Irina

A rrestohet Miss Bota pas s kandalit në konkursin e bukurisë në Sri Lanka

Policia në Sri Lanka ka arrestuar mbretëreshën e bukurisë Caroline Jurie, pasi ajo dyshohet se pla gosi në kokë një tjetër mbretëreshë bukurie gjatë një tr azire në skenë shkruan BBC.

Pushpika De Silva fitoi titullin “Miss Sri Lanka” në një ceremoni televizive të dielën dhe ish-fituesja znj. Jurie duhej ta kurorëzonte atë.

Mirëpo, në vend të kësaj, Jurie ia tërhoqi kurorën nga koka fitueses De Silva, duke pretenduar se nuk mund ta mbante titullin pasi ishte e divorcuar!!!

Pas kësaj, Jurie tërhoqi në një mënyrë aspak të kujdesshme kurorën nga koka e De Silva-s dhe ia vendosi shoqërueses së parë.

Mrs. Sri Lanka është pjesë e konkursit të bukurisë “Mrs World” për gratë e martuara. Fitueset e titullit të secilit vend kalojnë në konkursin e përgjithshëm “Mrs World”.

“Ekziston një rregull që ndalon gratë që janë martuar dhe janë divorcuar, kështu që unë po marr një hap tjetër dhe po e kaloj kurorën në vendin e dytë”, i tha Jurie publikut. Pasi ia hoqi kurorën me forcë, ajo ia vendosi shoqërueses së dytë, ndërsa De Silva la skenën duke qarë. Në një postim në Facebook, De Silva tha se ajo shkoi në spital për t’u trajtuar për d ëmtime në kokë pas inci dentit.

“Ka shumë nëna beqare si unë sot që vuajnë në Sri Lanka,“- tha ajo më vonë në një konferencë për shtyp. “Kjo kurorë u kushtohet atyre grave, atyre nënave beqare që vuajnë për të rritur fëmijët e tyre vetëm”.

Ajo shtoi se do të merrte masa ligjore për mënyrën “e paarsyeshme dhe fy ese” me të cilën u trajtua.

“BBC” njoftoi se policia në Sri Lanka arr estoi Caroline Jurie dhe modelen Chula Padmendra si pasojë e incidentit, me ak uzat e lëndimit të thjeshtë dhe kau zës kr iminale. De Silva tani është ri-kurorëzuar, pasi u vërtetua se ajo nuk ishte e divorcuar (por e ndarë) dhe organizatorët e konkursit kanë thënë se presin që Jurie të kërkojë falje publike. Organizatorja kryesore e konkursit, Chandimal Jayasinghe, tha për “BBC”:

“Ne jemi të zhg ënjyer. Ishte e tu rpshme se si Caroline Jurie u soll në skenë dhe organizata ‘Mrs World’ tashmë ka filluar një h etim mbi këtë çështje.” Konkursi i bukurisë “Mrs Sri Lanka” është një konkurs i madh në vend. Gruaja e Kryeministrit ishte mes të ftuarve në ceremoni./NOA.al

A rrestohet Miss Bota pas s kandalit në konkursin e bukurisë në Sri Lanka Read More »

Zyrtari i lartë, bashkëshorti i prokurores së njohur shkarkohet nga detyra

Zyrtari i lartë në Bashkinë e Durrësit Ardian Halili është shkarkuar nga detyra.
Halili mbante postin e drejtorit të IMT-së.
Ai është bashkëshorti i prokurores Rubiana Halili.

Në deklarimet e tij Halili ka bërë me dije se i është ndërprerë kontrata nga ana e Bashkisë, ndërkohë që nga ana tjetër Bashkia pohon se është vetë Halili i cili ka dhënë dorëheqjen . /NOA.al

Zyrtari i lartë, bashkëshorti i prokurores së njohur shkarkohet nga detyra Read More »

Rama heq mikrofonin dhe ikën nga emisioni: ‘Ça i keni këto emisione 2 orë e gjysmë. Më përdorni për reklama nga gjysmë ore’

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme ka qenë i ftuar në emisionin “Log” me gazetarin Endri Xhafo, ku i është përgjigjur pyetjeve për vaksinat, ekonominë dhe bllokimin e aeroportit të Rinasit.
Teksa emisioni po i drejtohej pjesës së fundit dhe moderatori njoftoi për një hapësirë publicitare, Rama nuk e pranoi, duke thënë se nuk do të rrinte më në emision.

Ai u shpreh se do të largohej,ndaj iu kërkoi gazetarëve të bënin pyetjen e fundit. Më pas, kryeministri hoqi mikrofonin dhe iku nga studio.

Edi Rama: Edhe sa do zgjasë kjo? Sa është ora?

Endri Xhafo: Ora është 11 e 20

Edi Rama: Po çfarë bëni kështu mor? Më merrni mua në orën 9, më thoni 1 orë e gjysmë dhe më përdorni mua si… ça i keni këto emisione 2 orë e gjysmë. Më përdorni për reklama nga gjysmë ore. Nuk rri më gjatë, më bëj pyetjen e fundit. Këtë bëni të gjithë ju, se nuk e bën vetëm ti. Ti e ke mësuar nga Fevziu këtë. Më mbani për blloqe publicitare deri në 12 të natës. Më keni thënë deri në 10 e 20. Më bëni pyetjen e fundit.

Rama heq mikrofonin dhe ikën nga emisioni: ‘Ça i keni këto emisione 2 orë e gjysmë. Më përdorni për reklama nga gjysmë ore’ Read More »

Pr otesta e punonjësve të Albcontrol/ Në Aeroportin e Rinasit zbarkojnë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato të Ushtrisë

Pas pezullimit të punës nga ana e punonjësve të Albcontrol, në Aeroportin e Rinasit kanë zbarkuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato të Ushtrisë.

Janë dy grupe të posaçme, të pozicionuara pranë zyrave operacionale të Albcontrol.

Duke qenë se objekti është i veçantë për sigurinë kombëtare, është parë e arsyeshme një lëvizje e tillë.

Hapësira ajrore e Shqipërisë në këtë momente është e pa kontrolluar për shkak të mungesës në punë të kontrollorëve.

Këta të fundit kanë aralajmëruar se bllokimi do të vijojë, deri sat ë plotësohen kërkesat e tyre, për rikthimin në punë të kolegëve të shkarkuar një ditë më parë dhe shfuqizimin e vendimeve të bordit; rikthimin e pagës së plotë sipas kontratës kolektive dhe transparencë financiare e plotë për vitin 2020, si edhe një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi. /noa.al/

Pr otesta e punonjësve të Albcontrol/ Në Aeroportin e Rinasit zbarkojnë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato të Ushtrisë Read More »

Si të biesh nga pesha deri në 10 kg, dieta gjermane 24-ditore

Kjo dietë është nxjerrë nga Instituti Gjerman i Ushqimit dhe konsiston në mospërzierjen e kategorive të ndryshme të ushqimit si proteina, karbohidrate, yndyra, albuminë etj. P.sh., ditët që përmbajnë mish, nuk përmbajnë aspak albuminë si makarona, oriz, djathë etj.

Duke qenë se, kjo dietë konsiston në mospërzierjen e kategorive të ndryshme të ushqimit dhe jo në sasinë e ushqimeve që konsumoni, ju mund të hani sa herë të doni në ditë, por vetëm ushqimet e përcaktuara në dietë.

Kafeja gjatë ditës, lejohet me qumësht të skremuar e me pak yndyrë dhe pa sheqer. Pini shumë ujë çdo ditë. Sa më shumë që pini aq më të mira janë rezultatet.

Dieta është 24-ditore dhe mundëson rënien nga 8­ deri 10 kg në peshë. Çdo ushqim duhet ta gatuani me vetëm pak vaj ulliri dhe pak kripë.

Dita 1: Makarona me djathë të bardhë të grirë.

Dita 2: Oriz me djathë të bardhë të grirë.

Dita 3, 4, 5: Qofte vetëm me mish viçi, erëza dhe qepë,pa bukë dhe sallatë mikse (sallatë jeshile, spec, qepë, kastravec, domate). KUJDES, sallata pa vaj, vetëm uthull ose limon e pak kripë.

Dita 6, 7, 8: Biftek viçi i pjekur, me të njëjtën sallatë mikse si më lart.

Dita 9, 10, 11: Mish pule i pjekur, sërish me sallatë mikse.

Dita 12, 13: Patate të pjekura në furrë, një copë djathë të bardhë dhe perime të ziera (si lulelakër, brokoli, karota, etj.).

Dita 16, 17: Vetëm fruta sa të doni (Kujdes! Jo rrush, jo fiq!).

Dita 18, 19: Sallatë mikse (sallatë jeshile, kastravec, domate, qepë, limon, vaj ulliri).

Dita 20, 21: Bathë (ose fasule të kuqe), perime të ziera dhe sallatë mikse.

Dita 22, 23, 24: Pilaf dhe kos.

Kjo është një dietë metabolike shkencore, prandaj udhëzimet duhet të ndiqen saktësisht për të funksionuar.

Të nderuar lexues. Për çdo dietë ju rekomandojmë të kontaktoni me mjekun ose nutricionistin./noa.al

Si të biesh nga pesha deri në 10 kg, dieta gjermane 24-ditore Read More »

Basha:Gjoba për Becchetin do paguhet duke sekuestruar pasuritë e politikanëve të korruptuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me të rinj në Belsh ka folur për faturën që shteti shqiptar duhet t’i paguaj biznesmenit Beccheti, pas gjobës 110 mln euro.

Basha tha se kur PD të vijë në pushtet, kjo faturë do të paguhet duke u sekuestruar pasuritë e politikanëve të korruptuar.

“Ato 110 mln euro që do i paguhen Becchetitt, mjaftojnë dhe teprojnë për të paguar shqiptarët. Faturat si të Becchetit do t’i paguajmë duke sekuestruar pasuritë politikanëve të korruptuar”, u shpreh Basha. Ndër të tjera ai tha se ajo shumë e madhe eurosh mund të përdorej për rimbursimin e shqiptarëve të prekur nga covid, që harxhuan kursimet e tyre.

“Sot që flasim, qeveria ul numrin e të infektuarve me COVID, po ashtu dhe të atyre që ndahen nga jeta për shkak të Covid. Qëllimi është që përhapin një realitet të rremë. Shumica dërrmuese e qytetarëve përfundojnë në borxh, apo i shtrijnë dorën të afërmeve apo fëmijëve të tyre emigrantë. Në këtë momente që flasim po finalizojmë një plan që po hartohet në bashkëpunim me ekspertët tanë të financave dhe të Shëndetësisë, dhe do të bëjmë të mundur rimbursim të shpenzimeve për familjet shqiptare. Ata kanë shkrirë kursimet e jetës për të luftuar virusin dhe s’do ta ngrenë dot buxhetin. Ndaj do të ndalen lekët që shkojnë për oligarkët”, theksoi Basha.

Po ashtu ai u zotua para të rinjve se bekimet e këtij vendi, do të kthehen bekime për ta. “Dua të zotohem para jush, se bekimi që na ka dhënë zoti në këtë vend të mrekullueshëm, do të kthehet bekim për të gjithë ju. Pres që të dëgjojë nga ju shqetësimet tuaja, dhe jam këtu që t’ju garantojë se do të mbaj zotimet. Kjo është qershia mbi tortë për këtë pritjen që mu bë sot. Rinia po i prin ndryshimit në 25 prill”, tha ai./NOA.al

Basha:Gjoba për Becchetin do paguhet duke sekuestruar pasuritë e politikanëve të korruptuar Read More »

Reagojnë Rama dhe Balluku për grevën që coi në pezullimin e fluturimeve nga Rinasi: Vepër p enale, kjo nuk është lojë

Kryeministri Edi Rama dënoi ashpër vendimin për të bojkotuar fluturimet ajrore nga Rinasi. Kreu i qeverisë tha se “bojkotimi i punës për kontrollin ajror është vepër penale dhe ndëshkohet ligjërisht!”.

“Sa botimi i rëndë i aktivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet! Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës “Leshko” dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!”, tha Rama.

“Organizatorët do të kallzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin,që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve!Të tjerët duhet të vendosin menjëherë:O me shtetin në punë o me antishtetin në një proces penal për cënim të sigurisë kombëtare!”, tha Rama.

Reagimi i ashpër i Ramëv erdhi menjëherë pasi ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, doli në një konferencë për shtyp, ku foli gjatë lidhur me protestën e kontrollorëve të Albcontrol në Rinas.

Kështu kjo deklaratë e kryeministrit është parë jo si një e drejtë, por paralajmërim për masa ndëshkuese karshi vendimit për bllokimin e fluturimeve ajrore.

Sakaq, Balluku në daljen ka reaguar pas protestës në Rinas që çoi në anulimin e të gjitha fluturimeve të paktën deri nesër në ora 10:00, duke kritikuar vendimin ekstrem. Ajo thotë se AlbControl të gjitha të ardhurat i merr nga trafiku ajror.

Ministrja ngriti shqetësimin se sot nuk do të mbërrijnë as vaksinat në Rinas, pas vendimit për pezullimin e fluturimeve.

Greva fut në kolaps fluturimet ajrore.

Përderisa trafiku ajror ka rënë gjatë pandemisë, Balluku zbulon se më parë këta kontrollorë kanë pasur rroga deri në 4 milion e 440 mijë lekë, kurse tani i kanë 2 milion e 449 lekë.

Balluku konfirmon se shteti nuk i ka dhënë kurrë një qindarkë Albcontrol, ndërkohë që kontrollorët kanë marrë rroga anormale për Shqipëri.

‘’Duke u përballur me këtë problematikë, këshilli mbikqyrës i AlbControl, ka rishikuar pagat për shkak se AlbControl për një sqarim për publikun, është kompani që punon me instrumentin e fitimit zero. Kjo do të thotë se paratë që vijnë në AlbControl nuk vijnë nga buxheti i shtetit, aq sa i duhen nga kompanitë ajrore. Njëherë në qershor, e një herë në nëntor, deklaron pranë EuroControl deklaron se sa të ardhura i duhen gjatë vitit për të operuar qofshin këto kosto operative, paga, pagesa të tjera, mirëmbajtje të sistemeve, energjia elektrike, dhe investimet”, tha ministrja .

“Investimet duke nisur nga marsi i 2020 nuk ka pasur në këtë kompani, ka qenë e pamundur prej financave. Kostot operative janë ulur pasi kompanitë ajrore nuk kanë fluturuar. Për të qenë e satkë dhe qartë, është paratë që vijnë nga trafiku ajror, vijnë sipas sasisë së operimev. Kontrollorët në 2019 që ka qenë viti i fundit i rregullt, kanë elaboruar, përpunuar, operuar në total 216 mijë avionë”.

“Gjatë 2020 dhe në fillim të këtij viti kanë operuar me 102 mijë avionë. Trafiku në total për shkak të pandemisë ka rënë me 57% në 2020, ndërkohë që edhe në muajin janar, shkurt, mars që sapo është mbyllur trafiku ka qenë -57%. Operatorët e navigimit ajror, kontrollorët përpunojnë sot që flasim, prej 43% të trafikut normal. Për herë të fundit ka qenë në Republikën e Shqipërisë, mbarë botën deri në mars të 2020”, sqaroi Balluku.

Sipas saj, “duke pasur parasysh se shteti nuk ka involvim financiar në Albcontrol, kompania që bën navigimin ajror, nuk merr të ardhura nga Albcontrol, nuk i ka dhënë kurrë një qindarkë, është nga parimet e aderimit, shtetet s’kanë lidhje kontakt financiar me navigimin ajror”.

“Kontrollorët deri në 2019 kanë pasur paga të cilat arrinin edhe në 4 milion e 440 mijë lekë, shifra që nuk janë shumë normale. Gazetarët janë shumë të habitur, nuk janë të lidhura me buxhetin e shtetit. Nuk janë në varësi të buxhetit të shtetit, vendosen në marrëveshje mes AlbControl dh IATA. Kam marrë shembull disa nga punonjësit. Rreth 4 mijë e 400 dollarë rroga. Sot janë në nivelin, për shkak se përpunohen vetëm 43%, sot marrin 2m ilion e 449 lekë. 2 mijë e 490 dollarë ‘’- sqaroi ndër të tjera ministrja Balluku, në një konferencë për mediat pas protestës së punonjësve në Rinas.

Reagojnë Rama dhe Balluku për grevën që coi në pezullimin e fluturimeve nga Rinasi: Vepër p enale, kjo nuk është lojë Read More »