Irina

Akti Normativ për klubet e natës/ Hapja e tyre nuk është lejuar asnjë ditë pas rihapjes së madhe

Kryeministri Edi Rama reagoi sot lidhur me protestën e artistëve dhe pronarëve të klubeve të natës, duke theksuar se “hapja e tyre nuk është lejuar asnjë ditë pas rihapjes së madhe”.

Kreu i qeverisë i konsideroi si të pakonceptueshme zërat se përse Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shtrëngoi masën për klubet e natës.

“E pakonceptueshme që ka njerëz që ngrenë zërin pse Ministria e Shëndetësisë shtrëngoi masën për klubet e natës e diskot, ndërkohë që hapja e tyre nuk është lejuar asnjë ditë pas rihapjes së madhe! Zoti i ruajtë ata e familjet e tyre prej tyre dhe ruajtë të tjerët nga këto mendje”, – tha Rama.

Nga sot hyn në fuqi Akti Normativ i cili ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve.

Ky vendim, sipas ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vjen pasi është konstatuar që në këtë periudhë, klubet e natës janë kthyer në vendgrumbullime të rinjsh, ku injorohet dhe sfidohet totalisht zbatimi i masave të domosdoshme, për parandalimin e përhapjes së Covid-19, duke i shndërruar në vatra potenciale infeksioni.

Pasditen e sotme, para Kryeministrisë artistë dhe pronarë lokalesh kanë protestuar kundër vendimit të qeverisë për atë që quajtën mbyllje e lokaleve të natës.

Protesta vjen në kundërshtim me vendimin që ndalon grumbullimet masive për të mos lejuar përhapjen e COVID-19. Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit, por ka hasur në rezistencë nga këta të fundit./atsh

Akti Normativ për klubet e natës/ Hapja e tyre nuk është lejuar asnjë ditë pas rihapjes së madhe Read More »

Rikthehet “Cloud Fest”, nga ahengu tirons tek muzika e lehtë dhe tangot shqiptare, performojnë mbi 100 artistë

Nëse mendon se vetëm në bregdet bëhet nami gjatë verës e ke gabim, sepse aktivitet në Tiranë nuk kanë të mbaruar. Festivali i Resë ose “Cloud Fest” i organizuar nga bashkia e Tiranës rikthehet për të katërtin vit radhazi nga data 21 korrik- 02 gusht.

Duke respektuar të gjitha kushtet e pandemisë, përgjatë ditëve dhe netëve të festivalit do të ndërthuren më së miri dy ekstremet e kulturës (artit, muzikës, dancit dhe ndërthurjeve të tyre) një larmi disiplinash, qasjesh, e deliri artistik shqipëtar me mbi 100 artistë nga Tepelena e deri në Gjakovë – veteranë të traditës si Hekuran Xhambali Goliku i Tepelenës apo skenës së artit bashkohor, si artisti Klod Dedja, apo koregrafi Gjergj Prevazi apo muzikanti i shquar Robert Bisha, por aq sa edhe të rinj të skenës si artistët e Performancës dhe artit bashkohor Blendi Shahu, Endi Shahu, Sarah Ferhati dhe Burim Tefalica apo kërcimtari/koreografi Fjorald Doci, Veronica Chatzopoulo dhe muzikantë të traditës sikur violinist Eraldo Feto, kontrabasisti Dritan Hekurani,apo grupi BRIOS të rinj nga Shkodra me Rock and Rollin e tyre.

Artisti i njohur Pejan-Ndërkombëtar Sislej Xhafa do të jetë një nga pjesëmarrësit special. Kori i Resë apo Kori Amator i Tiranës, i krijuar 1 vit më parë sigurisht nuk mund t’i mungojë këtij edicioni.

Ndërkaq këngëtarja Jolanda Tralom e cila me zërin e saj të mrekullueshëm dhe një repertor të pasur të valseve, tangove dhe muzikës së lehtë shqiptare, do të na risjellë atmosferën e bukur të mbrëmjeve të vallëzimit në Tiranën e viteve ’70-80 dhe në një tjetër natë do i kushtohet serenatave korçare.

Për të përmbylluar këtë listë të gjatë me aktivitete, do të vijë për publikun kryeqytetas edhe Ahengu tirons dhe Ansambli me i ri i krijuar rishtaz i quajtur TIRANA -TIRONA ALL STARS me super yjet këngëtare dhe instrumentistë si Ismail Kavaja( Klarinete), Hekuran Xhambali( Klarinete), Rafail Caka(fizarmonike), Pëllumb Meta( Tarabuk), Eraldo Feto( Violin), Dritan Hekurani(Kontrabass), Gentian Muhaxhiri(Bass), Adriatik Celmeta (llahutë), Artur Yzeiri (llahutë), Neki Kastrati (dajre), Iris Bega (këngëtar), Rik Buneci (këngëtar), Xhemal Kodra (këngëtar), Ilir Tafaj (këngëtar), Arben Tafaj (këngëtar) që do të ofrojnë një koncert të paharruar me muzikën më të mirë tironse./atsh

Rikthehet “Cloud Fest”, nga ahengu tirons tek muzika e lehtë dhe tangot shqiptare, performojnë mbi 100 artistë Read More »

Braçe-Bashës: Nuk mbahet maska ashtu or qyq, boll pe hundën tënde

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka komentuar sot mbajtjen e maskës nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë një konference për shtyp me kryeministrin Hoti.

Gjatë fjalës së tij, Basha ka përdorur maskën, por pa e ditur si ta mbante atë.

“E shihni, ky që ju flet për Coronavirusin, qe shan e mallkon çdo ditë, që bën mjekun-infeksionistin, epidemiologun, që bën shpëtimtarin e që ulëret çdo ditë bëni si them unë e bëni si bëj unë, nuk di të vendos as maskën”, shprehet ai.

Braçe shton se “pra, mirë që duhet të shkonte në Kosovë që të vinte maskë sepse këtu as në ambiente të vogla sa një dhome nuk e vinte, por ky nuk di as si ta vendose maskën. Ky do ju mbrojë, ky do ju shpëtojë. Deri tani gjithkush ka thënë për të se sheh veç hundën e tij. Ja ku e keni, veç hundën e tij pa, ndaj ai e kish hundën jashtë e kryeministri i Kosovës brenda maskës”./atsh

Braçe-Bashës: Nuk mbahet maska ashtu or qyq, boll pe hundën tënde Read More »

Thaçi-Basha: Bashkërendimi i ngushtë midis SHBA-BE, parakusht për stabilizimin dhe perspektivën europiane

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Në fjalën e tij për mediat, pas takimit që u mbajt në Presidencë, Basha e vuri theksin tek bashkëpunimi i ngushtë mes forcave politike, gjë që sipas tij, e forcon Kosovën në sfidat me të cilat përballet.

Thaçi tha se “sot diskutuam për zhvillimet në Kosovë në Shqipëri, për mundësitë e bashkëpunimit më të mirë, një bashkëpunimi vëllazëror mes institucioneve tona dhe njerëzve tonë. Destinacioni i Kosovës është që të jemi sa më shpejt pjesë e NATO-s dhe e BE-së. Mendoj se çdo përvojë pozitive nga Shqipëria dhe përvoja e kontributi i Bashës në këtë proces në veçanti për liberalizimin e vizave është e rëndësishme për ne institucionet e vendit”.

Po ashtu, Thaçi shtoi se diskutuam dhe për dialogun mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë.

“Për ne, është me rëndësi jetike që të kemi një koordinim, e para mes spektrit politik në Kosovë, një konsensus sa më të gjerë, sa më përfshirës, në mënyrë që të jetë një angazhim i unitetit të qytetarëve, shoqërisë civile, politike, partive, institucioneve. Gjithmonë kontributi i Shqipërisë ka qenë i mirëseardhur, ndërsa gjithashtu është jetike për ne dhe faktorin ndërkombëtar të jetë i koordinuar së pari Bashkimi Europian, por edhe një koordinim i ngushtë mes Washington-it dhe Brukselit në mënyrë që të jetë një proces i sigurt, i besueshëm, pastaj edhe i pranueshëm nga qytetarët e Kosovës dhe që duhet të përmbyllet me njohje reciproke sa më të shpejtë që është e mundur”, tha Thaçi

Nga ana e tij, Basha falënderoj Presidenti Thaçi për shkëmbimin e informacionit për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në Shqipëri dhe hapat që po hidhen në drejti të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë me objektiv final njohjen reciproke.

Basha tha se “bashkërendimi i të gjithë forcave politike të Kosovës, bashkëpunimi i tyre vetëm e forcon dhe e fuqizon Kosovën në sfidat në të cilat po përballet aktualisht. Po kështu, si parti e orientimit Euroatlantik, kam theksuar bindjen dhe besimin se bashkërendimi i ngushtë midis SHBA dhe BE, ka qenë dhe mbetet një parakusht për suksesin e çdo iniciative ne raport me stabilizimin përfundimtar dhe perspektivën europiane dhe euroatlantike të gjithë vendeve të rajonit që e dëshirojnë këtë dhe në veçanti sa i përket dialogut besoj dhe shpreh bindjen se një bashkërendim i tillë do ta fuqizojë, do ta përshpejtojë procesin e dialogut me synim njohjen reciproke midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Shpreha mbështetjen totale timen dhe te Partisë Demokratike, të opozitës së bashkuar për të gjitha qëndrimet e krerëve të institucioneve dhe të politikës në Kosovë, në vevcanti për ata që kanë sakrifikuar këto 22 vite për lirinë e Kosovës dhe që u duhet të vazhdojnë të sakrifikojnë në plan personal për të siguruar vazhdimësinë e fruteve të lirisë, pavarësisë dhe dinjitetit njerëzor për gjithë qytetarët e Kosovës dhe në veçanti për presidentin Thaçi dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij. Ju Faleminderit!

Ai shprehu mbështetje për të gjitha qëndrimet e krerëve të institucioneve dhe të politikes në Kosovë, në veçanti për ata që kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës dhe që u dihet të sakrifikojnë në plan personal për të siguruar vazhdimësinë e fryteve të lirisë të pavarësisë dhe të dinjiteti njerëzor për gjithë qytetarët e Kosovës, në veçanti për presidenti Thaçi dhe të gjithë bashkëpunëtoret e tij./atsh

Thaçi-Basha: Bashkërendimi i ngushtë midis SHBA-BE, parakusht për stabilizimin dhe perspektivën europiane Read More »

Plazhi publik ku të gjitha shërbimet ofrohen falas në Vlorë

Plazhi publik në qytetin e Vlorës është një mundësi e mirë për të gjitha moshat për të pushuar këto ditë vere.

Kreu i Bashkisë së Vorës, Dritan Leli, duke publikuar një video nga plazhi publik në qytetin bregdetar, nënvizon se në këtë plazh të gjitha shërbimet ofrohen falas.

“Plazhi publik i Bashkisë Vlorë, që po funksionon prej ditësh në afërsi të godinës së ish Akademisë së Marinës është një mundësi pushimi për të gjitha moshat në këto ditë vere, ku ofrohen falas të gjitha shërbimet, njëlloj si edhe në hapësirat që shfrytëzohen nga subjektet private”, shprehet Leli.

Sipas kryebashkiakut, ky është një model i vizionit të Bashkisë për t’ju gjendur pranë pushuesve.

“Ky mjedis, përbën njëkohësisht, një model të vizionit të administratës së Bashkisë, për t’ju gjendur pranë dhe për t’u krijuar standarde pushimi kategorive në nevojë; të moshuarve, grave e fëmijëve.”,- nënvizon Leli./atsh

Plazhi publik ku të gjitha shërbimet ofrohen falas në Vlorë Read More »

Boronica e Tropojës, fruti shqiptar më i kërkuar në tregjet ndërkombëtare

Boronica e Alpeve Shqiptare në zonën e Tropojës, është një ndër produktet unike shqiptare të regjistruara me markë tregtare, që është mjaft e kërkuar nga tregu i huaj për eksport.
Shoqata ”Për një zhvillim rural të qëndrueshëm” po zbaton në terren projektin e e financuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara, nëpërmjet granteve të vogla në mbështetje të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme, që fokusohet në diversifikimin e aktiviteteve rurale që sigurojnë të ardhura dhe punësim të qendrueshëm.
Ky projekt synon mbështetjen dhe promovimin e vlerave të Markës së Boronicës së Alpeve Shqiptare në zonën e Tropojës (Bashkia Tropojë ).
Në këtë kuadër, së bashku me Kryetarin e Shoqates së Prodhuesve dhe Grumbulluesve të boronicës së Alpeve të Tropojës, ekspertë të bujqësisë dhe përfaqësues të projektit vizituan stanet verore të Doberdolit për vlerësimin e popullatave natyrore të boronicave.
Ekspertët e shoqatës zhvilluan disa takime me familjet që verojnë në këto zona e që janë grumbulluesit e boronicës. Gjithashtu takime me familjet që zhvillojnë këtë aktivitet u kryen edhe në stanet verore në bjeshkët e Çeremit dhe Sulbicaj.
Në këto takime, tema kryesore e bashkëbisedimit u fokusua në cilësitë specifike e veçoritë e boronicës së kësaj zone, vlerësimin e kohës optimale për vjeljen, procesin e vjeljes, ruajtjes dhe transportit./atsh

Boronica e Tropojës, fruti shqiptar më i kërkuar në tregjet ndërkombëtare Read More »

Mbyllen e klubet e natës/Gjobë 3 milionë lekë dhe pezullim të aktivitetit për një vit për shkelësit

Me vendim të qeverisë shqiptare nga sot do të ndalohen klubet e natës, diskot, lounge bar dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre.

Njoftimi është dhënë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu duke theksuar se prioritet nr.1 për qeverinë shqiptare është mbrojtja e jetës së qytetarëve.

“Me vendimin e Qeverisë, nga sot hyn në fuqi Akti Normativ i cili ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 milionë lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare. Sipas këtij akti, ndalohet muzika pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 milionë lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore”, bëri të ditur Manastirliu.

Ky vendim, sipas Manastirliut, vjen pasi është konstatuar që në këtë periudhë, klubet e natës janë kthyer në vendgrumbullime të rinjsh, ku injorohet dhe sfidohet totalisht zbatimi i masave të domosdoshme, për parandalimin e përhapjes së Covid-19, duke i shndërruar në vatra potenciale infeksioni.

Manastirliu në komunikimin e saj ka bërë apel qytetarëve që të zbatojnë masat e vendosura dhe të përshtaten me normalitetin e ri si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit tanë.

“Prioriteti ynë nr.1 është mbrojtja e jetës së qytetarëve. Me vetëm këtë prioritet në mendje, do të marrim të gjitha masat e nevojshme”, tha Ministrja e Shëndetësisë.

Manastirliu ka apeluar për zbatimin rigoroz të masave të distancimit social, higjienës vetiake, përdorimit të maskës, dhe çdo lloj mase tjetër që autoritetet shëndetësore rekomandojnë për mbrojtjen e shëndetit./atsh

Mbyllen e klubet e natës/Gjobë 3 milionë lekë dhe pezullim të aktivitetit për një vit për shkelësit Read More »

Rudina Hajdari tregon momentin kur e mori vesh lajmin e vrasjes e babait Azem Hajdarit

Deputetja Rudina Hajdari në një rrëfim për emisionin “N’Konak” ka treguar detaje nga e shkuara e saj dhe jeta me të atin, deputet të Partisë Demokratike.

E pyetur sesi e përjetoi lajmin e v rasjes të së atit, Hajdari tha se ajo periudhë ka qënë tejet e vështirë për të megjithatë familja e saj ia doli që ta kthente dhimbjen në forcë.

Ndërsa sa i përket drejtësisë, ajo u shpreh se “ambicja” e saj politike ishte ha kmarrja më e mirë për të gjithë kundërshtarët e të atit.

PJESË NGA INTERVISTA:

Rudina Hajdari: Jemi munduar që ta kthenim dhimbjen në forcë. Kur ika në Amerikë doja që ai të ishte krenar për mua. Më ka frymëzuar shumë. Edhe të rikthehem në Shqipëri që të jap kontributin tim në vend.

Pyetje: Pse nuk kishte drejtësi për v rasjen e babait tuaj?

Rudina Hajdari: Padrejtësia ka ekzistuar për një kohë shumë të gjatë. Babai e dinte sa rrezik i kan osej. Nuk donte që ne të merreshim më këtë çështje. Në intervista thoshte ‘amanet fëmijët’ se e dinte që ne do ta vazhdonim rrugën e tij. Dhe unë këto fjalë i kam vathë në vesh. Kam menduar të merrem me këto gjëra që ai donte t’i çonte para. Për mua kjo është “ha kmarrja” më e bukur.

Pyetje: A pret një epilog?

Rudina Hajdari: Pres që në Shqipëri të ketë drejtësi. Po bëjmë reformën në drejtësi, nuk ka qënë perfekt por ka qënë i mbikqyrur nga SHBA dhe BE

Rudina Hajdari tregon momentin kur e mori vesh lajmin e vrasjes e babait Azem Hajdarit Read More »