Irina

Vaksinat anticovid në Shqipëri/ Meta: Duhet bërë transparencë, cdo veprim tjetër është t rafikim

Presidenti Ilir Meta komentoi në emisionin “Kjo Javë’, në News24, mbërritjen e vaksinës anti-Covid në Shqipëri, para kohës kur ishte parashikuar.

Kreu i Shtetit e cilësoi lajm të mirë mbërritjen e vaksinës së kompanisë Pfizer në vendin tonë, por tha se “Në çdo vend demokratik, ku funksionon shteti i së drejtës, transparenca është elementi i parë, që garanton besueshmërinë dhe seriozitetin e autoriteteve shtetërore në raport me qytetarët”.

Më tej, Presidenti vuri theksin te spitalet tona, duke thënë se e shqetëson gjendja në të cilën ndodhen, si dhe fakti që kemi shënuar një numër të lartë viktimave nga koronavirusi.

Pjesë nga intervista: Pyetje: Zoti President, lamë pas një vit të vështirë dhe po nisim një vit tjetër me shpresën, që gjërat kanë për të shkuar më mirë, por përsëri jemi në pandemi. Lajmi i mirë është mbërritja e vaksinës në Shqipëri, që në fakt shumë vende të tjera ende nuk kanë nisur ta aplikojnë. Çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?

Presidenti Meta: Shqipëria ka nevojë për një plan të qartë për vaksinimin e popullsisë dhe duhet ta kishte prej kohësh. Është e nevojshme sigurimi i vaksinës për atë pjesë të popullsisë, që e ka të domosdoshme. Nuk duhet të harrojmë situatën aktuale në spitalet tona, që vazhdon të jetë kritike dhe që detyron një kujdes më të madh ndaj të gjithë qytetarëve, të cilët janë të prekur dhe po luftojnë me COVID-19.

Pyetje: Fakti që Shqipëria i siguron këto vaksina më herët se ç’ishte parashikuar, a është lajm i mirë?

Presidenti Meta: Është lajm i mirë çdo lajm, që i shërben përballimit të kësaj situate në të gjithë dimensionin e vet real. Çdo mbërritje e vaksinave është pozitive, por çdo fshehje e problematikës së gjerë përmes akteve të karakterit propagandistik, nuk i shërben qëllimit të përgjithshëm dhe në këtë drejtim, sigurisht që kemi pasur dhe kemi probleme tepër shqetësuese. Të mos harrojmë, që në spitalet tona mungojnë një pjesë e mirë e pajisjeve shpëtuese dhe raste të mesme apo të rënda trajtohen jashtë vendit. Të mos harrojmë, që jemi vendi me personelin mjekësor më të dëmtuar. Ndaj është shumë e rëndësishme që të gjitha hapat t’i shërbejnë një strategjie të qartë të përballimit sa më efektiv të COVID-19.

Pyetje: Pra, nga ana e qeverisë, nga ana e vetë Kryeministrit është bërë propagandë për mbërritjen e vaksinës, nga sa kuptojmë?

Presidenti Meta: Nuk dëshiroj të ndërhyj në këtë çështje. Mua më shqetëson gjendja aktuale e spitaleve tona, që kanë një infrastrukturë problematike. Më shqetëson niveli shumë i lartë i humbjes së jetës për të gjithë ata pacientë, të cilët intubohen. Duhet të kemi në konsideratë edhe shumë problematika të tjera, që mund të ishin menaxhuar shumë më mirë, përfshi edhe çështjen e vaksinimit, kur dihet, që qeveri të tjera i kanë zgjidhur këto probleme prej kohësh dhe kanë një program shumë më të qartë vaksinimi se sa ne.

Pyetje: Zoti President, a duhej bërë më tepër transparencë për mbërritjen e vaksinës? Nuk është thënë vendi prej nga ka ardhur dhe mënyra. Madje vetë Kryeministri Rama në një emision televiziv, u shpreh se janë pjesë e një konfidencialiteti, por nuk duhet zbuluar shumë. Si e shpjegoni këtë? Presidenti Meta:

Në çdo vend demokratik, ku funksionon shteti i së drejtës, transparenca është elementi i parë, që garanton besueshmërinë dhe seriozitetin e autoriteteve shtetërore në raport me qytetarët. Kjo është e domosdoshme dhe e pashmangshme, pasi çdo sjellje dhe veprim tjetër hyn në sferën e trafikimit apo të kontrabandës.

Pyetje: Por gjithsesi kjo e shton skepticizmin te populli për vaksinën, sepse ka jo pak skeptikë për vaksinën. Kjo situatë që është servirur nga ana e qeverisë, apo edhe nga vetë deklaratat e Kryeministrit, a e shton skepticizmin?

Presidenti Meta: Është e rëndësishme të ketë siguri të plotë për vaksinën, për të gjithë elementët, që kanë të bëjnë me pasojat e mundshme mbi shëndetin e qytetarëve. Kjo është detyra e qeverisë dhe e autoriteteve përgjegjëse.

Pyetje: Vetë ju zoti Meta, a keni kërkuar të vaksinoheni në këto doza të para të mbërritura apo ju është ofruar për t’u vaksinuar? Presidenti Meta:

Kjo nuk është një çështje prioritare. Prioritet është vaksinimi i mjekëve, i infermierëve, i sanitarëve, i të gjithë personelit mbështetës, që është në vijën e parë të luftës me COVID-19.

Vaksinat anticovid në Shqipëri/ Meta: Duhet bërë transparencë, cdo veprim tjetër është t rafikim Read More »

Presidenti Ilir Meta: ‘Qytetarët shqiptarë duhet të vënë para përgjegjësisë politikanët e papërgjegjshëm, që kanë bllokuar zhvillimin e vendit, kanë dëmtuar situatën ekonomike dhe shoqërore të familjeve shqiptare’

Presidenti Ilir Meta komentoi deklaratat e kryeministrit EdiR ama kundër Bashkimit Evropian, që nuk ndihmuan vendet e Ballkanit Perëndimor me vaksinat anti-Covid.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në News24, Kreu i Shtetit u shpreh se BE ka bërë përpjekje për vendin tonë, ashtu si dhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, por sipas Metës, Shqipëria është vendi i fundit për mbështetjen që i ka ofruar sistemit të saj shëndetësor dhe ekonomisë, gjatë muajve të pandemisë.

Lidhur me këtë, Meta tha “Është njëlloj si të fajësojmë Bashkimin Evropian, për mos çeljen e negociatave! Kur Bashkimi Europian na ka thënë prej kohësh se, cilat janë kushtet. Ne, gjithmonë do ja vëmë fajin dikujt, se nuk marrim asnjëherë përgjegjësi”.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Zoti Meta, tërhoqi vëmendje deklarata e kryeministrit Rama nga Ankaraja disa ditë më parë, në konferencën për shtyp me Presidentin turk Erdogan. Ai kritikonte Bashkimin Europian, pasi sipas tij nuk mbështeti sa duhet Shqipërinë gjatë pandemisë. A ndani Ju, të njëjtën qasje? Presidenti Meta:

Sa i përket pandemisë, qytetarët shqiptarë, më pak se kushdo tjetër, i mbështet qeveria jonë. Po të shohim të gjitha statistikat dhe të dhënat e institucioneve ndërkombëtare, të gjithë treguesit e thonë qartë se Shqipëria, është vendi i fundit që ka mbështetur sektorin e shëndetësisë gjatë pandemisë. Ne jemi vendi i fundit që, ka mbështetur biznesin dhe sipërmarrjen. Shikoni sa paketa ekonomike kanë bërë vendet fqinje me ne, shikoni sa paketa ka bërë Kosova, se nuk po flas për vende të tjera. Ndërkohë shikoni dhe buxhetin e fundit të shtetit, që unë e ktheva, me qëllim, për t’i dhënë mundësi qeverisë që të reflektonte mbi këto prioritete: Për të mbështetur më fortë sektorin e shëndetësisë dhe biznesin, që po pëson kosto të jashtëzakonshme. Kjo gjë nuk ndodhi.

Ndërsa përsa i takon Bashkimit Europian, mendoj se ata, kanë bërë përpjekjet e tyre, si për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Por, cilat kanë qenë përpjekjet tona kjo është një çështje tjetër. Është njëlloj si të fajësojmë Bashkimin Evropian, për mos çeljen e negociatave! Kur Bashkimi Europian na ka thënë prej kohësh se, cilat janë kushtet. Ne, gjithmonë do ja vëmë fajin dikujt, se nuk marrim asnjëherë përgjegjësi. Prandaj ka ardhur kohë për një ndryshim, që qytetarët të marrin përgjegjësi dhe të vendosin para përgjegjësisë politikanët, që kurrë nuk marrin përgjegjësi.

Pyetje: Këto deklarata dhe kjo retorikë e përdorur, a e dëmton në një farë mënyrë rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian?

Presidenti Meta: Kjo rrugë është dëmtuar për vite të tëra nga kokëfortësia, për të mos u sjellë në mënyrë arrogante. Për të mos plotësuar kushtet që duhet, për të çelur negociatat me Bashkimin Europian, të cilat dihen. Si dhe nga kokëfortësia, për të sakrifikuar të ardhmen europiane, për të plotësuar kushtet personale.

Pyetje: Zoti Meta, vizita e fundit e kryeministrit Rama në Turqi e më pas në Greqi, sipas mediave thuhet se po shërben si një “urë lidhëse” midis dy vendeve. Por, sa i shërben kjo interesit tonë kombëtar? Çfarë po ndodh në optikën tuaj…?

Presidenti Meta: Në optikën time janë krejtësisht të parëndësishme. Në optikën time është 25 prilli, çelja e negociatave, anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe sjellja e Shqipërisë si një faktor stabiliteti në këtë rajon.

Pyetje: Çfarë ka marrë përsipër Shqipëria? Presidenti Meta: Shqipëria duhet të marrë përsipër plotësimin e kushteve, për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Pyetje: Duke qenë se kjo është edhe intervista juaj e parë për vitin 2021. Cili është mesazhi juaj për shqiptarët, por edhe për politikën shqiptare? Presidenti Meta: Për qytetarët shqiptarë mendoj se, duhet të marrin të gjithë më shumë përgjegjësi. Duhet të vënë para përgjegjësisë politikanët e papërgjegjshëm, që kanë bllokuar zhvillimin e vendit, kanë dëmtuar situatën ekonomike dhe shoqërore të familjeve shqiptare, kanë vënë në pikëpyetje të ardhmen e këtij vendi, interesat kombëtare dhe publike. Çdo qytetar duhet ta kuptojë që, ndryshimi është vetë ai, dhe ndryshimi fillon te pjesëmarrja e tij në zgjedhjet e 25 prillit.

Pyetje: Presidenti Meta, çfarë do të ketë prioritet për vitin 2021? Presidenti Meta: Rivendosjen e rendit kushtetues në vend dhe funksionimin e shtetit të së drejtës.

Presidenti Ilir Meta: ‘Qytetarët shqiptarë duhet të vënë para përgjegjësisë politikanët e papërgjegjshëm, që kanë bllokuar zhvillimin e vendit, kanë dëmtuar situatën ekonomike dhe shoqërore të familjeve shqiptare’ Read More »

E keni tepëruar me alkoolin, ja cfarë mund të konsumoni pasi keni pirë

Ndodh ndonjëherë ta keni tepëruar me alkoolin, dhe në mes të gjendjes së dehjes jeni edhe të uritur.

Në fakt janë disa lloj produktesh që mund t’i konsumoni pasi keni pirë alkool.

1.Kastraveca turshi

Kastravecat turshi janë të pasur me substanca ushqyese si: vitamina A, hekur, vitaminq K, kalium, kalcium dhe magnez. Do të ndiheni më mirë pasi ta konsumoni.

2.Peshk ton

Është shumë i mirë për të zëvendësuar substancat ushqyese të humbura që shkaktojnë simptomat e dehjes.

3.Bananet

Sa më shume alkool të pini, aq më shumë dehidratoheni. Sa më të dehidratuar të jeni, aq më shumë kalium humbni. Mungesa e kaliumit ju bën të ndiheni i lodhur, përtypni një banane dhe do të ndiheni më mirë.

4.Bukë integrale

Ka vitaminë D dhe përmirëson gjendjen tuaj. /noa.al/

E keni tepëruar me alkoolin, ja cfarë mund të konsumoni pasi keni pirë Read More »

Gent Cakaj shfaqet në krahët e diplomates: ‘Për qef’

Gent Cakaj, pak ditë pas dorëheqjes apo shkarkimit, është shfaqur në krahët e një diplomateje.

Bëhet fjalë për Vlora Çitakun, me të cilën Gent Cakaj duket se ka një miqësi të hershme.

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Vlora Çitaku, pas një postimi me Cakajn, në rrjetin social Facebook ka ngjallur reagime.

Çitaku publikoi një foto me ish-ministrin e Punëve të Jashtme në detyrë të Shqipërisë, Gent Cakaj, të cilës i vuri një mbishkrim interesant, “Për qef”.
/NOA.al

Gent Cakaj shfaqet në krahët e diplomates: ‘Për qef’ Read More »

Ndryshojnë rregullat për Po licinë e Shtetit, hynë në fuqi

Qeveria ka ndryshuar rregulloren për Po licinë e Shtetit, ndryshime të cilat janë botuar në Fletoren Zyrtare, duke hyrë në fuqi. Për herë të parë parashikohet që punonjëset e policisë shtatzëna dhe ato që kanë fëmijë deri në moshën 1 vjeç nuk mund të urdhërohen të kryejnë shërbim natën. Gjithashtu, punonjëset e poli cisë, në muajt e dukshëm të shtatzënisë, nuk do të mbajnë uniformë pol icore.

Rregulloja e re ndalon sharjet gjatë dhe jashtë detyrës nga punonjësit pol icisë, si ndaj kolegëve apo ashtu edhe ndaj qytetarëve. Ata punonjës po licie që përdorin fjalor banal do të ulen në gradë si dhe do t’u shtyhet afati i gradimit. Është parashikuar edhe ndalimi i telefonit dhe i rrjeteve sociale, përfshirë edhe Facebokun, gjatë detyrës, për arsye që nuk lidhen me objektin e punës. Edhe jashtë shërbimit, punonjësit e policisë duhet të kenë kujdes me fotot apo materialet që publikojnë në rrjete sociale, pasi mund të ndikojnë negativisht në perceptimin e publikut.
Ndryshimet detyrojnë punonjësit e pol icisë që të mbrojnë informacionin sekret edhe pas largimit nga detyra, ndërsa ndalohet kategorikisht përdorimi i formacionit të mbledhur për shkak të detyrës për qëllime të tjera. Sipas rregullores së re, një strukturë përgjegjëse në për ruajtjen dhe administrimin e armatimit në polici mban një regjistër qendror për armët dhe municionet. Ky regjistër mbahet njëkohësisht në formë elektronike dhe në një libër të posaçëm.

Gjithashtu për herë të parë lejohet transferimi i punonjësve të policisë në struktura të tjera shtetërore, duke reflektuar këtu disa ndryshime në ligjin për po licinë.

Ndryshojnë rregullat për Po licinë e Shtetit, hynë në fuqi Read More »

Rama: ‘Është fakt që në një garë lypsash për vendin e tyre, unë jam pretendent për vendin e parë’

Kryeministri Rama, në daljen për mediat, para fillimit të vaksinimit sot, tha se dozat që do të përdoren sot ia janë dhënë Shqipërisë nga një vend mik brenda BE. Rama tha se nuk është Greqia dhe se nuk është i autorizuar që t’ia thotë emrin.

“Kemi arritur në kushte jo pak të lehta të garantojmë 500 mijë dosjet e para të Pfizer por edhe të sigurojmë fillimin e vaksinimit para afatit falë marrëdhënieve bilaterale që sikundër e kam thënë janë kyçe në këtë proces të çuditshëm. Faktikisht strategjia dhe drejtimi i përcaktuar nga Bashkimi Evropian për tu investuar në skemën e COVAX ka rezultuar që të jetë ende sot që flasim një drejtim i papërcaktuar në kohë. Pra, pavarësisht angazhimti me COVAX të Shqipërisë dhe vendeve jashtë BE nëse do të qëndronim në pritje do të ishim ende në pritje dhe nuk dihet ende sot sa do të zgjaste kjo pritje.
Jemi angazhuar intensivisht me kanale të tjera. Ia kemi dalë të kontaktojmë drejtpërdrejtë në Nju Jork Pfizer. Njëkohësisht kemi hapur 4 kanale të tjera bilaterale në katër vende. Dhe vaksinimi sot është si rezultat i njërës prej vendeve të BE që nuk jam i autorizuar t’ia them emrin. Nuk është Greqia. Procese ndërveprimi për vaksinën që janë të llojeve të ndryshme. Ka proces ku një vend X është i gatshëm që të jap një pjesë se nuk i përdor dot të gjitha menjëherë dhe ato t’i shesë, për fat të mirë në gjithë kanalet ku tregtohet vaksina Pfizer çmimi është i njëjtë për të gjithë, ka kanale ku veprohet me këmbim, ku një vend kërkon më shumë doza në X kohë dhe një tjetër i garanton se këto doza do i marrë me shkëmbim, duke i kthyer pas. Është fakt që në një garë lypsash për vendin e tyre, unë jam pretendent për vendin e parë”, tha Rama.

Rama: ‘Është fakt që në një garë lypsash për vendin e tyre, unë jam pretendent për vendin e parë’ Read More »

Shikoni si reagon burri italian para kamerave pasi shqiptarja i ngrin gjakun

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare, e ftuar ishte Blerina. Ajo dëshironte t’i bëjë një surprizë bashkëshortit të tij italian, por Ardit Gjebrea i kaishte përgatitur një lojë të vogël. Arditi kishte ftuar Klajdin, një pronar restoranti i cili aktroi dhe do i tha Antonios se ai e njeh Blerinën që në moshën e adoleshencës dhe ka rënë në dashuri me të.

Klajdi: Unë jam Klajdi, nuk njihemi por unë të thirra këtu sot për të folur për bashkëshorten tënde Blerina. Nuk e di nëse ke dëgjuar të flitet për mua, por unë dhe Blerina, gjatë adoleshencës sonë, jemi rritur bashkë. Ti me siguri je në dijeni për periudhën e vështirë që ajo ka kaluar ato vite. Unë i kam ndenjur gjithmonë pranë si një vëlla, por me kalimin e viteve, brenda meje kjo ndjenjë ndryshoi dhe si tha them…
Fillova të ushqej një ndjenjë më të thellë, por nuk e mora kurrë guximin t’ja shprehja këtë ndjenjë. Pastaj në 2010 ajo u largua dhe erdhi të jetojë në Itali. Unë mora vesh për marrëdhënien tuaj, në fillim e pata të vështirë ta pranoja këtë gjë, por me kalimin e kohës fillova të mësohesha. Unë të kam ftuar këtu sot për të ditur nëse ti po e bën të lumtur, nëse ajo është e lumtur me ty. Gjithsesi do të doja t’i bëja me dije se unë jam dhe do jem gjithmonë këtu për të.

Ardit Gjebrea: Si vëlla besoj.

Klajdi: Nuk e di… Po. Unë kam një ndjenjë për të që nuk di si ta përshkruaj me saktësi. Doja të të pyesja, ti Antonio po e bën të lumtur?
Antonio: Duhet të përgjigjet ajo, mendoj se po. Pastaj është punë për mua.

Ardit Gjebrea: Nga sa po kuptoj dhe nga sa kam folur me zotërinë, ai dëshiron të mbyllë një herë e mirë këtë kapitull që të mos mbajë më shpresa.. Sepse ai po jeton me shpresën se një ditë do të bashkohet dhe t’i thotë se çfarë ndjen për të.

Antonio: Jo ky është një kapitull i mbyllur për të. Është një kapitull që nuk është hapur kurrë.

Në këto momente shfaqet Blerina e cila i tregon se ishte vetëm një shaka dhe i kërkon publikisht që t’i kushtojë më shumë vëmendje, nuk do ta shohë të gjithë kohës të stresuar dhe nuk do që të kalojë shumë kohë në telefon, por t’i kushtojë më shumë kohë asaj. /tvklan

Shikoni si reagon burri italian para kamerave pasi shqiptarja i ngrin gjakun Read More »

P ërmbytjet, Meta: Shteti të ngrihet në këmbë për të garantuar sigurinë e jetës

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar ashpër pas situatës së krijuar në vend për shkak të reshjeve dhe pë rmbytjeve.

Kreu i Shtetit kërkon që shteti të ngrihet më këmbë për të garantuar sigurinë e jetës dhe të pronës.
Ai deklaron se është papërgjegjshmëri që alarmi i IGJEUM për përmbytjet nuk po merret seriozisht nga institucionet, teksa rendit problematikat në disa qarqe të vendit nga përmbytjet.

Meta bën një apel të fortë për marrjen e masave urgjente.

MESAZHI I PLOTË I PRESIDENTIT META

SHTETI TË NGRIHET NË KËMBË PËR TË GARANTUAR SIGURINË E JETËS DHE TË PRONËS!

Është papërgjegjshmëri ekstreme dhe e dënueshme ligjërisht, që alarmi i Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit mbi rr ezikun e përmbytjeve në vend, me pasoja tepër të rënda, nuk po merret seriozisht nga institucionet shtetërore, duke vënë në rr ezik jetën, shëndetin dhe pronat e mijëra qytetarëve në mbarë vendin, qartësisht të braktisur në mëshirë të fatit.

Ende sot, asnjë zyrtar i lartë shtetëror nuk ka komunikuar zyrtarisht me popullatën për ta informuar mbi masat e marra për përballimin e kësaj situate të vështirë.

Qytetarët meritojnë të informohen me transparencë dhe këtij detyrimi kushtetuese nuk mund t’i shmanget askush!

Sipas të dhënave nga terreni, me qindra hektarë tokë rezultojnë të përmbytura në Qarqet Tiranë, Shkodër, Lezhë, Krujë, Fier, Gjirokastër e Sarandë, dhe vetëm në Durrës, raportohen nga autoritetet mbi 410 hektar tokë nën ujë.

Probleme serioze mësohet të ketë veçanërisht në Shkodër, Lezhë, por dhe në Vlorë, ku për orë të tëra disa segmente të rëndësishme rrugore, edhe lagje brenda qyteteve, kanë qenë nën pushtetin e ujit, duke nxjerrë në pah abuzimet korruptive, të reflektuara në cilësinë e dobët të investimeve, kryesisht në rrjetet kulluese.

Problematika të mëdha janë konstatuar lidhur me mospastrimin e kanaleve kulluese të Ujërave të Larta, si dhe mosvënia në punë me kapacitet të plotë, të të gjithë hidrovorëve.

Në akset kryesore rrugore, raportohen rrëshqitje dherash, ndërkohë që prezenca e kompanive me detyrime kontraktore me Autoritetin Rrugor Shqiptar, lë për të dëshiruar.

Në Veri të vendit, si rezultat i reshjeve të dëborës, janë bllokuar disa segmente rrugore, si Bog-Theth dhe ajo e Malit të Shoshit, ku trashësia e dëborës kalon mbi 120 cm dhe ku nuk garantohet kalueshmëria dhe qarkullimi normal i mjeteve dhe njerëzve.

Asnjë masë në ndihmë të banorët të këtyre zonave, tashmë të bllokuara, nuk është marrë paraprakisht.

Në kushtet, kur sipas të gjitha parashikimeve, situata pritet të përkeqësohet, i kërkoj me forcë Qeverisë, ministrive përgjegjëse, Prefekturave dhe Bashkive, të marrin menjëherë dhe pa vonesa të justifikuara, të gjitha masat e duhura për të garantuar mbrojtjen e jetës, shëndetit dhe pronave të qytetarëve.

U kujtoj ministrive, që kanë detyrime kushtetuese dhe ligjore për Mbrojtjen Civile, sipas fushave të përgjegjësive, të dëshmojnë përgjegjshmëri dhe angazhim konkret në këtë drejtim.
U bëj thirrje Prefektëve dhe Kryetarëve të Bashkive në zonat me rrezik të shtuar, të mbledhin menjëherë Komisionet e Mbrojtjes Civile dhe të angazhojnë në terren të gjitha strukturat operacionale për minimizimin e pasojave të përmbytjeve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, në këtë situatë, duhet të jetë më kërkues ndaj kompanive që kanë detyrime për mirëmbajtjen dhe mirëfunksionimin e akseve rrugore.

Të gjitha strukturave shtetërore të ngarkuara me përgjegjësi për menaxhimin e situatës duhet të veprojnë pa zvarritje.

I kërkoj publikisht Prokurorisë të jetë e vëmendshme për çdo raste të shpërdorimit të detyrës nga funksionarët publikë.

Jeta, shëndeti dhe pronat e qytetarëve, duke patur në konsideratë edhe pasojat e rënda të pandemisë COVID-19, duhet të jenë prioritet absolut.

P ërmbytjet, Meta: Shteti të ngrihet në këmbë për të garantuar sigurinë e jetës Read More »