Irina

Vaksinimi është një akt dashurie!

Kryeministri Rama ka shpërndarë mesazhin e aktorit të njohur, Robert Ndrenika për vaksinimin e qytetarëve.

Në apelin e tij, Ndrenika thotë se vaksina është një akt dashurie për të na mbrojtur dhe për të jetuar më gjatë.

“Nipërit dhe mbesat nuk reshtin së na dhëni dashuri ne gjyshërve. Jam i bindur se edhe vaksinimi është një akt dashurie, për të na mbrojtur ne, e për të jetuar më gjatë pranë njëri-tjetrit”, thuhet në mesazhin e aktorit, shpërndarë nga kryeministri Edi Rama.

Vaksinimi është një akt dashurie! Read More »

‘Vëllai i Madh’ iu dërgon një tjetër zarf, banorët reagojnë të pakënaqur

Në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ ka mbërritur një tjetër zarf/ Kësaj here ata janë surprizuar nga ‘Vëllai i Madh’ me një njoftim të rëndësishëm.

“Vëllai i Madh” ka vendosur t’u tregojë banorëve disa komente nga publiku. Personazhet e njohur do të kenë mundësinë të lexojnë një vlerësim dhe një vërejtje.

Në letrën e lexuar nga Iliri, thuhet se në monitor do të shfaqen komente me emrin e tyre të fshirë. Mbasi të shikojnë njërin koment të gjithë me radhë duhet të thonë se cilët prej tyre janë përfshirë në koment.

Në duar do të kenë letrat me emrin e secilit prej banorëve. Ndërkohë në momentin që ata do të shikojnë një koment do të mendojnë se kujt i është drejtuar komenti dhe në duar do të mbajnë letrën me emrin e atij personi.

Në disa raste mund të jetë shkruar më shumë se një emër. E menjëherë pasi të gjithë të kenë shprehur një mendim do të shfaqet foto e papërpunuar për të parë nëse e kanë gjetur saktë apo jo.
Pasi Iliri përfundoi së lexuari letrën, disa nga banorët u shprehën se janë të pakënaqur nga kjo lojë dhe se nuk e pëlqejnë aspak.

‘Vëllai i Madh’ iu dërgon një tjetër zarf, banorët reagojnë të pakënaqur Read More »

Graniti s’përmbahet ndaj Fifit: A je shpirti im?

Sipas dyshes raporti i tyre ka mbetur vetëm shoqëror.

Por sot nuk u duk aspak kështu ku ishte Fifi ajo që nuk reshti së puthuri Granitin.

Graniti nga ana tjetër edhe pse shprehu deklaratën e tij për ish partneren duket se ende nuk është i qartë me veten e tij.

Të shohim nëse marrëdhënia e dyshes do të jetë vetëm shoqërore apo do ndodhi dicka që nuk e presim./TCH

Graniti s’përmbahet ndaj Fifit: A je shpirti im? Read More »

Aktori Igli Zarka largohet nga shtëpia e Big Brother, ja arsyeja…

Aktori Igli Zarka, është larguar sot nga shtëpia e Big Brother. Kjo u bë e ditur përmes një zarfi të zi që arriti në shtëpinë e Big Brother.

“Banorë, Vëllai i Madh ka një komunikim zyrtar për ju. Ju informojmë se për arsye shëndetësore banori Igli Zarka, ka vendosur të lërë në mënyrë të menjëhershme shtëpinë e Big Brother. Gjendja e tij shëndetësore tani është e mirë, por ka nevojë të marrë shërbimine nevojshëm jashtë shtëpisë”, thuhej në mesazhin e dërguar nga Vëllai i Madh.

Banorët thanë se Igli kishte probleme me apandesitin, apo siç njihet ndryshe në gjuhën popullore si “zorra qorrë”.

Banorët kanë mbetur të hutuar nga ky mesazh, derisa e kanë pasur të paqartë nëse Igli do të kthehet përsëri në shtëpi. Igli hyri në shtëpinë e Big Brother VIP të martën e kaluar. Gazetaexpress

Aktori Igli Zarka largohet nga shtëpia e Big Brother, ja arsyeja… Read More »

Ermal Mamaqi tregon si e ‘braktisi’ rolin aktorja: ‘Pse ç’jam unë, k*rvë’

Personi që Ermal Mamaqi ka insistuar ta kishte në serialin “H.O.T”, ka qenë pikërisht Ana Lika, aktorja e cila na ka bërë të gjithëve të qeshim me rolin e “Lorit”. Por që Ana të pranonte këtë rol nuk ka qenë e lehtë.
Në një intervistë për “Prive”, Ermali ka treguar se Ana kur lexoi vazhdimin e skenarit u ofendua dhe u largua nga zyra. Megjihatë me insistimin e Ermalit, aktorja është rikthyer dhe sot ka një nga rolet më të pëlqyer nga publiku.

“Ana Lika nuk ka qenë përzgjedhja ime, por insistim i imi që ajo të qëndronte. E morëm Anën, erdhi bëri provat, por kishte ndodhur një çudi sepse ajo kishte lexuar vetëm dy skenarët e serive të para, ndërkohë që tek seritë e tjera ajo duhet të flejë me tre burra dhe të puthet me të gjithë aktorët. Kur lexoi vazhdimin e skenarit, tha: ‘Po pse çfarë më dini ju mua, ku*vë?’, i hodhi skenarët dhe iku nga zyra. Pastaj e ndryshuam pak skenarin dhe e rikthyem”, tregoi Ermali.

Ermal Mamaqi tregon si e ‘braktisi’ rolin aktorja: ‘Pse ç’jam unë, k*rvë’ Read More »

Vjen zarfi me lajmin e papritur në ‘Big Brother VIP’

Banorët e “Big Brother” kanë marrë disa minuta më parë nëpërmjet një zarfi lajmin se aktori Igli Zarka ka lënë një mënyrë të menjëhershme shtëpinë për arsye shëndetësore.
Kjo i ka habitur dhe shqetësuar banorët të cilët kanë hamendësuar se ai vuante nga apandesiti. Ata janë në dilemë nëse do të kthehet sërish aktori në shtëpi apo rrugëtimi i tij mbaroi këtu.

Donaldi është shprehur se në kontratën e tyre shkruhet se në rast problemesh shëndetësore, banorët shoqërohen në spital për tu rikthyer në shtëpi pasi janë në gjendje të mirë.

Vjen zarfi me lajmin e papritur në ‘Big Brother VIP’ Read More »

Fjolla Morina, publikon foto me njeriun e saj të shtrenjtë nga Dubai

Artistja shqiptare Fjolla Morina e ka dëshmuar se është një nënë tejet e përkushtuar ndaj dy vajzave të saj. Këngëtarja, e cila jeton prej vitesh e vetme me fëmijët, vazhdon të shfaq publikisht dashurinë ndaj tyre.
Ajo së fundmi ka shpërndarë disa fotografi të reja ku shfaqet me vajzën e vogël, Alayah. Këto imazhe të 35-vjeçares duket të jenë realizuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, gjegjësisht Dubai.“Në fund të botës me gjithë botën time”, ka shkruar ajo referuar të bijës.

Nuk dihet nëse Morina është duke kaluar ca kohë në Dubai, apo nëse këto janë bërë më herët.

Sidoqoftë, ajo këtë kohë pas lirimit nga paraburgimi ka qenë duke u komentuar për një ndarje me të dashurin e saj, biznesmenin nga Gjilani, Fisnik Syla

Fjolla Morina, publikon foto me njeriun e saj të shtrenjtë nga Dubai Read More »