e vërtetë në çdo rast. Ndaj për të qëndruar gjithnjë në formë e për një lëkurë pa rrudha ktheni sytë nga çdo gjë që konsumoni. Në këtë artikull ju shpjegojmë dietën e duhur për të ruajtur lëkurën dhe të gjithë shëndetin tuaj.
Çfarë të konsumoni
Vaj ulliri
Peshk
Qumësht pa yndyrë
Ujë ose çaj
Fruta dhe perime
Vezë
Arrorë
Bishtajorë
Konsumoni më pak
Gjalpë
Mish të kuq
Ëmbëlsira
Pije me gaz
Qumësht me yndyrë
Margarinë
Patate
Më shumë Vitaminë C
Në luf.tën kundër rrudhave apo shenjave në fytyrë, vitamina C është një nga mënyrat më të mira për ta bërë këtë. Pra konsumoni sa më shumë fruta dhe perime pasi janë një burim i mirë vitaminash dhe antioksidantësh të cilët frenojnë radokalet e lira dhe plakjen. Pini një gotë me lëng portokalli çdo mëngjes, konsumoni më shumë speca të kuq dhe rrush gjatë drekës dhe më shumë brokoli në vaktin e darkës.
Këto kombinojini me ushqime të tjera të pasur ame vitamina duke filluar që nga bishtajoret apo peshku.
Më shumë Omega-3 Nëse ju ndodh shpesh të konsumoni vakte jashtë shtëpisë për shkak të punës, sigurohuni të konsumoni ushqime me yndyrna të shëndetshme. Kështu është edhe salmoni, i pasur me omega-3 i cili ul shfaqjen e rrudhave në lëkurë me 25%. Mund të konsumoni edhe ushqime të tjera si arrat, vaji i peshkur apo farat e linit si burime të mira të omega -3.
Më pak sheqer dhe bukë
Në çdo 50 gramë karbohirate që konsumoni, rrisku pë rtë zhvilluar rrudha apo shenja në lëkurë rritet me 28% sipas ekspertëve. Kjo mund të lidhet me disa molekula të cilat formohen nga sheqeri dhe proteinat të cilat sulmojnë kolagjenin dhe elastinën duke e bërë lëkurën të duket më e vjetër. Nëse ju pihet diçka e ëmbël gjatë darkave zgjidhni të konsumoni një filxhan çaj me mjaltë apo me qumësht pa yndyrë dhe kakao./
Pjestarë të shoqërisë civile, qytetarë të thjeshtë, këngëtarë dhe personazhe të tjerë të njohur kanë prot estuar sot përpara bashkisë në Tiranë.
Prot esta është organizuar për t’i thënë stop vr asjes dhe rrëm bimit të qenëve nga ana e punonjësve të Bashkkisë. Sipas tyre, kjo është një veprim i shëmtuar dhe i pafalshëm për këdo që e bën apo urdhëron.
“Mbrojtja e kafshëve është e rëndësishme për një komb, pasi vetëm kështu shoqëria ecën përpara dhe arrihet një frymë pozitive”, janë shprehur ata. Në pr otestë kanë qenë të pranishme edhe personazhe të njohur të artit por edhe televizionit si Besa Kokëdhima, Dorina Mema dhe Roza Lati.
etëm 23 ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 Prillit. Gara sa po vjen dhe po bëhet më e nxehtë dhe të gjithë kanë nisur të bëjnë parashikimet e tyre.
Astrologia Meri Shehu ka thënë se kryeministri Edi Rama e ka shumë të vështirë të fitojë dhe këtë gjë ja ka pohuar dhe vetë ai në ëndrrën që ajo ka parë.
“Rama del me vështirësi. Në bazë të energjisë time them se kryeministri e ka shumë të vështirë. E ka shumë të vështirë, por mund të dalë edhe humbës. Unë kam parë dhe një ëndërr me Ramën. Jo më tha: ‘nuk e fitoj’- thotë ajo në “Wake Up”
“Mjafton të shoh ëndërr për njërin dhe del tjetri fitues. “Parketin” nuk e shtron dot Rama. Nuk është përcaktuar ende fati i zgjedhjeve”- shton ajo.
Sot është 1 prilli dita e gënjeshtrave, një ditë në të cilën edhe ata që thonë se nuk gënjejnë priren të thonë një gënjeshtër. Nëpër kultura të ndryshme, njerëzit besojnë se sjellje të tilla si shikimi i shmangur, lëkundja e mendimit, belbëzimi janë shenja tipike të një njeriu që gënjen.
Në fakt studiuesit, psikologët ndër vite janë munduar të studiojnë sjelljet tipike të njerëzve që ma shtrojnë, por ata vazhdojnë t’i qëndrojnë mendimit se është shumë e vështirë ta dallosh një gënjeshtar nga pamja. Shkencëtarët kanë arritur në një përfundim se njerëzit që thonë se nuk gënjejnë asnjëherë, janë gënjeshtar dhe këtu përfshihen edhe njerëzit që vazhdimisht përdorin gënjeshtrat e bardha.
Një studim i botuar në “Journal of Basic and Applied Social Psychology” zbuloi se 60 për qind e njerëzve nuk mund të kalojnë 10 minuta pa gënjyer të paktën një herë.
Dhe bëhet edhe më keq: Ata që kanë gënjyer kanë thënë mesatarisht tre gënjeshtra gjatë asaj bisede të shkurtër. Ndërkohë studiuesit në Amerikë arritën të zbulonin se amerikanët, mesatarisht, thonë rreth 11 gënjeshtra në javë.
Por pse e bëjmë? Për ta kuptuar këtë, studiuesja Leslie Martin, nga qendra e këshillimit e Universitetit “Wake Forest”, zhvilloi një sondazh ku u përfshinë 100 studentë të diplomuar të të psikologjisë.
Nga sondazhi ajo zbuloi se 37% që raportuan gënjeshtra, shumica e bënë këtë për të mbrojtur në një fare mënyre veten, nga turpi, sikleti, për të për të shmangur emocione të dhi mbshme dhe për të shmangur gjykimin.
Për të folur në lidhje me këtë çështje ishte i ftuar sot në “Wake Up”, gazetari dhe psikologu klinik, Ksenofon Ilia. Ai ka zbuluar kush janë gënjeshtarët më të zotë dhe që është vështirë t’i dallosh.
“Është e vështirë në fakt që të dallosh një gënjeshtar, por specialistët arrijnë t’i dallojnë, sepse ndodh që ne kur flasim, padashur ndërgjegjja jonë bën gjeste që nuk janë në sinkron me atë që themi.
Pra vetë ndërgjegjja jonë bën që në pjesë të ndryshme të trupit të fillojnë të ngacmohen që të vijnë në sinkron, që të na mbulojnë, por në fakt nuk ka mbulojnë. Syrin e një specialisti nuk mund ta gënjesh dot.
Specialistët më të mirë në këtë fushë që gënjejnë kemi: politikanët, artistët, drejtuesit e emisioneve, gazetarët në përgjithësi që bëjnë emisionet. E kanë arritur të farë shkathtësie që të kuptohen fare pak, por të tjerët e kanë të vështirë”, tha ai.
Një lajm i tri shtë ka ardhur sot për bluzat e bardha. ‘Oda e Mjekëve’ të Kosovës njofton se është ndarë nga jeta mjeku i njohur gjinekolog, Ismet Miftari.
Njoftimi i plotë:
Ndahet nga jeta Dr. Ismet Miftari
Dr.Miftari ka qenë specialist i gjinekologjisë dhe obstetrikës. U diplomua në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1979. Pas diplomimit punësohet në “Shtëpinë e Shëndetit” në Skënderaj. Specializimin e tij për gjinekologji dhe obstetrikë e përfundoi në Sarajevë në vitin 1986. Ishte një nga mjekët gjinekolog, ndër të parët që kishte komuna e Skenderajt. Ishte mjek i përkushtuar ndaj profesionit të tij, mbi të gjitha ishte një njeri i dashur dhe shumë punëtor.
Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me fermerët në Rrogozhinë tha se gjatë këtyre tetë viteve janë hedhur baza të forta në zhvillimin e bujqësisë për një ndryshim që vazhdon.
Rama sulmoi edhe planin e opozitës për bujqësinë, ku thotë se ata premtojnë euro në këmbim të zhvillimit ndërsa ne kemi ngritur struktura që vlerësojnë dhe mbështesin bujqësine sipas meritës, jo sipas tekave.
Sipas kreu të qeverisë gjatë këtyre 7 viteve ka ndryshuar raporti import-eksport, duke treguar rritje të ndjeshme të prodhimit bujqësor vendas.
Fjala e Ramës
Faleminderit dhe shumë respekt që keni lënë tokën për një moment dhe jeni mbledhur këtu për të patur këtë komunikim!
Nuk ka kënaqësi më të madhe për mua kur për shkak të detyrës kam fatin dhe mundësinë të takohem me njerëzit e punës, me njerëzit që punojnë, me njerëzit që nxjerrin bukën dhe nxjerrin të ardhurat e familjes së tyre me punë të ndershme, me punë këmbëngulëse e cila vërtetë lodh, vërtet streson, por në fund të bën të flesh i qetë dhe të çohesh të nesërmen me të njëjtën energji dhe me të njëjtin entuziazëm për të punuar.
Më erdhi shumë mirë që sot miqtë që janë këtu me mua dhe që më krijuan këtë mundësi kanë menduar të organizojnë këtë takim me ju posaçërisht, me njerëzit e tokës, me fermerët , me ata që nuk bëjnë lajm, me ata që i sheh shumë rrallë për të mos thënë fare nëpër ekranet e televizorëve, i sheh të neglizhuar nga klubet e natës, ku mblidhen nëpër kolltukë ata, që quhen analistë dhe dërdëllisin papushim, duke i dhënë mend të gjithëve pa i thënë njëherë punës së tyre mirëmëngjes.
Më vjen mirë që jam sot këtu midis jush dhe nëpërmjet jush mund të flas me dhjetëra mijëra të tjerë si ju sepse jeni ju baza e një transformimi të pamohueshëm në sektorin e bujqësisë për të cilin ka dy shifra, dy fakte që mbase kurrë nuk do të dalin në Tv dhe mbase kurrë shumëkush që e sheh fshatin përmes TV nuk do t’i dëgjojë, por dy shifra që flasin se ne jemi në drejtimin e duhur dhe se kemi vendosur bazat e forta të një transformimi që vazhdon.
E para, në këto 7 vite e pak që jemi në krye të detyrës, kemi dyfishuar sipërfaqen e tokës që punohet. Në Shqipëri, në vitin 2013 punohej afro 125 mijë hektarë tokë. Sot, jemi në 250 mijë dhe ka ende sipërfaqe për t’u mbuluar me punë, sepse ka ende sipërfaqe ku ne duhet të shtrijmë kanalet ujitëse dhe kulluese. Por, më e madhja është bërë.
Pjesa më e madhe e një llumi që kishte mbuluar pjesën e ujësjellës kanalizimeve në Shqipëri është tanimë lënë mbrapa.
Shifra e dytë është shifra e prodhimit.
Deri para 7 viteve e kusur, Shqipëria importonte 7 dhe eksportonte 1, pra 7 me 1 ishte raporti. Sot Shqipëria importon 3 dhe eksporton 1. dmth rënia e i importit të prodhimeve bujqësore lidhet drejtpërdrejtë me rritjen e prodhimit këtu në vend dhe me rritjen e pranisë në tregun vendas të produkteve tuaja, si dhe me rritjen e eksporteve.
Janë rritur eksportet dhe vazhdojnë të rriten. Ne e kemi çuar sot që flasim eksportet e bujqësisë nga afro 100 milionë në 400 milion dhe me planin e veprimit që kemi për 2021-2025 do t’i çojmë në 1 miliardë, që do të thotë më shumë fuqi prodhuese për Shqipërinë, më shumë sovranitet ushqimor për Shqipërinë dhe më shumë të ardhura për ju për familjet tuaja dhe për familjet e bekuara të gjitha atyre që jetojnë në fshat dhe punojnë tokën e tyre dhe me prodhimin e tyre mbajnë familjen, por mbajnë edhe gjithë familjen tonë të madhe shqiptare.
Ju e dini që shteti gjithmonë ka qenë në anën tuaj ka qenë pranë jush, qoftë me skemat kombëtare qoftë me mbështetjen nga fondet e BE. Kur ne kemi marrë detyrën Shqipëria ishte e fundit në Ballkan se në Europë nuk po e diskutoj, për thithjen e fondeve të Be për bujqësinë. Sepse fondet ishin atje dhe këta që duan të rikthen sot, as nuk arritën dot të bënin një projekt për t’i thithur ato fonde. Ndërkohë që sot Shqipëria është e para në Ballkan për thithjen e fondeve nga BE sepse kemi ndërtuar një Agjenci për zhvillimin Bujqësor dhe Rural që është një Agjenci europiane me një grua atje, një miken tonë që ka bërë një reformë të madhe dhe me një skuadër fantastike që punon ditë, natë pranë fermerëve, që i ndihmon për të bërë aplikimet, që i ndihmon për të bërë projektet dhe për t’i realizuar dhe që ja ka dalë t’i zbardhi faqen Shqipërisë në këtë program të BE për bujqësinë dhe zhvillimin rural.
E ndërkohë kur puna jonë vazhdon dhe ne duhet të çojmë përpara të gjithë punët e nisura, na kanë dalë përpara të gjithë këta xhagajdurët e së shkuarës, një shportë me karavidhe, të mbledhur të gjithë atje “raqeraqekiriko” siç ishte ajo loja e dikurshme që bënim me njëri-tjetrin, duke krijuar një tabor krushqish dhe duke e sorollatur Lulin nëpër Shqipëri për ta bërë dhëndër.
E ndërkohë në këtë sorollatje ajo që po bën Lulzim Basha dhe të gjithë ata që organizojnë ato dasmat pa nuse nëpër rrugët e Shqipërisë është e turpshme, është e papërgjegjshme, është një rremallë kriminale sepse ato janë vatra të infektimit, ndërkohë që ne kemi ngritur në të gjithë Shqipërinë qendra të vaksinimit.
Ndërkohë që ne jemi një nga dy vendet në të gjithë rajonin që kemi hyrë në vaksinimin masiv me një ritëm që shumë shpejt do të dalim në pjesën lartë të tabelës së vaksinimit në Europë do të jemi mes vendeve që vaksinojnë më shumë. Ndërkohë që ata nuk duan t’ia dinë as për njerëzit e tyre më besnikë, për njerëzit më të përkushtuar të kësaj partie që i mbledhin atje, i ngjeshin me njeri tjetrin, me ulërima, me dy gishta me flamuj siç kanë bërë për 30 vjet që ku kanë gjetur shesh dhe kanë bërë përshesh dhe me mendimin që të kur të mbarojmë zgjedhjet, kush ta hajë nga këta, le ta hajë./NOA.al
Nëpërmjet rrjeteve sociale dhe kamerës së celularit, prindërit janë në gjendje të fotografojnë çdo moment të fëmijëve teksa rriten dhe t’i ndajnë ato me botën, në vend që t’i mbajnë vetëm për vete
Sipas një studimi, 81% e fëmijëve nën 2 vjeç janë të pranishëm online.
Pavarësisht se fotografimi i tyre nuk është një problem, fotot e shumta mund t’i dëmtojnë. Jeni kuriozë të dini arsyet?
1. Fëmijët mund të mendojnë se janë qendra e universit
Nëse prindërit i bëjnë shumë foto fëmijës pa përfshirë familjen apo shoqërinë e tyre, fëmija mund të krijojë mendimin se vlen vetëm ai/ ajo. Në shumë raste ata marrin celularin dhe fotografojnë veten.
2. Mund të jenë kritikë ndaj vetes më shumë sesa duhet
Fëmijët mund të kërkojnë veshje më të bukura, mund të fiksohen pas kamerës, por edhe mund të pyesin pse nuk duken bukur.
Situata përke qësohet nëse kanë shokë apo shoqe që marrin më shumë “like” sesa ata. Krahasimi i vetes me të tjerët nuk është i shëndetshëm dhe një studim zbuloi se vajzat që shpenzojnë më shumë kohë në Facebook janë më të pakënaqura me peshën e tyre.
3. Fëmijët mund të kenë probleme në krijimin e kujtimeve të fëmijërisë
Prindërit që u bëjnë shumë foto fëmijëve mund të harrojnë se si të flasin për eksperiencat e tyre. Këta prindër i kushtojnë më pak vëmendje asaj që po u ndodh para syve.
4. Fëmijët mund të po shtërohen gjerësisht
Kur fëmijët rriten, disa prej tyre do të donin të mos kishin foto të fëmijërisë në internet. Kur të kenë krijuar një emër, reputacioni i tyre mund të jetë në rrezik nëse prindërit u kanë postuar foto të sikletshme. Ata mund të kenë turp t’u tregojnë fytyrat shokëve në shkollë nëse fotot bëhen virale.
5. Shumë momente nuk janë më private
Fotot postohen nga prindërit pa lejen e fëmijëve, pasi janë të vegjël. Shpërndarja e fotove shihet si detyrim ndaj të tjerëve dhe një pjesë e rëndësishme e identitetit të prindërve.
6. Ata mund të përballen me diskriminim në një moshë të vogël
Fëmijët mund të diskriminohen nga kushdo dhe nga kudo, bazuar në pamjen e jashtme.
7. Ata janë më të rrezikuar ndaj vjedhjes së identitetit
Gjatë postimit të fotove apo videove, prindërit mund të japin informacione të rëndësishme rreth fëmijëve. Këtu përfshihen data e lindjes, gjinia dhe ndonjëherë edhe emri. Vjedhja e identitetit mund të shkaktojë probleme më vonë qoftë edhe për t’u punësuar.
8. Fëmijët mund t’i japin shumë rëndësi asaj se çfarë të tjerët mendojnë rreth tyre
Sipas një studimi në vitin 2018, fëmijët fillojnë të shqetësohen për atë që të tjerët mendojnë rreth tyre që kur janë 24 muajsh.
Nëse prindërit i kushtojnë shumë rëndësi pamjes së jashtme të fëmijëve dhe u thonë se çfarë të veshin, atëherë ata do të ndërtojnë këtë formë të të menduarit.
Sa foto u bëni fëmijëve në ditë dhe sa shpesh i postoni online?