Irina

Sot një nga këngëtaret më të dashura të muzikës popullore jugore, në një rrrëfim Maya tregon cfarë pune ka bërë dikur: ‘Më mirë të kisha punuar pastruese’

Maya, një nga këngëtaret më të dashura të muzikës popullore jugore, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, drejtuar nga moderatorja Ester Bylyku.

Në rrëfimin e saj, Maya ka folur për jetën e saj në Gjermani, përpara se të bëhej e njohur në Shqipëri.

‘Puna më e vështirë që kam bërë ka qenë në një fabrikë, dhe kam punuar vetëm 90 orë atje. Kishim një pune që shtypnim një buton dhe merrnim metalet pastaj vendosnim tjetrën. Ka qenë puna më e vështirë që kam bërë në jetën time, më mirë të kisha punuar pastruese.’ u shpreh Maya.

Sot një nga këngëtaret më të dashura të muzikës popullore jugore, në një rrrëfim Maya tregon cfarë pune ka bërë dikur: ‘Më mirë të kisha punuar pastruese’ Read More »

Yuri Kim uron nga Vlora Ditën e Pavarësisë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka uruar nga Vlora, Ditën e Pavarësisë. Përpara Shtëpisë së Flamurit, diplomatja amerikane thotë në shqip: “Gëzuar Ditën e Pavarësisë”. Në një postim në rrjetet sociale, Kim shkruan se 100 vjet më parë asgjë nuk mundi t’i ndalonte SHBA-të të mbronin pavarësinë e Shqipërisë, dhe asgjë nuk mund të na ndalojë të festojmë sot.

“Asgjë nuk mundi ta ndalojë SHBA që të mbronte pavarësinë e Shqipërisë njëqind vjet më parë. Asgjë nuk mund të na ndalojë të festojmë sot 109-vjetorin e #DitëssëPavarësisësëShqipërisë. Gëzuar!”, thekson ambasadorja amerikane.

Yuri Kim uron nga Vlora Ditën e Pavarësisë Read More »

Arrestohet 41-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka vendosur në pranga një person, si dhe ka proceduar penalisht katër të tjerë. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se shtetasi G. P., 41 vjeç ka shkatërruar portën hyrëse më gjirin e “Kakomesë” dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë private. Ndërsa katër persona të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.

Postimi i Policisë: DVP Vlorë/ Vihet në prangat e policisë 1 shtetas dhe procedohen penalisht 4 të tjerë për vepra të ndryshme penale. Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u procedua penalisht për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, shtetasi F.H., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë, bënë ndalimin për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, e shtetasit G.P.,41 vjeç,banues në Nivicë, Himarë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor, sepse ka shkatërruar portën hyrëse në gjirin e “Kakomesë”, dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë private. Po nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë, u procedua penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” shtetasi M.C.,37 vjeç, banues në Vranisht-Himarë, pasi ka goditur një shtetase.

Po nga këto shërbime u procedua penalisht për veprën penale” Pushtimi tokës” shtetasi L.L.,75 vjeç, banues në fshatin Dhërmi, pasi ka bërë kallëzim penal shtetasi H.B, banues në fshatin Dhërmi, se i ka zaptuar pronën, në lagjen “Kallam” Dhërmi.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” shtetasi K.N.,31 vjeç, banues në Bamatat, Delvinë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi F.D., banues në Kopaçez, Delvinë, pasi ky shtetas e shqetëson në telefon me numër të fshehtë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Arrestohet 41-vjeçari në Vlorë Read More »

Deputeti uron pavarësine me foton e Enver Hoxhës

Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela ka uruar në grupin e Whatsapp të komisionit parlamentar ku bën pjesë Ditën e Pavarësisë me një flamur ku shihet dhe portreti i ish-diktatorit Enver Hoxha.

Deputetët e PD, më konkretisht Enkelejd Alibeaj, e ka quajtur këtë urim si një turp, e në një postim në rrjete sociale thotë se duhet urgjentisht të bëhet dekomu nistizimi i shoqërisë shqiptare. Nga ana tjetër, reagimeve, Çela i është përgjigjur me fjalët “Rrituni për Shqipërinë që duam!”. D ebati ka eskaluar më tej, kur ndaj kritikave të deputetëve, Bujar Çela përgjigjet tekstualisht: “Më rruan leshtë kush s’me njeh mua dhe kohën!”

Për më tepër lexoni bisedat poshtë:

Postimi i Alibeajt: Ja se cfare poston Bujar Cela, deputet i PS, si urim per diten e pavaresise se shqiptareve: flamurin e shqiptareve me foton e diktatorit permbi te! Ia ktheva pergjigjjen une dhe koleget e mi deputete te PD! E pra komunizmi, kjo fare e keqe, i ka rrenjet shume te thelle! Duhet urgjentisht dekomunistizim i shoqerise shqiptare! TPZ

Deputeti uron pavarësine me foton e Enver Hoxhës Read More »

Skandal ra cizmi nga tifozët e ish-skuadrës së Andi Lilës me mbrojtësin që luan për Greqinë

Historia përsëritet. Një tjetër shqiptar i cili ka zgjedhur të luajë për Greqinë, e sheh veten të përfundojë vi ktimë e thirrjeve ra ciste kundër tij në stadiumet greke.

Lazaros Rota, mbrojtësi 24-vjeçar me origjinë shqiptare, prej disa vitesh ka zgjedhur të përfaqësojë Greqinë dhe ka luajtur me kombëtaren e madhe dy ndeshje deri tani. Por për tifozët grekë duket se është ende problem origjina e tij dhe dje në stadiumin ku për shumë vite ka qenë i shtëpisë një emër i njohur i përfaqësueses shqiptare si Andi Lila, nuk janë kursyer thirrjet rac iste ndaj shqiptarit i cili luan me AEK të Athinës.

Fye rje pa fund e mes tyre edhe ato “shqiptar m…” kanë vërshuar nga tribunat në fund të sfidës, siç tregohet në këtë video”, teksa Rota po largohej nga fusha. Një situatë të cilës ai i është përgjigjur me qetësi, duke i duartrokitur dhe në fund duke i kujtuar edhe rezultatin si kishte përfunduar sfida.

Skandal ra cizmi nga tifozët e ish-skuadrës së Andi Lilës me mbrojtësin që luan për Greqinë Read More »

Akrobatja performancë të jashtëzakonshme në Ditën e Flamurit

Sot është 28 nëntori, Dita e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, dhe të gjithë zgjedhin ta festojnë në mënyra të ndryshme.

Akrobatja e njohur, Fiona Rushiti, e cila njihet për performancat e saj në qiell të hapur ka zgjedhur të ngrejë “shqiponjën” te “Sheshi Nënë Tereza”.

Së bashku me tifozët kuqezi, pjesë e të cilëve është dhe vetë, ajo ka dhuruar një performancë të jashtëzakonshme, me të gjitha ngjyrat dhe simbolet kuq e zi, ulur mbi shqiponjën dykrenare.

Fiona tregon se realizimi i performacës nuk ka qenë aspak i lehtë dhe shpesh ka menduar se nuk do ia dilte.

“Doja që këtë 28 nëntor të vija si shqiponjë e shqiptarëve”, si dhe për të treguar vlerat dhe bukurinë e flamurit tonë.
Përgatitja e shqiponjës ishte shumë e vështirë sepse është punuar e gjitha me dorë.
Për mua kjo do të jetë një ndër performancat më të veçanta , dhe më të bukura sepse nisi thjesht si një ide. Ka qenë shumë e vështirë gjithë përgatitja e saj, më kanë dalë shumë pengesa rrugës, saqë nga momenti në moment mendoja që do e kisha të pamundur ta realizoja”, tha Fiona për abcnews.al.

Përmes kësaj performance, mesazhi që akrobatja ka dashur të japë është të mos harrojmë kush jemi dhe nga vijmë.

“Mesazhi më i mirë është që të mos harrojmë kush jemi e nga vijmë, mos ta harrojmë gjuhën, kulturën, traditat dhe vlerat që kemi si komb. Jemi të gjithë shqiptarë, pavarësisht territorit ku jetojmë dhe veprojmë dhe nuk na ka hije të fusim frymë përçarjeje”, thotë ajo./e.b-abcnews.al

Akrobatja performancë të jashtëzakonshme në Ditën e Flamurit Read More »

Big Brother jep njoftimin e rëndësishëm/ Çfarë po ndodh?

Big Brother Vip ka dhënë një njoftim të rëndësishëm pak minuta më parë.
Në një postim në “facebook”, BBV njofton se do të ndalohet lëvizja e çdo mjeti fluturues (dron) mbi shtëpi, teksa njofton se në shtëpi janë instaluar pajisjet e specializuara që do të ndalojnë fluturimin e këtyre mjeteve.

“Big Brother” ju lajmëron se duke filluar që nga ora 13:00 e ditës së sotme do të ndalohet lëvizja e çdo mjeti fluturues (dron) mbi shtëpi.

Gjithashtu informojmë se në shtëpi janë instaluar pajisjet e specializuara që do të ndalojnë fluturimin e këtyre mjeteve. 🚫”thuhet në postim.

Kujtojmë që ky vendim nga BBV vjen pas disa surprizave që i janë bërë banorëve me dron. Pak ditë më parë Einxher është suprizuar në ditën e lindjes nga shoqet e saj.

Ato me doron i kanë dërguar një bluzë ku shkruhej “Einxhel të duam shumë”, gjë kjo e cila ka gëzuar pafund moderatoren. Një surprizë të ngjashme e ka marrë edhe Sabiani.

Big Brother jep njoftimin e rëndësishëm/ Çfarë po ndodh? Read More »

Ceremonia e ngritjes së Flamurit në Vlorë

Në Vlorë u zhvillua sot ceremonia e ngritjes së Flamurit me rastin e 109 vjetorit të Pavarësisë. Por vëmendjen e ka tërhequr sjellja e Kryeministrit Edi Rama, i cili është shfaqur mospërfillës ndaj Kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli, me të cilin prej disa muajsh ndodhet në një përplasje politike, edhe pse të dy i përkasin Rilindjes.

Leli ishte një nga pjesëmarrësit në ceremoni, por ka mundur të takohet vetëm me Kryeparlamentaren Lindita Nikolli, e cila gjithashtu shfaqet në krah të Ramës, teksa ecin mbi tapetin e kuq.

Ndërkohë në anën tjetër Presidenti Ilir Meta ka shmangur çdo kontakt me Kryeministrin dhe i vetmi moment kur ai dhe Rama ndodhen në një distancë prej të paktën 2 metra, ishte momenti i ngritjes së Flamurit dhe ekzekutimi i himnit kombëtar.

Më pas, Meta shkëputet duke vijuar ceremoninë, ashtu sikundër edhe Rama, që preferon për disa momente të qëndrojë në krah të Kryeparlamentares, ndërsa Kryebashkiakun Leli e shpërfill totalisht.

Kreu i Qeverisë, pavarësisht se kalon përpara Lelit, duket se ruan ende inatet e pak muajve më parë, kur pas refuzimit nga ana e Kryebashkiakut të ofertës për të kandiduar për deputet më 25 prill, bëri çdo lëvizje që ta largonte nga drejtimi i Bashkisë, por dështoi. Në fund, Rama vendosi të përjashtojë Lelin nga rradhët e socialistëve, ndërsa vijon kritikat ndaj tij, sa herë shfaqet në Vlorë.

Së fundmi, Rama duket se zgjodhi të japë një tjetër mesazh publik, duke shpërfillur Kryebashkiakun edhe në festën e Flamurit.

Ceremonia e ngritjes së Flamurit në Vlorë Read More »